Www.Bisedoj.Com

Reviste e Perditshme Virtuale...
 
ForumiFaqja Kryesore*GalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
Identifikohu
Identifikimi:
Fjalėkalimi:
Mė Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
:::<<C&C>>::: (8975)
 
:::>>C&C<<::: (8396)
 
Kejsi (6420)
 
AL_00 (5752)
 
Admin (3402)
 
BiNnki (2909)
 
DaNgErOuS_gIrL (2800)
 
ToSi (2689)
 
absurdja (2413)
 
Jakuzzi (2276)
 
Tema Fundit
» Vjen nje moment dhe ???
24/01/13, 12:07 pm nga :::>>C&C<<:::

» MENDIM I CASTIT..........
24/01/13, 11:56 am nga :::>>C&C<<:::

» Tė mirat dhe tė kėqijat e gjėrave qė pėrdorim mė shpesh
06/11/12, 10:13 pm nga Mimika

» Pytje logjike - ndihme
06/11/12, 09:35 pm nga Mimika

» Ne keto momente dua te them............
06/11/12, 09:26 pm nga Mimika

» Ju lutem me ndimoni
06/11/12, 09:24 pm nga Mimika

» Kuota diplomimit
01/09/12, 08:54 am nga nataeustikes

» PERSHENDETJE NGA TETOVA
04/06/12, 05:56 pm nga legjenda

» Deklaroj se... .....????????
19/11/11, 12:27 am nga :::>>C&C<<:::

» Te numerojme se bashku deri ne njemiljon...
19/11/11, 12:25 am nga :::>>C&C<<:::

» kliko dhe hesht
19/11/11, 12:23 am nga :::>>C&C<<:::

» Shprehja qe ju pelqen me shume
19/11/11, 12:22 am nga :::>>C&C<<:::

» Shkruani nje emer te nje antari
19/11/11, 12:21 am nga :::>>C&C<<:::

» Si Ndiheni?
19/11/11, 12:19 am nga :::>>C&C<<:::

» Si do e pėrballonit njė person qė nuk ju do..??
18/10/11, 02:04 pm nga Kejsi

Statistikat
Forumi ka 482 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri Ardos

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 52841 artikuj v 6853 temat
Kush ėshtė nė linjė
5 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 5 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 302 mė 08/05/11, 02:06 am
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Www.Bisedoj.Com Ne Facebook
Www.Bisedoj.Com on Facebook
Bisedo ne Chat
Share | 
 

 mjeksia...........

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
ToSi
Antar i Respektuar
Antar i Respektuar


Numri i postimeve: 2689
Piket: 15018
Registration date: 02/04/2009

18042009
Mesazhmjeksia...........

E qeshura eshte ilaci me i mire. Nje studim i ri i mjekeve ka treguar se personat qe rrezikojne te preken nga ataku ne zemer, duhet te shohin programe argetuese dhe komedi.


E qeshura sipas shkencetareve mund te shihet si mjekim ne disa raste, per shkak te emocioneve pozitive te saj. Perdorimi i te qeshures si ilac eshte sugjeruar prej vitesh, ndonese kishte pak prova qe tregonin se ajo ndikon ne shendetin e pacienteve.

Por ne studimin e fundit te Loma Linda University ne Kaliforni, pacienteve iu kerkua te zgjidhin programet apo komedite, qe u dukeshin me zbavitese. Per nje periudhe 12 mujore ata pane filmat per te pakten gjysme ore ne dite. Ne fund u arrit ne perfundimin se grupi qe kishte qeshur kishte rritje me 26 perqind te kolesterolit te mire (HDL), qe gjendet ne trup.

Ndersa pacientet qe merrnin mjekim por pa te qeshura shtese kishin vetem nje rritje prej 3 perqind. Grupi qe shihte komedi shenoi edhe ulje ne 66 perqind te proteinave qe rrisin rrezikun e semundjeve te zemres. Sipas shkencetareve terapia e te qeshures ul edhe nivelin e stresit te pacientet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

mjeksia........... :: Komentet

Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 06:37 pm  ToSi
Lemza

Lemza eshte kontraktimi i pavullnetshem i musculit te diafragmes, qe sjell dalje e nje sasie ajri dhe ne te njejten kohe mbylljen e epiglotes( haperisa e laringut qe kufizohet nga kordat e zerit dhe indit kercor i aritenoideve)
Kur marrim fryme, diafragma kontraktohet, duke hapur kafazin e kraharoritduke ndihmuar mushkrite qe te zgjerohen. Nervat qe kontrollojne kontraktimet e diafragmes jane nervat frenik(pleks i nervave periferik te palces se kurrizit) qe niset nga zona e e qafes dhe perfundon ne diafragme. Nese keto nerva irritohen ne nje pike cfare do pergjate rruges mund te sjelle lemze.
Lemza mund te shkaktohet nga nje operacion kirurgjikal ne kolon, prostat, temth o ne stomak, kryesisht per paciente mbi 45 vjecar.
Ne raste te tjera lemza mund te shkaktohet nga nje infeksioni i nje pjese te trurit o te sistemit nervor qendror. Lemza e perseritur shume here mund te jete simptome e shqetesimeve te stomakut, veshkave, zemres, mushkrive.
Ritmi i lemzes mund te jete i shpejt ose i avashte.
Ne rastet e rrezikshme ajo eshte e shpeshte dhe e shpejte, dhe pacienti shfaq shenja lodhje.
Menyrat e ndalimit te lemzes pa shkuar tek mjeku jane te shumta sidomos per rastet ku nuk paraqet probleme anesore.
Te pish uje ose te hashe nje luge sheqer. Edhe faktori psikologjik arrin te ndaloje lemzen si psh me ane te terheqjes se vemendjes, ben qe te ndaloje shtellunga e ajrit. Ndalesa e frymemarrjes, pirja e ujit te ftohte me gllenka te vogla, vendosja ne qafe e nje cope akulli, vendosja e nje borse akulli ne bark, gudulisja e hundes per te provokuar nje teshtime, marrja e frymes thelle duke ndjekur nje ritem te rregullt jane disa nga menyrat e ndalimit te lemzes.Disa nga keto menyra jane perdorur qe ne kohen e Platonit, ku lemza largohej duke provokuar teshtimat.
Lemza mund te zere edhe nje femije te porsalindur dhe mund te ndalohet duke e marre ne krah, i mbeshtet koken ne shpatull dhe i bie lehte ne kurriz, ne menyre qe tia nxjerrsh ajrin qe ndoshta i ka dilatuar stomakunose esofagun.
Nje menyre tjeter shtepiake eshte edhe frymemarrja dhe nxjerrja ne nje qese letreje . Ne kete menyre rritet sasia e CO2 ne organizem.
Mjeket kryesisht rekomandojne ngrenjen e nje luge sheqer pa uje.
Kur lemza paraqet karakteristika shqetesuese mjeku rekomandon antispasmodici qetesues dhe ne disa raste nderhyhet kirurgjikisht duke prekur nervat frenik.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 06:42 pm  ToSi
Zbardhimi i Dhėmbėve

Koncepti i estetikes qė simbolizon bukurine dhe te pelqyerit nga njerezit ndryshon shume nga njė kulture ne tjetren. Kultura te ndryshme i ngjyrosin dhembet e tyre me te zeze ,por siē duket kohėt e fundit dhembet e bardhe te Hollywood-it kane me teper popullaritet. Lehtesimi i perdorimit te agjenteve zbardhues te dhembeve ka bere qė jo vetėm njerezit publik por te gjithė te kene mundesine e zbardhimit te dhembet.





Ka dy lloje menyrash pėr zbardhimin e dhembeve:

1. Zbardhim te Stomatologu (Office Bleaching); dhe
2. Zbardhimi ne kushtet e shtepise nga vete pacienti (Home Bleaching)

Le t’i hedhim njė sy zbardhimit te dhembeve nga vete pacienti me disa pyetje pergjigje.

Ēfare ėshtė zbardhimi i dhembeve dhe nga se perbehet ky sistem.

ėshtė njė proces kimik me te cilen hiqet ngjyrosja e enamelit dhe dentines. Sistemi ėshtė i perbere prej njė pllake dhembesh te vecante dhe te holle plastike si dhe nga xheli zbardhues.Pllaka e holle plastike vendoset ne gojen e pacientit naten para gjumit.

Shkaqet e ngjyrosjes se dhembeve

Shkaqet jane te shumta por me te perhapurat jane :

* Kafja
* Ēaji
* Kola Kola
* Cigarja
* Mosha
* Perplasje dhe trauma
* Disa antibiotike (tetraciklina ,minociklina, etj.,)
* Perdorim i tepert i floridid
* Semundje sistemike te trupit dhe malformime gjenetike te dhembeve
* Degjenerimi i nervave
* Mbushjet me amalgam

Kush mund t’i zbardhe dhembet?

Pervec grave shtatzena mund ta bėjnė pothuajse te gjithė;varet gjithashtu nga sasia e ngjyrosjes dhe durimi i pacientit. Stomatologu ėshtė ai qė percakton nepermjet njė kontrolli te pergjithshem te gojes dhe dhembeve ne ėshtė apo jo i mundur njė proces i tille.





Zbardhja e dhembeve ėshtė njė proces ideal pėr ata te cilėt i kane dhembet e shendetshem dhe deshirojne ti kene ata me te bardhe dhe me te shndritshem. A ėshtė kjo menyre e sigurt? Sipas kerkimeve asnjė nga zbardhimet e dhembeve qė behen nen kujdesin stomatologut nuk ėshtė e demshme pėr dhembin dhe mishrat e dhembeve.

Si funksionon ky sistem?

Xheli vendoset ne njė shtrese te posatshme pėr gojen tuaj. Komponentet aktiv te xhelit pas shperberjes clirojne oksigjen i cili zbardh ndermjet njė procesi kimik heq njollat e ndryshme te enamelit dhe dentines. Perberja e dhembit nuk prishet vetėm zbardhet ngjyra e tij. Pergatitet nga stomatologu njė pllake dhembesh e posatshme pėr pacientin.Para gjumit vendoset xheli brenda kesaj pllake e cila me pas vendoset ne goje dhe pacienti fle.Pas zgjimit lahen dhembet.

A ka ndonje efekt anesor?

Mund te krijoje sensivitet kunder te ftohtit ne disa njerez. njė efekt tjeter ėshtė sensivitet provizor i dhembeve dhe mishrave te dhembit. Te gjitha keto efekte zhduken perfundimisht mbasi nderpritet terapia ose ne 1-3 dite mbasi perfundon terapia e zbardhjes.


Sa kohe zgjat kjo terapi?

Sipas personit rezultati mund te merret brenda 3 seancash. Por kur kemi ngjyrosje te medha terapia mund te zgjatet ne me teper se 3.

Pas perfundimit te terapise sa permanent ėshtė ky zbardhim?

Dhembet do jene gjithmone me te bardhe se ngjyra fillestare. Por kur kemi njolla te medha ndihet nevoja qė pacienti njėherė ne 6 muaj ta rinovoj terapine pėr 1-2 her.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 06:42 pm  ToSi
Sinuziti


Sinuziti eshte nje inflamacion i sinusit, pra semundje e sinusit.
Sinuset jane hapesira, boshlleqe apo zgavra qe ndodhen ne kafke. Sinuset nuk kane ndonje funksion jetesor tek njeriu, por jane ata qe krijojne timbrin e zerit dhe individualitetin e tij. Kjo do te varet nga madhesia, forma shperndarja e sinuseve qe eshte shume individuale.

Te gjitha hapesirat e brendeshme te trupit lagen nga sekrecione ne menyre te vazhdueshme, per te siguruar keshtu funksionin e tyre. Keshtu ndodh me syte, veshet edhe me sinuset. Lengu qe prodhohet brenda tyre qarkullon, rrjedh pra ne hapesirat e hundes dhe prej andej ekskretohet. Neqoftese kanali ku drenohet ky lend mbyllet, atehere presioni brenda zgavres sinusale do te rritet me pasoje dhimbjen, e cila disa here eshte shume e forte.
............Kur semundja perparon lengu mund edhe te qelbezohet dhe te krijoje probleme serioze per shendetin. ka edhe disa forma kronike te sinuzitit kur brenda zgavres krijohen septe, (ndarje) qe nuk lejojne mjekimin te hyje dhe lengun te drenohet. Ne keto raste duhet nderhyrje kirurgjikale.


............Zakonisht mjekimi me i mire per sinuzitin eshte antibioterapia.
NJe nga antibiotiket e zgjedhur eshte Penicillina dhe sidomos formay e saj semisintetike.
Po ashtu shume te mire bile te preferuara jane cefalosporinat (une do te preferoja ato te gjeneracionit te dyte psh Zinnat 250mgx2 apo500mgx2 ne format me te renda)
Ky mjekim mund te shoqerohet me ilace te ndryshme me pika nga hunda per te ndihmuar drenimin e lengut.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 06:45 pm  ToSi
Si Mund Tė Trajtohet Andropauza Te Burrat

Burimi : I MAR NGA STAFI I WWW.BISEDOJ.COM
Me kalimin e moshės burrat dhe gratė shfaqin probleme qė lidhen me uljen e nivelit tė hormoneve seksuale.

Ky fenomen konsiderohet njė proces natyral, jo njė sėmundje. Te meshkujt, pas moshės 40 vjeē, nis ulja e nivelit tė prodhuar tė testosteronit, hormonit mashkullor kryesor. Kjo ėshtė njė rėnie graduale, por e vazhdueshme. Nė njė intervistė pėr “Panorama” mjeku androlog, Evi Dani, shpjegon se si shfaqet andropauza, ēfarė shenjash shfaq dhe si mund tė trajtohet:

