Www.Bisedoj.Com

Reviste e Perditshme Virtuale...
 
ForumiFaqja Kryesore*GalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
Identifikohu
Identifikimi:
Fjalėkalimi:
Mė Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
:::<<C&C>>::: (8975)
 
:::>>C&C<<::: (8396)
 
Kejsi (6420)
 
AL_00 (5752)
 
Admin (3402)
 
BiNnki (2909)
 
DaNgErOuS_gIrL (2800)
 
ToSi (2689)
 
absurdja (2413)
 
Jakuzzi (2276)
 
Tema Fundit
» Vjen nje moment dhe ???
24/01/13, 12:07 pm nga :::>>C&C<<:::

» MENDIM I CASTIT..........
24/01/13, 11:56 am nga :::>>C&C<<:::

» Tė mirat dhe tė kėqijat e gjėrave qė pėrdorim mė shpesh
06/11/12, 10:13 pm nga Mimika

» Pytje logjike - ndihme
06/11/12, 09:35 pm nga Mimika

» Ne keto momente dua te them............
06/11/12, 09:26 pm nga Mimika

» Ju lutem me ndimoni
06/11/12, 09:24 pm nga Mimika

» Kuota diplomimit
01/09/12, 08:54 am nga nataeustikes

» PERSHENDETJE NGA TETOVA
04/06/12, 05:56 pm nga legjenda

» Deklaroj se... .....????????
19/11/11, 12:27 am nga :::>>C&C<<:::

» Te numerojme se bashku deri ne njemiljon...
19/11/11, 12:25 am nga :::>>C&C<<:::

» kliko dhe hesht
19/11/11, 12:23 am nga :::>>C&C<<:::

» Shprehja qe ju pelqen me shume
19/11/11, 12:22 am nga :::>>C&C<<:::

» Shkruani nje emer te nje antari
19/11/11, 12:21 am nga :::>>C&C<<:::

» Si Ndiheni?
19/11/11, 12:19 am nga :::>>C&C<<:::

» Si do e pėrballonit njė person qė nuk ju do..??
18/10/11, 02:04 pm nga Kejsi

Statistikat
Forumi ka 481 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri seksologu

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 52841 artikuj v 6853 temat
Kush ėshtė nė linjė
3 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 3 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 302 mė 08/05/11, 02:06 am
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Www.Bisedoj.Com Ne Facebook
Www.Bisedoj.Com on Facebook
Bisedo ne Chat
Share | 
 

 PAMJE NGA QYTETET SHQIPTARE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kejsi
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 6420
Piket: 21026
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: PAMJE NGA QYTETET SHQIPTARE   17/04/09, 01:18 pm



Pėr tju shoqėruar nėpėr Shqipėri apo pėr tju sugjeruar njė itinerar, ėshtė e natyrshme qė ta fillojm kėtė nga
kryeqyteti i saj, Tirana. Eshtė njė ndėrmarrje e vėshtirė ta pėrfshish tė gjithė hapėsirėn e kryeqytetit shqiptar me njė udhėtim tė vetėm, por me njė pėrzgjedhje tė vendeve mė tė bukura tė tij, do tė largoheshit vėrtet me
mbresa tė kėndshme.
Le ta fillojmė pra udhėtimin nėpėr Shqipėri, duke eksploruar mė parė kryeqytetin e saj Tiranėn.

Njihuni me Tiranėn
Tirana - sot kryeqyteti i Shqipėrisė - u themelua nė vitin 1614, nga Sulejman Pash Bargjini, njė feudal i pasur i kohės, nga fshati Mullet. Ai ndėrtoi fillimisht njė xhami dhe njė hamam, qė u bėn pastaj bėrthama e qytetit tė ardhshėm. Mendohet qė Tirana tė ketė qenė njė qendėr e banuar, qysh nė kohėn e Ilirėve, rreth shekullit IV para Krishtit. Rrėnojat e qytetit gjenden akoma sot nė kėmbėt e malit tė Dajtit, ku mendohet tė ketė ekzistuar njė kėshtjellė. Njė nga burimet e emrit tė Tiranė, ėshtė pikėrisht emri i kėshtjellės, Tirkan, e cila pėrmendet pėr herė tė parė nė historinė e bizantinėve nga historiani Prokopius.

