Www.Bisedoj.Com

Reviste e Perditshme Virtuale...
 
ForumiFaqja Kryesore*GalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
Identifikohu
Identifikimi:
Fjalėkalimi:
Mė Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
:::<<C&C>>::: (8975)
 
:::>>C&C<<::: (8396)
 
Kejsi (6420)
 
AL_00 (5752)
 
Admin (3402)
 
BiNnki (2909)
 
DaNgErOuS_gIrL (2800)
 
ToSi (2689)
 
absurdja (2413)
 
Jakuzzi (2276)
 
Tema Fundit
» Vjen nje moment dhe ???
24/01/13, 12:07 pm nga :::>>C&C<<:::

» MENDIM I CASTIT..........
24/01/13, 11:56 am nga :::>>C&C<<:::

» Tė mirat dhe tė kėqijat e gjėrave qė pėrdorim mė shpesh
06/11/12, 10:13 pm nga Mimika

» Pytje logjike - ndihme
06/11/12, 09:35 pm nga Mimika

» Ne keto momente dua te them............
06/11/12, 09:26 pm nga Mimika

» Ju lutem me ndimoni
06/11/12, 09:24 pm nga Mimika

» Kuota diplomimit
01/09/12, 08:54 am nga nataeustikes

» PERSHENDETJE NGA TETOVA
04/06/12, 05:56 pm nga legjenda

» Deklaroj se... .....????????
19/11/11, 12:27 am nga :::>>C&C<<:::

» Te numerojme se bashku deri ne njemiljon...
19/11/11, 12:25 am nga :::>>C&C<<:::

» kliko dhe hesht
19/11/11, 12:23 am nga :::>>C&C<<:::

» Shprehja qe ju pelqen me shume
19/11/11, 12:22 am nga :::>>C&C<<:::

» Shkruani nje emer te nje antari
19/11/11, 12:21 am nga :::>>C&C<<:::

» Si Ndiheni?
19/11/11, 12:19 am nga :::>>C&C<<:::

» Si do e pėrballonit njė person qė nuk ju do..??
18/10/11, 02:04 pm nga Kejsi

Statistikat
Forumi ka 482 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri Ardos

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 52841 artikuj v 6853 temat
Kush ėshtė nė linjė
5 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 5 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 302 mė 08/05/11, 02:06 am
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Www.Bisedoj.Com Ne Facebook
Www.Bisedoj.Com on Facebook
Bisedo ne Chat
Share | 
 

 mjeksia...........

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
ToSi
Antar i Respektuar
Antar i Respektuar


Numri i postimeve: 2689
Piket: 15028
Registration date: 02/04/2009

18042009
Mesazhmjeksia...........

E qeshura eshte ilaci me i mire. Nje studim i ri i mjekeve ka treguar se personat qe rrezikojne te preken nga ataku ne zemer, duhet te shohin programe argetuese dhe komedi.


E qeshura sipas shkencetareve mund te shihet si mjekim ne disa raste, per shkak te emocioneve pozitive te saj. Perdorimi i te qeshures si ilac eshte sugjeruar prej vitesh, ndonese kishte pak prova qe tregonin se ajo ndikon ne shendetin e pacienteve.

Por ne studimin e fundit te Loma Linda University ne Kaliforni, pacienteve iu kerkua te zgjidhin programet apo komedite, qe u dukeshin me zbavitese. Per nje periudhe 12 mujore ata pane filmat per te pakten gjysme ore ne dite. Ne fund u arrit ne perfundimin se grupi qe kishte qeshur kishte rritje me 26 perqind te kolesterolit te mire (HDL), qe gjendet ne trup.

Ndersa pacientet qe merrnin mjekim por pa te qeshura shtese kishin vetem nje rritje prej 3 perqind. Grupi qe shihte komedi shenoi edhe ulje ne 66 perqind te proteinave qe rrisin rrezikun e semundjeve te zemres. Sipas shkencetareve terapia e te qeshures ul edhe nivelin e stresit te pacientet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

mjeksia........... :: Komentet

Popo kete e di.Sepse ate studioj
Nje tjeter studim ka vene theksin tek rendesia qe ka aktiviteti fizik ne organizmin e njeriut, pavaresisht nga mosha. Se fundi eshte zbuluar se nese nje grua shtatzene merret me ushtrime dhe gjimnastike, kjo ndihmon ne rritjen e fetusit.

Kerkuesit amerikane te Universitetit te Kansasit i kane publikuar rezultatet e tyre ne takimin e Shoqerise Amerikane te Fiziologjise, qe po mbahet keto dite ne New Orleans.

Shkencetaret vezhguan levizjet e fetusit ne nje grup grash shtatzena te moshes 20-35 vjec, te cilat benin aerobi per te pakten gjysme ore tri here ne jave. Embrionet jane krahasuar me ato te nje tjeter grupi femrash shtatzena, qe nuk merreshin rregullisht me ushtrime fizike.

Rezultatet treguan ndikimin pozitiv te aktivitetit fizik ne zhvillimin e fetusit, pasi ai stimulon aktivitetin e aparatit te frymemarrjes dhe zhvillimin e sistemit nervor.

Burimi: Top Channel
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 19/04/09, 03:57 pm  ToSi
SaRa shkruajti:
Popo kete e di.Sepse ate studioj


kur e dije pse nuk e shruaje??????????????????????????????
ti.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 19/04/09, 04:10 pm  :::<<C&C>>:::
E kam te mesuar prandaj.Edhe nuk eshte asgje kj,thjesht me vje mire qe duan edhe te tjeret mjekesine
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 20/04/09, 10:11 am  ToSi
Zbulohen dy gjenet qe shtojne rrezikun e semundjeve kronike te mushkerive dhe te tumorit te mushkeri.

Studimi eshte kryer nga nje grup kerkuesish te GlaxoSmithKline dhe te Duke University ne Durham, ne Korolinen e Veriut, i publikuar ne edicionin online te revistes PLOS Genetics.

Njerezit qe mbartin keto lloj gjenesh jane me shume te rrezikuar te preken nga semundje te tilla, nese pijne duhan. Studimi perben nje hap perara ne njohjen e ketyre semundjeve dhe ofron potencial per permiresimin e analizave diagnostikuese dhe trajtimeve te reja. “Varianet e ketyre gjeneve jane shume te zakonshme per popullsine normale”, tha studiuesi Sreekumar Pillai, duke shtuar se nje nga keto variante con ne shakterrimin e indit te mushkerise, ose ne emfizeme, ndersa tjetri ne semundjet e rrugeve te frymemarrjes.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 22/04/09, 11:55 am  ToSi
Kur duhet ta humbisni virgjerine? Per kete nuk keni pse te shqetesoheni pasi ka menduar ADN-ja qe nepermjet nje mekanizmi “sugjeron” kohen per te kryer marredhenien e pare seksuale.

Sipas kerkuesve te California State University, humbja e virgjerise eshte shkruar ne gene. Ky studim eshte publikuar ne revisten “Personality and Individual Differences” ku theksohet gjithashtu se gjithcka varet nga trashegimia gjenetike e qenies njerezore.

”Por kjo nuk do te thote se tek gjithsecili prej nesh ekziston nje gen qe vendos per momentin e humbjes se virgjerise sepse kjo ndodh vetem tek ata njerez me karateristika te vecanta gjenetike. Psh, tek njerezit impulsive ky moment mund te marre ngjyrime shume sentimentale”, shprehet drejtuesja e studimit Nancy Sega.

Ne studim jane marre disa cifte binjekaesh te ndare qe ne femijeri dhe sipas te dhenave, shumica e tyre kane kryer marredhenie pothuajse ne te njejten kohe me vellain ose motren e tyre. Marredhenia mes gjenetikes dhe seksualitetit nuk eshte e re per shkencetaret pasi kjo lidhje eshte studiuar edhe me pare.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 22/04/09, 11:59 am  ToSi
Femrat qe kerkojne te lindin nje femije te mire dhe te urte, duhet te evitojne cdo kontakt me duhanin.

Pervec demeve qe femija ne bark te nenes mund te pesoje gjate periudhes se shtatezanise, duhani u shkakton te miturve edhe ndryshime te medha ne sjelljen e tyre. Femrat qe pijne duhan gjate shtatezanise rrezikojne qe te lindin nje femije me tipare agresive.

Sipas nje studimi te kryer kohet e fundit, agresiviteti konsiston ne sjelljet e dhunshme si psh; goditja me shkelma ose grushta, kafshimi dhe te qenit prepotente. Ky studim eshte bere nga kerkuesit kanadeze e holandeze dhe eshte publikuar ne “Journal Development and Psychopathology”.

Burimi:www.bisedoj.com
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 26/04/09, 08:32 am  ToSi
lindja ne shtepi,e sigurt si ne maternitet


Studiuesit holandeze kane arritur ne perfundimin se lindjet ne kushtet e shtepise, jane po aq te sigurta sa ato ne maternitet, kur behet fjale per femrat qe nuk kane probleme.
Holanda ka nje nivel te larte te lindjeve ne shtepi dhe shkencetaret nuk kane gjetur ndryshime ne nivelin e vdekjeve te nenes dhe femijes, duke iu referuar 530.000 lindjeve.

