Www.Bisedoj.Com

Reviste e Perditshme Virtuale...
 
ForumiFaqja Kryesore*GalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
Identifikohu
Identifikimi:
Fjalėkalimi:
Mė Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
:::<<C&C>>::: (8975)
 
:::>>C&C<<::: (8396)
 
Kejsi (6420)
 
AL_00 (5752)
 
Admin (3402)
 
BiNnki (2909)
 
DaNgErOuS_gIrL (2800)
 
ToSi (2689)
 
absurdja (2413)
 
Jakuzzi (2276)
 
Tema Fundit
» Vjen nje moment dhe ???
24/01/13, 12:07 pm nga :::>>C&C<<:::

» MENDIM I CASTIT..........
24/01/13, 11:56 am nga :::>>C&C<<:::

» Tė mirat dhe tė kėqijat e gjėrave qė pėrdorim mė shpesh
06/11/12, 10:13 pm nga Mimika

» Pytje logjike - ndihme
06/11/12, 09:35 pm nga Mimika

» Ne keto momente dua te them............
06/11/12, 09:26 pm nga Mimika

» Ju lutem me ndimoni
06/11/12, 09:24 pm nga Mimika

» Kuota diplomimit
01/09/12, 08:54 am nga nataeustikes

» PERSHENDETJE NGA TETOVA
04/06/12, 05:56 pm nga legjenda

» Deklaroj se... .....????????
19/11/11, 12:27 am nga :::>>C&C<<:::

» Te numerojme se bashku deri ne njemiljon...
19/11/11, 12:25 am nga :::>>C&C<<:::

» kliko dhe hesht
19/11/11, 12:23 am nga :::>>C&C<<:::

» Shprehja qe ju pelqen me shume
19/11/11, 12:22 am nga :::>>C&C<<:::

» Shkruani nje emer te nje antari
19/11/11, 12:21 am nga :::>>C&C<<:::

» Si Ndiheni?
19/11/11, 12:19 am nga :::>>C&C<<:::

» Si do e pėrballonit njė person qė nuk ju do..??
18/10/11, 02:04 pm nga Kejsi

Statistikat
Forumi ka 481 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri seksologu

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 52841 artikuj v 6853 temat
Kush ėshtė nė linjė
11 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 11 vizitorė

Asnjė

Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 302 mė 08/05/11, 02:06 am
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Www.Bisedoj.Com Ne Facebook
Www.Bisedoj.Com on Facebook
Bisedo ne Chat
Share | 
 

 mjeksia...........

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
ToSi
Antar i Respektuar
Antar i Respektuar


Numri i postimeve: 2689
Piket: 14853
Registration date: 02/04/2009

18042009
Mesazhmjeksia...........

E qeshura eshte ilaci me i mire. Nje studim i ri i mjekeve ka treguar se personat qe rrezikojne te preken nga ataku ne zemer, duhet te shohin programe argetuese dhe komedi.


E qeshura sipas shkencetareve mund te shihet si mjekim ne disa raste, per shkak te emocioneve pozitive te saj. Perdorimi i te qeshures si ilac eshte sugjeruar prej vitesh, ndonese kishte pak prova qe tregonin se ajo ndikon ne shendetin e pacienteve.

Por ne studimin e fundit te Loma Linda University ne Kaliforni, pacienteve iu kerkua te zgjidhin programet apo komedite, qe u dukeshin me zbavitese. Per nje periudhe 12 mujore ata pane filmat per te pakten gjysme ore ne dite. Ne fund u arrit ne perfundimin se grupi qe kishte qeshur kishte rritje me 26 perqind te kolesterolit te mire (HDL), qe gjendet ne trup.

Ndersa pacientet qe merrnin mjekim por pa te qeshura shtese kishin vetem nje rritje prej 3 perqind. Grupi qe shihte komedi shenoi edhe ulje ne 66 perqind te proteinave qe rrisin rrezikun e semundjeve te zemres. Sipas shkencetareve terapia e te qeshures ul edhe nivelin e stresit te pacientet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

mjeksia........... :: Komentet

Re: mjeksia...........
Mesazh prej 26/05/09, 08:47 pm  absurdja
shmangia e stresit


Fillimi i javės mund t’iu gjejė tė lodhur e tė stresuar. Ideja qė do tė riktheheni mes rrėmujės sė zyrės, zhurmave dhe urdhrave, ju bėn qė tė mbuloheni dhe tė mos dėshironi asgjė mė shumė se ngrohtėsinė e shtratit tuaj. E rėndėsishme ėshtė qė tė shmangni stresin dhe tė ndiqni disa kėshilla tė ekspertėve. Rregulli kryesor ėshtė tė evitoni parregullsinė nė tavolinėn tuaj tė punės. E dobishme do tė ishte tė kishit gjithmonė diēka tė kuqe, ngjyrė e energjisė. Sė dyti ėshtė mirė qė tė shkėputeni ēdo njė orė pesė minuta nga puna. Kjo do t’ju ndihmojė qė tė rinisni gjithēka me mė shumė energji. Ndiqni disa rregulla shumė tė thjeshta pėr tė luftuar atė qė ekspertėt kanė filluar ta klasifikojnė si njė sindromė tė vėrtetė. Dhe shfaqja e stresit mund tė sjellė edhe probleme tė tjera shėndetėsore dhe psikologjike. Simptomat dhe shkaktarėt
Simptomat janė disa duke filluar nga dhimbja e kokės, dhimbja e mesit, nė lodhje kronike dhe pėr shumicėn vuajtja nga klaustrofobia. Shkaktarėt janė tė shumtė, duke filluar qė nga gjendja psikologjike, punė e rėndė deri te marrėdhėniet e tendosura me kolegėt. Ekspertėt japin disa kėshilla.
1- Kujdesuni pėr zyrėn apo pėr vendin e punės si pėr dhomėn tuaj tė gjumit. Tė dobishme do tė ishin vazot me lule ngjyrė tė kuqe, e cila ėshtė shumė energjike.
2- Krijoni marrėdhėnie tė mira me kolegėt dhe me shefat. Mundohuni tė flisni ngadalė dhe mė pak, nė tė kundėrt do tė krijoni shumė antipati nė ambientin e punės.
3- Mėsoni artin e “shkėputjes”: t’i lejosh vetes pesė minuta pushim pas ēdo njė ore pune, kjo do t’ju ndihmojė shumė qė tė rifreskoni trurin dhe tė rinisni punėn me mė shumė energji. Tė bėsh njė shėtitje, njė telefonatė ndonjė shoku apo shoqeje, tė dėgjoni pak muzikė etj. Dobia e pushimit mes punės ėshtė vėrtetuar nga shumė studime nė kėtė fushė.
4- Mėsohuni tė thoni Jo, nuk bėhet fjalė qė tė refuzoni tė punoni, por nėse keni shumė punė, duhet tė vendosni se cilat gjėra janė primare.
5- Duhet tė lėvizni shumė shpesh, nė mėnyrė qė tė mos rrini pėr shumė kohė nė tė njėjtin pozicion. Kjo do t’ju shkaktonte probleme me tendosjen e muskujve dhe me qarkullimin e gjakut. Bėni pak sport, shtrini qafėn, kėmbėt dhe pas punės mėsohuni tė dilni dhe tė argėtoheni me aktivitete qė pėrfshijnė edhe fizikun.
6- Mėsoni tė qeshni dhe tė bėni shaka nė punė. Tregoni ndonjė barcaletė, dėrgoni dhe merrni e-mail nga shokėt tuaj.
7- Duhet tė mendoheni pėrpara se tė thoni diēka tė rėndėsishme qė mund tė ofendojė njė nga kolegėt tuaj. Kur ndodheni nė situatė tė sikletshme, arma mė e mirė ėshtė heshtja.
8- Nėse nuk keni njė lloj veshjeje tė pėrcaktuar nga vendi i punės, tė veshėsh rroba tė rehatshme do t’ju ndihmonte shumė. Nuk ėshtė e thėnė qė tė rrini tėrė kohės tė krekosur, apo dhe nė majė tė takave, kjo do t’ju shkaktonte shumė siklete.
9- Gjatė punės tuaj mundohuni tė bėni dhe ndonjė punė tė lehtė fizike, kjo do t’ju ndihmojė qė tė mbani trupin tuaj nė formė.
10- Mbani gjithnjė njė krem pėr duart, pėr tė bėrė njė masazh tė thjeshtė. Do tė shikoni se do tė ndjeheni shumė mė tė lehtėsuar.
Disa kėshilla tė ekspertėve pėr tė shmangur stresin nė punė