Doktor, ekziston “menopauza” mashkullore?
Me kalimin e moshės, qoftė te femrat apo te meshkujt shfaqen ndryshime hormonale, tė cilat lidhen me faktorin moshė. Pėr pasojė shfaqen njė sėrė sindromash, ndėr tė cilat ėshtė dhe andropauza, ose mė saktė shpėrthimi i hipogonadizmit tė vonshėm (hypogonadizėm kemi kur nivelet e testosteronit janė tė ulėta).
Vitet e fundit kjo sindromė po trajtohet dhe merret nė konsideratė, gjė qė ka ndikuar nė rritjen e cilėsisė sė jetės te meshkujt.
Kur nis tė shfaqet kjo sindromė?
Sindroma fillon mbi moshėn 40 vjeē. Ky ėshtė njė problem qė kohėt e fundit po vihet re nė njė pėrqindje tė madhe meshkujsh. Statistikat tregojnė se 30 % e meshkujve mbi moshėn 40-50 vjeē shfaqin tė tilla probleme, duke u rritur nė 50 % te moshat mbi 50 vjeē dhe 70 % te ata mbi 60 vjeē. Mashkulli si hormon kryesor ka testosteronin, i cili prodhohet kryesisht nė testikuj nga disa qeliza (leydik) qė ndodhen nė teste. Me kalimin e moshės ulet funksioni i kėtyre qelizave, duke ulur sasinė e prodhimit tė kėtij hormoni, ku mė shumė e ku mė pak, i cili do tė sjellė dhe disa shqetėsime karakteristike.
Ēfarė ėshtė testosteroni?
Testosteroni ėshtė hormon seksual mashkullor, mė i rėndėsishmi qė prodhon organizmi i mashkullit. Ky ėshtė pėrgjegjės gjatė pubertetit pėr zhvillimin e mashkullit. Rėndėsia e hormonit mashkullor, shfaqet me zhvillimin e qimeve nė mjekėr dhe trup si dhe pėr zhvillimin e muskulaturės, nė metabolizmin e yndyrave dhe proteinave, nė formimin e eritropoezės. Ndikon nė zhvillimin intelektual, humorin, pėrqendrimin.
Ēfarė ankesash shfaqin burrat qė kanė mungesė testosteroni?
Kur nivelet e testosteronit bien nėn normė kemi hipogonadizėm (12-35 n.mol/l) dhe mashkulli shfaq kėto shenja: humor tė keq, mund tė ketė gjendje depresive, qė ndonjėherė mund tė shoqėrohen me agjitim dhe acarim tė kotė. Ērregullime tė gjumit, lodhje tė shpejtė fizike, qė vjen si pasojė e anemisė sė krijuar nga ulja e nivelit tė testosteronit dhe ulja e masės muskulore. Nė kėtė moshė fillon e krijohet indi dhjamor i tipit genoid (i tipit femėror), qė do tė thotė se shfaqet nė bel, shpatulla dhe vithe. Ndėrkohė mund tė shfaqen ērregullime tė pėrqendrimit, afshe tė nxehta dhe ulje e dendėsisė kockore (osteoporozė), etj. Njė shenjė mjaft e rėndėsishme ėshtė ulja e dėshirės seksuale dhe disfuksion erektil deri nė impotencė. Shumė persona i nėnvlerėsojnė shenjat e mėsipėrme, duke i konsideruar si probleme qė kalojnė dhe nga mosha. Ky ėshtė njė mendim mjaft i gabuar, sepse duhet konsideruar niveli i testosteronit dhe tė bėhet trajtimi i kėtij problemi sa mė shpejt pėr tė rritur cilėsinė e jetės sė kėtyre personave.
Ēfarė duhet tė bėhet nė rast se shfaqen kėto simptoma?
Pasi pacienti paraqitet me kėto ankesa i bėhet analiza e gjakut pėr pėrcaktimin e testosteronit. Vlera ndėrmjet 12 dhe 15 n.mol/l, konsiderohen normale. Ndėrsa vlerat nėn 12 n.mol/l duhet trajtuar nėse janė prezente simptomat tipike tė mungesės sė testosteronit.
Si bėhet trajtimi i kėtyre rasteve?
Trajtimi konsiston nė terapi hormonale zėvendėsuese. Kohėt e fundit po pėrdoret me sukses njė medikament i quajtur “Nebido”, njė injeksion qė bėhet ēdo 3 muaj. Efektet ndihen qė me injeksionin e parė dhe pacienti ka pėrmirėsime tė gjendjes sė pėrgjithshme tė pacientit.
Doktor, ky ėshtė njė shqetėsim qė e hasin tė gjithė meshkujt gjatė jetės sė tyre?
Jo, nuk ndodh te tė gjithė meshkujt, por prek pjesėn mė tė madhe tė burrave.
Si mund tė parandalohet?
Duhet qė ēdo mashkull mbi moshėn 40 vjeē tė bėjė analiza hormonale pėr tė matur nivelin e testosteronit dhe kontrolle periodike te mjeku specialist.

Dieta e balancuar qė fėmijė mbron nga osteoporoza.

Njė dietė e balancuar qė nė fėmijėri mund tė ndihmojė nė rritjen e masės trupore, duke ulur kėshtu rrezikun pėr shfaqjen e osteoporozės nė moshė tė rritur. Ky ėshtė konkluzioni i njė studimi tė kryer nga Giacinto Miggiano, drejtor i Qendrės sė Kėrkimeve Ushqimore Njerėzore nė universitetin katolik tė Romės. Osteoporoza ėshtė njė sėmundje e skeletit qė karakterizohet nga humbja progresive e pėrbėrjes sė kockės, qė bėhet poroze, pak rezistente dhe mė e ekspozuar ndaj rrezikut tė frakturave. Sipas vlerėsimit tė “International Osteoporosis Foundation”, njė grua ndėr tre e moshės 60 deri 70 vjeē apo 2 ndėr 3, e moshės 80 vjeē vuajnė nga ky problem. Kockat qė pėrbėjnė skeletin, rriten dhe forcohen gjatė fėmijėrisė dhe adoleshencės, duke arritur pjekurinė kimike nė moshėn 25-30 vjeē. Nga ky moment aktiviteti i vazhdueshėm i transformimit dhe rimodelimit kockor ka pėr qėllim ta bėjė kockėn mė tė fortė ndaj nevojave tė pėrditshme, sipas moshės. Nė studim, autorėt e studimit kanė evidentuar se duke adoptuar sjellje ushqimore tė shėndetshme qė lidhen dhe me aktivitetin fizik apo njė stil tė shėndetshėm jetese ėshtė e mundur tė arrihet njė nivel i lartė mase kockore. Pėr tė kundėrshtuar shfaqjen e osteoporozės duhet treguar shumė kujdes ndaj asaj qė hamė. “Eshtė e nevojshme njė dietė ushqyese e balancuar me njė pėrbėrje kalorike, tė pėrshtatshme me nevojat fiziologjike tė individit. Njė dietė e moderuar me proteina, njė gram proteinash pėr ēdo kile tė organizmit tonė (1 g/Kg/die), njė pėrbėrje tė duhur yndyrash dhe karbohidratesh qė nuk duhen tė jenė mė tepėr se 55-60% tė kalorive totale. Po qė duhen marrė ēdo ditė. Po ashtu rekomandohen sasi tė larta kalciumi, potasi, magnezi dhe sasi tė pakta sode”, theksojnė autorėt e studimit. Pėrsa i pėrket kalciumit, ndonjėherė nuk ėshtė e mjaftueshme marrja nga ushqimet dhe nė kėto raste duhet tė merren tableta me kalcium. Vitamina D ėshtė nga ana tjetėr njė pėrbėrės i rėndėsishėm pėr asimilimin e kalciumit dhe pėr kėtė duhet marrė me dietė apo me tableta. Edhe ekspozimi nė diell lejon tė prodhohen vitamina qė formohen nė lėkurėn tonė. Pėrveē kėsaj vitaminat: A, C, E, K dhe minerale tė tjera si fosfori, fluori, hekuri, zinku dhe bori janė tė nevojshėm pėr njė metabolizėm normal tė kockave dhe mund tė merren falė njė ushqyerjeje tė larmishme dhe korrekte. Sė fundmi rekomandohet eliminimi i alkoolit, kafeinės dhe pijeve tė gazuara. Kėto tė fundit duket se e rrisin mė shumė riskun pėr fraktura te gratė qė i konsumojnė.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 06:46 pm  ToSi
Transplanti Kockor i Gojes


Per here te pare ne kirurgjine shqiptare,nje grup mjekesh irlandeze ne bashkepunim me ekipin operator shqiptar te kirurgjise “Maxillo-Faciale” kane arritur te realizojne me sukses transplantin kockor te buzes. Pacientet e pare qe kane pasur fatin t’i nenshtrohen teknikes me te re operatore, qe ndryshe njihet si “Bon Grafit”, kane qene tre te rinj nga Tirana, perkatesisht dy djem dhe nje vajze. Ashtu sic edhe e theksuam ne hyrje te shkrimit, operacionet kane konsistuar ne kryerjen e transplanteve kockore te buzes, me konkretisht mbushjen e defektit te lindur ne aparatin e gojes me pjese kockore te marra nga vete trupi i pacientit. Te tre pacientet i jane nenshtruar operacionit, sipas kirurgut “Maxillo-Facial”, Ramazan Isufi, pas nderhyrjeve te para kirurgjikale per rregullimin e defekteve te lindura te buzes dhe qiellzes, ose sic njihen ndryshe, gojes se ujkut ose te lepurit. Ne fazen postoperatore, puna e kirurgeve eshte perqendruar fillimisht ne rregullimin e hundes dhe me pas, ne rregullimin e pjeses boshe ku ndodhen dhembet, me saktesisht ne gjuhen mjekesore, “ne procesin alveolar”. Per te bere te mundur kete proces delikat, kirurgeve u eshte dashur te marrin nje kocke nga legeni i pacienteve per ta transplantuar me pas ne pjesen e mbetur bosh ne goje. Profesor Isufi shpjegon se kjo kocke hiqet nga pjesa e perparme e kofshes dhe nderhyrja kirurgjikale nuk kerkon me shume se nje ore. Por fillimisht, perpara se te kalohet ne kete proces, kirurget maxillo-faciale duhet te bejne “Kelo plastiken”, e thene ne shqip korrigjimin ose plastiken e buzes. Me pas ata duhet te korrigjojne tek pacientet nje pjese te qiellzes, te quajtur “Palato plastike”. Vetem pas ketyre nderhyrjeve, ekipi operator mund te nderhyje ne pjesen tjeter te qiellzes per te kryer “bon grafitin” kockor, proces i cili ploteson boshllekun e krijuar ne goje. Ky operacion kryhet ne dy faza: fillimisht merret kocka nga legeni, ndersa me pas kryhet transplanti kockor ne goje. Sipas profesor Isufit, metoda moderne e “Bon Grafit”, e aplikuar per here te pare ne kirurgjine “Maxillo-Faciale” shqiptare, nuk shkakton asnje problem shendetesor ne fizikun e pacienteve. Ne lidhje me kete shqetesim, ai sqaron se pacientet kane dhimbje vetem gjate 2-3 diteve te para pas nderhyrjes kirurgjikale, ndersa me tej gjithcka shkon normalisht. Ne perfundim te bisedes, profesor Ramazan Isufi shpreh bindjen e tij te plote, se kjo metode do te perfeksionohet edhe me tej nga ekipi shqiptar i kirurgjise “Maxillo-Faciale”, si dhe do te ndihmoje edhe me shume te semuret qe vuajne nga defekte te procesit alveolar ose te nofulles se siperme, pasi jane operuar ne buze

Risia, rinoplastika e hapur

Nje tjeter nderhyrje kirurgjikale e cila eshte bere per here te pare ne Shqiperi gjate diteve te fundit, eshte edhe rinoplastika e hapur. Edhe ky intervent eshte realizuar nga ekipi shqiptar i kirurgjise “Maxillo-Faciale” ne bashkepunim me ekipin operator irlandez, te perbere nga kirurgu plastik Jack Mc Chan dhe kirurgu “Maxillo-Facial”, Patrick Mc Chan. Pacienti i pare qe i eshte nenshtruar teknikes se re eshte 16-vjecari Kledian Pali. Sipas profesor Ramazan Isufit, djaloshi kishte deformim te hundes, cka vihej re fare qarte ne pamjen e pare. Kjo i kishte shkaktuar pacientit probleme ne frymemarrje, si edhe ne te folur. Edhe Klediani, ashtu si edhe tre te rinjte qe kryen transplantin kockor, vinte pas disa operacionesh te njepasnjeshme, per shkak te defektit te mbartur qe nga lindja. Operacioni sipas profesor Isufit, konsistoi ne rregullimin estetik te hundes, duke i dhene nje pamje me te kenaqshme pacientit.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 06:48 pm  ToSi
Rrezikohet Diagnostikimi


Sipas inventarit tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, shumica e aparaturave nuk funksionojnė. Ankohen pacientėt.

Diagnostikim jo i sigurt, pėr shkak tė aparaturave qė nuk kryejnė funksionin e tyre nė mėnyrė korrekte. Madje shumica e kėtyre aparaturave e kanė humbur krejtėsisht funksionin e tyre duke mos i ofruar asgjė pacientėve. Kėshtu rreth 80 pėr qind e aparaturave nė vendin tonė nuk funksionojnė e si pasojė diagnostikimi i pacientėve shpesh mbetet nė udhėkryq. Konstatimi ka ardhur pas inventarizimit tė aparaturave nga Ministra e Shėndetėsisė, ku bilanci ka qenė krejtėsisht pesimist sa i takon kėtij sektori. Ndėrkohė drejtori i Drejtorisė sė Politikave Shėndetėsore pranė kėtij dikasteri, Edmond Stojku duke pranuar problematikėn qė ekziston nė kėtė sektor, pohon se duhet tė ndiqen politika tė reja sa i takon aparaturave nė vendin tonė, nė mėnyrė qė rezultatet tė jenė mė pozitive. Ndėrkohė pacientėt, tė ndodhur pėrballė kėsaj situate shprehen se shpeshherė janė tė detyruar t'i drejtohen qendrave shėndetėsore private, me ēmime shumė herė mė tė larta, nė mėnyrė qė tė sigurojnė shėrbim.

Aparaturat jashtė funksionit

Vetėm 20 pėr qind e aparaturave nė sistemin publik mund t'u ofrojė shėrbim pacientėve pasi tė tjerat jo vetėm qė nuk ofrojnė shėrbim cilėsor, por shumica e tyre nuk funksionojnė fare. Sipas inventarit tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, sektori i diagnostikimit me aparatura ėshtė tepėr problematik dhe kjo pikėrisht pėr shkak tė mangėsive me aparaturat. "Ne trashėgojmė aparatura qė janė nė inventar, por qė janė jashtė pėrdorimit sepse janė jashtė gjendjes sė punės. Mund tė them se 80 pėr qind e aparaturave janė jashtė pėrdorimit",- pohon Edmond Stojku. Ndėrkohė, sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, nė spitalet shqiptare njė aparaturė mbulon 100 shtretėr ndėrkohė qė mesatarja europiane ėshtė 1 aparaturė pėr 10 shtretėr. Pikėrisht kėto shifra tregojnė qartė qė pacientėt nė spitalet tona jo vetėm qė nuk marrin shėrbim cilėsor me anė tė aparaturave, por shpesh mbeten pa diagnostikim. Gjithashtu bėhet e ditur se shėrbimet mė problematike pėr mangėsinė e aparaturave janė ato tė Kirurgjisė, por jo mė pak mungesa ka nė aparaturat e Hemodializės apo tė sallave tė Reanimacionit.

Ankesat e pacientėve

Jo vetėm inventari i Ministrisė Shėndetėsisė e tregon situatėn problematike tė aparaturave diagnostikuese,por kjo reflektohet edhe tek ankesat e pacientėve nėpėr spitalet publike. "Kam gurė nė veshka dhe mjekėt mė kanė thėnė t'i nėnshtrohem operacionit, pasi aparatura qė shėrben pėr thyerjen e gurėve nė veshka nuk funksionon prej kohėsh",- pohoi njė nga pacientet e shtruar nė shėrbimin e Nefrologjisė nė QSUT. Ndėrkohė pacientėt pohojnė se janė detyruar shpeshherė t'i drejtohen qendrave shėndetėsore private pėr tė kryer diagnostikim, pasi nė spitalet publike nuk u ofrohet asgjė. "Jam detyruar tė bėj njė skaner me 2-fishin e ēmimit nė njė qendėr private, pasi nė spital mė thanė se nuk funksionin",- pohon njė nga pacientėt.