Shpesh lindjet ne shtepi kane shkaktuar shqetesim per sigurine e nenave. Sipas mjekeve obsteter britanike, pavaresisht se mirepritet studimi, lindje te tilla nuk mund te zbatohen kudo. Nje e treta e femrave ne Holande zgjedhin te lindin ne shtepi.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 05:54 pm  ToSi
Efektet e dashurisė dhe tė zemėrthyerjes nė shėndet


Tė gjithė ne shpeshherė pyesim veten: A na mbron dashuria? A na siguron ajo mirėqenie fizike dhe emocionale, dhe a mundet qė mungesa e dashurisė, “zemėr-thyerja”, tė ndikojė nė rėnien tonė shėndetėsore? Pa as mė tė voglin dyshim qė po. Vetmia dhe izolimi nga njerėzit ėshtė “sėmundja” mė me pasoja psikologjike dhe si pasojė edhe shėndetėsore. Akoma njė tjetėr “ēudi” e qenies njerėzore ėshtė fakti se si intimiteti mbron dhe bėhet barriera jonė ndaj sėmundjeve. Fatkeqėsisht, edhe e kundėrta qėndron, boshllėku, mungesa e intimitetit mund tė ēojė nė njė numėr tė konsiderueshėm problemesh shėndetėsore. Duhet tė kuptohet se kur flitet pėr intimitet, nuk i referohet vetėm formės fizike tė tij, por gjithashtu dhe intimitetit emocional qė pėrjetohet ndėrmjet familjarėve, nė shoqėri, gjatė lidhjes bashkėshortore, e madje dhe ndėrmjet tė panjohurve. Studimet kanė treguar se kur njerėzit ndjejnė dashurinė e tė tjerėve apo japin dashuri ata, jetojnė mė gjatė, ndjehen mė tė lumtur, kanė shėndet mė tė mbrojtur, preken mė pak nga sėmundje tė ndryshme, kanė tendencė tė kenė shėndet kardiovaskular mė tė mirė, bien mė rrallė nė depresion.
Zemėr-thyerja dhe stresi
Akoma mė tej, “zemėr-thyerja”, lėndimi, ėshtė njė ndjesi qė me tė vėrtetė shkakton gjendje tė ndryshme emocionale. Sipas studimeve tė bėra, pėrfundimi i njė marrėdhėnieje dashurie ka njė efekt negativ nė shėndetin mendor, si tė femrave ashtu dhe tė meshkujve, dhe ėshtė veēanėrisht mė problematik tek femrat. Dhe, ky tip stresi, stresi i nxitur nga ngjarje, probleme emocionale, mundet tė jetė madje dhe mė i rėndė pėr gjendjen fizike tė njeriut sesa stresi i shpėrthyer nga probleme tė tjera jo-emocionale, edhe pse ata mund tė provokojnė tė njėjtat pėrgjigje, thėnė ndryshe tė njėjtat simptoma. Ėshtė vėnė re qė femrat me probleme kardiake, tė cilat pėrballen me njė stres tė rėndė nga vėshtirėsitė nė marrėdhėniet martesore, u vu re qė kanė njė risk tri herė mė tė lartė pėr atak kardiak, sesa femrat qė nuk ishin bėrė pre e njė stresi tė tillė. Sidoqoftė, stresi qė femrat ndjejnė nga probleme tė lidhura me punėn nuk e ka njė efekt tė tillė. Ndihma ndaj tė tjerėve apo e ashtuquajtura ndjesia altruiste, ėshtė e lidhur me njė mbrojtje mė tė madhe dhe mirėqenie mė tė lartė tė shėndetit mendor, krahasuar me rastet kur personi ėshtė pėrfitues i ndihmės nga tė tjerėt. Kjo do tė thotė se pėrkrahja, ndihma qė dikush mundet t’i bėjė familjarėve, bashkėshortit, a tė tjerėve ka mė tepėr pėrfitime pėr vetė personin sesa pėr individėt qė e marrin kėtė lloj pėrkrahjeje. Por duke i lėnė studimet mėnjanė, tė gjithė mund tė biem dakord se tė marrėsh dhe tė japėsh dashuri na ndihmon, dhe ėshtė njė element i qenėsishėm i njė ekzistence mė tė lumtur. Natyrisht ky ėshtė njė lajm i gėzuar pėr ata qė janė tė rrethuar nga dashuria. Pėr ata tė cilėt mund tė jenė duke pėrjetuar lėndimet e pėrfundimit tė njė historie dashurie apo pėr ata tė cilėt janė duke u pėrballur me ēdo tip vėshtirėsie nė dashuri vlen tė kujtohet shprehja: “Ėshtė mė mirė tė kesh humbur njė dashuri sesa tė mos kesh dashuruar fare”. Ndjenja e dashurisė herė na mbron e herė na bėn mė tė pavėmendshėm, mė tė papėrqendruar e mė tė shqetėsuar. Shumė studime kanė treguar se gjatė periudhės sė rėnies nė dashuri dhe gjatė pėrjetimit intensiv tė saj, sidomos nė gjashtėmujorin e parė, nivelet e serotoninės, njė neurotransmetues, janė tepėr mė tė larta sesa vlerat normale. Studiuesit kanė studiuar alterimet e niveleve tė serotoninės gjatė rėnies nė dashuri me luhatjet e niveleve tė saj gjatė ērregullimeve obsesivo-kompulsive. Sidoqoftė tė gjitha mendimet e shkencėtarėve pajtohen nė atė qė dashuria mbron shėndetin aq sa sot ėshtė revulocionarizuar dhe Kėshillimi Mjekėsor pėr njė jetė mė tė shėndetshme nė triadėn: Dietė e ekuilibruar, sport dhe seks.

Braktisja e interesit seksual

Angazhimet e jetės sė pėrditshme luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė braktisjen e interesit seksual ndaj partnerit. “Stresi, ankthi, depresioni, ēfarėdo shqetėsimi tjetėr qė lidh jetėn e njė femre mund tė ndikojė nė seksualizmin e saj. Por edhe natyra ka gjithashtu rolin e vet. “E vėrteta ėshtė se libidoja i njė femre nuk do tė jetė kurrė siē ishte nė fillimet e saj nė lidhje me partnerin. Trupi i gruas nuk mund tė mbėshtesė pasionin. Nuk do tė mundeshin tė bėnin asgjė, nėse do tė jetonin gjithmonė nė atė fazė. Nuk ėshtė vetėm kohėzgjatja ajo qė e bėn cilėsor njė raport. Gratė kanė dėshirė mė rrallė se burrat pėr tė bėrė dashuri, sepse gruaja, mė shumė se burri shpėrqendrohet nga seksi. Disa e kanė nga arsye kulturore apo fetare, disa tė tjera, pjesa mė e madhe, sepse janė thjesht selektive. E kėshtu preferojnė qė seksi tė jetė njė eksperiencė e plotė, sentimentale dhe fizike.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 05:55 pm  ToSi
Kalimi i moshės dhe seksualiteti

Njerėzit qė janė pėrqendruar shumė tek imazhi, e jetojnė mė me shqetėsim plakjen, qė padyshim sjell ndryshime hormonale. Pėr burrin, kur e vė re se ka nevojė pėr stimulime mė tė zgjatura pėr tė arritur ereksionin apo pakėsimi i lubrifikimit pėr gruan mund tė sjellė shqetėsime. Pastaj edhe muskujt janė mė pak elastikė duke bėrė qė disa pozicione tė mos jenė mė tė praktikueshme. Por nėse e gjitha kjo ėshtė njė ligj i natyrės, sido qė tė jetė ekziston mundėsia pėr tė gjetur njė seksualitet tė ri. Ose mė mirė njė stil tė ri. Pas arritjes sė njė farė moshe, seksi nuk ėshtė mė i lidhur vetėm me gjenitalet, por bėhet njė kėnaqėsi mė e gjerė, mė e ėmbėl dhe qė kėrkon kohė mė tė gjatė. Ēifti qė arrin tė plaket mirė, pa e refuzuar kėtė moshė tė jetės dhe gjithēka qė ajo sjell, zakonisht nuk ka frikė ta praktikojė seksualitetin e vet. Ēdo gjė qė sjell kalimi i moshės duhet pritur me qetėsi.

Efektet e dashurisė tek pagjumėsia

Studiuesit kanė analizuar ndikimin dhe efektet e marrėdhėnieve seksuale tek pagjumėsia. Nė bazė tė hulumtimeve afatgjata shkencore ėshtė vėrtetuar se dashuria i pakėson pasojat negative tė pagjumėsisė. Nė hulumtimet e bėra studiuesit janė nisur nga faktet se ēiftet e reja dhe nė pėrgjithėsi ēiftet erotike arrijnė qė me ditė dhe net tė tėra tė rrinė zgjuar, duke pėrfunduar se dashuria e largon nevojėn pėr tė fjetur. «Kur njeriu ėshtė i dashuruar», theksojnė ata nė studimet e tyre, «nė trupin e tij aktivizohen hormonet, tė cilat, pa kurrfarė pasojash tė dėmshme, e shkatėrrojnė lodhjen. Ato hormone ndikojnė nė furnizimin mė tė mirė tė trurit me gjak, kurse ndikojnė nė mėnyrė stimuluese edhe nė gjendjen shpirtėrore tė tė dashuruarve. Ėshtė, kuptohet, gjė e natyrshme qė dy tė dashuruarit sa mė shumė kohė t’i kushtojnė njėri-tjetrit, aq mė tepėr pėrkushtohen nė lidhje».
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 06:26 pm  ToSi
10 Gjėrat Qė Dėmtojnė Mė Shumė Trurin


1- Mosngrėnia e mėngjesit – Njerėzit te cilėt nuk hanė mėngjes do tė kenė sasi tė pakėt te sheqerit ne gjak dhe si rezultat i kėsaj, truri nuk do te ketė rezerva te mjaftueshme ushqyese, prandaj shkakton degjenerimin e trurit.

2- Ngrėnia pa masė – ky ves shkakton forcimin e arterieve trunore, e cila tė shpie deri nė zvogėlimin e fuqisė mentale.

3- Pirja e duhanit – shkakton tkurrje tė shumėfishtė te trurit dhe te shpie deri te sėmundja e Alzheimerit.

4- Pėrdormi i tepėrt i sheqerit – Pėrdorimi i tepėrt i tij, qoftė ai ne ngrėnie apo pije, pengon nė thithjen dhe pėrvetėsimin e proteinave dhe lėndėve tjera ushqyese, duke shkaktuar vėshtirėsi nė zhvillimin e trurit.

5- Ndotja e ajrit - Truri ėshtė njėri prej konsumatorėve mė tė mėdhenj tė oksigjenit nė organizmin tonė. Thithja e ajrit tė ndotur dobėson furnizimin e trurit me oksigjen duke zvogėluar efikasitetin e tij.

6- Humbja e gjumit – Truri si organ i brendshėm i njeriut ka nevojė pėr pushim. Pagjumėsia e madhe pėrshpejton ne vdekjen - mbarimin e qelizave trunore etj.

7- Mbulimi i kokės pėrgjatė fjetjes – Tė mbulosh kokėn pėrderisa jeni duke fjetur, vie deri te shtimi i dyoksid karbonit dhe zvogėlimi i oksigjenit ku shkakton dėmtimin e trurit.

8- Aktivizimi i trurit pėrgjatė sėmundjes – Puna e vėshtirė apo tė studiuarit gjatė sėmundjes, tė shpie deri te zvogėlimi i efektshmėrisė sė trurit si dhe prishjen e tij.

9- Mungesa e mendimeve stimuluese – Tė menduarit ėshtė metoda mė efikase ne stėrvitjen e trurit tonė. Mungesa e mendimeve stimuluese ne tru shkakton tkurrjen e tij.