1- Kujdesuni pėr zyrėn apo pėr vendin e punės
2- Krijoni marrėdhėnie tė mira me kolegėt dhe me shefat
3- Lejoji vetes pesė minuta pushim pas ēdo njė ore pune
4- Vendosni se cilat gjėra janė primare nė punė
5- Mos rrini pėr shumė kohė nė tė njėjtin pozicion
6- Mėsoni tė qeshni dhe tė bėni shaka nė punė
7- Vishni rroba tė rehatshme dhe tė pėrshtatshme
8- Mbani gjithnjė njė krem pėr duart

Migrena, sėmundja neurologjike mė e pėrhapur
Migrena ėshtė sėmundja mė e pėrhapur neurologjike nė vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrėn mbi 10% tė popullsisė dhe ēdokush mund tė provojė migrenėn, megjithatė trashėgimia genetike dhe faktorė tė tjerė socialė kanė njė ndikim tė rėndėsishėm. Kryesisht preken moshat 20 deri nė 50 vjeē, veēanėrisht femrat. Tė rinjtė, vajzat dhe djemtė ndikohen nga shumė simptoma paralajmėruese deri nė kėtė moshė. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena pėr shkak tė ndryshimeve hormonale Femrat janė veēanėrisht tė prekura gjatė ditėve tė paraardhjes sė menstruacioneve si dhe gjatė tre muajve tė parė tė shtatzėnisė apo menopauzės. Nuk ka njė kurė tė pėrcaktuar por vendoset njė trajtim mjekėsor qė ndihmon.

Lodhja dhe stresi shkak pėr pagjumėsi
Pagjumėsia fillon nga mendimet e tepėrta pėr tė nesėrmen, probleme, mosfunksionimi nė punė, lodhje, dobėsi, depresion etj., dhe kjo mėnyrė e vazhdueshme e tė menduarit shkakton ērregullimet e gjumit. Si pasojė e kėtyre trysnive, personi fillon tė obsesojė mbas gjumit deri sa kthehet nė njė pamundėsi, ankth dhe se fundi nė njė fobi. Nga ana e tyre ērregullimet e gjumit pėrfshijnė disomnite dhe parasomnite. Nė disomnite, siē janė insomnia (pagjumėsia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore ėshtė ērregullimi i sasisė dhe cilėsisė sė gjumit tė bėrė. Nė parasomnitė, siē janė tmerrimi nė gjumė, urinimi nė shtrat dhe tė ecurit nė gjumė, simptoma kryesore ėshtė njė ngjarje e pazakontė qė ērregullon gjumin. Prandaj kėshilla e parė ėshtė tė relaksoheni dhe tė jeni tė qetė.

Aktiviteti fizik menaxhues i stresit
Aktiviteti i rregullt fizik ėshtė njė nga teknikat mė efektive tė menaxhimit tė stresit. Nė njė rast tjetėr shkruaj diēka qė tė bėn tė rrėfesh tė fshehtat e tua. Janė veprime normale pėr tė qenė pastaj i qetė. Kjo mund t’iu ndihmojė tė relaksoheni. Punėt vullnetare nė shėrbim tė tė tjerėve do ju ndihmojnė tė dobėsoni stresin. Frekuentoni qendra relaksimi ku pėrfshihen, ushtrime pėr frymėmarrjen, ushtrime pėr qetėsimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janė edhe disa aktivitete qė njihen pak, si tė mėsosh si tė qetėsosh trupin tėnd pėrmes vetėhipnotizimit, tė meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dėgjo muzikė qetėsuese dhe shoqėrohu me njerėz qė dinė tė bėjnė humor. E rėndėsishme ėshtė tė reduktoni sasinė e stresit nė jetėn tuaj.

Stresi godet zemrėn dhe qarkullimin e gjakut
Stresi mund tė ketė njė ndikim serioz nė shėndetin tuaj, sidomos nėse ai bėhet kronik. Ai godet zemrėn dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atė imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrėsh, ankth e vėshtirėsi nė tė kuptuar. Tė gjitha kėto shkaktojnė probleme tė dobėsimit tė arterieve tė gjakut, diabetit, astmės, probleme nė marrėdhėniet me njerėzit dhe sjellje e vakėt nė shkollė apo punė. Kur ju jeni tė stresuar, trupi juaj ēliron hormone qė shpeshtojnė frymėmarrjen dhe rrahjet e zemrės, dhe japin njė vėrshim energjish. I gjithė trupi pėrgatitet tė pėrballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta pėr luftė”, reagimi nė gjendje stresi. Ky reagim nė fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet nė gjendjen e tij normale.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 26/05/09, 08:49 pm  absurdja
Domatet, mollet dhe rrushi mbrojne nga tumori ne prostate

Tumori nė prostatė ėshtė njė patologji qė po shtohet ēdo vit e mė shumė, aq sa tė dhėnat flasin pėr njė situatė alarmante: sipas tė dhėnave tė Giario Conti, drejtor i repartit tė Urologjisė, stili i jetės i papėrshtatshėm, kequshqyerja, stresi apo dieta jo e balancuar janė disa nga arsyet qė ēojėn ėn shfaqjen e kėsaj forme tumorale. Shkaqet e shfaqjes mund tė jenė tė shumta, mund tė kenė origjinė me natyrė gjenetike apo tė shkaktohen nga sjellje dhe stili i jetės i paekuilibruar. Por a mund tė parandalohet kjo sėmundje? Gigliola Sica, drejtor i Institutit tė Histologjisė dhe Embriologjisė nė Universitetin Katolik tė Romės, ka shpjeguar se si njė dietė qė pėrfshin mollė, qepė, sojė, por edhe ēaj jeshil, domate, dhe rrush mund tė ndihmojė nė parandalimin e kėsaj neoplazie. Domatet pėrmbajnė likopen, njė antioksidantė qė mund tė ulin rrezikun qė lidhet me shfaqjen e tumorit; ndėrsa katekinat qė ndodhen te ēaji jeshil, pengojnė rritjen e qelizave tumorale, ndėrsa acidet yndyrore polisaturnė qė ndodhen tek peshku dhe karetoenoidet e frutave dhe perimeve kanė njė efekt mjaft pozitiv mbi qelizat prostatike.