Nė vitin 1920, nė Kongresin e Lushnjes, Tirana u vendos tė bėhej kryeqyteti i pėrkohshėm i Shqipėrisė.
Statusin e saj pėrfundimtar e mori nė vitin 1925. Sot, Tirana ėshtė njė qytet qė rritet dhe ndryshon pėrditė dhe ėshtė qendra mė e madhe tregtare dhe administrative nė Shqipėri. Eshtė njė qytet i mbushur me hotele, restorante, bare, pub-e, qendra dhe komplekse argėtimi, qė mundsojn njė jet aktive dhe tė shumėllojshme pėr tė gjitha shtresat e popullsisė dhe pėr tė gjith tė huajt qė vizitojnė Tiranėn pėr arsye nga mė tė ndėryshmet.
Gjithashtu Tirana ėshtė njė qendėr aktivitetesh kombėtare dhe ndėrkombėtare tė rėnėdėsishme, seminare, simpoziume, konferenca, festivale, spektakle etj, qė e bėjnė njė qytet tashmė tė njohur dhe tė hapur me botėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://Www.Bisedoj.Com
Kejsi
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 6420
Piket: 21026
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: Re: PAMJE NGA QYTETET SHQIPTARE   17/04/09, 01:21 pm




Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lčn mbas dore. -- Gjergj Fishta


Njė grup prej 30 turistėsh tė huaj, kryesisht nga Ēekia kanė kaluar njė natė tė paharrueshme buzė liqenit, vetėm 100 metra sipėr ish-qytetit tė vjetėr tė Kukėsit. Mėsohet se turistėt gjatė guidės sė tyre turistike qė po zhvillonin nė Veri tė vendit, kanė parė rastėsisht liqenin mbi Kukėsin e vjetėr qė ėshtė jo shumė larg rrugės kombėtare.

Tė mahnitur nga pamja qė iu ėshtė shfaqur para syve, ata kanė ndaluar autobusin me tė cilin po udhėtonin dhe kanė vendosur ta kalonin natėn nė lėndinėn, nga ku shfaqej pamja e qytetit tė vjetėr. Fushimi i tyre ėshtė ngritur disa qindra metra mbi qytetin e vjetėr, qė prej 27 vitesh ėshtė nėn mbretėrinė e ujėrave. Ndalesa nė kėtė vend tė bukur ka qenė krejt e papritur, ndėrkohė qė policia e Kukėsit, me t’i parė kėta turistė ka nisur marrjen e masave pėr t’i siguruara njė natė pa probleme. Gjetja e mjeteve dhe njerėzve nuk ka qenė e lehtė, pasi vizita ishte e paplanifikuar. Pushuesit e huaj zunė vend pranė liqenit nė momentet kur po fillonte edhe ndeshja e ekipit tonė kombėtar me Gjeorgjinė. Blutė e komisariatit tė Kukėsit, e kanė mbajtur nėn kontroll gjithė grupin e turistėve nė mėnyrė qė atyre tė mos u ndodhte asgjė. Frika ishte pėr ndonjė grabitje tė mundshme, megjithėse prej dy vitesh qė ky fenomen nė rrugėt e Kukėsit ėshtė harruar. Rasti i djeshėm ka qenė njė provė mjaft e mirė pėr efektivėt e policisė nė prag tė nisjes sė sezonit turistik. Sė shpejti ėshtė menduar edhe marrja e masave tė tjera shtesė, pasi shfaqja e ndonjė rasti tė mundshėm grabitjeje nė kėtė kohė do tė kishte njė kosto tė lartė pėr imazhin e Shqipėrisė dhe tė vetė politikės. Pėr kėtė arsye prej ditėsh po zbatohet njė plan i veēantė pėr marrjen e masave tė sigurisė. Turistėt ēekė kanė kaluar njė natė tė paharruar buzė liqenit mes kėngėve dhe zjarrit tė ndezur. Sė bashku me liqenin, bjeshkėt, ajrin e freskėt e pyjet e ndodhur pėrreth qyteti i Kukėsit ofron pėr turistėt mundėsinė e shkėlqyer tė njė turizmi malor. Ndonėse kėto burime ofrojnė njė mundėsi tė mirė pėr shfrytėzim, deri tani ka munguar njė strategji zhvillimi apo dhe investime, kryesisht pėr sa i pėrket infrastrukturės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://Www.Bisedoj.Com
Kejsi
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 6420
Piket: 21026
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: Re: PAMJE NGA QYTETET SHQIPTARE   17/04/09, 01:24 pm