10- Tė flasėsh rrallė – Bisedat intelektuale do tė ndihmojnė qė truri tė jetė sa mė efikas.</
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 06:28 pm  ToSi
Ēasti kur mund t“i shpėtoni jetėn dikujt !


Kemi ne praktike shume raste urgjence,e meqe shancet jane pak qe dikush ti perdore keto perdite,duhen rifreskuar here pas here.
Keto jane nga me te hasurat,e qe mund t`ju jepet mundesia per te ndihmuar/shpetuar nje shok /mik/familjar a te panjohur!

==========================================

Si veprohet ne rast OVERDOZE me ilace/medikamente!

Ne rast te tille, nje person i qete qe eshte kompetent ne dhenien e Ndihmes se Pare DUHET te rrije me viktimen, te tjeret kerkojne ndihme.
Thirrja e Ambulances, mund te jete metoda me e shpejte e transportit. Pastaj fol me mjekun ose urgjencen e spitalit per KESHILLA. Ne paste mundesi ,tregoju c`fare ilaci eshte marre dhe sa shume. Ndiq instruksionet qe ju japin,ne menyre precize.


Ne fillim duhet ta dini se ilacet ne Overdoze KATOGORIZOHEN NE :
1.Teper te rrezikshme.
2.Me pak te rrezikshme.

Ne ilacet Teper te RREZIKSHME hyjne:

Amitriptyline, Aspirinė, Atropine, Betahistine, Chloral hydrate, Chloroquine, Chlorpropamide,Clomipramine, Codeine, Colchicine,Co-proxool, Digoxin, Dothiepine, Epinephrine(Adrenaline), Fenfluramine/dexfenfluramine, Glibenclamide, Gliclazide, Heparin, Imipramine, Insuline, Isoniazid, Isoprenaline ,Lithium, Mefloquine, Metformin, Moclobemide, Morphine, Neostigmine, Orphenadrine, Paracetamol, Petidine, Phenobarbitone, Phenylpropanol-amine, Primidone, Procyclidine, Propranolol, Quinine, Theophyline/aminophyline, Timolol, Tolbutamide, Venlafaxine e Warfarin.

DROGAT qe ABUZOHEN!
Alkoholi, Amphetamine, Barbituratet, Benzodiazepinat, Cocaine (Kokaina ,perfshire Krak-un/CRACK), Ecstasy,GBH, Ktamine, Khat, LSD,Marijuana (canabis), Mescaline, Nicotine, Nitritet, Opiatet( opioids-perfshire Heroine), Phencyclidine,Solventet.

Keto ilace qe une i quajta TEPER TE RREZIKSHME, jane pjese perberese e jetes tone, kushdo ka Aspirine e Paracetamol ne shtepi, e mjaft te tjere kane ilace per semundje kronike nga Astma e deri te te semuret me zemer. Pra kur doza kalohet disa here keto ilace te dobishme - sjellin vdekje!

PRA, JA SE SI DUHET TE VEPRONI NE NJE OVERDOZE!

1.Kontrolloni, A po merr Fryme personi?
* JO ---Filloni frymemarrjen goje-me goje, e kompresionin kardiak (do ju shpjegoj me poshte).

* PO ---, kontrolloni a i ka humbur ndjenjat!

Nese i ka humbur ndjenjat:
a - Pastroni rruget e frymemarrjes, e vendoseni ne pozicionin e sigurte (me poshte do e shpjegoj).
B - Lajmero URGJENCEN.

Nese nuk i ka humbur ndjenjat:
Shihni a eshte konfuz, i turbullt e me marrje mendsh!
PO --- Vendoseni ne pozicionin e SIGURISE.
JO ---.Kekoni ndihme mjekesore, e mbajeni nen vezhgim, ne rast se situata ndryshon.

KUJDES! ne raste te tilla ASNJEHERE mos i jepni gje nga goja! Pervec, kur ju instrukton nje mjek. Lengjet shpesh rrisin absorbimin (thithjen) e ILACEVE,DUKE RRITUR RREZIKUN.


Mbajme mend ketu! Trajtimi efektiv i overdozave /helmimeve nga ilacet varet nga mjeku qe merr nje vendim te shpejte per TIPIN (emrin) e BARIT e SASINE e marre nga viktima.
Pra ju NDIHMONI shume duke mbledhur EVIDENCE!
Kur jepni ndihmen e pare shikoni per shishe ilacesh bosh apo jo, shiringa ,mblidhni te vjellat per ti cuar ne spital.

Pra i permbledhim.

SIMPTOMAT E RREZIKSHME TE NJE OVERDOZE JANE:
*marrje mendsh deri ne humbje vetedije.
*Frymemarrje e crregullt,siperfaqsore/ose ka ndaluar se marri fryme.
*Te vjellat.
*Dridhje e Konvulsione.


Me lart permenda disa teknika.TI SQAROJME HAP PAS HAPI. Ne menyre precize, pasi hyjne ne pune :

1.FRYMEMARRJA GOJE ME GOJE.
Kur nuk ka ngritje e ulje te gjoksit, e ju nuk ndjeni levizje nga ajri i nxjerre, atehere MENJEHERE filloni frymemarjen nga goja:

a - Ulni viktimen ne kurriz ne nje siperfaqe te forte. Pastroni gojen nga te vjellat, materiale te huaja e nga dhembet falso (protezat).

b - Te hapni rruget e frymemarrjes, me dy gishta (tregues e te mesit) nga poshte MJEKRRES -- COJANI KOKEN. Njekohesisht doren tjeter vija mbi balle per t`ja shtyre koken nga pas. Pra kendi 90 grade. viza nga mjekrra te veshet te jete pingul me dyshemene.VERTIKAL.

c - Mbyllini hunden (me doren qe kishit ne balle, tjetra vazhdon te rrije nen mjekerr). Merr fryme thelle, JEPI FRYME 2 HERE shpejt. Kontrollo pulsin. Nese KA PULS ,vazhdoni perseri pra:
Dy frymedhenje te shpejta nje pas nje - prit 5 sekonda/ E KESHTU VAZHDOHET!

d - Pas cdo frymedhenie, kthehu e shiko a po leviz gjoksi, e degjo per zhurmen e ajrit qe del nga goja e viktimes. Vazhdo,deri sa viktima fillon te marre fryme, a deri sa te vije ndihma mjekesore.


ERDHEM tani te nje metode tjeter:

2 -- KOMPRESIONI KARDIAK - (SHTYPJA E ZEMRES).
kjo teknike perdoret se bashku me frymemarrjen goje me goje, per te vazhduar levizjen e gjakut nga nje zemėr qe ka Pushuar.
NORMALISHT DUHET BERE NGA DIKUSH I TRAJNUAR PER KETE PROBLEM.

Konsiston ne shtypjen e gjoksit (ne qender) te viktimes me 80 kompresione /minute (per te rriturit).
Behen 15 shtypje/2 frymedhenje.
Si e dime se a ka ndaluar zemra? Kontrollojme pulsin. Zakonisht ne qafe (nga te dy anet) jane dy arterie (DAMARE)/quhen ARTERIET KAROTIDE.
Nese puls,nuk ka vazhdo kompresionin.

3.Pozicioni i SIGURISE.
Ky eshte pozicioni me i sigurte per nje te shpetuar nga mbytja ose per nje qe ka humbur ndjenjat.
Lejon qe personi te marre fryme me lehtesi, e PARANDALON mbytjen e tij nga te vjellat.
Nje viktime nga overdoza duhet vene ne kete pozicion kur, ndihma e pare urgjente nuk eshte e nevojshme (p.sh goje me goje- frymemarrje) e kur nuk ka dyshim per shock.

Vini viktimen permbys (me bark ne dysheme) hapeni njeren kembe e perkuljani ate. Kthejani koken anash, e cojeni pak lart-qe rruget e ajrit te jene te hapura, veni doren e viktimes nen mjekerr (qe ta mbaje koken ne kete pozicion). Mbulojeni , per ngrohtesi.


PRA, mbasi "prekem" aspektet baze te shohim disa situata praktike:

JENI present ne nje krize epileptike/ose disa tipe barnash (ne overdoze) provokojne dridhje e konvulsione. Veproni keshtu:

^ Mos tentoni ta MBANI personin.
^ Mos tentoni te fusni ASGJE ne gojen e tij
^ Siguro qe ai nuk ka demtime,duke e larguar nga objektet e rrezikshme/mobiljet etj.
^ Kur dridhjet/konvulsionet mbarojne - VERENI NE POZICIONIN E SIGURISE (si shpjegova me siper).


SHOKU ANAFILAKTIK (anaphylactic shock) ose REAKSIONI NGA BARNAT !

Shoku Anafilaktik vjen nga nje ALERGI teper e rende nga nje ilac (p.sh penicilina). Presioni i gjakut bie ne menyre dramatike e rruget e ajrit MUND te ngushtohen. Reaksioni, ndodh disa minuta pas marrjes se ilacit, zakonisht.simptomat jane:

* Zbardhje, humbje ngjyre.
* Shtrengim ne gjoks.
* Veshtiresi ne frymemarrje.
* Te skuqura (ne forme pullash e njollash).
* Fryrje faciale.
* Kolaps, pra humbje ndjenjash.

Duhen marre keto masa:
1. Sigurohu qe personi po merr fryme.Nese frymemarrja ka ndaluar, MENJEHERE fillo frymemarrjen GOJE ME GOJE.
2. Nese ka frymemarrje normale,vendose ne kurriz, me fytyre lart, kembet ngrihen mbi nivelin e zemres, per te siguruar nivel adekuat te qarkullimit te gjakut. Perdor nje stol, kuti a jastek per te mbeshtetur kembet.
3. Mbuloje personin me batanie a rroba e telefono per ndihme mjekesore. Mos jepni asgje nga goja.


SI DUHET TE VEPRONI NE RAST TE VJELLASH.

Vjellja eshte pergjigje e trupit tone ndaj mjaft gjerash, perfshire ushqimet e kontaminuara, infeksionet virale e dhimbje teper te forta. Gjithashtu haset si efekt nga disa ilace, ne rast overdoze.

MOS-tentoni te provokoni tė vjellat duke futur gishtat ne fyt. Kur ka te vjella, mbani mend:
- Te vjellat, ZAKONISHT, jane shenje e HELMIMIT!
- Te vjellat nga barnat, ZAKONISHT, eshte rezultat i nje OVERDOZE , sesa i nje efekti anesor.
- Te vjellat kane ndaluar - mbani personin nen mbikqyrje, sepse mund te humbase vetdijen a kalon ne konvulsion. Kerko ndihme mjekesore.
-Nese personi ka HUMBUR vetedijen dhe ka te vjella, vendoseni ne POZICIONIN E SIGURTE!