SI T?I "DETYROJME ZORRE T'PUNOJNE MIRE

Shkencėtarėt dhe mjekėt pohojnė njėzėri se 90% e sėmundjeve janė pasojė e mosfunksionimit tė mirė tė zorrėve dhe helmimit tė vazhdueshėm tė organizmit nga produktet e ndryshme.

Ata thonė se tė gjitha sėmundjet “hyjnė” nė organizmin e njerėzve nga goja, kur pėrdoren ushqime tė papėrshtatshme ose kur merren mė tepėr nga ē’duhet. Nė kėto raste, stomaku dhe zorrėt kthehen nė njė burim dhe rezervuar substancash toksike.

Nė zorrėn e trashė ka raste kur grumbullohen deri nė 10 kilogram “mbetje” qė po tė mos nxirren, mund tė qėndrojnė atje pėr 20 vjet me radhė, duke e
helmuar organizmin e njeriut me plot kuptimin e kėsaj fjale. Sidomos pas moshės 40-vjeēare, ngaqė mbushet me mbeturina ushqimesh, zorra fillon tė fryhet, zgjatet e deformohet, duke penguar edhe organet e tjera qė tė kryejnė mirė detyrat e tyre funksionale. Tė gjitha kėto ēdo njeri mund t’i kuptojė nga sinjalet qė fillojnė tė japin vetė stomaku dhe zorrė.

Nxirja e dhėmbėve, pėr shembull, ėshtė njė nga sinjalet e para qė tregon se nė organizėm ka shenja “skoriesh”, se na mungojnė vitaminat B dhe A, tė cilat, siē dihet, luajnė rol shumė tė rėndėsishėm nė ruajtjen e shėndetit. Po kėshtu, duhet mbajtur parasysh se stomakun dhe zorrėn e trashė i dėmtojnė rėndė edhe disa ushqime, sikurse dėmton nga ana tjetėr edhe mungesa e fibrave. Mė tė rrezikshme janė akulloret, kremrat, ajka e qumėshtit… Po kėshtu, shkaktojnė kapsllėk tė gjitha llojet e mishit, ēokollatat, kakaoja, ėmbėlsirat, sheqeri, qumėshti i lopės, vezėt, buka e bardhė, pastat, tortat.

Pėr ērregullimet qė ndodhin nė zorrė dhe nė stomak, meqė ra fjala, jep sinjale tė forta edhe lėkura. Kėshtu, pėr shembull, nga pėrdorimi i tepėrt i mishit, fillojnė tė mbajnė erė kėmbėt, nga teprimet me ėmbėlsira, dalin puērra, etj. Lind pyetja: A ka mundėsi vetė njeriu tė vendosė rregull e pastėrti nė zorrėt e tij, sidomos nė zorrėn e trashė? Po, ka!
Sė pari, zorrėt mund tė stimulohen nė punėn e tyre me anė tė masazheve tė jashtme. Njė nga kėto ėshtė “ngacmimi” i shputave tė kėmbėve, njė mėnyrė e thjeshtė kjo qė stimulon tė gjitha organet e rėndėsishme, pėrfshirė edhe zorrėn e trashė.

Mėnyra mė e mirė pėr tė pastruar skoriet dhe helmet nga trupi ėshtė klizma, e cila, sipas mjekėve tė vjetėr, e shpėton njeriun nga 80% e sėmundjeve qė kėrcėnojnė shėndetin e tij. Pėr tė patur njė efekt sa mė tė mirė, ėshtė e dobishme qė nė ujin e ngrohtė tė klizmės tė hidhen disa pika lėng limoni ose uthull molle, pak permanganat dhe kamomil. Klizma ėshtė mė mirė tė bėhet nė mėngjes. Parregullsitė e saj, zorra e trashė mund t’i sinjalizojė edhe me anė tė dhimbjeve tė kryqeve, tė belit, nėpėrmjet ashpėrsimit dhe tharjes sė
lėkurės, rėnies sė fuqisė, dobėsimit.
Nė kėto raste, ėshtė mė mirė qė klizma tė bėhet me qumėsht. Merret 100 gram qumėsht i ngrohtė dhe hidhen brenda 20 gram gjalpė. Pas klizmės ėshtė mirė tė qėndrosh shtrirė deri nė momentin kur zorra e trashė kėrkon tė lirohet natyrshėm. Zakonisht, pas dy-tri procedurash tė tilla, ēdo gjė shkon nė rregull. Kjo lloj klizme ėshtė mė mirė tė bėhet nė mbrėmje.

Pastrimi i zorrės sė trashė mund tė bėhet fare mirė edhe me ujė mineral. Ja se si: Merret njė sasi uji mineral (llogarit 70-100 mililitra pėr ēdo 10 kilogram tė peshės trupore) dhe ngrohet. Gjysma e sasisė duhet pirė nė mėngjes, para buke dhe gjysma tjetėr, pasi e ndajmė nė mėnyrė tė barabartė, pihet nė drekė dhe nė darkė, gjithmonė 15-20 minuta para ngrėnies. Kjo kurė jep efekt tė madh sidomos tre ditėt e para, por duhet vazhduar deri nė pastrimin e plotė.

Doza mund tė ulet dhe tė pihet vetėm gjysma e sasisė pėr 4 deri nė 6 javė. Nė ditėt e para, jashtėqitja mund tė ketė ngjyrė tė zezė, por mė vonė ēdo gjė normalizohet. Me kėtė mėnyrė, jo vetėm qė rivendoset mikroflora e dėmtuar, por pastrohen edhe mėlēia, veshkat, rrugėt urinare, ulet niveli i sheqerit nė gjak, si dhe ai i kolesterinės. Mund edhe tė dobėsohesh. Do ta ndjeni veten mė mirė, do tė pėrmirėsohet gjumi dhe shėndeti nė pėrgjithėsi.

Zorra e trashė punon mė mire nė qoftė se ushqimi i pėrditshėm do tė jetė i pasur me produkte qė kanė fibra. Tė tilla ushqime janė perimet, frutat, bollguri, krundet, etj. Ato e “shkathtėsojnė” zorrėn e trashė. Nga perimet, mė tė vlefshme janė karota, panxhari, sallatat, lakra e bardhė. Kur vuani nga koliti, lakrėn e bardhė ėshtė mė mirė tė mos e hash, por t’i pish lėngun. Pėr t’u mėsuar, kėtė lėng mund ta pish fillimisht sė bashku me lėngun e karotės e pastaj karotėn ta pakėsosh gradualisht. 300 gram lėng i lakrės sė bardhė, thotė dietologu i njohur amerikan doktor Wocker, i siguron organizmit tonė njė sasi ushqimi organik qė mund tė krahasohet me 50 kilogram ushqim tė zier apo tė konservuar. Mjaft tė dobishėm janė nė kėtė rast vajrat me origjinė bimore, buka e zezė, mjalti, shalqiri, pjepri, rrushi, kumbullat. Frutat e thata e dėmtojnė zorrėn e trashė.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 26/05/09, 08:51 pm  absurdja
Kujdes nga paracetamoli! Shumė tableta qė disa i gėlltisin me shumicė kundėr kokėdhimbjes, pėr qetėsimin e dhimbjes sė dhėmbit dhe dhimbjeve tjera, pėrmbajnė paracetamol.