1 aparaturė nė spitalet publike shqiptare mbulon 100 shtretėr

1 aparaturė sipas mesatares evropiane duhet tė mbulojė 10 shtretėr

Nė spitale mungojnė aparaturat ndėrsa nė shumicėn e poliklinikave mungojnė edhe laboratorėt

Stojku: Sistem i ri pėr menaxhimin e aparaturave

Situata me aparaturat diagnostikuese ėshtė problematike, ndaj dhe ky sektor tashmė do tė shihet me prioritet nga Ministra e Shėndetėsisė. Kėshtu u shpreh drejtori i Politikave Shėndetėsore panė kėtij dikasteri, Edmond Stojku, i cili pohoi se pėr tė arritur kėtė duhet tė ndėrtohen politika tė reja. Sipas tij, aktualisht trashėgohen aparatura qė janė nė inventar, por qė janė jashtė funksionit. "Diēka qė falet, dihet se falet pa asistencė, diēka qė blihet lirė, dihet qė blihet pa garanci. Pra, ne tani po mendojmė pėr njė implementim tė ri nė sistemin e menaxhimit tė aparaturave mjekėsore",- pohoi Stojku, duke shtuar se ky sektor kėrkon tė mbėshtetet me financime. Ndėrkohė ai pohoi se gati tė gjitha aparaturat qė janė dhėnė donacione tashmė janė tė prishura ose u mungojnė pjesė qė nuk gjenden. Gjithashtu ai theksoi se inventari i Ministrisė sė Shėndetėsisė pėr aparaturat u realizua konkretisht, pėr tė parė situatėn nė tė cilėn ndodhen ato dhe pohoi se po punohet pėr tė pėrmirėsuar kėtė sektor. Megjithatė, nėse spitalet e kanė fatin tė kenė ndonjė aparaturė nė shumė nga poliklinikat e lagjeve kjo nuk ndodh. Madje shumė prej poliklinikave vuajnė edhe mungesėn e njė laboratori, nga i cili pacientėt tė munden tė pėrfitojnė tė paktėn njė diagnostikim elementar.

Mjekėt: Aparaturat e amortizuar, diagnostikim jo tė saktė

Vjetėrsia e aparaturave dhe aq mė tepėr mungesa totale e tyre vėshtirėson shumė diagnostikimin e pacientėve. Kėtė pohojnė vetė mjekėt, tė cilėt shpesh diagnostikimin me aparatura e kanė tė domosdoshme pėr tė vendosur diagnozė tė saktė pėr sėmundjet qė kanė pacientėt. "Vjetėrsia e aparaturave ul nė masė edhe diagnostikimin e pacientėve. Pos kėsaj, edhe ato pak aparatura qė janė nė funksion duhet tė punojnė me orare tė tejzgjatura, madje edhe me 2 turne, dhe kjo ndikon negativisht mbi aparaturat dhe mbi diagnostikimin e pacientėve",- pohojnė specialistėt e Imazherisė. Ndėrkohė mėsohet se jo rrallėherė tė sėmurėt me kriza janė futur nė sallėn e operacionit me njė diagnozė dhe janė operuar pėr njė diagnozė tjetėr dhe kjo pikėrisht, sipas specialistėve, nė shumicėn e rasteve ndodh edhe pėr shkak tė fajit tė aparaturave.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 06:49 pm  ToSi
Operohet Nė Indi Vajza e Lindur Me 8 Gjumtyre


Mjeket ne Indi filluan me 6.11. operacionin e njė vajze dy-vjeēare tė lindur me katėr duar dhe katėr kėmbė. Ata shpresojnė se pas operimit vajza do tė mund tė ketė njė trup normal, siē thotė njė zyrtar i spitalit. Vajza ėshtė e bashkuar me trupin e njė binjaku parazit, i cili nuk vazhdoi tė zhvillohej mė brenda mitrės sė nėnės, ndėrkohė qė fetusi i mbijetuar mori gjymtyrėt e tij, veshkat dhe pjesė tė tjera tė fetusit tė pazhvilluar.

Kjo gjendje e rrallė njihet me termin shkencor ishiopagus, dhe i referohet binjakėve tė ngjitur me njėri tjetrin. Vajza, e quajtur Lakshmi, e ka marrė emrin nga perėndesha indiane e pasurisė me katėr duar, dhe disa njerėz nė fshatin e saj tė varfėr nė shtetin verior tė Biharit e shohin atė si perėndeshė. “Tė gjithė e konsiderojnė vajzėn si perėndeshė nė fshatin tonė,” tha babai i saj, Shambhu. “Tė gjitha kėto shpenzime po bėhen pėr ta kthyer atė nė gjendje normale. Deri tani gjithēka ka shkuar mirė.”

Disa njerėz janė pėrpjekur tė fitojnė para nėpėrmjet kėsaj vajze. Prindėrit e kanė mbajtur atė tė fshehur, pasi njė cirk ishte pėrpjekur ta blinte. Ndėrlikimet pėr operacionin e Lakshmit janė nga mė tė ndryshmet: dy shtyllat kurrizore janė tė ngjitura, vajza ka katėr veshka, nerva tė ngatėrruara, dy stomakė dhe dy kafaze kraharori. Ajo nuk mund tė ngrihet nė kėmbė dhe tė ecė.

Doktorėt po pėrpiqen t’i heqin gjymtyrėt dhe organet e tepėrta, nė mėnyrė qė Lakshmi tė ketė njė trup normal pas operacionit. “Ёshtė mbledhur njė ekip kirurgėsh shumė tė aftė qė po bėjnė ē’ėshtė e mundur pėr ta zgjidhur problemin e vajzės sė vogėl,”tha doktor Sharan Patil, qė ėshtė edhe krye-kirurgu i operacionit. “Operacioni do tė vazhdojė pėr shumė orė me radhė, dhe ai do tė jetė tepėr i ndėrlikuar...” Doktor Patil thotė se rreziku i Lakshmit pėr tė mos i mbijetuar operacionit ėshtė 20 deri nė 25 pėrqind.

Mjekėt nė spitalin Sparsh nė Bangalore, ku po operohet vajza e vogėl, thonė se ajo ėshtė bėrė shumė e njohur mes personelit dhe pacientėve tė tjerė. Njė zyrtar tha se fondacioni i spitalit po paguan pėr operacionin, ngaqė familja e vajzės nuk ėshtė nė gjendje t’i pėrballojė shpenzimet mjekėsore. Operacioni po kryhet nga njė ekip prej 30 doktorėsh.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 06:50 pm  ToSi
Virus i Ri Qė Shkakton Tė Ftohur Avandia


Virus i ri qė shkakton tė ftohur

Qėndra amerikane pėr kontrollin dhe parandalimin e sėmundjeve u bėn thirrje mjekėve qė tė tregohen tė kujdesshėm ndaj njė virusi qė shkakton tė ftohur dhe qė ka prekur katėr shtete amerikane. Nė paralajmėrim thuhet se simptomat duken fillimisht si njė i ftohur i lehtė por mė pas sėmundja keqėsohet duke shkatuar probleme nė sistemin e frymėmarrjes. Ky lloj i ri tė ftohuri ka shkaktuar deri tani vekjen e 10 vetėve. Virusi quhet Adeno 14 dhe qėndra pėr kontrollin dhe parandalimin e sėmundjeve thotė se tė paktėn 140 vetė janė diagnostikuar me kėtė sėmundje midis muajve mars dhe qershor tė kėtij viti. Prej tyre 10 kanė vdekur. Simptomat e tyre variojnė nga njė i ftohur i lehtė, bronkit dhe dhimbje nė zorrė ose stomak. Prania e njė virusi Adeno 14 ėshtė njoftuar qė mė 1955 nė Holandė. Por virusi i tanishėm ėshtė njė lloj i ri. Doktor William Shafner, ekspert mbi sėmundjet infektive, thotė se virusi qė ėshtė vėnė re kėtė vit duhet parė me shqetėsim e trajtuar seriozisht. Njė prej pacientėve me kėtė virus vdiq nė shtetin e Uashingtonit. Para se ai tė vdiste, tre persona tė tjerė ishin infektuar. Qė tė katėr ata kishin kollė, temperaturė dhe vėshtirėsi nė frymėmarrje. Mjekja Maksin Hayes, thotė se sistemet imunitare tė kėtyre pacientėve ishin dėmtuar. Pėr tė luftuar virusin Adeno 14 nuk ka ndonjė ilaē tė posaēėm, prandaj mjekėt e trajtojnė atė njėsoj si tė ftohurin e zakonshėm. Ata kėshillojnė regjim shtrati, aspirina dhe lėngje.

Trajtimi emocional i pacentėve me kancer

Mbi 10 milionė amerikanė kanė mbijetuar kancerin, por njė studim tregon se pak ėshtė bėrė pėr t’i ndihmuar ata pėr t’i shėruar nga plagėt emocionale. Pėr mbijetuesit, dhimja qė shoqėrohet me kancerin shkon pėrtej tumorit dhe trajtimeve tė vėshtira toksike. Ndėrkohė qė mjekėsia ka pėrparuar nė luftėn kundėr kėsaj sėmundjeje, studimi i ri tregon se frika, ankthi dhe depresioni qė shoqėrohen me kancerin, shpesh nuk trajtohen. Nė 20 prej klinikave mė tė mira pėr trajtimin e kancerit nė Shtetet e Bashkuara, vetėm nė 8 prej tyre pacientėt me kancer trajtohen pėr pasojat emocionale. Autorėt e studimit bėjnė thirrje pėr krijimin e programeve pėr trajtimin e pasojave emocionale tė kancerit. Klinika West nė Memfis ka njė program tė tillė. Para vizitės, pacienti u pėrgjigjet njė sėrė pyetjeve rreth gjendjes emocionale. Autorėt e studimit thonė qė pyetje tė tilla duhet tė bėhen standarte pėr ēdo klinikė qė trajton tė sėmurėt me kancer dhe tė bėhen pjesė e terapisė.

Avandia kundėr diabetit shkakton sėmundje ne zemėr

Agjencia amerikane e barnave u ka dhėnė urdhėr firmave farmaceutike qė tė vendosin njė etiketė mė tė dukėshme nė paketat me ilaēin Avandia qė pėrdoret pėr kontrollin e sheqerit nė gjak. Zyrtarėt thonė se ky ilaē duhet tė shoqėrohet me paralajmėrimin me shkrim ku tė thuhet se Avandia mund tė shtojė rrezikun ndaj sėmundjeve tė zemrės pėr ata qė e pėrdorin. Kjo masė u morr pas debateve rreth studimeve kundėrthėnėse ndaj kėtij ilaēi. Nė etiketėn paralajmėruese mjekėve u kėrkohet tė tregohen jashtėzakonisht tė kujdesshėm kur u japin pacientėve recetė pėr ilaēin Avandia. Provat afatshkurtėr tė ilaēit Avandia kanė treguar se tek pacientėt qė e marrin atė shtohet rreziku pėr goditje nė zemėr. Ndėrsa prova afaktgjatė kanė treguar kryesisht se Avandia nuk paraqet ndonjė rrezik mė tė madh sesa ilaēet e tjera qė pėrdoren kundėr diabetit. Firma farmaceutike GlaxoSmithKline qė prodhon Avandian, ka ndėrmarrė njė studim mė afatgjatė pėr ta krahasuart kėtė ilaē me barnat e tjera kundėr diabetit. Por rezultatet e kėtij studimi priten tė shpallen tė paktėn pas 6 muajsh. Ndėrkohė, ekspertėt thonė se rreziku i mundshėm qė paralajmėrohet pėr kėtė ilaē do tė thotė se pacientėt me sėmundje nė zemėr por qė vuajnė edhe nga diabeti, nuk duhet ta pėrdorin Avandian .
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 06:53 pm  ToSi
Tuberkulozi

C’eshte tuberkulozi (TB)?
TB eshte nje semundje infektive qe prek vecanerisht mushkerite,por edhe organe te tjera si:kockat dhe artikulacionet,nyjet limfatike,trurin dhe palcen kurrizore,syrin,lekuren etj.
Aktualisht TB eshte problem i madh i shendetit, me rreth 8 milion njerez qe infektohen, dhe rreth 2-3 milon njerez qe vdesin cdo vit nga kjo semundje.
Kur kjo semundje kurohet rregullisht ajo eshte plotesisht e sherueshme/

Si infektohesh nga TB?
Semudja transmetohet kryesisht me ane te ajrit kur i semuri me TB kollitet,teshtitet ose gjate frymemarrjes. Gjithashtu semundja perhapet dhe me rruge digjestive si p.sh nga perdorimi i qumeshtit te lopes te semure me TB.

Kush semuret me shume nga TB?
-Personat qe banojne dhe kane kontakt te afert me te semure me TB
-Femijet qe kane kontakt me te semuret me TB
-Persona qe vuajne nga semundje si diabet,ulcer stomaku dhe disa semundje te tjera kronike,te cilat ulin rezistencen e organizmit te njeriut ndaj mikrobit te TB.
-ALKOLISTET DHE DUHANXHINJTE.
-Kushdo mund te semuret nga TB sepse mikrobi merret kryesisht nepermjet ajrit.
-TB nuk eshte semundje e trashegueshme.

Shenjat e Tuberkulozit
-Kolla,vecanerisht kola qe zgjat me shume se tre jave.
-temperature,zakonisht jo e larte 37-38 grade C.
-Djersitje,vecanerisht naten.
-Humbje oreksi.
-Dhimbje gjoksi.
-Renie ne peshe.
-Ne raste me te avancuara te semundjes kolla eshte me gelbaze me rrema gjaku.

Si te ruhemi nga Tuberkulozi?
Mjekimi i mire i te semurit me TB eshte mbrojtja me e mire nga TB.
N.q.s. i semuri ka shenjat e permendura me lart duhet te vizitohet menjehere tek mjeku.
N.q.s. ka njeri te semure ne familje apo ne vendin e punes me TB duhet te konsultoheni menjehere me mjekun.
Femijet deri ne 10 vjec qe jane ne kontakt me te semure me TB duhet te kontrollohen ne dispanserine e semundjeve te mushkerive.

Mjekimi i Tuberkulozit
Mjekimi duhet te behet nen kujdesin e mjekut pneumolog.
Mjekimi zgjat te pakten 6 muaj.
N.q.s mjekimi nderpritet para 6 muajsh semundja e TB mund te behet kronike ose dhe e pasherueshme.
TB eshte semundje e sherueshme dhe nuk le asnje pasoje n.q.s mjekohet mire.
Mjekimi I TB eshte falas dhe merret ne dispanserite e semundjeve te mushkerive.

Ē'ėshtė tuberkulozi(TB)?

Tuberkulozi ėshtė sėmundje e shkaktuar nga infeksioni bakterial (Mycobacterium tuberculosis). Zakonisht janė tė pėrfshira mushkėritė, nė tė cilat krijohen nyje tė vogla tė tuberkulozit, tė cilėt mė tutje do tė sjellin deri te dėmtimi i indit.
Nėse organizmi infektohet pėr herė tė parė-flasim pėr tuberkuloz primar. Organizmi i shėndoshė zakonisht me sukses e mbizotron infeksionin edhe pa barėra. Nėse pėr shkaqe tė ndryshme, sistemi imunitar nuk arrin ta mbiluftojė infeksionin, organizmi sėmuret nga tuberkulozi i mushkėrive.
Bacilet e TB mbeten gjatė (me dekada) nė organizėm. Personi mund tė mos ketė simptoma tė sėmundjes, e mė vonė (pas disa viteve) kėta bacile shkaktojnė njė infeksion tė ri (reaktivim i TB).
Kush mund tė sėmuret nga tuberkulozi?
Shumica e organizmave tė shėndoshė janė mjaftueshėm tė fortė qė tė luftojnė me infeksionin. Me rrezik tė zmadhuar qė tė fitojnė TB janė kategoritė qė vijojnė:

Foshnjat, qė kanė imunitet mė tė dobėt.
Njerėzit mė tė moshuar, personat me AIDS, ata qė marrin kemoterapi dhe disa barėra tė tjera, sepse gjithashtu kanė imunitet tė dobėsuar. Ata janė me rrezik mė tė madh qė ta fitojnė dhe ta reaktivojnė TB.
Personat qė jetojnė nė kushte tė kėqija (tė papastėra dhe tė dendura), me ushqim joadekuat.
Cilat janė simptomat e TB?