1. Siguro qe viktima perkulet, te evitohet mbytja apo inhalimi i te vjellave.
2. Mbani te vjellat per analiza, te mevonshme.
3. Jep uje per te shperlare gojen, te nxirret uji e te mos gelltitet
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 06:29 pm  ToSi
Puērat Nė Fytyrė


Puērat nė fytyrė, 11 kėshilla tė pėrditshme nga mjekėt

Aknet janė sėmundje e mirrėfilltė e lėkurės dhe si e tillė duhet kuruar. Nė estetikė ky fenomen quhet “lulėzim”. Trajtat e akneve ndryshojnė dhe variojnė nga karakteristikat dhe pėrmasat. Ato mund tė shfaqen nė moshėn puberale, por nuk janė tė pakta rastet e shfaqjes sė tyre edhe nė moshat adulte, herė-herė edhe tek gratė nė fillim tė menopauzės. Kjo dermatozė mund tė shfaqet vetė, krejt papritur dhe po kėshtu mund tė zhduket. Terapitė korrektuese tė akneve ndihmojnė zonėn problematike pėr tė eliminuar aknet e dukshme dhe pėr tė parandaluar aknet e reja. Gjithashtu ndihmon nė rigjenerimin e lėkurės, pasi nė disa raste rrezikon tė mbetet me shenja tė thella. Veē shenjave, ky komplikim provokon edhe shqetėsime psikologjike, sepse nė mėnyrė tė veēantė shfaqet nė lėkurėn e fytyrės dhe kjo parehati tė krijon stimulim. Kėto pasoja e bėjnė tė domosdoshme ndėrhyrjen.
Shkaqet kryesorė janė faktorėt genetikė, faktorėt psikologjikė (situatat e stresit emotiv), vėshtirėsitė nė tretje, pėrdorimi i kozmetikės sė papėrshtatshme, fluksi hormonal, ushqyerja e keqe yndyrnat, salcat pikante, dieta e varfėr nė perime.
Etapat
Faza fillestare: Karakterizohet nga pikat e zeza (komendonėt), tė cilat shėrbejnė si tapa qė bllokojnė daljen jashtė tė sekrecioneve. Rezultati ėshtė njė reliev i cili i detyrohet kėtij sekrecioni, qė nuk mund tė shkarkohet dhe grumbullohet duke shkaktuar aknet. Ky ėshtė efekt i hiperprodhimit tė qelbit nėn fluksin hormonal. Faza e dytė: Krijohet inflamacion lokal i pėrbėrė nga koloni bakteriesh. Faza e tretė: Quhet Nodulicistet. Kėtu krijohen pikėrisht nodule qė janė shumė mė tė vėshtira se puērat dhe pėr mė tepėr lenė shenja tė paevitueshme nė lėkurė.
Nė moshėn adulte mund tė shfaqen aknet e pėrskuqura veēanėrisht tek konsumatorėt e duhanit.
Kur formohen
Gjatė adoleshencės fluksi i hormoneve arrin deri nė superprodhim dhe nė rastet mė tė shpeshta mosbalancimi i tyre ėshtė njėri nga shkaqet. Zonat yndyrore akumulohen nė folikul (shtrati i qimes). Yndyra krijon njė substancė qė quhet Sebo i cili shtohet nė lėkurėn e fytyrės duke dalė nga folikuli nė sipėrfaqe tė lėkurės. Nė zonėn e folikulės ku ndodhet qelbi zhvillohen bakterie, tė cilat ēlirojnė kimikate qė stimulojnė inflamim dhe hapjen e folikulės. Qelbi dhe bakteriet shkaktojnė skuqjen e lėkurės. Ėshtė e domosdoshme tė egzaminohen. Nuk duhet pritur tė zhduken vetė, sepse lenė shenja tė dukshme nė lėkurė. Meshkujt me kėtė problem duhet tė bėjnė kujdes nė pėrzgjedhjen e aksesorėve tė rrojes dhe produkteve nė mėnyrė qė ato tė jenė sa mė tė pėrshtatshme dhe cilėsore. Makinat e rrojes duhen pėrdorur me delikatesė. Terapitė me antibiotikė si tetraciklina, eritromicina etj. kėshillohen pėr raste tė rėnda, sidomos kur shpėrndarja e tyre pėrfshin veē fytyrės, shpinėn dhe kraharorin. Antibiotikėt oralė reduktojnė bakteriet nė folikul dhe ulin skuqjet, por gjatė kėtyre terapive shumė femra rrezikohen nga infeksionet vaginale. Nė kėtė rast ndėrpritet kura. Ekspozimet nė diell mund t’i maskojnė aknet, por pėrfitimet janė tė pėrkohėshme. Mania e “pjekjes nė diell” ėshtė me pasoja.

Keshilla
1.Mos ndėrhyni me duar nė puēra ose pika tė zeza, sepse janė shenja inflamacioni. Shtypja ėshtė e rrezikshme nėse ndėrhyrja bėhet nė mėnyrė tė gabuar. Kjo lloj traume nuk bėn tjetėr veēse pėrkeqėson gjendjen e lėkurės.
2.Trajtoni fytyrėn me produkte cilėsore me pėrbėrės organikė si: kamomil, kamfor, kalendula etj
3.Lani duart pėrpara aplikimit.
4.Zgjidhni kozmetikė profesionale.
5.Evitoni Fast-Food-et dhe ushqimet e skuqura, janė armiq tė betuar tė lėkurės.
6.Pėrdorni fruta e ushqime tė freskėta.
7.Merrni vitamina A, C, E.
8.Mos pėrdorni sapunė kundėr yndyrės. Nė kėto raste gjėndrat reagojnė duke prodhuar yndyrė nė sasi.
9.Pėrdorni drithėra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti
10.Pini shumė ujė (pa gaz). Ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė hidratuar lėkurėn.
11.Kujdes nga flokėt e gjatė. Nė kushtet e njė higjene tė keqe ato mund tė jenė bartės bakteriesh dhe nė kontakt me lėkurėn keqėsojnė gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.

Pas moshės 12 vjeē nisin shqetėsimet
Sipas specialistėve, 12 vjecc ėshtė zakonisht mosha nė tė cilėn nisin tė shfaqen aknet e para. Nė tė gjitha rastet ato duhet tė kontrollohen nga mjekė estetistė, pėr tė kuptuar nėse lėkura ėshtė problematike apo nėse kėto puccra janė tė moshės. Rekomandohet qė 3 vitamina nuk duhet tė mungojnė asnjėherė nė dietėn e pėrditshme tė ccdo njeriu, e mbi tė gjitha tek tė gjitha femrat apo meshkujt qė kanė probleme me puccrat nė fytyrė. Bėhet fjalė pėr vitaminat A, E dhe C. Po tri ėshtė edhe numri I bimėve qė duhet tė pėrdoren rregullisht nga tė gjithė personat qė kanė probleme me puccrat nė fytyrė, kamomilin, kalendula dhe kamfor.

Pastrimi I fytyrės nė disa seanca Ėshtė e rėndėsishme tė personalizohet trajtimi i cili kalon pėrmes disa seancave. Kėto seanca pėrcaktohen qė nė takimin e parė me klienten. Terapinė nė Institut e merr pėrsipėr plotėsisht specialisti-estet, ndėrsa terapinė e pavarur nė shtėpi, vetė klienti. Ėshtė e rėndėsishme tė dihet se terapia e pavarur nxit efektin e terapisė nė Institut, kėshtu ėshtė konceptuar. Kjo terapi ėshtė e vendosur nė njė sistem seti dhe quhet Terapi Korrektuese. Nė fillim tė terapisė mund tė operohet me seanca sulmi e mė pas periodikisht nė rend tė pėrjavshėm. Nė rastet kritike aplikohen deri nė 10 seanca.

Gratė shtatzana, si tė veprojnė Lėkura nuk ndriēon mė si mė parė, por efekti mat i jep shkėlqim natyral. Pas terapisė mbeten gjurmė tė lehta nė lėkurė, tė cilat ndihmohen nga njė krem i posaēėm riparues dhe balancues njėkohėsisht. Kėsaj terapie nuk mund t’i nėnshtrohemi nė ēdo stinė tė vitit. Gratė shtatzana pėrjashtohen nga terapia. Gjatė terapisė nuk mund tė marrim seanca solari apo tė pėrdorim produkte tė ēfarėdoshme. Sipas instruksioneve tė gjitha produktet qė I vihen fytyrės duhet tė penetrojnė nė thellėsi tė lėkurės, nė sajė tė pėrbėrjes sė tyre organike. Ato balancojnė superprodhimin e yndyrės dhe qetėsojnė aknet.