Ky analgjetik, mjaft mirė e zėvendėson aspirinėn dhe ėshtė i pėrshtatshėm pėr personat qė kanė tė thatė nė lukth dhe pėr ata tė cilėt herė pas here paraqitet gjakderdhja nė lukth.

Por kujdes! Paracetamoli dėmton veshkat. Kėshtu, ata qė e shfrytėzojnė kanė mundėsi tri herė mė shumė tė sėmuren nga veshkat se ata qė nuk pėrdorin barėra qė nuk kanė paracetamol.

Jogurti, me sukses mund tė evitojė diarrenė te fėmijėt
Bakteret "mike" tė jogurtit dhe prodhimeve tė tjera qumėshtore mund tė pakėsojnė numrin e viruseve.

Rrahjet e shpeshta tė zemrės
Kini kujdes! Nėse pas pirjes sė disa kafeve me radhė, ndieni rrahje tė shpeshta tė zemrės, ėshtė mirė qė tė kontrollohet mėlēia. Nė rastet kur keni probleme me funksionimin e mėlēisė, kofeini i kafesė grumbullohet nė gjak dhe kėshtu fillojnė tė rrahurat e shpeshta tė zemrės.

Mungesa e vitaminės A
Mungesa e vitaminės A shkakton miopinė dhe verbimin e natės. Andaj, pos tė tjerash, hani majdanoz tė freskėt, i cili ėshtė i pasur me vitaminėn A, por pėrmban edhe kalcium tė nevojshėm pėr elasticitetin e muskulaturės sė syve. Gjysmė filxhani majdanoz plotėson nevojėn ditore tė organizmit me vitaminė A.

Lėndimet
Plagėt e ndotura lajini me ujė tė ftohtė e pastaj dezinfektojini me jod dhe etil-alkool. Gėrvishtjet e vogla mos i lidhni. Ato mė mirė shėrohen nė ajėr.
Plagėt pakėz mė tė mėdha dhe ato qė ndeshen me rroba mbulojini me flaster ose me fashė. Ndėrrojini ēdo 24 orė. Flasterin do ta shkėpusni mė lehtė nga plaga nėse kėndet e tij mė parė i keni lyer me benzen pėr heqjen e njollave. Pėr plagė tė rėnda duhet drejtuar te mjeku. Nėse vaksina e fundit kundėr tetanosit ėshtė dhėnė para 5 vjetėve, ajo duhet pėrsėritur.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 26/05/09, 08:52 pm  absurdja
Skuqja e lėkurės. Tek i porsalinduri, por edhe mė tej, shpesh vėrejmė skuqje tė lėkurės tė sė ndenjurave, tė rrėzės sė kofshėve, tė organeve genitale, tė qafės, tė sqetullave, pra nė tė gjithė ato vende ku lėkura formon pala. Pėrgjithėsisht, shkaku i kėsaj skuqjeje ėshtė, higjena e mangėt, aciditeti mė i lartė i urinės dhe i tė dalave jashtė dhe shpesh herė vihet re edhe kur, pėr lehtėsi, fėmija pastrohet vetėm me letra tė lagura.
Lėkura duket e skuqur, mė pak apo mė shumė e ndonjėherė ajo tė jep pėrshtypjen e lėkurės sė djegur. Vende vende ajo ėshtė e zhvoshkur, e rrjepur, nė formė luspash tė vogla. Nė gjėndje mė tė avancuara vėrehet edhe lėngėzim i saj. Ē’duhet tė bėjmė?


Rėndėsinė kryesore, nė tė gjithė veprimet qė duhet tė bėjmė, e ka LARJA. Ajo, duhet tė bėhet me fėrkim paksa tė fortė me shtupė, nė mėnyrė qė tė eleminojmė tė gjitha mbeturinat qė mund tė kemi. Madje edhe luspat e lėkurės! Pas larjes, fėmija futet nė njė legen, kovė apo govatė, ku kemi pėrzier ujė me permaganat nė mėnyrė tė tillė qė ngjyra e pėrzierjes tė jetė rozė e ēelėt dhe futim nė tė fėmijėn, tė cilin, e mbajmė pėr rreth 5 minuta. Pas kėsaj, bėjmė lyerjen e zonės sė sėmurė me Pomadė Borike 3% e cila prodhohet nga shumė prej farmacive tona. Kujdes, lyerja duhet tė jetė e imėt, sikurse gratė lyhen kur bėjnė tualetin, e jo trashė, sikur po lyejmė bukėn me gjalpė. Kjo procedurė bėhet shpesh. Mos e lini fėmijėn tė qėndrojė nė urinėn dhe feēen e tij pėr kohė tė gjatė qoftėedhe pse mund tė pėrdorimpampers! Ėshtė e kėshillueshme dhe e rekomandueshme tė mos pėrdorim pudra nė kėto pjesė tė lėkurės!

Pastrimi dhe mjekimi i syve. Pastrimi ėshtė njė proces i domosdoshėm dhe i pėrditshėm, qė realizohet me pėrdorimin: E ujit tė vluar dhe tė vakur apo tretėsirės sė kripės sė gjėllės nė ujė ( solucion fiziollogjik) tė cilin mund ta gjejmė nė ēdo farmaci. Mjekimi: Nė situata tė ndryshme, pėr shkak tė pluhurave, pėrdorimit tė peshqirėve apo tė pecetave tė pa pastėrta, apo sėmundjeve tė ndryshme, sytė e fėmijėve tė porsalindur, por edhe mė tė rritur, mund tė infektohen. Nė kėto raste vėrejmė skuqje tė mukozės sė nėn kapakėe tė syve e prej tyre rrjedhin sekrecione me qelb (sklepat). Fėmijėt kanė dhimbje e djegie tė syve dhe janė tė shqetėsuar. Nė kėto raste para se tė kontaktoni mjekun mund tė veproni vetė duke pėrdorur: ēaj kamomili apo solucion Acidi Borik 3 %. Teknika e veprimit: Nė tė dy rastet, si pėr larjen ashtu edhe pėr mjekimin, teknika ėshtė e njėjtė ndryshon vetėm lėngu, solucioni qė pėrdorim. Lahen mirė duart para se tėveprojmė me fėmijėn. Njomet njė copė pambuk i bollshėm qė tė kapet mirė me katėr gishtrinj. Vendoset dora mbi cepin e jashtėm tė syrit dhe tėrhiqet drejt cepit tė brėndshėm duke e shtypur nga pak nė mėnyrė qė lėngu tė futet brenda kapakėve tė syrit dhe tė marrė me vete tė gjitha papstėrtitė. Ky veprim bėhet 4-5 herė. Po kėshtu vepohet edhe me syrin tjetėr.