Tepelena ėshtė qytet dhe kryeqenėr e rrethit me tė njėjtin emėr nė jug tė Shqiperisė dhe ka nje sipėrfaqe prej 817 km2. Tepelena ka njė popullsi rreth 55 mije banore (2005) e cila jeton ne dy qytetet Tepelene e Memaliaj dhe ne fshat, ne tete komuna me 35 mije banore.

Rrethi perfshin pjese nga krahinat etnografike te Kurveleshit, Lopesit, Rrezes, Dervenit, Buzit e Krahesit, ku seicila shquhet pėr larmine e traditave, kengeve, valleve e kostumeve.

Ne kete rreth, fale pozicionit gjeografik, ka pasur shume qendra te banuara, si vende banimi te hapura ne rajonet Dragot, Beēisht, Damės, ashtu dhe vendbanime te fortifikuara me mure masive.

Histori
Ne shekujt e pare te e.s. u vu re nje nderprerje e veprimtarise fortifikuese, qe perkon me te ashtequajturen "paqe romake", por me tej pėr te perballuar dyndjet e barbareve dhe levizjet e brendshme ndertimet u gjalleruan. Ne kete periudhe te vone antike ne Tepelene u zhvilluan ndertime ne pika kyce, ne qytet dhe ne nyjet rrugore. Historianet trajtojne si te kesaj periudhe punimet ne Kalivac, Zharre, Qesarat (ku janė gjetur qypa, gdhendje mermeri e mbeturina te nje banje antike)...

Ne lashtesi, Tepelena bente pjese ne treven e Kaonise. Zona e Buzit lidhej me iliret e Antipatrese (Beratit), Krahesi me Bylynet (Mallakaster) dhe Lopesi me Amantinet (Plloca e Vlores). Ne fundin e shekullit te 9-te, Tepelena hyn ne Themen e Nikopopjes pastaj ne Despotatin e Epirit.Nga fundi i shekullit te 14-te, filloi depertimi i turqve ne Shqiperine e Jugut. Ky pushtim, perpjekjet pėr rregjistrimin e popullsise dhe pėr ndryshimet e fese se krishtere iu kundeshtuan me arme ne dore... Ne vitin 1492 ndaloi ne Tepelene pėr 24 dite, ekspedita ndeshkimore e sulltan Bajazitit te II. Ne shekullin e XVI, Tepelena bente pjese ne sanxhakun e Vlores. Nga fundi i ketij shekulli, filloi islamizimi masiv duke bere kerdine ne lemin e taksave dhe ne jeten shoqerore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://Www.Bisedoj.Com
Kejsi
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 6420
Piket: 21026
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: Re: PAMJE NGA QYTETET SHQIPTARE   17/04/09, 01:25 pm



Pogradeci ėshtė qytet nė Shqipėrinė juglindore. Emri i qytetit tė Pogradecit lidhet me historinė e krijimit tė qytetit. Enkelejtėt kanė qenė fis qė kanė jetuar brenda mureve tė kalasė sė ndėrtuar nė majė tė kodrės pranė qytetit, nė pjesėn veri-perėndimore tė qytetit. Dikur qyteti kishte dimensionet e kalasė, ku momentalisht gjenden vetėm rrėnojat.

Pogradeci ėshtė qytet nė Shqipėrinė juglindore.