70 % e personave me akne, nuk kurohen
Aknet: njė shqetėsim qė prek mė shumė se sa 5 pėr qind tė tė rinjėve ndėrmjet moshės 14 dhe 19 vjeēare tė tė dy sekseve. Por ky ėshtė njė problem qė mund tė paraqitet dhe nė moshėn e rritur dhe pse me njė frekuencė mė tė vogėl (rreth 10 pėr qind e grave nga mosha 30 deri nė 35 vjeē). Mund tė ndodhė gjatė njė periudhe stresi psikofizik. Por jo vetėm kaq: puērrat janė rezultat i njė ēekuilibrimi tė fortė hormonal qė ėshtė tipik pėr disa faza tė jetės femėrore siē ėshtė puberteti, shtatzania dhe menopauza. Shumė shpesh egziston tendenca pėr ta nėnvleftėsuar kėtė problem. Nė tė vėrtetė njė kėrkim i studiuesve amerikanė thonė se 70 pėr qind e personave nuk marrin asnjė lloj kure
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 06:30 pm  ToSi
Shkencėtarėt Prodhojnė Vaksinėn Kundėr Tumorit



Shkencėtarėt kanė gjetur mėnyrėn pėr tė prodhuar njė vaksinė kundėr kancerit, e cila do tė bėjė qė trupi i pacientit tė prodhojė qeliza kanceroze tė cilat do tė pėrdoren pėr tė trajtuar po kėto tumore. Kjo teknikė pėrfshin pėrdorimin e rrezeve ultravjollcė e cila ndihmon nė injektimin e vaksinės, i njohur ky proces si terapia foto-dinamike (PDT-photo-dynamic therapy). Testet dhe eksperimentet paraprake treguan se kjo teknikė prodhon dhe injekton njė vaksinė vetjake, nga vetė qelizat kanceroze tė gjendura nė trupin e pacientit. Kėto qeliza nė trupin e njeriut kultivohen me tė njėjtėn mėnyrė si ato laboratorike, vetėm se nė shumė mė pak kohė.
Terapia foto-dinamike
Studimet janė realizuar nga shkencėtarėt e British Columbia Cancer Agency, nė Vancouver, tė cilėt pėr disa vite kanė vėzhguar testet dhe eksperimentet e terapisė foto-dinamike PDT. Kjo teknikė e cila siē ėshtė pėrmendur mė lart pėrdor rrezet ultravjollcė pėr tė injektuar dozat e vaksinės pėr tė arritur pikat e duhura ku ndodhen dhe qelizat tumorale, duke pėrdorur mė pak doza dhe pa reaksione toksike nė pjesė tė tjera tė trupit tė pacientit. Teknika e njohur se terapia foto-dinamike zakonisht ėshtė pėrdorur nė mjekėsi si stimuluese e pėrgjigjes sė sistemit imun tė organizmit ndaj qelizave tumorale. Prandaj Qendra e Kėrkimeve ndaj Kancerit ka vazhduar aplikimet dhe kėrkimet me po kėtė terapi.
Pėrdorimi i rrezeve ultravjollcė
Studimet e mėtejshme pėrfshinin marrjen e kampionėve nga indet kanceroze tė pjesėt apo organet qė ishin kthyer nė vatra tumorale dhe bėnin njė trajtim paraprak tė tyre me rreze ultravjollcė. Kėto qeliza kanceroze kultivoheshin nė laborator gjatė natės, pėrpara sė tė riinjektoheshin ditėn tjetėr nė tė njėjtėn vatėr tumorale. Kėrkimet zbuluan se goditja apo pompimi i kėtyre qelizave me rreze ultravjollcė sillte njė rritje tė reagimit tė sistemit imunitar ndaj qelizave tumorale. Injektimi i kėsaj vaksine tė pompuar me rreze ultravjollcė bėhet nga goja dhe nuk krijon reaksione toksike pėr organizmin. Rrezet ultravjollce tė pėrdorura nė kėtė terapi krijojnė njė vaksinė tė fuqishme, mekanizmi i sė cilės nuk kuptohet plotėsisht. Dobia e kėsaj vaksine ėshtė tė qenit individuale e cila mund tė injektohet edhe nga goja, duke mos krijuar pengesa dhe raksione pėr organizmin pėr vetė faktin se kjo vaksinė pėrbėhet nga qeliza tė njohura prej tij. Nė kėtė mėnyrė nuk duhet njė kohė e gjatė pėr tė kultivuar kėto qeliza sepse vetė organizmi bėn rritjen, njohjen dhe reagimin e sistemit imun ndaj tyre. Kėto studime u publikuan dy ditė mė parė nga British Journal of Cancer. Autori i kėtij shkrimi, Dr.Mladen Korbelik, thotė: “Shpresat pėr tė pėrdorur kampionė tė vetė pacientėve nga qelizat e tyre tumorale, do tė ishte e vetmja mėnyrė e mundshme pėr trajtimin e kėtyre kacereve. Dhe kjo ėshtė njė ide ngacmuese. Kjo teknikė mund tė bėjė njė trajtim mė tė shpejtė dhe ē’ėshtė e rėndėsishmja njė trajtim tėrėsisht individual.” Sipas kėtyre studiuesve theksohet se kėto janė hapat e para nė njė fushė tė madhe, ku ka shumė pėr tė bėrė e zbuluar njė teknikė shumė herė mė tė fuqishme dhe efikase. Dr.Lesley Walker, drejtor i informacionit nė Cancer Research, shprehet se: “Kjo ėshtė teknikė interesante e arritur nga terapia foto-dinamike. Manipulimi i vetė qelizave kanceroze, do tė sjellė rritjen e reagimit tė sistemit imun dhe do tė mund tė luftojė kancerin.

Ēfarė e shton rrezikun e kancerit

- Nėse nė familje keni histori tė kancerit
- Nėse jeni duke pėrdor apo keni pėrdor produkte tė duhanit, siē
janė cigaret apo llullat e posaēme pėr tė pirė duhan.
- Konsumimi i rregullt i alkoolit
- Konsumimi i ushqimit qė pėrmban yndyrė tė lartė gjatė tėrė
jetės tuaj.
- Ekspozimi i lartė ndaj rrezatimeve siē janė rėntgenogram dhe
rrezet ultraviolete.
- Pėrdorimi i llambave diellore dhe aparateve pėr nxirrje tė
lėkurės.
- Rrezet ultravioletė e marra nga aparatet pėr nxirrje tė lėkurės
- Ekspozimi ndaj kimikateve sidomos nėse punoni me to, siē janė metalet apo pesticidet.

Dieta ushqimore dhe shfaqja e kancerit
Pėrherė ka mbizotėruar mendimi se vitamina E mund tė ndihmojė pėr pakėsimin e rrezikut nga kanceri dhe sėmundjet e zemrės. Por njė studim i ri tregon se tek njerėzit me probleme nga kėto sėmundje, vitamina E aktualisht e shton kėtė rrezik. Autorėt e studimit theksojnė se pjesėmarrėsit nė studim u trajtuan me doza tė larta vitamine E, rreth 400 miligramė nė ditė, dhe se njerėzit duhet tė pėrpiqen tė konsumojnė ēdo ditė rreth 15 miligramė vitaminė E, e cila mund tė gjendet lehtė nė njė dietė tė balancuar ushqimore. Njė studim i ri, tregon se vitamina E mund t’u bėjė dėm personave me probleme tė kaluara nė zemėr, apo me diabet. Tek personat me rrezik tė lartė sėmundjesh, vitamina E nuk parandalon sėmundjet kardiovaksulare, dhe bllokimin e artereve tė gjakut nė tru, gjithashtu kjo vitaminė nuk parandalon kancerin.

Mė pak yndyrna, mė mirė pėr shėndetin
Konsumimi i ushqimeve me pak yndryna ėshtė mirė pėr shėndetin. Njė studim nė shkallė tė gjerė mes grave tregon se dieta me pak yndyrna pakėson rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit, kanceri i zorrės sė trashė apo sėmundjet e zemrės. 50 pėr qind e kėtyre grave tė marra nė studim pėrdornin dietė frutash, perimesh dhe nėnprodukte drithėrash, ushqime tė njohura pėr nivel tė ulėt yndyrnash, ndėrsa 25 mijė gra tė tjera pėrdornin dietė tė zakonshme. Disa gra qė para studimit kishin pėrdorur dietė ushqimore me nivel tė lartė yndyrnash dhe gjatė studimit pėrdorėn dietė me pak yndyrna, vunė re njė pakėsim 20 pėr qind tė rrezikut tė kancerit tė gjirit. Dieta me pak yndyrna ėshtė e mirė pėr shėndetin, prandaj ato gra qė janė nė kėtė dietė duhet ta vazhdojnė atė.

Kanceri dhe simptomat me tė cilat shoqėrohet
Simptomat e kancerit varen nga lloji dhe vendi ku ai shfaqet. Nė mushkėri ai mund tė shkaktojė kollė, bllokim frymėmarrjeje ose dhimbje stomaku; ndėrsa kanceri i zorrės sė trashė zakonisht shkakton diarre, apo rrjedhje gjaku gjatė jashtėqitjes. Disa forma tė kancerit mund tė mos shfaqin ndonjė simptomė tė dukshme. Nė disa raste simptomat shfaqen nė stadet ku tumori ka evoluar. Kėto forma janė tė vėshtira pėr t’u kuruar. Pėrgjithėsisht simptomat e shfaqura janė tė njėjta pėr disa forma tė shfaqjes sė kancerit, si: ethe, temperaturė, tė dridhura, djersitje gjatė natės, humbje peshe qė shoqėrohet me ulje tė oreksit, dobėsi dhe lodhje. Edhe pse pėrcaktimi i llojit tė kancerit shfaq vėshtirėsitė e veta e rėndėsishme ėshtė qė trajtimi i sėmundjes tė arrihet tė bėhet nė kohėn e duhur.

Frutat pengojnė evoluimin e kancerit
Shoqėria Amerikanė e Kancerit ka theksuar se domatet kanė shumė antioksidantė tė domosdoshėm pėr organizmin. “Ato nuk mund tė ndryshojnė sėmundjen te ata qė vuajnė nga kanceri por ato mund tė ndikojnė nė pėrmirėsimin dhe lehtėsimin e gjendjes sė tyre shėndetėsore. Pacientėt qė hanė ēdo ditė fruta dhe perime gėzojnė njė gjendje mė tė lehtėsuar, duke e mbrojtur veten nga evoluimi i pėrshpejtuar i sėmundjes.” – shprehet Marji Mēullough, drejtor i epidemiologjisė sė pėrbėrėsve ushqimorė nė kėtė shoqatė. Domatet dhe produktet e ndėrtuara mund tė reduktojnė rrezikun e pėrhapjes sė shumė llojeve tė kancerit, por rekomandohet si bashkėngjitje e njė diete tė pasur nė varietete tė ndryshe perimesh dhe frutash. Pėr momentin kjo ėshtė njė shpresė mė tepėr nė gjetjen e njė ēelėsi pėr tė ecur nė botine e luftės kundėr kancerit
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 06:32 pm  ToSi
Shfaqja e Distrofisė Muskulare,Simptomat,Kurimi