Kujdesi pėr hundėt. Tek tė porsalindurit, (pėr shkak tė ndėrtimit anatomik tė tyre, kanalet e kalimit tė ajrit janė shumė tė ngushta) hundėt mund tė bllokohen fare kollaj. Ato mund tė mbufaten, tė zihen nga rrjedhja e sekrecione tė lėngshme e tė tejdukshme apo nga korriēka tė vogla qė formohen nga tharja e kėtyre sekrecioneve. Kėto gjėndje janė shumė tė bezdisshme pėr tė porsalindurin por edhe pėrtej kėsaj moshe. Vėshtierėsia mė e madhe vėrehet nė momentin kur foshnjet flenė apo ku pinė. Kjo vėshtirėsi shpjegohet me papjekurinė e trurit pėr tė komanduar frymėmarrjen me gojė gjatė gjumit dhe gjatė tė pirit. Pėr foshnjet kjo ėshtė pothuajse e pamundur tė realizohet pa u zgjuar apo pa u mbytur. Ē’duhet tė bėjmė: Mjeti i vetėm, i domosdoshėm, i vlefshėm dhe i pa dėmshėm ėshtė tretėsira nė ujė e kripės sė gjellės, (solucioni fiziollogjik 9%◦) pėr tė gjitha veprimet qė do tė na duhet tė bėjmė me hundėn e fėmijės dhe qė mund ta gjejmė nė ēdo farmaci me flakone tė vegjėl me pikatore apo nė formė shishesh qė sprucojnė solucionin: Nė rast mbufatjeje apo rrjedhje sekrecionesh: hedhim nga dy pika solucion nė secilėn vrimė hunde nė kohėn para se ta vemė fėmijėn nė gjumė apo para se ta vemė nė gji. Veē kėtyre momenteve, mund tė hedhim edhe herė tė tjera nė rast se ėshtė e domosdoshme, kur shikojmė se frymėmarrja ėshtė e penguar. Mos kini frikė nga solucioni fiziollogjik. Nė rast korriēkash: Fillimisht bėhet zbutja e tyreme 2-3 pika solucioni fiziollogjik dhe pastaj bėjmė heqjen e tyre me shkopinjza me pambuk nė majė. Duhet bėrė kujdes qė gjatė kohės qė punojmė, tė jemi tė ngadalshėm, tė butė, tė bisedojmė me tė apo t’i kėndojmė. Kjo pėr tė vetmen arėsye se tė gjitha veprimet janė tė bezdisėshme pėr foshnjėn.

Kujdesi pėr veshėt. Tek fėmijėt e porsalindur, por edhe tek tė gjithė fėmijėt e vitit tė parė tė jetės, mund tė kemi mjaft probleme me infeksionin e veshit tė mesėm (otitin akut) Ashtu sikurse edhe tek hundėt, kjo mundėsi e shtuar pėr infeksionin e tyre, vjen si rezultat i ndėrtimit tė tyre anatomik. Ju e dini, ose duhet ta dini, qė veshi lidhet me gojėn me njė tub, nė mėnyrė qė tė sigurohet ajrosja e tij. Tek fėmijėt e vitit tė parė ky tub ka pozicion horizontal, e pas kėsaj moshe ai merr pozicionin vertikal. Si rezultat i kėtij pozicioni favorizohet kalimi i pėshtymės apo mbeturinave ushqimore nga goja nė drejtim tė veshit, sidomos pas kollitjeve apo tėshtitjeve. Me kalimin e kohės kėto mbeturina fillojnė tė dekompozohen dhe tė realizojnė infeksionin e veshit tė mesėm. Nga ana tjetėr pakujdesia gjatė banjave mund tė shkaktojė infeksionin nga jashtė. Kujdes pra gjatė banjės ruani mosfutjen e ujit nė vesh. Ēfarė paraqet njė otit: Dhimbje tė forta, tė papritura, mjaft tė bezdisėshme pėr fėmijėn dhe prindėrit. Ato mund tė jenė pėr kohė tė gjatė, por edhe valė – valė. Shpesh mund tė kemi edhe temperaturė. Infeksioni dallohet kollaj nėse shtypim lehtazi atė sektor qė ne e quajmė tragusi i veshit. Para se tė kontaktoni me mjekun, hidhini fėmijės tuaj 2-3 pika alkool borik 3%, mundėsisht tė vakėt pėr ta qetėsuar atė e pastaj kėrkoni ndihmėn mjekėsore pėr tė vazhduar mė tej trajtimin e duhur. Duke pėrfunduar kujdesin pėr kėto tre organe tė rėndėsishme tė shqisave do tė kėshilloja: Mbani nė kutitė tuaja tė urgjencės:Solucion fiziollogjik, tretėsirė e kripės sė gjellės (1-2 shishka plastike); Solucion Acid Borik 3%- 100 ml; Alkol Borik 3% - 1 shishkė plastike; njė paket me bimėn e kamomilit si dhe njė pako me shkopinj tė pambukėzuar.

Mos hidhni kurrė nė sy, vesh apo hundė Qumėsht gjiri! Pėr syrin dhe veshin, yndyra qė pėrmban qumėshti nuk do tė bėnte gjė tjetėr veē se do tė shtonte grumbullimin e pluhurave e si rezultat do tė vėshtirėsohej e do tė zgjatej mjekimi. Nė rastin e hundės pasojat mund tė ishin edhe mė tė rėnda. Nė teshtitjen e fėmijės, qė fillimisht shoqėrohet me njė thithje tė fortė e tė thellė tė ajrit, mundet qė pikėzat e yndyrės sė qumėshtit tė ngelura nė qimet e hundės, tė thithen bashkė me ajrin e tė pėrfundojnė nė mushkėri. Kjo do tė sjellė me vete atė qė ne e quajmė bronkopneumonia respiratore e, qė do tė na detyrojė tė mjekojmė njė sėmundje tė pa llogaritur fare.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 26/05/09, 08:53 pm  absurdja
Zgjebja (scabies) ose zhuga ,siq e quajm ne,eshte semundje ngjitese parazitare e shpeshte,e shoqeron kruarja karakteristike.Semundja prek te dy gjinite,e cdo moshe.Eshte e perhapur ne tere Boten,kurse tek ne eshte shpeshtuar ne permasa shqetesuese,me teper per arsye te renies se standardit jetesore.Shkaktari i zgjebes eshte paraziti SARCOPOTES SCABIEI.Infektimet zakonishte ndoshin gjat takimit te lekures me lekure ne mesin familiar (fjetja bashke me te semurin),ne shkolle,ne qerdhe dhe ne gjdo vend tjeter ku grumbullohen njerezit.

Papastertia dhe moslarja e trupit nuk kane ndikim te rendesishem ne perhapjen e zgjebes (zhuges),pra eshte i gabueshem mendimi qe populli e konsideron si nje semundje te turpshme.Ne perhapjen e zhuges luajn rol kushtet shoqerore-ekonomike dhe higjiena sanitare (varferia,mosmundesia e mjekimit,fjetjet e perbashketa).Kruarja eshte shenja e pare e semundjes.Ajo shfaqet afersisht nje muaj pas infektimit.Vendi me i shpesht i kruarjes dhe paraq! itja e puprrave te kuqe eshte ndermjet gishtave,pastaj ne siperfaqen e brendeshme te kthesave te duarve,ne berryla,ne sqetulla,nen gji (sidomos femrat,ne bark,ne organet gjenitale (te meshkujt),me rral ne gjunje dhe ne gishtat e kembes.

MJEKIMI=pasi shenjta e semundjes rendom shfaqen nje muaj pas infektimit duhet te behet mjekimi i pernjehershem jo vetem i te semuarve ,por edhe i anetarevete tjere te familjes,pa marr parasysh mungesen e shenjave tek ata.Squlfuri(sulfuri)eshte bari me i vjeter kunder zhuges,i lire dhe i sigurt.Perdoret ne trajt pomade,15% tek te rriturit,10 % per foshjet.Gjitahshtu eshte me rendesi qe thonjet duhen te shkurtohen dhe nenthoni te pastrohet mire nga mbeturinat.