Shumica e njerėzve qė kanė TB primar nuk kanė asnjė simptomė ose kanė simptoma tė lehta.
Ata qė kanė TB tė mushkėrive ose ata me TB tė reaktivuar zakonisht shfaqin simptoma qė mė vonė keqėsohen. Simptomat pėrfshijnė: kollitje, me nxerrje gjaku, temperaturė tė ulėt, humbje oreksi, humbje peshe, ndjenjė lodhjeje, frymėmarrje tė vėshtirėsuar, diare, djersitje, dhembje nė kyēe, dhembje nė kurriz, gjėndra limfatike tė ėnjtura.
Disa njerėz qė kanė TB nuk kanė simptoma. Te ata diagnoza pėrcaktohet nė bazė tė testit pozitiv tė lėkurės.
A ėshtė TB ngjitėse?

TB ėshtė sėmundje ngjitėse qė transmetohet me kontakt direkt tė afėrt dhe afatgjatė me persona tė infektuar ose sende. Bakteret mund tė transmetohen pėrmes teshtitjes ose kollitjes.
Vetėm ata qė kanė sėmundje aktive (si p.sh. tuberkulozi i mushkėrive) mund ta transmetojnė infeksionin te ndonjė person tjetėr. Personi i infektuar ėshtė ngjitės prej 2-4 javė pas fillimit tė tretmanit.
Kur infeksioni do tė transmetohet te k njė person tjetėr , personi i ri i infektuar nuk do tė thotė qė do tė sėmuret patjetėr. Vetėm rreth 10% e tė infektuarve zhvillojnė sėmundje aktive. Personat e rinj tė infektuar qė nuk kanė sėmundje aktive nuk mund ta transmetojnė infeksionin te ndonjė tjetėr. Te ata me ndihmėn e barėrave, mund tė zvogėlohet rreziku pėr zhvillimin e sėmundjes aktive.
Ē'ėshtė testi i lėkurės?
Ky test emėrtohet PPD ose Mantoux test. Bėhet me njė shpim tė vogėl nė lėkurėn e parakrahut pėrmes tė cilės injektohet PPD (derivat i proteinės sė purificuar) dhe formohet flluskė. Testin e lexon mjek ose motėr pas 48-72 orėsh pas shpimit. Matet reaksioni inflamator qė ka ndoshur nė vendin e injektimit.

Njė e skuqur dhe ėnjtje (me ngurtėsim) me diametėr mė tė madh se 10 mm ėshtė shenjė pėr test pozitiv. Te personi i tillė duhet tė bėhen ekzaminime tjera.
Nėse personi paraprakisht ka qenė i vaksinuar (me vaksinė BCG), nė atė rast shfaqet e skuqur dhe ėnjtje me diametėr jo mė tė madh se 10 mm.
Kur duhet tė bėhet testi i lėkurės?

Nėse mjeku mendon se keni TB aktiv ose se jeni tė infektuar me bacilin e TB.
Nėse jeni tė infektuar me HIV AIDS.
Nėse jetoni nė kontakt tė afėrt me ndonjė qė ka TB.
Nėse keni simptoma tė TB.
Si trajtohet TB?

Tretmani pėr TB duhet tė fillojė menjėherė pasi tė pėrcaktohet se PPD testi ėshtė pozitiv. Jepen barėra-tuberkulostatikė, qė ndihmojnė nė luftėn kundėr TB.
Barėrat duhet tė merren ēdo ditė, sipas rekomandimit tė mjekut. Nėse nuk i pėrmbaheni kėsaj TB mund tė rikthehet dhe tė jetė me njė rrjedhė ende mė tė rėndė pėr shkak tė zhvillimit tė rezistencės ndaj barit. Kjo terapi mund tė zgjasė njė vit.
Disa nga barėrat kanė efekte tė padėshiruara, pėr tė cilat do t'ju informojė mjeku juaj.
Nė fazėn e parė tė sėmundjes mė mirė ėshtė fėmija me TB tė shtrohet nė spital, qė tė pengohet infektimi i anėtarėve tjerė tė familjes.
Sa zgjat TB?
Fėmija i infektuar me TB ėshtė ngjitės 2-4 javė pas fillimit tė tretmanit. Pas kėsaj periudhe llogaritet qė nuk ėshtė rrezik dhe se mund tė luajė jashtė me fėmijėt tjerė. Simptomat zakonisht pėrmirėsohen gjatė 2-3 javėve, pas fillimit tė tretmanit.

Si parandalohet TB?

Ekziston vaksinė kundėr TB qė quhet BCG. Vaksinimi kundėr TB ėshtė i domosdoshėm nė vendin tonė, jepet gjatė lindjes, e mė vonė para regjistrimit nė klasė tė parė dhe nė klasėn e tetė.
Fėmijėt duhet rregullisht tė testohen qė tė pengohet pėrhapja e sėmundjes. Foshnjat testohen zakonisht pas 1 viti dhe mė vonė pas 5 vitesh.
Nėse fėmija ka qenė i eksponuar nė TB ose ka simptoma tė TB kontaktoni mjekun tuaj i cili do tė bėjė testin e lėkurės dhe eventualisht ekzaminime tjera, me tė cilat do ta vėrtetojė/pėrjashtojė diagnozėn.
Ku tė drejtoheni pėr ndihmė?

Pediatri juaj
Klinika e Pediatrisė , Ambulanca Pneumo-alergologjike
Instituti pėr Sėmundjet e Mushkėrive te Fėmijėt

Tabela e pėrmbajtjeve
1 Tuberkulozi parėsor
2 Tuberkulozi dytėsor
3 Tuberkulozi miliar
4 Diagnoza
5 Trajtimi

Tuberkulozi parėsor

Prek lobet e poshtme sepse bacilet e tuberkulozit depozitohen atje gjatė marrjes frymė.
Zakonisht ėshtė josimptomatik.
Nė grafi tė gjoksit shihet nodula e kalcifikuar nė vendin e infeksionit parėsor dhe nyjet limfatike hilare tė kalcifikuara

Tuberkulozi dytėsor

Prek lobet e sipėrme sepse atje ka mė shumė oksigjen; bacileve tė tuberkulozit u pėlqen oksigjeni.
Shenjat/simptomat: ethe me temperaturė jo tė lartė, djersė gjatė natės, humbje peshe, kollė, hemoptizi.
Faktorėt rrezikues: HIV, tė qenit i pastrehė, kequshqyerja.


Tuberkulozi miliar

Pėrhapje e bacileve tė tuberkulozit nėpėrmjet gjakut; preket shpesh mėlēia, shpretka, kockat, veshkat, perikardi, meningjet.
Zakonisht shihet nė pacientėt me mungesa imune.
Sindromat klasike:
a. Sėmundja Pott: tuberkuloz i vertebrave; shkakton frakturė kompresive (shtypje) tė njė ose disa vertebrave.
b. Scrofula: limfadenopati cervikale e theksuar e shkaktuar nga bacili i tuberkulozit.
c. Bacili i tuberkulozit shkakton edhe gastroenterit dhe kolit me diare tė theksuar.

Diagnoza

Prova Mantoux (PPD) konsiderohet pozitive nėse:
a. Nė vendin e injektimit, pas 48 orėsh gunga ėshtė mbi 15 mm.
b. Nė njerėzit qė janė nė rrezik infektimi nga TB (te ky grup pėrfshihen edhe mjekėt dhe studentėt e mjekėsisė), gunga ėshtė mbi 10 mm.
c. Nė njerėzit qė janė tė infektuar nga virusi HIV ose nė ata qė kanė kontakt me tė sėmurėt me tuberkuloz, gunga ėshtė mbi 5 mm.
Prova Mantoux negative nuk e pėrjashton mundėsinė e tuberkulozit:
a. Pacienti mund tė jetė anergjik (gjė jo e rrallė nė pacientėt me SIDA-AIDS); injeksioni i njėkohshėm i njė kontrolli ndihmon pėr zbulimin e anergjisė.
b. Edhe nqs pacienti nuk ėshtė anergjik, nė 50% tė rasteve tė TB tė diseminuar, nė momentin e paraqitjes te mjeku prova Mantoux mund tė jetė negative (dhe bėhet pozitive mė pas).
Grafia e gjoksit:
a. Mund tė shihet kompleksi Ghon.
b. Mund tė shihen kavitete e nodula, sidomos nė apeks tė mushkėrisė.
Kultura e sputumit:
a. Merren 3 kampionė sputumi, nė 3 ditė tė njėpasnjėshme, nė mėngjes.
b. Analiza mikroskopike (ngjyrosje me metodėn Ziehl-Nielsen) mund ta vendosė diagnozėn shpejt e shpejt, por ka sensitivitet tė ulėt.
c. Kultura ka sensitivitet mė tė lartė, por do 6-8 javė.
d. Materiali gjenetik i bacilit mund tė zbulohet shpejt me PCR dhe me sonda ADN-je (DNA probe).
Biopsia e mėlēisė bėhet nėse dyshohet TB miliar.

Trajtimi
Profilaksia:

a. Nė USA rekomandohet qė t'i bėhet profilaksi me izoniazid pėr 1 vit tė gjithė atyre qė bėhen Mantoux pozitivė nėn moshėn 35 vjeē.
b. Izoniazidi ėshtė hepatotoksik; mbi 35 vjeē i jepet izoniazid vetėm atyre qė janė nė shumė rrezik infektimi (atyre qė kanė HIV, mangėsi imune, kontakt tė afėrt me tė sėmurėt me TB).
Tuberkulozi aktiv.
a. Pėrdoret kombinim barnash:(i) rifampin; (ii) isoniazid; (iii) pyrazinamide; (iv) ethambutol; (v) streptomycin.
b. Rifampina, izoniazidi, dhe pirazinamidi janė qė tė treja barna hepatotoksike.
c. Izoniazidi shkakton neuropati; ethambutoli shkakton neurit optik; streptomicina si gjithė aminoglukozidet shkakton ototoksicitet dhe dėmtim tė veshkave
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 06:57 pm  ToSi
Mbajtja e Celularit Pėr Njė Kohė Tė Gjatė Nė Vesh


Te perdoresh nje telefon celular per me shume se dhjete vjet rrit ne menyre te ndjeshme rrezikun per t‘u prekur nga tumori ne koke, tregojne studimet me te fundit te bera ne kete fushe.

Nju-Jork- Studimet e fundit per lidhjen midis perdoruesve te rregullt te telefonave celulare dhe semundjeve treguan se rreziku per t‘u prekur nga nje tumor ne koke rritet ne menyre te ndjeshme pas dhjete vjetesh, pavaresisht "garancive" qe japin kompanite e prodhimit se ata nuk e demtojne shendetin. Te perdoresh nje telefon celular per me shume se dhjete vjet rrit ne menyre te ndjeshme rrezikun per t‘u prekur nga tumori ne koke, tregojne studimet me te fundit te bera ne kete fushe. Keto studime, qe kundershtojne hapur deklaratat zyrtare te kompanive qe i prodhojne, se telefonat celulare nuk ndikojne te shendeti, treguan se njerezit qe kane perdorur telefona celulare per me shume se nje dekade jane dyfish me te prirur per te zhvilluar nje tumor ne koke, ne anen nga e cila ata kane mbajtur me shume aparatin celular.

Shkencetaret qe u moren me kete studim arriten ne perfundimin se perdorimi i telefonit per nje ore ne dite eshte me se e mjaftueshme per te rritur rrezikun, ndersa standardet nderkombetare te perdorura deri me tani per te mbrojtur perdoruesit nga rrezatimet nuk jane te sakta e duhen rishikuar patjeter. Pas nje sere studimesh te hollesishme, ata kerkuan te tregonin se "duhet te jemi te kujdesshem dhe te perdorim ne menyre te limituar telefonat celulare, por mbi te gjitha duhet te bindim femijet qe te heqin dore nga ideja per te pasur nje te tille. Studimi, i publikuar ne numrin e fundit te revistes "Ocupational Environmental Medicine", eshte i rendesishem sepse pas shume kohesh dyshime i beri kerkuesit qe te studionin lidhjen qe mund te kishte perdorimi i gjate i telefonit celular me zhvillimin e disa semundjeve, sidomos me tumorin ne koke.

Kanceri do me shume se dhjete vjet te zhvillohet, por meqe telefonat celulare jane perhapur kaq shume kohet e fundit, kjo do te thote se gjithmone e me shume njerez po i perdorin ata per nje kohe te gjate. Garancite qe i bejne telefonat shume te sigurt bazohen ne kerkimet e bera mbi shume pak njerez te ekspozuar ndaj rrezatimeve per nje kohe te gjate, mjaftueshem per shfaqjen e nje semundjeje, por pa asnje vlere per statistika te sakta. Muajin e kaluar, nje studim i madh i bere ne Britani mbi rreziqet e shendetit nga perdorimi i teknologjise i quajtur "Mobile Telecommunications and Health Research", i financuar nga qeveria dhe burime te tjera, tregoi se "telefonat celulare nuk lidhen fare dhe nuk ka asnje efekt negativ mbi shendetin".

Por, drejtuesi i gjithe kesaj e pranoi se nje pjese e vogel e kerkimeve u bazua mbi njerez qe kishin perdorur telefonin per me shume se dhjete vjet. Megjithate, ai thote se "ne nuk mund ta perjashtojme mundesine se kanceri mund te shfaqet brenda nje periudhe te shkurter kohe". Por, gjithashtu, ai tha se nga investigimi zbuloi se mund te kishte nje rritje te numrit te njerezve te prekur nga tumoret ne tru, nese ata ekspozoheshin per me shume se dhjete vjet ndaj rrezatimeve qe leshojne telefonat, gje qe i shtyu te benin me shume kerkime. Studimi i ri, i udhehequr nga dy profesore suedeze, Lennart Hardell dhe Kjell Hansson Mild, hapi disa rruge te reja per te marre me shume informacion.

Dy shkencetaret bashkuan edhe rezultatet e 11 studimeve te tjera qe ishin bere me pare per zhvillimin e tumorit te njerezit qe kishin perdorur telefona celulare per me shume se dhjete vjet. Ata i bashkengjiten kerkimeve te tyre edhe rezultatet nga studimet e bera ne Suedi, Danimarke, Finlande, Japoni, Gjermani, SHBA dhe Britani. Ata gjeten se pothuajse te gjitha studimet kishin zbuluar nje rrezik ne rritje, sidomos ne anen e kokes ku njerezit vendosin telefonin e tyre celular. Pese nga gjashte studimet treguan se te keta njerez mundesia per nje tumor malinj ne tru ishte me e madhe. Po ashtu, ata gjeten se perdoruesit e rregullt kane mundesi per te zhvilluar me shume tumore se njerezit e tjere.

Pas analizes se hollesishme, ata arriten ne perfundimin se njerezit qe kane perdorur telefonat e tyre per nje dhjetevjeēar ose me shume jane 20 per qind me te prirur per te zhvilluar semundjet e veshit dhe 30 per qind per nje tumor malinj. Po ashtu, rreziku eshte shume here me i madh ne anen e kokes, nga e cila telefoni eshte mbajtur me gjate. Ne fund, shkencetaret thane se "rezultat e studimit te fundit ne perdorimin e telefonave celulare per me shume se dhjete vjet rrisin ndjeshem rrezikun e kancerit malinj ne koke apo vesh". Gjithashtu, ata shtuan se rreziku nuk mund te perjashtohet edhe per llojet e tjera te tumoreve te trurit. Ashtu si te tjeret, edhe Hardell e Mild ishin alarmuar nga rezultatet qe kishin nxjerre prej punes se gjate ne kete fushe. Edhe ata kishin arritur ne perfundimin se njerezit qe e perdornin me shume telefonin ishin rreth tri here me te prirur per te zhvilluar malignant gliomas, se sa njerezit e tjere dhe rreth 5 here per ta zhvilluar ate ne anen ku ata mbajne telefonin.