Qenia njerėzore mund tė hasė shqetėsime shėndetėsore nga me tė ndryshmet. Disa prej tyre mund tė jenė lehtėsisht tė kurueshme, disa mund tė shfaqin vėshtirėsi dhe probleme, e disa prej tyre nuk mund tė kurohen. Jo vetėm organet e trupit tė njeriut mund tė shfaqin probleme, por edhe muskujt qė i ndėrtojnė ato. Ēdo sėmundje e trashėguar e karakterizuar nga dobėsimi progresiv i muskujve tė skeletit ka tė bėjė me atė qė quhet Distrofia muskulare. Ekzistojnė 5 forma kryesore tė shfaqjes sė sėmundjes. Ato janė klasifikuar sipas moshės, mėnyrės sė trashėgimisė, dhe pjesės sė trupit kryesisht tė prekur prej saj. Lloji mė i zakonshėm i formės sė distrofisė muskulare emėrtohet Duchenne dhe ėshtė pėrshkruar pėr herė tė parė nė Francė nė vitin 1861, nga mjeku Duchenne. Shumė raste shkaktohen nga dėmtimi i njė gjeni qė ka lidhje me seksin, nė kromozomin X dhe mbartet vetėm nga femrat. Ēdo djalė i njė mbartėse ka 50 pėr qind mundėsi ta trashėgojė gjenin dhe tė zhvillojė sėmundjen, ndėrsa ēdo vajzė ka 50 pėr qind mundėsi tė trashėgojė gjenin dhe tė bėhet mbartės. Nė njė numėr sporadik rastesh nuk ka asnjė histori nė familje.
Simptomat
Sėmundja fillon me dobėsimin e kėmbėve para moshės 3-vjeēare dhe avancon me shpejtėsi duke ēuar shpesh nė vdekje para moshės 30-vjeēare, pėr shkak tė pėrfshirjes sė mushkėrive dhe muskujve tė zemrės. Studimet kanė treguar se gjeni jo normal nuk arrin tė prodhojė njė proteinė tė muskulit skeletor qė quhet distrofinė. Tė sėmurėt me distrofi ndjejnė dhembje tė muskujve, kėrcitje, fortėsi dhe shtrėngim tė tyre. Fillimisht, kėta individė ndjejnė lodhje gjatė aktiviteteve tė lehta fizike. Duke ecur dhe ngjitur shkallėt ata mund tė lodhen pėr shkak tė dobėsisė sė muskujve tė legenit dhe kėmbėve qė stabilizojnė trungun. Pacientet shpesh e kanė tė vėshtirė tė ngrihen nga karrigia, dhe ndėrsa miopatia progreson muskujt dobėsohen shumė.
Diagnostikimi
Diagnoza pėrfshin teste tė disa pacientėve pėr tė pėrcaktuar llojin e miopatisė. Njė skuadėr shumė disiplinore ėshtė e pėrfshirė nė trajtimin e pacientėve me miopati. Kjo skuadėr mund tė pėrfshijė njė neurolog, njė reumatolog, njė kirurg ortoped, njė pulmonolog, kardiolog, njė orthopedist, dermatolog dhe njė konsulent gjenetik. Terapia fizike mund tė parandalojė dobėsimin e muskujve tė shėndetshėm tė pacienteve megjithatė nuk mund tė ruajė muskujt qė tashmė janė dobėsuar. Terapia e zėnies dhe frymėmarrjes ndihmon pacientet si tė pėrdorin pajisjet e veēanta qė mund tė pėrmirėsojnė cilėsinė e jetės sė tyre.
Mjekimi
Nuk ka asnjė kurim tė njohur pėr distrofinė muskulare. Masat mbėshtetėse dhe ushtrimet mund tė pėrmirėsojnė cilėsinė e jetės dhe tė ruajnė lėvizjen pėr aq kohė sa ėshtė e mundur. Shkencėtarėt kanė mundur tė identifikojnė anomalitė gjenetike pėrgjegjėse pėr shumė distrofi duke u munduar qė kėrkimet e mėtejshme mund tė ēojnė nė kurim te saj. Skanimi gjenetik rekomandohet pėr tė gjithė anėtarėt e familjes qė mund tė jenė mbartės. Testet e shumta mund tė kapin disa forma te distrofisė muskulare qė nė fillim tė shtatzėnisė.

Simptomat me tė cilat shfaqet distrofia muskulore

- Dobėsia e muskujve skeletorė tė shpatullave,
- Dhembje nė pjesėn e sipėrme tė krahėve
- Dobėsim tė muskujve tė kofshėve
- Dhembje tė muskujve tė legenit.
- Tė sėmurėt ndjenė kėrcitje, fortėsi dhe shtrėngim tė muskujve
- Kėta individė ndjejnė lodhje gjatė aktiviteteve tė lehta fizike
- Mund tė lodhen duke ecur dhe ngjitur shkallėt
- Shpesh e kanė tė vėshtirė tė ngrihen nga karrigia

Miopatia dhe infeksioni i muskujve skeletorė
Miopatia ėshtė njė term i pėrgjithshėm qė i referohet ēdo sėmundje skeletore muskulore ose ērregullimi neuromuskular. Miopatia mund tė merret ose trashėgohet dhe mund tė ndodhė nė lindje ose mė vonė nė jetė. Miopatitė ndodhin si rezultat i ērregullimit tė endokrinės, infeksionit tė muskujve ose ėnjtjes, ilaēeve dhe mutacionit tė gjeneve. Sėmundjet e muskujve skeletorė ose miopatitė janė ērregullime me ndryshime strukturore ose ērregullim i funksionit tė muskujve. Kėto kushte mund tė jenė tė ndryshme nga sėmundje tė tjera dhe simptoma kryesore ėshtė dobėsia e muskujve qė mund tė jetė me intervale ose e vazhdueshme. Distrofia muskulare i referohet njė grupi sėmundjesh gjenetike qė karakterizohen nga dobėsia progresive dhe degjenerimi i muskujve skeletorė qė kontrollojnė lėvizjet.

Moshat e prekura nga distrofia muskulore
Muskujt e zemrės dhe disa muskuj jo vullnetarė, po ashtu dhe disa organe tė tjera preken gjithashtu prej saj. Format kryesore tė Distrofisė Muskulare pėrfshijnė: miotonik, Duchenne, Becker, okulofaringeale, distale dhe Emery-Dreifuss. Distrofia muskulare Beker ėshtė e njėjtė nė formė me Duchenne, por shfaqet vonė nė jete dhe avancon mė ngadalė. Prekshmėria nga Distrofia Muskulare ėshtė mė e lartė tek meshkujt. Nė SHBA, distrofia muskulare nė format Duchenne dhe Becker ndodh 1 nė 3 300 meshkuj. Nė pėrgjithėsi distrofia muskulare ndodh 63 nė 1 milionė njerėz. Dobėsia e muskujve skeletorė ėshtė simptomė e shumė miopative. Nė shumė prej tyre dobėsia ndodh tek muskujt e shpatullave, pjesėn e sipėrme tė krahėve, kofshėt dhe muskujt e legenit.

Testet pėr tė pėrcaktuar llojin e miopatisė
Zakonisht, diagnoza pėrfshin teste tė disa pacientėve pėr tė pėrcaktuar llojin e miopatisė dhe diastrofisė muakulare. Nganjėherė ėshtė e nevojshme tė pritet derisa sėmundja tė progresojė deri nė njė pikė nė tė cilėn tė mund tė identifikohet sindroma. Njė testi i enzimės sė serumit tė gjakut mat sesa proteinė muskulore qarkullon nė gjak. Zakonisht kjo ndihmon vetėm nė fazat fillestare tė sėmundjes kur shtimi i papritur i proteinės muskulore nė gjak ėshtė i dyshimtė. Antitrupat qė gjenden nė gjak mund tė tregojnė sėmundjen. Mund tė bėhet testi i AND-sė pėr tė parė nėse ėshtė prezent njė nga defektet gjenetike. Terapia fizike mund tė parandalojė dobėsimin e muskujve tė shėndetshėm tė pacienteve edhe pse nuk mund tė ruajė muskujt qė tashmė janė dobėsuar.

Prekja e muskujve tė zemrės nga sėmundja
Shqetėsime tė veēanta mund tė shfaqen edhe nė muskujt e organeve tė ndryshme nė trupin e njeriut. Kėshtu mund tė preken muskujt e zemrės dhe tė mushkėrisė. Nėse muskuli kardiak preket nė faza tė vonshme tė sėmundjes, mund tė zhvillohen ritme jo normale tė zemrės dhe mosfunksionim i muskulit tė kėtij organi. Kėta quhen pacientė me kardiomiopati dhe rrezikohen nga dėshtimi, pushimi, i zemrės. Kur muskujt pėrfshihen nė dobėsimin e frymėmarrjes mund tė shfaqen vėshtirėsi tė mėdha nė frymėmarrje dhe shtohet rreziku pėr pnenumoni, grip dhe infeksione tė tjera tė rrugėve respiratore, tė frymėmarrjes. Ndėrsa nė rastet kur preken muskujt e pėrtypjes, personat qė vuajnė nga kjo gjė rrezikojnė tė mbyten dhe vuajnė nga keq tė ushqyerit. Diagnostikimi dhe kurimi i kėtyre simptomave ėshtė i nevojshėm pėr tė mos sjellė probleme tė tjera
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 06:33 pm  ToSi
Kontraceptivėt Tė Mbrojnė Nga Kanceri


Njė studim i kryer sė fundmi ka treguar se kontraceptivėt sjellin efekte pozitive edhe pas shumė vjetėsh nga pėrdorimi i tyre

Mund t‘i bėjė mirė dashurisė, por mund tė ketė efekte negative nė shėndet. Pėr plot 50 vjet kjo ka qenė dilema qė ka shqetėsuar studiuesit, tė cilėt kanė lidhur studimet e tyre me rrezikshmėrinė qė mund tė paraqesė pirja e kontraceptivėve. Sipas tyre, kėta tė fundit rrezikojnė shfaqjen e sėmundjeve tė ndryshme, sidomos tė kancerit nė gji. Por tani ka ardhur koha qė tė gjithė tė ndryshojmė mendim. Nga studimet qė janė kryer nė Britaninė e Madhe, vijnė lajme pozitive. Kontraceptivėt qė pėrdorin femrat pėr t‘u mbrojtur nga shtatzėnia e padėshirueshme, jo vetėm qė nuk paraqesin rrezik pėr zhvillimin e kancerit, por ato pakėsojnė nė mėnyrė domethėnėse rrezikun e prekjes nga sėmundja e shekullit.