MASAT MBROJTESE=larja e nderresave me uje te vaket e sapun dhe hekurosja mjaftojne per ti asgjesuar parazitet.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 26/05/09, 08:54 pm  absurdja
perimet

-Sot ne bote njihen dhe kultivohen afro 120 lloje perimesh.Ne jeten e njriut perimet luajn rol shume te rendesishem jo vetem si ushqim,por edhe si ilaq shume efikas ndaj shume semundjeve nga se ato permbajne mbi gjysmen e elementeve te njohura kimike.
Nga perimet e shumta,qe kultivohen ne bote,po i ceki vetem disa te cilat ne me se shumti i praktikojme.
==QEPA (Allium cepa)-Eshte nga perimet qe me se shumti shfrytezohet ne kuzhinat tona. Qepa stimulon tretjen,duke aktivizuar tajitjen e lengut te lukthit.Efekt ka te verdheza(hepatiti),ngrit potencen,rregullon tretjen,jep fuqi organizmit te dobesuar dhe te rraskapitur,sforcon mishin e dhembeve etj.
==HUDRA(Allum sativum)-Permban kripera te kalciumit sulfurit dhe hekurit.Eshte efikase kunder bakterieve dhe viruseve,sidomos ndaj tifos se zorreve,difterise,koleres,influences dhe kepurdhave.Lengu i hudres eshte mjet shume i shkelqyer dizenfektues te apceset,plaget dhe diegiet e lekures se dhe shpejton rritjen e qimeve te flokeve.Eshte shume interesante dhe hudra ruan vetite e saja edhe pas zierjes.
==LAKRA(Brassica oleraca)-Eshte shume e pasur me aminoacide,sheqer,materie azotike,vitamine B-1 ,B-2 dhe me vitamine C.Lakra permban substanca te cilat kan veprim baktericide( qe zhduk-asgjeson bakteriet)
==PATATJA(Solanum tuberosum)-Nga perberaja i ngjan bukes,ndonese nga perberja e vitaminave dhe kriprave minerale i perngjajne perimeve.Patatja permban sasi te medha te kaliumit si element vital per organizmin e njeriut.
==DOMATJA--Eshte nga perimet e pasura me vitamine dhe perdoret ne gjendje te fresket dhe te konservuar.Lengu i fresket i domates preferohet te semundjet inflamatore te lukthit,sforcon organizmin.sjton oreksin,ripertrin qelizat e lekures,andaj femrat me sukses e perdorin si mjet kozmetik.Meqe permban vitamina dhe mjaft kalcium eshte i preferuar te femijet dhe pleqet.
==SPECI--Eshte nder perimet elementare me te perdorura ne kuzhinat tona.Speci djeges permban subctancen e quajtur kapasicine,e cila e shton oreksin ngase aktivizon tajitjen e lengut te lukthit.Me efikas eshte qe speci te perdoret ne fore sallate sesa i pjekur nga se humbet vitamina C.
==KARROTA (Daucus carota)-Eshte perim i pazevendesueshem per shendetin e njeriut.Lengu ditor i karrotes ne sasi prej 50-150 gr. eshte ilaq efikas te reuma dhe gihiti(sasi e rritur e thartines urike ne gjak)
-nese vuani nga anemite(pagjaksia) karrota ne periudhe rekorde e rregullon [paqyren e gjakut
-rregullon tretjen ne lukth,duke aktivizuar qelizat parietale te tij,e njeherit rrit peristaltiken e zorreve,por njeherit eshte efikas te diarrea(shkuarja e barkut)
-sherbehumi me karrote nese vuani nga semundjet e fshikes biliare,tamthit dhe melqise,ngase rregullon tajitjen e tamthit.
-te femijet preventon kariesin (prishjen e dhembeve).
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 26/05/09, 08:55 pm  absurdja
-Dielli emeton njė spektėr tė gjėrė tė rrezeve.Nė veqnti tė dėmshme janė rrezet ultraviolete,tė cilat mund tė jenė edhe kancerogjene.Natyrisht se ka edhe anė pozitive tė rrezeve tė diellit.Anė pozitive e rrezeve tė diellit nė lėkurė ėshtė se provitamina D,qė ndodhet nė lėkurė,nėn ndikimin e rrezeve tė diellit shėndrrohet nė vitaminė D,e cila ėshtė e patjetėrsueshme pėr rritje dhe mungesa e sė cilės shkakton rahitisin.(sėm.e eshtrave)Megjithkėtė duhet tė jemi tė kujdesshėm gjatė rrezitjes.Posaqėrisht tė rrezikuar nga rrezet e diellit janė femijėt,sepse ata kanė lėkurė mė tė hollė dhe me mė pakė pigmente.Edhe nė ujė jemi tė rrezikuar,ngase ėshtė interesante se rrezet e diellit reflektohen nga sipėrfaqja e ujit,borės,xhamit dhe me kėto e zmadhojnė efektin e vet.
rreziku prej orės 11-17 = Veprimi tejet i dėmshėm i rrezeve tė diellit ėshtė prej orės 11-17,mirpo pasi qė shpesh ėshtė e pamundur ti shmangemi tė gjithė asaj nė kėtė kohė,preferohet qė pėr cdo ditė tė pėrdoren krema pėr mbrojtje tė plotė.
-Pasi qė verės ajri ėshtė i nxehtė,ajo sė bashku me rrezet e diellit e merr ujin rrezervė nga lėkura.Prandaj lėkura gjithmon ėshtė e etshme pėr lėngje,ngase dehidrohet,tkurret dhe shkakton ndjenjė tė pakėndėshme madje edhe dhembje a djegie.Keni parasysh kėtė edhe konsumoni mjaft lėngje duke filluat qė nga mėngjesi.Madje edhe alergjia nė diell mund t'ju ndodh! Ajo leht njifet prej puqėrrave tė kuqe nėpėr trup,nė veqanti nė qafė,e sidomos tek fėmijėt.Ndjenja qė krijohet gjatė alergjisė ėshtė;ndjegia e pakėndėshme nė lėkurė,rreth qafės,duarve,kofshave apo pjesėve tė eksponuara nė diell.Kėsaj mund ti shmangeni edhe nėse vazhdoni tė qėndroni nė diell duke konsumuar ushqim tė shėndetshėm,shumė pemė dhe perime qė pėrmbajnė mjaftė vitamine,dhe kohė pas kohe ėshtė mirė tė merrni edhe kalcium me ujė.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 26/05/09, 08:56 pm  absurdja
truri
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 26/05/09, 08:57 pm  absurdja
Psikologjia si disipline shkencore,qe per objekt studimi ka njeriunm,eshte mjaft e re.Psikologjia si shkence nga pikepamja e veqante,na i ndricon aktivitetet dhe sjelljet e njerzve si dhe na ben te mundshme ti kuptojme me lehte e me mire sjelljet dhe veprimet e njerezve.Pra psikologjia studion realitetin psikik dhe jeten psikike.Psikologjia duhet ti pergjigjet tri pyetjeve te cilat jane: ĒKA ? SI ? dhe PSE ?
Fjala psikologji rrjedh nga gjuha e vjeter greke qe don te thot psiko-shpirt dhe logos-shkence.
"Askush nuk ka te drejte te nenēmoj shkencen , te cilen nuk e njeh "
PARAPSIKOLOGJIA -
Eshte dege e psikologjise, e cila merret me studimin e dukurive te cilat jan jashte forces se te kuptuarit te shqisave njerezore e shpesh i kalojne edhe ligjet ekzistueze te shkences bashkekohore e qe ne popull merren si qudira.
SUGJESTIONI DHE AUTOSUGJESTIONI
" Forca e imagjinates eshte me e rendesishme se dituria "
Me sugjestion nenkuptojme pranimin e nje ideje apo mendimi te huaj lehte,pa u munduar dhe pa pjesmarrjen e deshires.Psh: nje femije eshte ne gjendje ta nderprej tere orkestren,ne qofte se para tyre befas lepin ndonje limon.Eshte i madh perdorimi i sugjestioneve edhe ne mjeksi, per sherimin e neurozave,te thatit ne bark etj. Pra sugjestioni dhe autosugjestioni paraqesin force, e cila me veprimin e vet shume here tejkalon te gjitha prirjet tona, por nuk duhet harruar se kjo force mund te jete e drejtuar si ne kahjen pozitive ashtu eshte ne ate negative.Sugjestioni dhe autosugjestioni gjithashtu luajne rol te rendesishem ne krijimin dhe formimin e opinioneve te individualtitetit personal ose kolektiv.Andaj q'do fjal apo fjali qe e perdorim gjate te shprehurit ne jeten e perditshme duhet ti kushtojme rendesi shume te madhe.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 26/05/09, 08:58 pm  absurdja
Anglisht- AIDS)--shkurtimi i Aquired Immune Deficiency Sindrome --Sindromi i mungeses se Imunitetit te Fituar.
C'eshte SIDA?------- Eshte semundje qe shkaktohet nga retrovirusi HIV.Per here te pare u diagnostifikua me 1981.Ka prekur te pese kontinentet.Vendet te cilat jane me atakuara nga ky virus jane:rajonet e Evropes Lindore dhe te Azise Qendrore.Deri ne fillim te vitit 2000nga kjo semundje ne shkalle boterore vdiqen rreth 18 milion dhe ishin percaktuar 36 milion banore seropozitive.
-Rasti i pare ne Shqiperi eshte identifikuar ne vitin 1993.Ndersa ky numer eshte ne rritje e siper.Ndersa ne Kosove deri ne fillim te vitit 2001 ishin percaktuar 30 raste nga SIDA.
-Me cka karakterizohet kjo semundje?
Sida karakterizohet me renie te theksuar te mbrojtjes imunitare,me plogeshti dhe renie ne peshe.
Perhapet::: me rruge seksuale(menyra me e shpeshte),rruget e gjakut,nepermjet transfuzionit dhe injeksioneve dhe nga nena e infektuar te femija i porsalindur.
Masat me kryesore--informacion,parandalim,kujdes.
Deri me tani nuk ekziston asnje vaksine kunder kesaj semundje VRASTARE.
Dita boterore e SIDES eshte 1 dhjetori.
Per kete vit motoja e nje dhjetorit eshte:
"JETO,LERENI TE JETOJNE"
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 10/07/09, 06:53 pm  absurdja