Histori

Emri i qytetit tė Pogradecit lidhet me historinė e krijimit tė qytetit. Enkelejtėt kanė qenė fis qė kanė jetuar brenda mureve tė kalasė sė ndėrtuar nė majė tė kodrės pranė qytetit, nė pjesėn veri-perėndimore tė qytetit. Dikur qyteti kishte dimensionet e kalasė, ku momentalisht gjenden vetėm rrėnojat. Me rritjen e popullsisė dhe mbarimit tė luftėrave lindi nevoja e zgjerimit. Fillimisht rrėzė kodrės e mė vonė deri nė atė skaj saqė kalaja e vjetėr nuk pėrbėnte mė qendrėn e qytetit. Prania me Maqedoninė dhe ndikimi i saj nė gjuhėn dhe kulturėn tonė, bėri qė Pogradeci do tė shkruej "Pogda grada", qė do tė thote "nėn qytet". Tashmė qyteti i ri shtrihej nėn kalanė e vjetėr ilire.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://Www.Bisedoj.Com
Kejsi
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 6420
Piket: 21026
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: Re: PAMJE NGA QYTETET SHQIPTARE   17/04/09, 01:29 pm




Vlora ėshtė njė qytet nė Shqipėrinė jugore. Vlora ėshtė qyteti i dyte mė i madh portual pas Durrėsit, me njė popullsi afėrsisht 124.000 (2006). Ndodhet ne jugperėndim te Shqipėrisė, nė Detin Adriatik dhe ėshte qendra e Rrethit tė Vlorės.

Vlora ėshtė njė qytet nė Shqipėrinė jugore. Vlora ėshtė qyteti i dyte mė i madh portual pas Durrėsit, me njė popullsi afėrsisht 124.000 (2006). Ndodhet ne jugperėndim te Shqipėrisė, nė Detin Adriatik dhe ėshte qendra e Rrethit tė Vlorės.

Histori
Qytet i lashtė dhe njė nga portet kryesore te Shqipėrisė. Ndodhet ne jugperėndim te vendit, buzė Adriatikut. Nė lashtėsi njihej me emrin Aulona. Gjurmėt mė tė hershme i takojnė shek. VI p.e.s. Nė shek. IV rrethohet me mure guri tė latuar.

Duke qenė njė nyje e rrugėve tokėsore e detare, i njohur pėr verėn, ullinjtė e kripėn, u bė porti kryesor i Ilirisė pas rėnies sė Apolonisė e Orikumit. Nė mesjetė fatet e qytetit lidhen me kėshtjellėn e Kaninės. Mė 1081 u pushtua nga normanet, mė 1205 nga Venediku, pastaj kaloi nė sundimin e Hohėnshtaufėve gjermanė dhe mė 1272 u pėrfshi nė mbretėrinė e Arbėrisė.
Vlora ishte kryeqyteti i parė i Shqipėrisė sė pavarur. Me 28 nėntor 1912 kėtu Kuvendi Kombetar shpall Pavarėsinė dhe formoi qeverinė me Ismail Qemalin nė krye. Por nė dhjetor 1914 u pushtua nga italianėt. Mė 1920 u krijua komiteti "Mbrojtja Kombėtare", i cili organizoi forcat qė morėn pjesė ne Luftėn e Vlorės dhe pushtuesit italiane tė thyer u detyruan tė pranojnė tėrheqjen mė 2 shtator 1920. Qyteti kishte 4.000 banore, ai vijoi tė ishte vatėr e lėvizjes atdhetare e demokratike. Me rastin e varrimit tė Avni Rustemit mė 30 prill 1924, u ngrit komiteti i cili organizoi kryengritjen e cila ēoi nė Revolucionin e Qershorit 1924. Nė nėntor u hap shkolla e mesme tregtare. U ēlirua mė 15 tetor 1944. Gjate periudhės komuniste qyteti u rrit nė sipėrfaqe dhe nė numėr.

Nė 1997, Vlora ishte qėndra e demonstratave popullore kundėr firmave piramidale (Ponzi scheme), gjė qe solli dhe rėnien e qeverisė.

Sot, Vlora ėshtė njė qėndėr e rėndesishme turistike, kjo fal edhe mjedisit tė kėndshėm bregdetar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://Www.Bisedoj.Com
Kejsi
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 6420
Piket: 21026
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: Re: PAMJE NGA QYTETET SHQIPTARE   17/04/09, 01:30 pm



Durrėsi ėshtė qytet bregdetar nė Shqipėrinė e mesme. Porti i Durrėsit ėshtė kryesori nė vend, gjithashtu njė port i rėndėsishėm detar i Mesdheut. Qyteti ka mbi 200,000 banorė dhe njėherit ėshtė qendra e prefekturės dhe qarkut tė Durrėsit.