Lajmi i shumėpritur, i cili i ėshtė pėrgjigjur ēdo dyshimi tė mundshėm, ėshtė botuar nė prestigjiozen "British Medical Journal". Nga analiza e tė dhėnave,tė cilat janė kryer te 46 mijė femra tė moshės 36-vjeēare, rezulton se rreziku pėr kancerin nė zorrė, nė mitėr dhe nė vezore pakėsohet me rreth 12 pėr qind nėse kontraceptivėt merren nga goja. Madje efektshmėria e tyre zgjat pėr njė kohė tė gjatė edhe 15 vjet pas marrjes sė tyre. "Shumė gra dhe veēanėrisht ato tė cilat para shumė vjetėsh (brezi i parė i femrave qė merrnin kontraceptivė me njė dozė mė tė lartė se normale e estrogjenit) do tė jenė mė tė sigurta", thotė profesor Philip Hanaford nga Universiteti Aberdeen, i cili ka drejtuar studimin. "Ulja e rrezikut ėshtė e vogėl, por edhe ky progres mund tė pėrkthehet si avantazh i madh nė fushėn shėndetėsore, pasi janė me miliona femra nga e gjithė bota tė cilat ia kanė besuar veten kontraceptivėve". Studimi nuk jep prova se rreziku i kancerit nė gji mund rritet, ose tė pakėsohet nėse pėrdorimi i pilulave kontraceptive ėshtė i shkurtėr. Shoqata "Family Planning", si dhe shoqata tė tjera britanike pėr kontrollin e lindshmėrisė, kanė rėnė dakord me kėtė rezultat.

Sigurisht nuk mund tė themi qė kontraceptivėt janė mrekullibėrės nė ēdo aspekt. Studime tė tjera, realizuar gjatė kohėve tė fundit, kundėrshtojnė pjesėrisht tė dhėnat e mbledhura nga profesor Hannaford. Sipas tyre, pėrdorimi i kėtyre pilulave mund tė rrisė rrezikun e kancerit nė gji dhe nė organet e tjera. Kėshtu qė ka ende vend pėr debat.

Diskutimi mbi kontraceptivėt ka nisur qė me krijimin e tyre dhe gjithmonė kanė qenė nė qendėr tė vėmendjes nga ekspertėt e fushės. Prezantimi i kontraceptivit nė 1961 u shoqėruar me njė erė tė re zhvillimesh kulturore, morale dhe fetare: pėr herė tė parė nė histori dukej se aktiviteti seksual mund tė ndahej plotėsisht nga riprodhimi. Kontraceptivėt e tjerė gjithmonė kanė ekzistuar, por nuk garantonin efektshmėri tė plotė. Me marrjen e kontraceptivėve oralė, kryerja e marrėdhėnieve seksuale mori njė tjetėr dimension. Mund tė kėnaqesh seksualisht dhe fizikisht pa sjellė efekte tė padėshirueshme. Vatikani e dėnon, ndėrsa feministet e pėrshėndesin marrjen e kontraceptivėve. Mė nė fund femrat janė ato tė cilat do tė pėrcaktojnė se kur dėshirojnė tė mbeten shtatzėna. Kėshtu qė ato mund ta trajtojnė seksin nė tė njėjtėn mėnyrė qė e trajtojnė edhe meshkujt. Gjithsesi kontraceptivėt mbeten mbrojtėsit mė tė sigurt dhe mė tė pėrdorshėm nė tė gjithė botėn. Sido qė tė jetė, qė nga viti 1961 e deri mė tani e kanė pėrdorur 300 milionė femra dhe sot mbetet metoda mė e kėshillueshme. Tani jemi nė pritje tė njė pilule tė pėrafėrt, e cila do tė ketė efekt te meshkujt

historia

1951
15 tetor 1951, kimisti Carl Djerassi (nė foto), austriaku me origjinė bullgare, krijoi pilulėn e parė kontraceptive orale nė Meksikė


1960
Nė 1960, nė SHBA doli nė shitje pilula kontraceptive. Mė 1 qershor 1961 pilula u prezantua nė tregun evropian



1968
Vatikani e dėnon shitjen e pilulave kontraceptive. Nė vitin ‘69 pilula shitet nė farmaci si ilaē pėr ērregullime tė ciklit


1999
Ministri i Shėndetit nė Japoni, nė 1999 liberalizon shitjen e pilulės kontraceptive. Japonia ėshtė vendi i fundit i zhvilluar, i cili ka liberalizuar pėrdorimin e kontraceptivit


2001
Arrijnė pilulat e krijuara kohėt e fundit, tė cilat nė pėrbėrjen e tyre kanė mė pak hormone. Njė tjetėr revolucion ėshtė pilula qė merret brenda 72 orėve nga raporti qė paraqet rrezik


Llojet
Pilulat nuk janė tė gjitha tė njėjta, ndryshojnė nga lloji dhe nga doza e hormoneve. Ka dyfazore, trefazore etj.


cikli
Estrogjenet e gjendura nė pilulė sigurojnė njė cikėl tė rregull njė herė nė 28 ditė


Si pėrdoren
Pilula e parė merret ditėn e fundit tė ciklit menstrual. Mė pas merret njė nė ditė pėr 21 ditė rresht. Mė pas bėhet njė pauzė 7-ditore, gjatė tė cilės do tė nisė cikli menstrual


Hormonet
Cikli i njė femre rregullohet nga njė sėrė hormonesh qė prodhohen nėn kontrollin e hipotalamusit. Mė tė rėndėsishmit janė FSH (hormoni stimulues i folikulave) dhe LH (hormoni luteinizues), qė sekretohen nga hipofiza

1951
15 tetori ėshtė data e krijimit tė pilulės


100 milionė femra nė botė pėrdorin kontraceptivė

Marre nga : BURIMET E WWW.BISEDOJ.COM
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 06:34 pm  ToSi
Pirja e Cigares Vonon Mbetjen Shtatzėnė


Femrat tė cilat vazhdojnė tė pijnė duhanin nė kohėn kur ato duan tė mbesin shtatzėnė kanė shumė gjasa qė tė presin mė tepėr deri sa t“ia arrijnė qėllimit. Mesatarisht femrave tė cilat pijnė cigare u duhen 2 muaj mė tepėr qė tė mbesin shtatzėnė se sa shoqet e tyre tė cilat nuk e pijnė duhanin.

Kėrkimi ėshtė bėrė tek 569 femra tė cilat i kanė ndarė nė tre kategori:
a-femrat qė pijnė cigare;
b-femrat qė nuk pijne cigare
c-femrat qe kanė pas pirė mė parė cigare.
Rreziqet e pirjes sė duhanit gjatė shtatzanisė pėr foshnjen janė njohur qė mė kohė si psh:

femrat tė cilat pijnė gjatė shtatzanisė duhan kanė gjasa tė mėdha tu vdesė foshnja,

foshnjet kanė probleme me frymėmarrjen,

foshnjet lindin nė nėnpeshė

Prej kėtij kėrkimi ėshtė parė qė ndalimi i pirjes sė duhanit zmadhon gjithashtu gjasėn pėr tė mbetur shtatzėnė. Prandaj ėshtė mirė qė femrat tė cilat duan tė mbesin shtatzėnė tė pushojnė sė piri duhan
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 06:35 pm  ToSi
Peshku Ushqimi Qė Na Bėn Tė Jetojmė 100 Vjet


Nė njė botė high-tech, ku shkenca dhe mjekėsia ecėn me hapa gjigantė, nuk ėshtė e vėshtirė tė jetosh 100 vjeē, madje tė bėsh edhe njė jetė tė shėndetshme, nėse zbaton me pėrpikmėri rregullat e domosdoshme pėr organizmin. Vetėm kėshtu mundėsitė pėr tė jetuar "sa tė duash" janė tė mėdha. Sipas asaj qė shkencėtarėt thonė, ndėr kėto rregulla kryesore pėrfshihen stili i jetesės dhe ushqimet. Nė tė vėrtetė nuk ka studim, sidomos ata qė i "kushtohen" jetės sė shėndetshme dhe jetėgjatėsisė, qė tė mos pėrmendet peshku dhe perimet. Por jo vetėm kaq, peshku ėshtė edhe ushqimi mė i dashur nė recetat e dietologėve, duke e kaluar mishin pa asnjė vėshtirėsi. I pasur me pėrbėrės ushqimorė thelbėsorė ėshtė mjaft i dobishėm pėr organizmin tonė, ndaj kėshillohet tė pėrdoret mė shumė se tri herė nė javė. Ėshtė partneri mė i vjetėr i verės, ilaēi mė i mirė pėr shumė sėmundje dhe ushqimi i padiskutueshėm i darkave fisnike. Ndihmon nė uljen e kolesterolit tė keq nė gjak, parandalon alzhaimerin, demencėn, forcon kockat dhe na bėn mė inteligjentė. Vaji i tij lehtėson qarkullimin e gjakut, pėrdoret nė rastin e pezmatimit tė nyjeve dhe nė disa raste, mund tė pėrdoren pėr trajtimin e ekzemės, migrenės.
I domosdoshėm

Nė botė "jetojnė" mė shumė se njėzetmijė lloje peshqish dhe pothuajse tė gjithė pėrmbajnė proteina qė asimilohen mirė. Ato pėrmbajnė aminoacide, shumė tė domosdoshme pėr organizmin e njeriut, si isoleucina apo valina, qė ndikojnė nė formimin e muskujve apo tė glutamines, qė vepron kundėr lodhjes. Peshqit pėrmbajnė shumė proteina, madje edhe mė shumė se mishi (nė 100 gramė peshk gjenden 27 tė tilla).
Mė tė pasurit me proteina

janė peshku ton dhe barbuni me 24 gramė. Vitaminat dhe proteinat janė tė domosdoshme pėr sistemin nervor, muskujt dhe kockat. Po ashtu, ata pėrmbajnė kalcium, fosfor dhe jod i nevojshėm pėr prodhimin e hormoneve tė tiroideve e mjaft i rėndėsishėm pėr krijimin e embrionit tė bebes, si dhe nė moshėn e pubertetit tė fėmijėve. Por nuk duhen lėnė pa pėrmendur edhe elemente tė tjera si fluori, kobalti, magnezi, kaliumi, bakri, dhe seleniumi. Nė tė gjendet edhe njė sasi e madhe vitaminash, ku mė e rėndėsishmja ėshtė vitamina A, qė vepron kundėr dobėsimit tė shikimit nė errėsirė, vitamina D, e domosdoshme pėr forcimin e kockave dhe rakitizmit te fėmijėt. Ėshtė e vėrtetė se peshku pėrbėn ushqimin kryesor pėr njė numėr tė madh njerėzish qė nuk e fusin fare nė gojė mishin. Peshku pėrmban vitaminėn B, si vitaminėn B6, e cila lufton aneminė dhe vitaminat B2, B12.