Per neuromat akustike gjeten se ekzistonte nje rrezik tri-kater here me i madh per te zhvilluar tumorin. Ata nxoren gjithashtu te vetmin studim edhe per efektet e perdorimit per nje kohe te gjate te telefonave pa fije dhe gjeten se kjo rriste rrezikun per te dyja tumoret. Studimet e tyre sugjerojne se te perdoresh nje telefon te levizshem apo ndryshe telefon celular per rreth 2000 ore ose me pak se nje ore ēdo dite per dhjete vjet, eshte mjaftueshem per te rritur rrezikun. Profesor Mild tregoi per "The Independent" se "gjithmone me jane dukur te dyshimta paralajmerimet qe thoshin se nuk ka rrezik nga perdorimi i gjate i telefonave celulare. Ne arriten ne perfundime te rendesishme, se diēka mund te ndodhe pas dhjete vjetesh". Ai thote se telefoni celular duhet perdorur sa me pak te jete e mundur dhe sugjeron njerezit per perdorimin e kufjeve e berjen e telefonatave sa me te shkurtra, duke i rezervuar telefonatat e gjata per telefonat e shtepise.

Ai tha, gjithashtu, se telefoni celular nuk u duhet dhene femijeve, pasi kafkat e tyre jane te holla dhe zhvillimi i sistemit nervor ne vazhdim i ben ata me te prekshem ndaj ketyre semundjeve. Rreziku mund te jete akoma me i madh, sipas asaj qe sugjerojne studimet dhe asaj qe profesori Mild thote, dhjete vjet eshte minimumi i kohes qe i duhet nje kanceri te zhvillohet. Gjithashtu, studiuesit kane frike se nese studiojne njerez qe kane 15, 20 apo 30 vjet qe perdorin nje te tille do te shohin se si semundjet do te zhvillohen ne dekadat qe vijne, veēanerisht te njerezit e rinj.

Profesori thote gjithashtu se emetimi i rrezatimeve eshte ulur ndjeshem qekur telefoni i pare celular u shfaq shume dhjetevjeēare me pare, te cilet sugjeronin se edhe rreziqet do te jene me te vogla. Po ashtu, ai rekomandon qe te perdoren telefona qe emetojme sa me pak rreze qe te jete e mundur dhe thote se njerezit jane te ekspozuar edhe ndaj sistemeve te tjera qe emetojne vale te demshme, si per shembull sistemet Wi-Fi, qe emetojne shume me pak rreze se telefoni celular. Por, Shoqata e Operatoreve te Telefonise se Levizshme tregon se keto nuk jane te dhena te sakta dhe duhen me teper studime te detajuara. Gjithashtu, shkencetaret thone se mund te ekzistoje edhe nje lidhje mes alzhaimerit dhe semundjes se parkinsonit. Per kete arsye shume vende ne bote po mundohen te tregtojne modele telefonash me rrezatim shume te ulet, per te shmangur problemet me shendetin.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 06:58 pm  ToSi
9 Kėshillat Pėr Tė Mos Rrezikuar Shtatzaninė


Nuk janė tė paktė ēiftet tė cilėt e ndjejnė mungesėn e njė fėmije nė shtėpitė e tyre. Kjo mund tė ndodhė pėr shkak tė probleme fiziologjike qė mbart njėri nga partnerėt. Pas studimeve tė realizuara nga njė grup ekspertėsh amerikanė, u zbulua se pėr shmangien e faktorėve tė cilėt ulin pjellorinė dhe pengojnė ovulimin e vezėve te femra, nevojiten tė ndiqen disa rregulla qė kanė tė bėjnė me aktivitetin e pėrditshėm tė femrės. Pėr kėtė kėshillohet tė shmangen disa pije qė shkaktojnė kėto probleme siē janė ēaji, kafeja, alkooli dhe duhani. E rėndėsishme sipas mjekėve ėshtė zbatimi i njė diete tė caktuar duke marrė tė gjithė lėndėt e nevojshme ushqimore dhe duke mos abuzuar me shėndetin. Kėshillat e ekspertėve nuk pėrjashtojnė edhe aktivitetin fizik, vrapin, shėtitjet; shmangien e stresit etj. Nuk duhet harruar se duke u kujdesur pėr shėndetin tuaj ulni rrezikun e prekjes nga sėmundje tė ndryshme, si dhe nuk rrezikoni pėr tė mos pasur shtatzėninė e dėshiruar. Duke abuzuar me pijet e ndryshme, ushqimet, dietat, jo vetėm qė do tė shkaktoni mbipeshė apo nėnpeshė por do tė rrezikoni seriozisht shėndetin tuaj dukė i dhen shkak sėmundjeve tė ndryshme tė zemrės, obeziteti, tensioni i gjakut etj.

Ulni sasinė e kafeinės
Studimet e bėra rreth shkaqeve tė cilat ulin pjellorinė e femrės dhe bėjnė qė shumė ēifte tė ndjejnė mungesėn e njė fėmije, kanė treguar se kafeina redukton fertilitetin, pra pjellorinė. Tė rrezikuara janė ato femra tė cilat konsumojnė mė tepėr se 300 mg kafeinė nė ditė. Kjo sasi mund tė merret nga pirja e shumė kafeve apo ēajrave gjatė ditės. Mos harroni se ēajrat e ndryshme, kafeja, ēokollata dhe disa lėngje tė tjera pėrmbajnė kafeinė.

Nėse jeni mbi peshė mundohuni tė dobėsoheni
Shėndeti i tepėrt jo vetėm qė pėrbėn rrezik pėr shėndetin tuaj duke shkaktuar mbipeshė, obezitet dhe sėmundje tė tjera, pėrbėn problem edhe pėr mundėsitė pėr tė ngelur shtatzėnė. Mbipesha mund tė pengojė ovulimin e vezės dhe tė sjellė shkatėrrimin e hormoneve. Kjo situatė e ēon femrėn drejt probleme tė ndryshme shėndetėsore siē janė diabeti, sėmundjet e zemrės, tensioni i lartė i gjakut etj. tė cilat ndikojnė negativisht nė pjellorinė e femrės, po ashtu shkaktojnė probleme gjatė shtatzėnisė. Ato gra qė vuajnė nga obeziteti kanė mė pak mundėsi pėr tė dhėnė sukses ndaj trajtimeve pėr ovulim.

Nėse jeni nėnpeshė duhet tė shėndosheni
Nuk janė tė pakta rastet kur femrat janė nėnpeshė, sidomos nėse nisemi nga dietat e ndryshme qė njė pjesė e tyre ndjekin pėr tė ruajtur linjat. Por kjo ėshtė nė dėm tė shėndetit. Njė dietė e duhur nuk do tė thotė tė anashkalosh ushqimin, por tė marrėsh lėndėt e duhura ushqyese. E megjithatė kjo keqkuptohet nga femrat tė cilat i vuajnė kėto pasoja nė dėm tė tyre. Tė jesh e dobėt, veēanėrisht nė ekstrem, mund tė reduktojė nė mėnyrė dramatike pjellorinė. Te femrat tė cilat janė nėnpeshė ka mundėsi tė pakta pėr t’u realizuar ovulimi i vezėve.

Bėni trajtime akupunkture
Trajtimi mė akupunkturė konsiston nė nguljen e gjilpėrave nė trup, veēanėrisht nė shpinė. Studimet e realizuara nga disa ekspertė amerikanė kanė treguar se trajtimi me akupunkturė rrit mundėsinė e femrės pėr tė ngelur shtatzėnė. Ky trajtim nė rastet kur femra ka vėshtirėsi pėr tė ngelur shtatzėnė shoqėrohet edhe me transferimin e embrionit invitro. Kėto studime kanė treguar sė gratė tė cilat bėjnė trajtime akupunkturė kanė rreth dy herė mė tepėr mundėsi pėr tė ngelur shtatzėnė. Edhe nė rastet e futjes invitro tė embrionit nė mitėr, akupunktura rrit nė 50 pėr qind mundėsinė pėr shtatzėni.

Ecni ēdo ditė pėr 30 minuta
Nuk ka asnjė vėshtirėsi pėr tė ecur ēdo ditė rreth 30 minuta. Pėrkundrazi ėshtė gjėja mė e lehtė qė mund tė bėhet dhe jep rezultate pozitive nė shėndetin tuaj. Tė ecėsh dhe tė bėsh njė vrap tė lehtė ndihmon nė problemet me sėmundjet e zemrės, diabetin, sėmundje tė cilat mund tė dėmtojnė fertilitetin dhe mund tė shkaktojnė komplikacione gjatė shtatzėnisė. Ushtrimi i rregullt fizik iu ndihmon tė ruani njė peshė normale tė trupit, gjė e cila luan rol tė rėndėsishėm nė maksimizimin e mundėsisė pėr shtatzėni.

Shmangni depresionin
Disa ekspertė besonin se depresioni nuk shkaktonte mungesė pjellorie, dhe se trajtimi kundėr depresionit rriste mundėsinė pėr tė ngelur shtatzėnė. Por realisht nuk ndodh kėshtu. Ato femra tė cilėt vuajnė nga stresi dhe depresioni zvogėlojnė mundėsinė pėr tė ngelur shtatzėnė gati dy herė mė tepėr se ato gra tė cilat nuk ndodhen nėn ndikimin e kėtyre faktorėve psikologjikė. Po ashta edhe marrja me tepri e antibiotikėve dhe antidepresivėve mund tė shkaktojė mungesė pjellorie dhe mund tė pengojė ovulimin e vezėve, apo probleme gjatė shtatzėnisė.

Ndiqni njė dietė tė caktuar
Pėr tė shtuar mundėsitė pėr tė qenė shtatzėnė dhe pėr tė qenė e shėndetshme, mjekėt rekomandojnė qė tė hani nė mėnyrė tė shėndetshme, duke pėrdorur nė dietėn tuaj tė gjithė ushqimet e nevojshme me drithėra, fibra, mish, fruta tė freskėta dhe perime, vajra tė shėndetshme, duke mos harruar tė merrni kripėn dhe sheqerin nė sasinė e duhur. Duke ngrėnė nė mėnyrė tė shėndetshme edhe trupi juaj do tė reagojė pozitivisht duke dhėnė rezultate pozitive. Njė dietė e shėndetshme ndihmon nė shmangien e sėmundjeve tė ndryshme dhe rritjen e mundėsive pėr shtatzėni.

Merrni sasinė e nevojshme tė alkoolit
Ekspertėt rekomandojnė qė tė konsumohet alkooli edhe nga femrat, por nė masėn e duhur. Njė gotė verė nė darkė jo vetėm qė i bėn mirė shėndetit, largon rrezikun pėr sėmundje tė ndryshme tė zemrės, obezitetit, presionit tė gjakut, por rrit edhe mundėsinė pėr shtatzėni. Rastet kur femrat konsumojnė alkoolin nė masė tė tepėrt, shpeshherė disa prej tyre abuzojnė me tė, rrezikojnė mė tė vėrtetė mundėsinė pėr t’u bėrė nėnė. Jo vetėm kjo por edhe gjatė shtatzėnisė shfaqen probleme dhe komplikacione, qė rrezikojnė jo vetėm jetėn e fėmijės, por edhe tė nėnės.

Mos pini duhan dhe shmangni vendet
Jo vetėm duhani dėmton shėndetin tuaj, por ndikon negativisht nė shtatzėni dhe nė shėndetin e fėmijės qė do tė lindė nga njė grua qė konsumon duhanin. Jo vetėm pirėset e rregullat tė duhanit, por edhe ato femra qė qėndrojnė nė ambiente tė tilla, qė mund tė quhen ndryshe edhe duhanpirėse tė dorės sė dytė pėr faktin qė ato thithin sasira tė larta tė tymit tė duhanit, shfaqin probleme. Pirja e duhanit sjell njė shtatzėni me komplikacione dhe probleme, duke shkaktuar edhe lindje tė parakohshme apo lindje nėn peshė tė fėmijės.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 06:59 pm  ToSi
Kėshilla Pėr Meshkujt Qė Vuajnė Nga Prostati


Ushqimet qė kurojnė prostatėn

Gjithēka duket se fillon me urinime sa mė tė shpeshta, si shkaktarė tė tė cilave shumė herė meshkujt akuzojnė ndonjė ftohje apo mendojnė se kanė pirė shumė lėngje. Ndonjėherė mendohet se ėshtė dhe faji i ajrit tė kondicionuar. Mė pas dhimbja fillon tė pėrhapet dhe nė kurriz dhe gjithnjė e mė shumė mendohet se kemi tė bėjmė me njė ftohje. Po ama tė tjerėt nuk vuajnė nga ky problem, dhe pse mund tė jenė tė ftohur dhe, ē’ėshtė mė e keqja, kjo gjendje zgjat me shumė se sa njė ftohje normale.
Kanceri i prostatės godet ēdo vit rreth 12 pėr qind tė popullsisė botėrore. Niveli i vdekshmėrisė ka pėsuar rėnie me 9 pėr qind qė nga viti 1985 deri nė 1998. Mbijetesa prej pesė vjetėsh, pasi ėshtė identifikuar dhe kuruar tumori, ėshtė rritur me 15 pėr qind kėto 15 vitet e fundit. Nė Evropė nga ky lloj tumori janė tė prekur 40 nė 100 mijė persona, ndėrsa nė USA 70 nė 100 mijė. Por nuk ėshtė e thėnė qė tė gjithė ata qė kanė njė hiperplasi beninje zhvillojnė tumorin e prostatės. Studimet shkencore akoma nuk kanė arritur tė zbulojnė se pėrse disa meshkuj sėmuren dhe disa tė tjerė jo. Specialistėt thonė se dihet qė me kalimin e viteve njė mashkull ka mundėsi mė tė mėdha pėr tė zhvilluar kėtė lloj tumori, por nuk janė identifikuar akoma faktorėt qė e shkaktojnė kėtė, pėrveē dhjamosjes. Pėr tė identifikuar prekjen e njė organizmi mashkullor nga ky lloj tumori ekziston dhe njė test i veēantė. Testi konsiston nė njė analizė tė thjeshtė gjaku nė tė cilėn matet niveli i PSA qė ėshtė njė glikoproteinė e prodhuar nga qelizat e prostatės. Pėrqendrimi i kėsaj substance tė prodhuar nga qelizat e prostatės shtohet nė raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish beninje. Duhet tė pėrsėritet tė paktėn tetė herė dhe shėrben pėr tė diagnostikuar sa mė parė njė tumor. Vlera normale e PSA ėshtė 2.5 ng/ml. Nė qoftė se ky pėrqendrim ėshtė mė i lartė, atėherė do tė ishte e nevojshme tė bėni njė biopsi. Nė qoftė se gjatė biopsisė arrin nė 10 ng/ml, atėherė rreziku i krijimit tė njė tumori ėshtė rritur.