I quajne antioksidante. Jane vitaminat dhe mineralet qe na ndihmojne per te qene ne forme. Dhe nuk nevojitet recete: gjithcka gjendet tek frutat

Ku s'hyn mjeku, hyjne frutat. Nje shaka, por jo dhe aq e ekzagjeruar. Pasi ketu hyjne ne valle shendeti dhe "mbrojtesit e tij natyrale", antioksiduesit. Mbi vlefshmerine e tyre, askush nuk ka dyshime: keto molekula jo vetem qe riparojne demet qe shkaktohen me kalimin e kohes, por ndihmojne edhe per te mbajtur larg shume semundje. Nje lloj elikziri i ndertuar nga vete natyra, te cilit mund t'ia ndiejme dobine thjesht duke ngrene fruta dhe perime. Por me perpara se te mendojme per perdorimin, ia vlen ne fillim te kuptojme se perse keto substanca jane kaq te rendesishme. Per ta thjeshtuar, qelizat tona per te prodhuar energji perdorin oksigjenenin, qe si gjithe "karburantet" le skorje. Dhe jane pikerisht keto molekula "mbetje" qe shkaktojne mjaft probleme. A e keni prasuysh se cfare i ndodh nje fruti te prere? Kontakti me oksigjenin i ndryshon ngjyren. Ne qelizta tona ndodh dicka e ngjashme.

Mbrojtesit e qelizave

Pikerisht ketu hyjne ne loje antioksiduesit, qe ndreqin se paku pjeserisht demet oksiduese. Per te thene te verteten, mekanizmi sipas te cilit veprojne nuk eshte ende edhe aq i qarte, por nderkaq dihet qe pershembull betakarotina [vitamina A], vitamina E apo edhe seleni jane te cmueshem per elasticitetin e fibrave dhe licopeni [domatet jane te pasura me te] mbron qelizat e sistemit kardiovaskular. Nje sistem laboratorik kimik kaq i sofistikuar sic eshte trupi yne, eshte i afte t'i prodhoje me se miri, mjaft ta furnizojme me lendet e duhura. Pershembull ky laborator di te perdore mjaft mire ne funksionin antioksidues disa vitamina, si ate E [qe gjendet ne drithra] apo vitaminen C [me te cilen jane te pasura agrumet] dhe shume minerale si magnezi [tek bizelet dhe spinaqi] por edhe hekurin dhe kromin [te cilat alkimisti yne i brendshem duhet t'i perpunoje pasi ne origjine ato jane oksidues].

Pastaj, se sa te vlefshme jane vitaminat & co. per te mbajtur trupin ne forme e per te larguar rrudhat, kjo eshte dicka qe dihet. Ajo qe duam te dime me mire eshte se sa mund te na ndihmoje nje diete antioksiduesish per te parandaluar semundje te tilla te renda si tumori pershembull. Per kete eshte folur se fundmi edhe ne konferencen e nente nderkombetare per ushqimin, te mbajtur ne Rome. "Ekzistojne provat se ushqimet vegjetale na mbrojne nga kanceri". Kjo eshte teza e Mauro Serafinit, i Institutit per kerkimet mbi ushqimin. "Hipoteza qe ka me teper gjasa te vertetohet eshte se antiokisiduesit qe merren permes ushqimit, "dialogojne mes tyre", duke punuar se bashku kunder stresit oksidues, e duke reduktuar ne kete menyre demtimin e ADN-se. Keshtu zvogelohet rreziku i kancerit". Pra, pak me teper sesa nje dyshim i thjeshte, i konfirmuar edhe nga te tjere. "Popujt qe hane me teper fruta dhe perime, rezultojne me te shendetshem se ata qe jane mesuar me ushqime me origjine shtazore, te cilat favorizojne "skorjet", konfirmon Andrea Ghiselli, nje tjeter kerkues i ketij instituti. Por efektet pozitive te antioksiduesve nuk mbarojne me kaq.