Ilaēi i shumė sėmundjeve

Peshqit janė tė pasur me Omega 3, ose ndryshe acide yndyrore tė pangopura dhe mbrojtėse ndaj sėmundjeve kardiovaskulare. Janė pikėrisht kėto acide qė ndihmojė tė jesh energjik, tė shtojnė tonalitetin e muskujve dhe tė ulin peshėn e tepėrt. Por, ato janė edhe shumė delikate dhe shkatėrrohen shpejt nė temperatura tė larta. Pėr tė ruajtur vlerat e tyre ėshtė mirė tė gatuhen nė avull. Yndyrat e peshkut ndihmojnė nė uljen e kolesterolit tė keq LDL, duke ruajtur njėkohėsisht kolesterolin e mirė HDL. Brenda tij gjenden edhe acidet specifike DHA (acidi dekahekzaenoik), apo EPA (acidi ekozapentanoik) etj. Shkencėtarėt e Universitetit tė Kembrixhit nė Angli, pas vitesh tė tėra studimi te njerėzit mbi 65 vjeē qė konsumon vazhdimisht peshk rreth dy ose tri herė nė javė, arritėn nė pėrfundimin se toni apo peshqit e pjekur nė zgarė e pakėsojnė rrezikun e vdekjeve nga problemet kardiake. Po kėshtu, studimi mė i fundit i bėrė te gratė shtatzėna thanė se ngrėnia e njė sasie tė konsiderueshme peshku gjatė 9 muajve tė shtatzėnisė (rreth 340 gramė nė javė) ndikonte mjaft nė inteligjencėn e fėmijėve. Gratė qė e kishin konsumuar vazhdimisht kėtė produkt, jo vetėm qė lindnin fėmijė mė tė zgjuar, por edhe kishin njė shikim mė tė mirė. Nga ana tjetėr, peshku kėshillohet shumė gjatė periudhės sė shtatzėnisė, pasi kėto gra kanė njė nevojė shumė tė madhe pėr hekur.

Historia e ushqimit "antik"

Peshku ka qenė i pranishėm nė jetėn e njeriut gjatė gjithė historisė sė shoqėrisė njerėzore, jo vetėm si ushqim, por edhe si element simbolik apo shprehje e mitologjive tė vjetra, qė nga koha e paganizmit dhe mė vonė i qytetėrimeve tė tjera, si antikiteti greko-romak. Tė gjithė kemi dėgjuar tė flitet pėr njeriun amfib apo pėr Afėrditėn, Erosin, madje edhe pėr pėrbindėshit Typhon, qė ishin gjysmė peshq dhe gjysmė njerėz e hyjni. Tė tilla ishin dhe sirenat qė iu shfaqėn Odiseut gjatė kthimit tė tij nga Itaka. Por, peshku ka qenė njėkohėsisht edhe burimi i jetės dhe i ekzistencės sė njeriut, madje njė nga ushqimet mė tė pastra dhe tė ushqyeshme tė tij. Nė vende tė ndryshme tė botės ka popuj qė peshkun e konsumojnė tė gjallė, si pėr shembull aziatikėt dhe kryesisht japonezėt apo indo-kinezėt. Sot gatimet e detit dhe sidomos peshku, janė ndėr mė tė shtrenjtit nė tė gjitha restorantet, si ato elegante ashtu edhe ato mė tė thjeshtit. Vėrtet nuk mund tė ketė ilaē mė tė mirė se sa tė "marrėsh" tri herė nė javė nga goja njė pjatė peshk, njė gotė verė dhe njė pjatė me sallatė jeshile apo perime tė ziera, sepse, sipas studimeve mė tė fundit, nga mėnyra e tė ushqyerit rezulton se tumori prek 1 person ndėr tre tė tillė. Kėshtu, pėrveē ushqimeve qė duhen evituar, pėr tė shmangur rrezikun pėr t‘u sėmurė ekziston edhe njė meny antitumor, qė specialistėt kėshillojnė se duhet pėrdorur patjetėr ēdo ditė. Qė frutat dhe perimet tė bėjnė shumė mirė pėr shėndetin, kėtė e kemi ditur prej kohėsh, por nė brendėsi tė kėtyre kategorive kėrkuesit kanė filluar tė individualizojnė ushqimet pėr t‘u pėrdorur si armė specifike kundėr llojeve tė caktuara tė tumoreve. Kėtu, sigurisht qė bėn pjesė peshku vera dhe sallatat.
Re: mjeksia...........
Mesazh prej 25/05/09, 06:36 pm  ToSi
Bujtues Nė Trupin Tonė


Ēdo njeri ėshtė njė kopsht zoologjik mė vehte qė strehon qindra miljarda organizma. Qė nga lindja deri nė vdekje pėrcillemi nga shoqėrues pėr praninė e tė cilėve as qė nuk dimė gjė, por tė cilėt kanė rėndėsi jetėsore pėr ne.

Kanė kaluar tashmė njėqind vjet qė nga koha kur mjekėsia moderne ka zbuluar mikroorganizmat. Midis tyre bėjnė pjesė edhe bakteriet e viruset tė cilave ua kemi shumė frikėn. Por nė tė vėrtetė ka mė tepėr mikrobe tė dobishme sesa tė padobishme. Kjo pasi evolucioni i ka pėrzgjedhur tutje pjesėn mė tė madhe tė vdekjeprurėsve. Pasi ėshtė e qartė se nuk do tė mundesh tė mbijetosh vetė po vrave bujtinarin tėnd.


Bujtuesit e njeriut
Kėta bujtues tė vegjėl kanė shumė gjėra nė dorė. Ata vendosin nė se do tė na kapė njė sėmundje apo jo, se ēfarė ere do tė mbajė trupi ynė ose nė se ndjehemi apo jo mirė brenda tij.
Nė ēdo qelizė tė indeve tona jetojnė bakterie - ose mbeturina bakteresh, si mitokondrionėt, tė cilat u mundėsojnė qelizave thithjen e oksigjenit. Pėrgjatė evolucionit disa bakterie tė vogla janė kthyer nė pjesė pėrbėrėse organike tė qelizave indore. Pak a shumė janė integruar nė trupin e njeriut edhe njėqelizorėt, myshkenet, kėrpudhat, insektet, krimbat etj, i cili nė asnjė pikė kohore tė jetės nuk ėshtė ndonjėherė pa mikrobe.

Biologu Jörg Blech nė librin e tij mbi historinė e bujtuesve tek ne thotė se shumė prej kėtyre syresh janė shoqėrues tė dobishėm pa tė cilėt nuk do tė kishim mundur tė gjendeshim as ne.
Bujtuesit janė tė shpėrndarė nė trupin tonė nė njė sipėrfaqe tė brendshme membrane mukozore prej 400 metra katrorėsh. Kėto bujtues futen nė trupin e njeriut qė kur ai ėshtė akoma nė barkun e nėnės dhe kur vdes njeriu merr me vete nė varr njė numėr tė madh tė tyre.


Shėndeti
Nė dhėnie e marrje me kėto bujtės trupi arrin tė ruajė ballancėn e tij apo atė qė ne ndryshe e quajmė "shėndet". Bakteriet jo vetėm qė ndihmojnė nė tretjen e ushqimit dhe nė krijimin e vitaminave por ato kryejnė edhe furnizimin e qelizave me lėndė ushqyese. Pėrveē kėtyre ato thurin njė gardh mbrojtės kundėr mikrobeve qė sjellin sėmundje dhe stėrvisin sistemin tonė tė imunitetit, ku ēdo qėndresė ndaj sulmeve tė mikrobeve sjell forcimin e fuqisė kundėrsulmuese. Biles njė studim ka treguar se rreziku pėr t'u kapur nga kanceri nė lėkurė tek njerėzit ėshtė mė i vogėl tek ata qė kanė kaluar pėrmes shumė infeksionesh bakteriale apo virale: fuqia e sprovuar kundėrsulmuese i njeh dhe i asgjėson mė shpejt qelizat kanceroze.

Njė shprehje e urtė thotė: "Pak pisllėk nuk i prish punė kujt!". Dhe me tė vėrtetė fėmijėt qė kanė pasur kontakt tė pakėt me mikrobet dhe viruset kapen mė shpejt nga sėmundjet alergjike, thotė ekspertja gjermane e alergjive Erika von Mutius. "Nga njė mjedis krejtsisht tė pastėr, sistemi imun i fėmijės nuk ka shumė ē“tė mėsojė dhe kėshtu shtohet prirja drejt krijimit tė alergjive".

Ne infektohemi tėrė kohės. Kėsaj nuk mund t“i shmangemi, bakteret janė nė gjendje qė tė na zhvillojnė infeksione kur t“u teket atyre, por ėshtė e rėndėsishme qė trupi ynė tė dijė si tė sillet dhe t“i mbajė nėn kontroll pasojat qė sjell infeksioni.

Nuk duhet tejkaluar masa e higjenės trupore si deri nė pėrdorimin e mjeteve dizinfektuese kur nuk ėshtė nevoja, pasi kėto apo qoftė edhe vetė larja e pėrditshme e trupit dobėsojnė fuqinė mbrojtėse tė tij duke sjellur ndėr pasojat tharje dhe plasaritje tė lėkurės, si dhe krijimin e ekzemės. Kjo i hap rrugėn mikrobeve tė dėmshme tė pėrhapen. Nė kėtė mėnyrė njeriu padashur arrin tė bėjė tė kundėrtėn e domethėnies me higjienėn trupore, e cila ėshtė mbojtja ndaj sėmundjeve.

Nė gojėn e njeriut gjenden 500 lloje tė ndryshme bakteriesh.
Shkenctarėt njohin vetėm 10% tė bujtuesve tė gojės sonė dhe 1% tė bujtuesve tė trupit tonė. Nė njė centimetėr katror lėkurė bujtojnė deri nė njė milion bakterie. Nė sipėrfaqen e jashtme tė lėkurės sė njė njeriu tė vetėm ka aq mikrobe sa ka njerėz nė tėrė botėn. Nė ēdo qelizė tė njeriut gjenden 10 mikrobe.
Kėto bakterie nuk janė tė rrezikshme pėr sa kohė qė ka ballancė nė trup.

Po zbulohen gjithnjė e mė tepėr bakterie dhe viruse tė reja.
Meqė bakteriet dhe viruset mund tė depėrtojnė nė inde, kėto mund tė shfrytėzohen pėr qėllime mjeksore si p.sh. pėr futjen e gjeneve shėruese nė qelizat difektoze tė trupit. Nė kėtė mėnyrė mund tė vihen nėn kontroll edhe tumoret.
Roli i shumė prej llojeve tė viruseve qė jetojnė nė trupin tonė ėshtė akoma i panjohur.
 

mjeksia...........

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 

Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Www.Bisedoj.Com ::  :: -