Ushqimet
Pėr tė parandaluar kancerin onkologėt rekomandojnė qė tė ndiqet njė dietė e ekuilibruar, e pasur me fruta dhe perime dhe e varfėr me proteina. Sipas disa studimeve ekzistojnė disa ushqime qė e parandalojnė kėtė lloj kanceri mė shumė se disa tė tjera. Ja disa prej tyre: Hudhrat dhe qepėt. Nuk mund tė konsiderohen ushqime galante, por ama janė parandaluese tė mira pėr organizmin mashkullor nga ky lloj tumori. Kush i ha kėto ushqime me sasi tė mėdha rrezikon qė tė sėmuret mė pak. Dhe pėr ironi tė fatit, merita ėshtė pikėrisht e pėrbėrėsve qė shkaktojnė dhe erėn e rėndė. Po, djathit vegjetarian. Bėn mirė pėr kolesterolin, por dhe pėr prostatėn. Djathi vegjetarian mund tė eliminojė rrezikun e pėrhapjes sė tumorit. Njė pėrbėrės i sojės, genisteina ngadalėson ndjeshėm rritjen e tumorit. Kjo mund tė shpjegojė dhe pse vendet orientale, qė kanė njė dietė tė pasur me sojė, janė mė pak tė prekura nga ky lloj tumori. Seleni kryen njė funksion dezinfektues, pra mbron organizmin nga shumė sėmundje, mes kėtyre dhe tumorit tė prostatės. Aq e ndjeshme ėshtė kjo, sa disa qendra amerikane iu sugjerojnė burrave tė moshės mesatare tė marrin njė dozė tė pėrditshme seleni. Nė sasi tė konsiderueshme seleni gjendet tek mishi dhe tek drithėrat. Ekzistojnė dhe ilaēe farmaceutike dietetike qė pėrmbajnė selen, por e rėndėsishme ėshtė qė tė mos kalohet doza e nevojshme. Peshku dhe arrat. Duket se vitaminat kanė njė rol tė rėndėsishėm nė mbrojtjen e organizmit nga tumori i prostatės, sidomos vitamina D, e cila gjendet kryesisht nė vajin e mėlēisė sė merlucit dhe tonit, tek qumėshti dhe tek vezėt dhe vitamina E qė gjendet tek frutat e thata dhe tek gruri. Konsumim sa mė tė madh tė domateve. Domatja konsiderohet si njė kandidat i mirė pėr parandalimin e kancerit tė prostatės. Licipeni dhe karotenoidi qė i japin ngjyrėn e kuqe domates ulin mundėsinė e krijimit tė tumorit.

Prostata, gjithmonė pas 40 viteve

Tumor? Prostat? Shpeshherė pacienti nuk e ka tė qartė se pėr ēfarė flitet realisht, madje ndonjėherė specialistėt thonė se ėshtė detyrė e tyre qė t’u shpjegojnė se ku ndodhet dhe ēfarė roli ka prostata. Prostata ndodhet afėr uretrės, rrugėt urinare nėpėrmjet tė cilave urina dhe lėngjet dalin jashtė penisit. Tek njė mashkull i rritur ėshtė i madh pak a shumė sa njė gėshtenjė dhe peshon rreth 20 gram. Funksioni i tij kryesor ėshtė prodhimi i lėngut qė transporton spermatozoidet gjatė ejakulacionit. Ky ėshtė tumori mė i pėrhapur tek meshkujt, dhe nė veēanti tek ata qė janė mbi 65 vjeē, pas tumorit tė mushkėrisė dhe kolonit.

Ēfare te hani

1-Hudhrat janė parandaluese tė mira pėr organizmin mashkullor nga ky lloj tumori
2-Qepėt, merita e ėshtė e pėrbėrėsve qė shkaktojnė dhe erėn e rėndė
3-Djathi vegjetarian mund tė eliminojė rrezikun e pėrhapjes sė tumorit
4-Peshku, vitaminat e tij kanė njė rol tė rėndėsishėm nė mbrojtjen e organizmit
5-Arrat, sipas specialistėve kanė vitaminė D
6-Domatet janė tepėr tė rėndėsishme pėr konsum tė pėrditshėm, parandalojnė kancerin e prostatės
7-Drithėrat e ndryshme, tė cilat kanė nė pėrbėrjen e tyre selen
8-Mishi, edhe nė tė gjendet seleni, por ėshtė e rekomandueshme tė mos ekzagjerohet me pėrdorimin e tij.

Shkenca

Radioterapia, si e lufton sėmundjen e prostatės
Radioterapia ėshtė njė radioaksion qė dėmton qelizat tumorale, duke i ēuar deri nė vdekje. Ēdo seancė nga 10-15 minuta nė ditė pėr 6-8 javė me radhė. Ky lloj diagnostikimi ėshtė e kėshillueshme pėr pacientė tė rinj dhe me tumor tė lokalizuar. Avantazhet kryesore janė eliminim i qelizave tumorale dhe mundėsi shumė tė mėdha shėrimi.

Krioterapia, njė gjysmė ore pėr tė hequr prostatėn
Ka tė bėjė me ngrirjen e qelizave tumorale, gjė qė shkakton dhe vdekjen e tyre. Ndėrhyrja zgjat rreth njė gjysmė ore dhe ėshtė e kėshillueshme pėr pacientė me tumor tė lokalizuar. Avantazhi kryesor ka tė bėjė me kohėn e shkurtėr tė ndėrhyrjes

Ilaēe farmaceutike qė rregullojnė prostatėn
Terapia hormonale ka tė bėjė me pėrdorimin e ilaēeve farmaceutike qė rregullojnė nivelin e testeteronit, kjo terapi zgjat dy orė nė ditė pėr rreth dy vjet dhe ėshtė e kėshillueshme pėr pacientėt qė nuk duan apo nuk munden t’u nėnshtrohen ndėrhyrjeve kirurgjikale, pacientėt nė moshė tė avancuar dhe ata nė metastazė
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 07:00 pm  ToSi
Keshilla Per Parandalimin e Renies Se Flokeve


Kėshilla pėr tė ndaluar rėnien e flokėve

Flokėt kanė njė rėndėsi shumė tė madhe pėr estetikėn e njeriut. Rėnia e tyre ėshtė e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt, por mė e theksuar ėshtė tek meshkujt. Por, pėrse bien flokėt? A ėshtė i mundur parandalimi i kėtij fenomeni? Si mund tė trajtohet rėnia e tyre?

Shkaqet e rėnies

Trashėgimia dhe faktorėt gjenetike. Rėnia e flokėve ashtu si ngjyra e syve, ėshtė njė tipar i trashėgueshėm. Me kalimin e kohės floku bėhet i hollė dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet qė provokojnė rėnien e flokut janė tė transmetueshme nga tė dy prindėrit. Ėshtė i kotė rriti qė ndiqet shpesh nga prindėrit pėr tė qethur fėmijėt e vegjėl, nė mėnyrė qė tė rritet dhe shtohet floku. Nėse njeri nga prindėrit vuan rėnien e flokut, ajo do transmetohet tek fėmija nėse ai ka marrė gjenet e tij. Por nga ana tjetėr nuk ėshtė e thėnė qė prindi vuan rėnien e flokut dhe patjetėr duhet ta ketė dhe fėmija. Kjo ėshtė nė varėsi se nga cili prind i janė transmetuar gjenet fėmijės. Pikėrisht me kėtė fakt shpjegohen dhe rastet e shumta qė ndodhin brenda njė familjeje, ku njėri vėlla ėshtė tullac, ndėrsa tjetri ka njė dendėsi tė madhe tė flokėve. Rėnia e flokėve fillon qė 20 vjeē, por ajo vihet re vetėm kur personi arrin nė tė 30-t. Rėnia e flokėve nga trashėgimia ėshtė tipike nė pjesėn ballore dhe anash
ballit.

Stresi

Stresi ėshtė njė faktor shumė rėndues nė rėnien e flokut. Nė ndryshim me faktorin gjenetik, rėnia e flokėve, pėr arsye stresi, ėshtė e shpėrndarė nė tė gjithė zonėn ku ka flokė ose e lokalizuar nė formė rrethore. Sipas specialistėve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat njė keqekuilibrim tė ushqimeve tė nevojshme pėr organizmin. Mungesa e proteinave mund tė ndryshojė prodhimin normal tė flokėve dhe tė bėjnė qė flokėt tė hyjnė nė njė fazė pushimi dhe pėr dy apo tre muaj do tė shfaqet humbja e flokėve nė masė.

Sėmundjet

Ndodh shpesh qė shfaqet dukuria e humbjes sė flokėve pas kalimit tė ndonjė infeksioni, si ethe tė forta, operacione, etj. Gjithashtu dhe pas ērregullimeve tė funksionimit tė gjėndrave tiroide ndodh rėnia e flokėve. Nė kėto raste ėshtė e nevojshme t’i jepet fund me trajtim pėr t’i normalizuar. Gjithashtu, shfaqet ky fenomen kur ka mosfunksionim tė hormoneve mashkullore tė njohura si androgjene ose femėrore tė njohura si estrogjene. Nė kėto raste korrigjimi i disekuilibrit eviton rėnien e flokut. Gjithashtu, disa sėmundje shoqėrohen nga rėnia e flokėve, siē ėshtė rasti i diabetit dhe e kundėrta. Rėnia e flokėve ėshtė njė paralajmėrim se ndonjė sėmundje serioze po fillon tė shfaqet. Medikamentet qė pėrdorim pėr shėrimin e sėmundjeve ndikojnė nė rėnien e flokut. Nė kėto raste lind si domosdoshmėri shtyrja e kurės sė sėmundjes ose duhen marrė parasysh mė parė pasojat e marrjes sė kėtyre medikamenteve. Rėnia e flokėve nga marrja e medikamenteve zakonisht ėshtė e kthyeshme dhe pėrgjithėsisht pa probleme.

Pakujdesia

Veset e kėqija dhe pakujdesia. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilėsi tė keqe, agresive dhe pėrdorimi i vazhdueshėm i tyre besojnė dhe thyejnė kapilarėt e flokut duke bėrė tė mundur rėnien e tyre. Njė armik i flokut ėshtė edhe larja e tyre shumė e shpeshtė dhe krehja me avuj tė nxehtė qė bėjnė tė mundur kėputjen e tyre dhe provokojnė disekuilibėr nė shtresėn e yndyrshme tė lėkurės.

Kujdes
1-Kontrolloni stresin
2-Mbani njė dietė tė pėrshtatshme
3-Pini tė paktėn dy kg ujė nė ditė
4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me ane tė tė cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbėsore nė rikonstruktimin kapilar.
5-Evitoni sa mė shumė konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zėvendėsuar me vajra natyrale, veēanėrisht me vajin e ullirit.
6-Evitoni ushqimet e skuqura.
7-Pėrdorni sallata tė ndryshme.
8-Dielli i pishinės dhe i detit ėshtė i dėmshėm pėr flokėt.
9-Mos e ndėrroni shpesh shampon.


Si tė kujdesemi pėr flokėt

Njė njeri i shėndetshėm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokėsh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra nė javė. Ushqimi i keq dhe sėmundjet e ndėrpresin procesin e rritjes sė flokėve. Ėshtė thelbėsore mbajtja e higjienės pėr flokun. Me kėtė duhet tė kuptohet zgjedhja e shampos sė pėrshtatshme pėr tipin e flokut. Nuk ėshtė e kėshillueshme ndėrrimi i shpeshtė i llojit e shampos. Nėse flokėt i lyeni, boja duhet aplikuar sė pari nė njė tufė tė vogėl flokėsh pėr shmangien e efekteve anėsore. Shtatėdhjetė pėr qind e meshkujve nė botė, sipas studimeve, vuajnė nga rėnia e flokėve. Sipas specialistėve, pėrveē trashėgimisė, fajin pėr kėtė e ka edhe hormone testosterone, i cili ėshtė armiku numėr njė pėr rėnien e flokėve.

Shkenca, nė ditė njerėzve u bien 150 qime

Flokėt rriten pėr dy deri tre vjet pėrpara se tė bien. Rėnia e flokėve tė vjetėr ėshtė krejt natyrale. Nga pori prej tė cilit ra floku i vjetėr zakonisht pas njė farė kohe del njė qime e re floku. Nė njė ditė njerėzve mund t“u bien 150 qime flokėsh. Ka shkaqe tė ndryshme qė shkaktojnė rėnien e flokėve, si ndonjė sėmundje infektoze, pėrdorimi i njė ilaēi tė caktuar etj. Kur rėnia e flokėve nuk ėshtė gjenetike ose e lidhur me sėmundje, parandalimi i kėtij fenomeni ėshtė i mundur duke ndjekur disa kėshilla. Fenomeni fillon nė moshėn nė mes 20 deri 30-vjeēėve. Flokėt bėhen mė tė dobėt, bien nė mėnyrė masive dhe nuk dalin mė tė rinj. Mbi 70 % e burrave vuajnė nga rėnia e flokėve. Fajin pėr kėtė e ka kryesisht hormoni seksual mashkullor testosteron.

Mjekėt: Rėnia e flokėve, e trashėguar

Rėnia e flokėve mund tė shkaktohet edhe nga trashėgimia gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me njė enzimė tė caktuar dhe shndėrrohet nė njė dihidrotestosteron, apo siē emėrohet ndryshe DHT. Kjo futet nėpėrmjet gjakut qė riqarkullon nė rrėnjėt e flokėve dhe ngujohet aty. DHT jo vetėm pengon rritjen e flokėve, por edhe ndalon daljen e flokėve tė rinj. Me kalimin e kohės, poret mbyllen krejt. Rreth 20 pėr qind e femrave nė botė vuajnė nga rėnia e flokėve, zakonisht njė femėr mund tė humbasė flokė vetėm nėse kalon stres, pėrdor bojė tė keqe, nuk i ushqen flokėt ose dhe nėse pėrdor drogėra tė ndryshme. Kurse 30 vjeē ėshtė mosha mesatare kur nis fenomeni i rėnies sė flokėve. Specialistėt tregojnė se, realisht fenomeni nis qė nė moshėn 20-vjeēare, kohė kjo kur nė kokėn e njeriut fillojnė tė pėrdoren produkte tė ndryshme kozmetike.