Elozhe domates

Nje studim i Universitetit te Harvardit, spjegon se me ane te nje konsumimi te perditshem te vitamines C, jane ulur shqetesimet kardiake ne nje grup grash. Nje kerkim i rendesishem [pjeserisht i zhvilluar ne Itali], ka verifikuar se si nje kokteil antioksiduesish e ka permiresuar shikimin e nje grupi te semuresh nga syte, ndersa nje studim suedez ka treguar se nje diete mesdhetare ndihmon ata qe vuajne nga artriti reumatizmal. Nje rol ky qe e kryejne mbi te gjitha domatet, drithrat dhe perimet e gjelbra. Por qe megjithate nuk mund te bejne mrekullira. "Skorjet ne organizem nuk shkaktohen vetem nga djegia e oksigjenit, por formohen edhe per shkak te duhanit, nga konsumimi mbi normat i yndyrnave shtazore, i skuqjes apo i gatimit teper te zgjatur te ushqimeve: nuk mjafton sigurisht qe nje ushqim te skuqur shume ta mbysni pastaj me karrota apo me selino, duke menduar se keshtu po eleminoni efektet", paralajmeron doktor Ghiselli. Me fjale te tjera, nuk ia vlen qe t'i konsiderojme si "antidode" e zakoneve tona te keqija.

Edhe tentativa per t'iu drejtuar vitaminave te sintetizuara ne laboratore [qe shiten ne farmaci ne forme pilulash], eshte nje rruge qe nuk na con dhe aq larg. "Ne nje hape, nuk mund te gjendet kurre e gjitha ajo qe mund te gjendet tek nje frut: vitaminat por edhe polifenoli dhe mjaft substanca te tjera, qe nuk i njohim ende mire por qe bashkeveprojne midis tyre", kujton doktor Giselli. Pra, nuk do te mjaftonte nje farmaci per te zevendesuar nje molle. Superioriteti i ketyre substancave natyrale, konfirmohet edhe nga nje studim i fundit i publikuar ne revisten prestigjoze shkencore "Lancet" e cila pranon mungesen e provave ne mbeshtetje te efektshmerise se antioksiduesve te ndertuar ne laboratore.

Sa vitamina?

"Ata qe ushqehen ne menyre korrekte, nuk kane nevoje per asgje suplementare", na sigurojne kerkuesit. "Dhe ne ndryshim me ate qe ndodh kur ju drejtohesh tabletave, ne kete rast nuk ke kurre shqetesimin e dozave: mendon vete organizimi per te perzgjedhur se sa duhet".

Hipoteza se shume antioksidues ne nje pilule mund te bejne dem, eshte cuar me tej nga nje kerkim i Fda-se [enti qeveritar anglez per standartet ushqimore]. Kjo hipoteze, botuar gjithashtu ne "Jama" [gazeta e lidhjes mjekesore ne SHBA], u ka hapur udhen te tjera hetimeve per te zbuluar edhe me tej.

Nese tek dikush qe gezon nje shendet te mire, mjafton nje portokalle ne dite, per te garatuar dozen e duhur te vitamianve, ky arsyetim ndryshon per personat qe kane mangesi te te ushqyerit. Ne kete moment ndoshta eshte e nevojshme qe vitaminat te blihen ne farmaci, por asnjehere duke e vene veten ne rolin e mjekut e duke blere ato vitamina qe vete ne te na duken sikur na duhen, sidomos ne rastet e shtatezanise. "Ne kete rast pershembull, duhen perdorur tabletat qe permjane acid follik, per te parandaluar deformimet", thote eksperti. Kurse per gjithe te tjeret, nje "mjekim" i perbashket: sa me teper kivi.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 10/07/09, 06:54 pm  absurdja



Konsumimi i shtuar i pigmenteve antioksiduese nga bimėt, mė konkretisht karotenoideve, zvogėlon rrezikun pėr frakturat e eshtrave tė ijėve.

Nga karotenoidet individuale veprim mė tė madh mbrojtės ka treguar likopeni.

Autorėt e studimit mendojnė se stresi oksidues ndikon nė dėmtimin e eshtrave dhe pėr kėtė arsye antioksiduesit e fuqishėm, siē janė karotenoidet, kanė efekt mbrojtės ndaj eshtrave.

Burime tė karotenoideve janė pemėt me ngjyrė portokalli, karotat, kajsitė, mangot, patatet, spinaqi, lakra jeshile etj. Ndėrsa likopeni nė sasi mė tė madhe ėshtė i pranishėm nė domate, gujava dhe grejpfrut. Salmoni, butaku, qumėshti dhe vezėt, janė po ashtu burime tė karotenoideve.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 10/07/09, 06:55 pm  absurdja
[b]


Studimet mė tė reja tek minjtė kanė zbuluar se proteinat pėrbėrėse tė bizeles mund tė shėrbejnė si njė bar natyral kundėr tensionit tė lartė dhe sėmundjeve kronike tė veshkave.

Disa studime amerikane kanė treguar se proteinat e bizeles mund tė nxisin urinimin dhe me kėtė tė ndihmojnė nė uljen e tensionit tė gjakut si dhe eliminimin e tonksineve nga organizmi.

Shkencėtarėt thonė se konsumimi i bizeles nė mėnyrė natyrale nuk tregon rezultate aq tė mira siē tregon ekstrakti i proteinave.

Nėse kėta rezultate tė nxjerra nė minj vėrtetohen edhe tek njerėzit, mund tė pritet qė nė tė ardhmen proteinat nga bizelja tė pėrdoren si shtesa tė shėndetshme tė ushqimit.



Njė grup shkencėtarėsh britanikė besojnė se njė hormon i zbuluar sė fundmi, mund tė bėhet bazė pėr trajtimin e papjellorisė te femrat.

Hormoni kispeptin mund tė ndihmojė nė rivendosjen e funksionin reproduktiv te femrat, tė cilat kanė mungesė tė hormoneve seksuale, pohojnė hulumtuesit pranė Kolegjit Imperial nė Londėr.

Studimi i realizuar me dhjetė pjesėmarrėse, ka vėrtetuat se kispeptina ka rol kryesor nė rregullimin e prodhimit tė hormoneve tė cilėt janė tė lidhur me kontrollimin e ciklit menstrual.

Trajtimet aktuale tė infertiliteti pėrfshijnė stimulimin e drejtpėrdrejtė tė vezoreve qė nė vete bart mundėsinė e shtatzėnisė sė shumėfishtė, si edhe disa efekte tjera anėsore negative.
[/b]
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 10/07/09, 07:16 pm  absurdja



Ēaji i gjelbėr pėr mishin e dhėmbėve

Personat tė cilėt pinė sė paku njė filxhan ēaj tė gjelbėr nė ditė, janė dukshėm mė pak tė rrezikuar pėr t’u sėmurė nga sėmundjet e mishit tė dhėmbėve, njoftojnė shkencėtarėt japonezė.

Hulumtuesit nga Universiteti Kyushu kanė analizuar disa vullnetarė tė moshave ndėrmjet 49 deri 59-vjeēare, ndėrsa rezultatet e studimit janė publikuar nė revistėn “Journal of Periodontology”.

Tė dhėnat kanė treguar se sa mė shpesh tė konsumohet ēaji i gjelbėr aq mė tė vogla janė mundėsitė e sėmurjes sė mishit tė dhėmbėve, por duke mos lėnė anash edhe vizitat te stomatologu.

Efektet pozitive tė ēajit tė gjelbėr mund tė shpjegohen me veprimin e polifenoleve antioksiduese mbi bakteret tė cilat shkaktojnė infeksione tė zgavrės sė gojės.

Mė herėt ėshtė treguar se edhe konsumimi i drithėrave, fibrave ushqyese dhe vitaminės C, zvogėlon rrezikun pėr sėmundjet e mishit tė dhėmbėve.
 

mjeksia...........

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 

Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Www.Bisedoj.Com ::  :: -