Propecia, njė mjet kundėr rėnies sė flokėve

Propecia ėshtė njė lloj medikamenti i zbuluar kohėt e fundit. Ai bėn tė mundur bllokimin e enzimės qė lidhet me testosteronin, duke e penguar kėshtu kėtė lidhje. Numri i DHT nė lėkurėn e kokės pakėsohet kėshtu me dy tė tretat. Kjo bėn qė tė ndalojė rėnia e flokėve nė pjesėn mė tė madhe tė burrave dhe nė shumė raste arrijnė rrėnjėt e flokėve tė rigjenerohen dhe tė prodhojnė flokė tė fuqishėm si mė parė. Jo pak, por 150 fije floku, ėshtė sasia qė u bie tė gjithė njerėzve nga koka thuajse ēdo ditė, dhe nė pranverė dhe nė vjeshtė ky numėr ėshtė edhe mė i lart. Nėse kjo shifėr shtohet atėherė tė gjithė personat duhet tė shqetėsohen. Ndėrkohė qė 2 milimetra nė javė zgjatet floku i njeriut, nėse ai dėmtohet me produkte jo tė pėrshtatshme kozmetike (si pėr meshkuj ashtu edhe pėr femra), atėherė ai kėputet po kaq milimetra gjatė javės.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 07:01 pm  ToSi
Pse Na Vjen Ftohtė


Kėmbėt, gishtat tė ftohta apo tė mpira: A bėhet fjalė vetėm pėr "termostatin" e brendshėm tė prishur apo janė shenjat pėr ndonjė sėmundje serioze?
Trupi pėr tė mbajtur ēdo herė temperaturėn konstane nė brendėsi pėrdorė termogjenezėn; nėse ky mekanizėm nuk funksionon si duhet, mė sė pari kėtė e ndjejnė ekstremitetet qė janė mė larg "ngrohėsit" tė organizmit, zemrės. Megjithatė, nė disa raste, duart e ftohta mund tė jenė shenja tė problemeve serioze shėndetsore, tė cilat duhet kontrolluar dhe shėruar.
Tre kėshilla se si tė ngroheni:
Vishuni mė trash. Ēizmet janė mėnyra mė e mirė pėr ngrohjen e kėmbėve.
Shmangu ushqimit tė rėndė. Nėse ėshtė ushqimi i rėndė, pėr tretjen e saj nė mėlēi dhe lukth vjen njė sasi mė e madhe e gjakut, dhe prandaj njė sasi mė e madhe ėshtė e koncentruar nė kėto organe.
Ndaloni duhanin. Nikotina zvoglon kapilarėt. Kėshtu duhani zvoglon temperaturėn nė duar dhe kėmbė: secila cigare ul temperaturėn pėr njė gradė celsius gjatė 20 minutave.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 07:01 pm  ToSi
Dijetat e Shpeshta Dėmtojnė Zemrėn


Tek femrat anorekse dhe ato qė kanė humbur shumė shpejt peshėn e trupit mund tė lajmrohen probleme nė zemėr, tė rrezikshme pėr jetėn, tė cilat bėhen tė dukshme gjatė ushtrimeve, pohojnė shkenctarėt Amerikan.
Me vite ėshtė e njohur se tek femrat tė cilat tė sėmura nga anoreksia paraqiten probleme nė zemėr, tek tė cilat paraqiten tė rrahura tė pakta nė zemėr dhe dėmtim tė muskulit tė zemrės.
Pėrveē kėsaj, shkenctarėt besojnė se vdekja e menjėhershme nė rastin e tė sėmurėve nga anoreksia kryesisht ėshtė rezultat i problemeve nė zemėr.
Dr. Suzanne Riggs dhe kolegėt e saj nga spitali pediatrik Hsabro nė vendin Providence nė Rhode Island, kanė studiuar punėn e zemrės tek 36 vajza me moshė prej 11 deri 18 vjet, tė cialt ishin tė hospitalizuara pėr shkak mosushqyerjes tė shkatuara nga anorekisa. Deri sa aparatet kanė matur punėn e zemrės dhe metabolizmin e saj, kėto vajza ushtronin nė biēikleta tė dhomės duke simuluar vozitjen e saj nė tatėpjetė. Ato kishin ndėrprerė ushtrimet kur janė lodhur shumė.
33% nga kėto vajza tė kontrolluara pastaj, duke pėrfshirė edhe ato qė kanė ushtruar ēdo ditė pėr disa orė, kishin zemėr tė dobėsuar mesatarisht apo edhe fort.
Personat qė nuk kanė probleme me zemėr gjatė vozitjes sė biēikletės nė momente tė caktuara do tė arrijnė maksimumin e tyre. Para se tė arrijnė maksimumin do tė kalojė njė kohė e gjatė, harxhimi i oksigjenit nė kulm tė ushtrimeve do tė jetė e madhe, dhe kalimi nga metabolizmni aerob nė atė anaerob do tė kalojė njė kohė e gjatė.
Pėrveē kėsaj, zemra e personave normal do tė ketė mė shumė forcė pėr ushtrime.
Vajzat anoreksike shumė shpejt do tė vijnė deri te maksimumi i tyre (i ulėt), me harxhim tė vogėl tė oksigjenit, dhe kalimi nė metabolizmin anaerob do tė ndodh shumė shpejt, ēka do tė thotė se kanė shumė tolerancė tė dobėt nė rritjen e numrit tė rrahjeve tė zemrės.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 07:02 pm  ToSi
Dijetat e Shpeshta Dėmtojnė Zemrėn


Tek femrat anorekse dhe ato qė kanė humbur shumė shpejt peshėn e trupit mund tė lajmrohen probleme nė zemėr, tė rrezikshme pėr jetėn, tė cilat bėhen tė dukshme gjatė ushtrimeve, pohojnė shkenctarėt Amerikan.
Me vite ėshtė e njohur se tek femrat tė cilat tė sėmura nga anoreksia paraqiten probleme nė zemėr, tek tė cilat paraqiten tė rrahura tė pakta nė zemėr dhe dėmtim tė muskulit tė zemrės.
Pėrveē kėsaj, shkenctarėt besojnė se vdekja e menjėhershme nė rastin e tė sėmurėve nga anoreksia kryesisht ėshtė rezultat i problemeve nė zemėr.
Dr. Suzanne Riggs dhe kolegėt e saj nga spitali pediatrik Hsabro nė vendin Providence nė Rhode Island, kanė studiuar punėn e zemrės tek 36 vajza me moshė prej 11 deri 18 vjet, tė cialt ishin tė hospitalizuara pėr shkak mosushqyerjes tė shkatuara nga anorekisa. Deri sa aparatet kanė matur punėn e zemrės dhe metabolizmin e saj, kėto vajza ushtronin nė biēikleta tė dhomės duke simuluar vozitjen e saj nė tatėpjetė. Ato kishin ndėrprerė ushtrimet kur janė lodhur shumė.
33% nga kėto vajza tė kontrolluara pastaj, duke pėrfshirė edhe ato qė kanė ushtruar ēdo ditė pėr disa orė, kishin zemėr tė dobėsuar mesatarisht apo edhe fort.
Personat qė nuk kanė probleme me zemėr gjatė vozitjes sė biēikletės nė momente tė caktuara do tė arrijnė maksimumin e tyre. Para se tė arrijnė maksimumin do tė kalojė njė kohė e gjatė, harxhimi i oksigjenit nė kulm tė ushtrimeve do tė jetė e madhe, dhe kalimi nga metabolizmni aerob nė atė anaerob do tė kalojė njė kohė e gjatė.
Pėrveē kėsaj, zemra e personave normal do tė ketė mė shumė forcė pėr ushtrime.
Vajzat anoreksike shumė shpejt do tė vijnė deri te maksimumi i tyre (i ulėt), me harxhim tė vogėl tė oksigjenit, dhe kalimi nė metabolizmin anaerob do tė ndodh shumė shpejt, ēka do tė thotė se kanė shumė tolerancė tė dobėt nė rritjen e numrit tė rrahjeve tė zemrės.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 07:03 pm  ToSi
Suksesi Mė i Fundit



Ilaēi quhet Herceptin. Dhe ka filluar tė pėrdoret pėr tė kuruar fazat e avancuara tė kancerit. Nė studimet e pasqyruara nė numrin e fundit tė revistės sė mjekėsisė sė New Englandit, pėr gratė qė vuajnė nga formė e hershme, agresive e kancerit tė gjirit, tė cilėve iu dha Herceptin njėkohėsisht me kemioterapinė, pėrqindja e rikthimit tė kancerit ra me 50 pėr qind. Doktorėt po i cilėsojnė rezultatet tė jashtėzakonshme.
Kjo kurė e re ėshtė arritja mė entuziazmuese qė prej mė shumė se njė dekade, sipas mjekes Susan Troyanit nė Spitalin Beth Israel Deaconess nė Boston.
“Tė gjithė mbetėm tė befasuar nga rezultatet. Ne e parashikonim qė tė kishte efekte pozitive shtesė, duke e bashkuar kėtė kurė me kimioterapinė, por nuk prisnim njė efekt kaq tė madh”.
Mjekja Edith Perez e klinikės Mayo, ėshtė bashkėautore e artikullit nė Revistėn Mjekėsore tė New Englandit. Ajo thotė se Herceptina godet vetėm qelizat e sėmura tė njė formė veēanėrisht vdekjeprurėse tė kancerit tė gjirit.
“Herceptina godet vetėm qelizat kanceroze ndaj tė cilave duhet tė veprojė dhe ne prej vitesh kemi pritur njė gjė tė tillė”.
Herceptima, qė shihet kėtu me ngjyrė tė verdhė, kapet pas njė proteine tė rėndėsishme nė tumoret agresive, duke bllokuar shumėziin e qelizave dhe duke shkaktuar vdekjen e tyre me shpejtėsi.
Pėr 25 milionė gratė qė diagnostikohen me kėtė lloj kanceri ēdo vit nė gjithė botėn, ky ėshtė njė lajm i tepėr pozitiv. Kristie Naimes u diagnostikua para dy vjetėsh me njė formė agresive tė kancerit tė gjirit.
“Mė kishin dhėnė shumė pak shpresė, mė pak se 30 pėr qind shans pėr tė jetuar edhe pesė vjet tė tjera. Nuk do tė kisha mundėsinė tė shihja rritjen e vajzės sime. Mė thanė se shansi im i vetėm pėr tė mbijetuar ishte Herceptina”.
Studiuesit thonė se njė analizė laboratorike mund tė identifikojė se cilėt pacientė mund tė reagojnė pozitivisht ndaj Herceptinės. Njė pėrqindje e vogėl grash nė kėtė studim patėn njė dobėsim tė muskulit tė zemrės. Por doktorėt thonė se efektet pozitive tė Herceptinės, janė shumė mė tė rėndėsishme se rreziqet.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 07:04 pm  ToSi
Alergjite

Lageshtira e ajrit, ndotja e tij dhe ndryshimi i herepashershem i temperaturave jane shkaktaret kryesore te shfaqjes se alergjise ne kete periudhe. Mjeket tregojne nje sere simptomash, qe shfaqen nga kjo lloj semundjeje, te cilat jane pothuajse te ngjashme me nje grip, por qe kurre nuk mund te ngaterrohen. Por si mund te kurohet kjo semundje? Mjekja alergologe, Mira Xhixha, jep te gjitha keshillat dhe detajet qe duhet te ndjeke nje pacient.

Jemi ne nje periudhe, kur kushtet atmosferike jane te luhatshme. Si ndikon kjo tek te semurat me alergji?

Perderisa ndodhemi ne sezonin e vjeshtes, semundjet alergjike shfaqen me shume dhe theksohen, si pasoje e kushteve atmosferike te stines. Ka nje kohe te gjate qe perjetojme kete luhatje te temperaturave, reshje te shiut, ere dhe alergjite jane te parat qe ngacmohen, ne krahasim me semundjet e tjera te organizmit. Me kryesoret jane alergjite e frymemarrjes, te hundes dhe te bronkeve, pra brenda kraharorit dhe brenda mushkerise. Se pari, jane shqetesimet qe shfaqen nga rrufa per njerezit te cilet kane alergji te percaktuar, si nga pluhurat, ashtu edhe nga poleni. Per kete grup pacientesh, shqetesimet jane me te dukshme ne kete faze ose mund te kete nje rendim te gjendjes se tyre shendetesore, e cila mund te shkoje deri ne nje infeksion viral. Te gjitha keto shkaktohen nga ulja e temperatures se ajrit dhe kjo behet shkak per shperthimin e alergjise.

Cilat jane shqetesimet, qe shfaq nje person i prekur nga alergjia?

Se pari, jane shqetesimet qe mund te vijne nga rrufa, nga hunda e mukozes dhe e sinuseve. Kjo mund te shoqerohet me teshtitje, kullim hundesh, bllokim hundesh apo edhe shenja, te shoqeruara me bllokim dhe prekje te mukozave e sinuseve. Kjo mund te paraqitet me nje dhimbje koke, por edhe me nje sinozit per personat e prekur nga keto semundje kronike. Po keshtu, nje tjeter shenje eshte edhe kolla ngacmuese, e cila, pergjithesisht, eshte e thate dhe e forte, e cila mund te jete si gjate dites, ashtu edhe naten. Shenja te tjera jane ato te problemeve ne rruget e poshtme te frymemarrjes, frymemarrje fishkellyese, kolle ne forme krize. Te gjitha keto jane shenja te astmes bronkiale, kur alergjia eshte ne rruget e frymemarrjes. Por, edhe griprat dhe infeksionet virale hasen shpesh ne kete periudhe dhe nuk duhen ngaterruar. Nje grip apo nje infeksion viral mund te kape rruget e siperme apo edhe te poshtme, por me teper rruget e siperme. Mund te kape, si personat normale, por edhe ata qe kane alergji. Tek personat normale ky grip mund te kaloje per 5 deri ne 7 dite, me shqetesime qe jane individuale. Kurse tek personi qe eshte alergjik kalon ne nje kohe me te gjate dhe kerkohet me patjeter asistenca e mjekut specialist per marrjen e mjekimit. Dhe kjo per arsye qe gripi te mos jape shqetesime te metejshme, qe vijne nga alergjia.

Cila lloj alergjie eshte me e spikatur ne kete periudhe dhe sa ndikojne kushtet atmosferike?

Ajo qe do te theksoja, si me te spikaturen dhe me tendenciozen per prekjen e pacienteve, eshte astma, sesa rrufa. Kjo per vete faktin qe kushtet atmosferike ndihmojne ne “zhvillimin” e saj. Me te rrezikshem per t’u prekur nga kjo jane alergjiket, te cilet nuk mjekohen, qe nuk i kane dhene rendesi problemit te tyre. Ky lloj kontingjenti merr mjekim vetem ne farmaci ose nuk kurohet dhe e kalon problemin dhe shqetesimin pa marre nje mjekim. Ky grup e kalon me me veshtiresi problemin dhe kerkon nje ndihme me te shpejte mjekesore, se sa te tjeret. Kurse personat, te cilet jane te stabilizuar nga mjekimet, e kalojne me mire kete situate. Me e dominuar semundja eshte tek femijet e vegjel, si dhe moshat e moshuara, te cilet kane edhe nje semundje tjeter pervec alergjive dhe e perjetojne me shume “rendimin” e alergjise se vjeshtes.

Cilat grupmosha jane me te prekura nga kjo lloj alergjie? Po personat qe kane nje semundje kronike, a jane me te rriskuar te preken?

Nuk mund te themi se kjo grupmoshe eshte me e prekur nga alergjia. Semundja prek cdo njeri, pra cdokush eshte i rriskuar, nuk mund te themi se jane femijet apo pleqte. Pasi edhe mosha aktive eshte me e rrezikuar ndaj infeksioneve virale dhe atyre te frymemarrjes, sepse levizin ne autobuse, kafene, ambiente pune, ku shkembehen me shpejt infeksionet. Nuk ka nje kufi te ndare, se kush eshte me i predispozuar per t’u prekur, por mund te them, se njerezit qe marrin pjese ne komunitet, shoqeri shkolla, kopshte, cerdhe behen “pre” e nje alergjie te vjeshtes. Kjo shkaktohet nga lageshtira dhe nga ftohja e temperatures se ajrit rriten infeksionet virale ne rruget e frymemarrjes. Keto infeksione shperthejne ose rendojne nje alergji, qe eshte vendosur ne organizem. Po keshtu, edhe lageshtira ne vjeshte rendon shume problemet alergjike, qe vijne nga pluhurat e shtepise, rruges apo edhe te ajrit, si dhe mokrat. Era, levizja e shtresave te ndotura te ajrit ndikojne tek alergjiket, astma bronkiale dhe rrufa. Duhani eshte nje faktor tjeter shume rendues. Ne qofte se mbivendoset duhani, atehere gjendja vjen duke u perkeqesuar.

Cilat do te ishin keshillat kryesore, qe duhet te ndjeke nje person, i cili eshte prekur nga nje alergji?

Vizita me mjekun do te ishte keshilla e pare qe do te jepja, sepse vetem keshtu mund te stabilizohet gjendja shendetesore e ketyre pacienteve. Perdorimi i medikamenteve, sic duhet, eshte nje nga keshillat e rendesishme. Rikontrollet dhe rivleresimet per personat, te cilet jane te prekur nga alergjia dhe kane shenjat e para apo me shume se tre muaj qe nuk e kane kontaktuar me mjekun. Keta persona duhet te kryejne nje rikonsulte per te rivleresuar gjendjen, sepse ndodhen para ndryshimit te klimes, e cila eshte shkaktari kryesor ngacmues per alergjine. Nje nder keshillat ku duhet vene theksi, eshte qe, pacientet nuk duhet te vetemjekohen dhe sidomos te perdorin nafazolinen, pasi pas nje periudhe ajo behet e demshme per shendetin. Te evitohen ambientet ku ka shume njerez, sepse mundesia e infektimit eshte shume e madhe nga griprat dhe virozat e ndryshme.

Intervistoi S. Isaku

Gripi dhe alergjia

Griprat dhe infeksionet virale hasen shpesh ne kete periudhe dhe nuk duhen ngaterruar. Nje grip apo nje infeksion viral mund te kape rruget e siperme apo edhe te poshtme, por me teper rruget e siperme. Mund te kape si personat normale, por edhe ata qe kane alergji. Tek personat normale ky grip mund te kaloje per 5 deri ne 7 dite, me shqetesime qe jane individuale. Kurse tek personi qe eshte alergjik, kalon ne nje kohe me te gjate dhe kerkohet me patjeter asistenca e mjekut specialist per marrjen e mjekimit. Dhe kjo per arsye, qe gripi te mos jape shqetesime te metejshme, qe vijne nga alergjia.



Shenjat

Teshtima

Bllokim te hundeve

Kullim te hundeve

Kruarje te hundeve

Lotim te syve

Kruarje te vazhdueshme te syve

Mund te jete nje simptome ose disa

Infeksione virale

Keputje te pergjithshme te trupit

Temperature e pakte

Renie te humorit



Keshillat

Mosperdorim te nafazolines

Mosperdorim te ilaceve pa recete

Vizite tek mjeku specialist

Perdorim te rregullt te medikamenteve

Rikontrolle tek specialisti per pacientet e prekur

Te evitohen ambientet me shume njerez

Te evitohen ambientet ku ka nje virus

Te mos pihet duhan tek personat e prekur

Te evitohen daljet e shpeshta, kur ka ndryshim moti

Kujdes nga ushqimet qe shkaktojne alergji

Te lexohen perberesit e ushqimeve.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 07:05 pm  ToSi
Te Sherosh Shtyllen Kurrizore me Vida Titan


Askush nuk e ka menduar se operacioni i pare ne shtylle kurrizore ne vendin tone eshte kryer vetem 6 vjet pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore. Ka qene profesor Petro Cani, ai qe ka kryer kete operacion te pare dhe po keshtu pas kater viteve, ai ka kryer edhe dy operacione te tjera te te njejtit lloj. Keto fakte jane bere publike gjate diteve te fundit ne nje seminar, qe eshte zhvilluar ne Spitalin Ushtarak. Mjeke shqiptare, por edhe mjeke te huaj, kane qene ata te cilet kane referuar edhe per me te rejat e shkences dhe mjekesise. "Seminari u organizua me pjesemarrjen e mjekeve ortopede dhe neurokirurge te Shqiperise, si dhe me pjesemarrjen e mjekeve te ekipit grek, i cili perbehej nga dy kirurge ortopede, prof. Panajot Korveshis dhe Ziso Papazisi. Ne seminar u diskutuan qe nga operacionet e para, te cilet jane zhvilluar ne vendin tone, duke filluar nga ato me te lehtat dhe deri tek ato me te fundit", pohon per gazeten "Koha Jone" shefi i neurokirurgjise, Fatos Olldashi.

Sipas tij, operacionet e fundit, qe po kryhen ne vendin tone, jane ato te fiksimit te shtylles kurrizore me ne te vidave te titanit. I pari i ketij lloji eshte kryer ne muajin shkurt 2006. Ne keto operacione filluan te aplikohen nderhyrjet e fiksimit me vida pedikulare per traumat ne shtyllat kurrizore. Nderkohe qe gjate muajve te fundit kane filluar te trajtohen rastet me te vecanta, duke perfshire edhe ate te adoleshenteve. "Se fundmi, jane kryer kater operacione ne dy dite, ku tre u bene ne nje dite dhe nje diten tjeter. Operacionet ishin te vecanta dhe nuk jane bere asnjehere me pare ne Shqiperi, te cilat dolen me sukses qe shenojne edhe nje hap me para ne drejtimin e kirurgjise spinale", pohon neurokirurgu Olldashi. Deri me sot nga mjeket shqiptare jane kryer 31 operacione, dhe ku pacientet nga shtrati kane pasur mundesine te ngrihen ne kembe per nje periudhe te shkurter prej 1 jave.

Por ajo qe mjeket neurokirurge kane pershendetur ka qene asistenca e vazhdueshme qe kane dhene mjeket greke, te cilet nuk kane trajnuar mjeket shqiptare ne shtetin fqinje. Por jane vete ata qe kryejne keto operacione dhe personeli mjekesor i Spitalit Ushtarak, asiston ne keto operacione. "Ekziston nje marreveshje me kliniken e ortopedise se Patres, Greqi, dhe Spitalit Ushtarak ne vendin tone. Kjo marreveshje nenkupton shkembimin e ekipeve mjekesore per eksperience. Kjo do te thote se edhe mjeket shqiptare kane shkuar ne kete klinike, por edhe ata greke kane kryer nje sere operacionesh ne vendin tone", thote shefi i neurokirurgjise, Fatos Olldashi. Sipas te dhenave ne repartin e neurokirurgjise, brenda nje viti trajtohen rreth 60 te semure me trauma spinale. Nga keta, rreth 15-20 paciente paraqiten ne gjendje shume te rende. Kurse per sa u perket te dhenave boterore, rezulton se personat me probleme ne shtylle kurrizore dhe qe marrin kurim jane 17,2 (nga 8 deri 60 raste) per 1 milion banore.

Operacioni me vida, i ndryshon jeten 16-vjecares

Ishte vetem 16 vjece, por i duhej qe t'i nenshtrohej operacionit me vida per te rregulluar defektin e lindur. Greta. P., prej vitesh nuk mund te kryente aktivitet fizik si te gjithe bashkemoshataret e saj. E lindur me defektin ne shtyllen kurrizore, ajo kishte shume pak mundesi te jetonte normalisht. Por duket se fati "i keq" i saj nuk e ka shoqeruar gjate gjithe jetes. Pas nderhyrjes kirurgjikale, qe ka kryer ne Spitalin Ushtarak per pak dite i eshte dashur te cohet ne kembe dhe te ece normalisht.

Ne Spitalin Ushtarak ne kryeqytet, ne qendren kombetare te traumes, shefi i pavijonit te neurokirurgjise, Fatos Olldashi, shprehet plot emocion per kete nderhyrje te suksesshme, qe i ndryshoi krejtesisht jeten vajzes 16-vjecare. "Ajo qe me ka ngelur ne mendje dhe qe jane edhe dy raste te vecanta, jane ato te dy 16-vjecareve, te cilat jane lindur me nje defekt ne shtyllen kurrizore. Per here te pare, ne Shqiperi realizuam nje operacion per fiksimin e shtylles kurrizore me vida titani", thote Olldashi. Po keshtu shefi i neurokirurgjise, insiston te theksoje se nje merite mjaft te madhe ne realizimin e ketij operacioni ka kirurgu Panagiotis Korovessis, shef i klinikes se ortopedise ne spitalin universitar ne Patra te Greqise. "Fillimisht ka qene specializimi qe une kam bere ne Amerike, qe me ka ndihmuar per te kryer keto operacione. Me pas shume i vlefshem ka qene edhe bashkepunimi me koleget e Patras. Nderkohe qe operacioni i 16-vjecares, ka qene edhe nga me te veshtiret, pasi ka qene nje defekt i lindur ne shtylle kurrizore, dhe ishte i pari qe ne kryenim ne moshe te vogel", pohon neurokirurgu Olldashi.

Olldashi: "Keto operacione per ne nje sfide"

Ju keni filluar te kryeni nje sere operacionesh, te cilat ne vendin tone quhen si te veshtira dhe kane te bejne me shtyllen kurrizore. Cfare jane konkretisht keto operacione?

Ne kemi nje eksperience te re njevjecare per futjen metodave te reja per kirurgjine spinale. Pra, keto jane operacione qe kryhen per fiksimin e shtylles kurrizore me vida pedikulare, te cilat kryhen prej nje viti e gjysme ne kliniken e neurokirurgjise ne Spitalin Ushtarak. Eshte hera e pare qe kryhen keto operacione ne Shqiperi, dhe kryesisht deri me tani jane operuar mosha te reja, te cilet kane fraktura te shtylles kurrizore. Pra, i gjithe suksesi i operacionit eshte fiksimi i shtylles kurrizore me vida titaniumi dhe qe ben te mundur aktivizimin e te semurit qe ne diten e dyte pas kryerjes se operacionit.

Cilat jane perfitimet plus qe mund te kete nje pacient ne ndryshim nga trajtimi qe eshte bere deri me tani?

Kjo eshte nje nga metodat moderne qe perdoret kudo ne bote, eshte hera e pare qe kryhet ne Shqiperi. Ky lloj operacioni ka interes se per te semurin jep mundesine qe te aktivizohet direkt. Per shtetin ka interes, sepse shkurton diteqendrimin e te semureve ne spital, po keshtu i heq edhe nga invaliditeti dhe kthehen ne vendin e punes. Kjo do te thote qe edhe shteti nuk paguan raportet e tyre.

Cila eshte kostoja qe kane keto operacione?

Kete lloj nderhyrje kirurgjikale kane nje kosto shume te madhe, po t'i krahasosh me mundesi ekonomike qe kane shqiptaret. Natyrisht kostoja qe ka ne Shqiperi eshte dhjetera here me e vogel se ajo kosto qe aplikohet jashte shtetit, por sidoqofte prape per shqiptaret eshte e madhe. Aktualisht kjo kosto mbulohet nga vete pacienti. Ne kosto be het fjale per vleren e materialeve, sepse pacientet nuk paguajne per operacione dhe sherbimet ne spital.

Cili ka qene numri i ketyre operacioneve te kryera dhe kush eshte rezultati i tyre?

Ne ndjekje 1-vjecare te gjithe pacientet kane kaluar pa komplikacione. Ne nje rast ka frakture te vidave, por pa dhene prishje te stabilitetit te kolones. Ne asnje rast nuk ka pasur infeksione apo probleme te deshtimit te sistemit te fiksimit. Mendojme qe rendesi ka seleksionimi i mire i pacienteve, duke pasur kujdes sidomos pacientet e moshuar me osteoporoze. Deri me sot jane kryer 31 operacione dhe ne rastet me te vecanta do te thosha ato te dy vajzave, qe jane operuar nga nje keqformim te shtylles kurrizore. Ndihme te madhe ne keto dy nderhyrje kane dhene edhe bashkepunimi me mjeket greke. Sepse edhe ne Greqi keto operacione kryhen vetem nga 3 mjeke.

Historiku i kirurgjise ne shtyllen kurrizore

1951 Prof. Petro Cani ben laminectomin e pare

1955 Prof. Petro Cani ben 2 laminectomi te tjera

1955 - 1972 ka te semure te shtruar me demtime te kolones, por asnje i trajtuar me kirurgji

1972 U realizua ekzaminimi me myelography dhe laminectomia per te semuret qe rezultonin me bllok spinal

1973 Osteosinteza me pllaka ne proc spinoze (sjelle nga Kina)

1974 Osteosinteze me vida pedikulare-pllaka Hegers, Osteospondilodeza posteriore per spondilolistezat, ocipito spondilodeza, spondilodeza me kocke e tel ne proc spinoze cervikale sipas Rogers.

1975-1980 Te shtruar 206 me demtime ne shtylle kurrizore, mosha nga 7 deri 75 vjec. Shkaqet kryesore punimet nentokesore, renia nga lartesite, transporti. Shkaqet kane qene: transporti, ndertim renia nga larte sit etj.

Shifra

60 paciente trajtohen ne nje vit ne repartin e Neurokirurgjise

15-20 jane me deficite te renda neurologjike

17,2 (nga 8 deri 60 raste) per 1 milion banore ne bote vuajne nga problemet ne shtyllen kurrizore

3,9 deri 0,16/milion eshte numri i spitaleve qe merren me trajtimin e demtimeve te kolones spinale

2006 ka qene viti kur jane kryer edhe operacionet e para me vida titani
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 26/05/09, 08:46 pm  absurdja
apandesiti


Apandesiti ėshtė infektimi njė pjese shtojce tė zorrės se trashė. Apandesiti shfaqėt me tepėr tek fėmijėt, por ndodh edhe tėk tė rriturit.
Tek kafshėt apandesiti luan njė rol tė madh nė shpėrbėrjen dhe tretjen e ushqimeve me burim bimor. Tek njeriu kjo pjese ėshtė e panevojshme dhe mund tė jetojmė pa tė pa asnjė lloj problemi
Ēfarė e shkakton apandesitin?

Apandesiti mund tė shkaktohet nga nje infeksion ose nga dicka qė bllokon (psh mbeturina jashtėqitje tė forta).
Nuk dihet qartė se pėrse ndodh infeksioni por njė teori ėshtė qė bakteri qė gjendet normalisht nė rruget e tretjes pushtojnė muret e apandesitit, si rezultat i dobėsimit tė sistemit mbrojtės se trupit dhe shkakton infeksion. Cilat janė simptomat?

Fėmijėt zakonisht pėrshkruajnė njė dhimbje tė madhe nė qendėr tė barkut qė here vjen dhe here ikėn. Me vonė dhimbja zhvendoset nė krahun e djathtė poshtė tė barkut dhe keqėsohet.
Tė semuret kanė humbje oreksi dhe ndonjėherė vjellin por kėto vjellje nuk janė tė mėdha. Mund tė jenė tė kaps ose mund tė kenė diarre.
Fėmija mund tė ketė temperaturė tė lartė dhe mund tė ketė njė gjuhe tė thatė,nje fytyre tė kėputur, rri shtrire pa lėvizur dhe merr fryme jo plotėsisht pėr shkak tė dhimbjes.

Ndonjėherė simptomat nuk janė tė rregullta dhe sa here qė ka dhimbje tė forta nė bark duhet konsideruar mundėsia e apandesitit - kontaktoni mjekun menjėherė.

Diagnoza fillestare mund tė gabohet lehtė dhe gjysma e atyre personave qė janė operuar nuk kanė patur apandesit. Mund tė ngatėrrohet me helmin nga ushqimi, enjtja e gjėndrave tė limfės nė bark dhe infeksionet e rrugėve urinare.

Si mund tė mjekohet?

Nė qoftė se fėmija juaj ka dhimbje tė mėdha, mos i jepni asgjė pėr tė ngrenė dhe pėr tė pire por kontaktoni menjėherė mjekun. Ndėrhyrje urgjentė kirurgjike ėshtė e nevojshme (apendektomi) pėr tė hequr apandesitin para se tė ēahet.
Nė qoftė se ēahet lėngje tė infektuar pėrhapen nė bark gjė e cila sjell nė afektimin e cipes se barkut dhe mund tė sjellė shumė probleme tė mėvonshme si p.sh mos bėrjen e fėmijėve tek femrat.

Nė qoftė se apandesiti nuk trajtohet mund tė sjelle vdekjen.Tė sėmurėve u jepen antibiotike, qetėsues dhe lėngje intravinare. Fėmijėt bėhen mire disa ditė pas operacioni por ndodh qė ka infeksione tė mėtejshme dhe nė qoftė se jeni tė shqetėsuar pėr shėndetin e fėmijėve pas operacionit duhet tė bėni kontroll tek mjeku menjėherė.
 

mjeksia...........

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 

Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Www.Bisedoj.Com ::  :: -