Durrėsi ėshtė qytet bregdetar nė Shqipėrinė e mesme. Porti i Durrėsit ėshtė kryesori nė vend, gjithashtu njė port i rėndėsishėm detar i Mesdheut. Qyteti ka mbi 200,000 banorė dhe njėherit ėshtė qendra e prefekturės dhe qarkut tė Durrėsit.

Historia

Durrėsi mund te krahasohet me qytetet me te medhenj te Mesdheut antik dhe Mesdhetar. Qyteti Epidamn Dyrak u ndertua nga Iliret Taulane, dallendyshasit ne shekuj XIII-XI p.K Banoret e pare te Dyrrahut, para ilireve te quajtur protoiler, pellazge, ngriten ne rrethinat e ketij qyteti, vendbanimet e para prehistorike. Ne kushtet e nje klime mesdhetare, zona me e pershtateshme per banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultesira Perendimore perreth saj. Ne bregdetin e Gjirit te Durresit u vendos qendra e pare apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autoreve antik, ky qytet u themelua nga dy mbreter me origjine ilire te quajtur Dyrah dhe Epidamn.

Mbreti Epidamn, ndertoi pjesen e fortifikuar te qytetit ne juglindje te Malit te Durresit, kurse nipi i tij Dyrrak, ndertoi Portin qe per shume e shume shekuj mban emrin e tij. Nga keto dy emra mbijetoi deri ne ditet tona, emri Dyrrah-Durresi, per vete rolin e tij si liman-Port. Emri i vertet i mbretit vendas Dyrrah, indentifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor te relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), qe duken kur hyn ne Gjirin e Durresit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://Www.Bisedoj.Com
Kejsi
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 6420
Piket: 21026
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: Re: PAMJE NGA QYTETET SHQIPTARE   17/04/09, 01:33 pm



Tropoja apo shpesh pėrmendet si Tropoja e vjetėr ėshtė vendbanim nė Shqipėrinė veriore dhe sot ėshtė zona me e lidhur me Kosovėn.

Tropoja apo shpesh pėrmendet si Tropoja e vjetėr ėshtė vendbanim nė Shqipėrinė veriore dhe sot ėshtė zona me e lidhur me Kosovėn.

Histori
Tropoja njihet historikisht si pjesė e Malėsisė sė Gjakovės. Gjatė Perandorisė Osmane ishte pjesė e Vilajetit tė Kosovės. Kufiri i vitit 1912 qė shkėputi pjesėn mė tė madhe tė Kosovės nga Shqipėria la Tropojėn nė izolim dhe vėshtirėsoi jetėn e banorėve. Kufiri la tė izoluar edhe ekonominė e Tropojės.

Nga ēlirimi i Shqipėrisė e deri nė Luftėn e dytė botėrore Tropoja sė bashku me tė gjitha venbanimet e tjera tė Tropojės, Hasit dhe Kukėsit qė kishin mbetur kėndej kufirit ishte pjesė e Prefekturės sė Kosovės, qė ishte njė nga 10 zonat administrative tė Shqipėrisė sė lirė.

Sot Tropoja ėshtė pjesė e Rrethit tė Tropojės, tė cilit edhe i ka dhėnė emrin. Me ēlirimin e Kosovės nė vitin 1999 fillon njė fazė e re pėr jetėn e banorėve tė cilėt tani mund tė shfrytėzojnė shkollat apo spitalet nė Kosovė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://Www.Bisedoj.Com
Kejsi
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 6420
Piket: 21026
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: Re: PAMJE NGA QYTETET SHQIPTARE   17/04/09, 01:37 pm



Saranda ėshtė qytet nė Shqipėrinė jugore i vendosur ne bregun e detit Jon perballe ishullit te njohur grek te Korfuzit. Eshte i vendosur ne nje shpat mali.
Saranda ėshtė qytet nė Shqipėrinė jugore i vendosur ne bregun e detit Jon perballe ishullit te njohur grek te Korfuzit. Eshte i vendosur ne nje shpat mali.

Histori

Pėr herė tė parė emri i Sarandės pėrmendet nė vitin... Saranda ėshtė qytet nė jug tė Shqiperisė, e vendosur nė bregdetin jonian, pėrballė ishujve tė Korfuzit. Emri Saranda vjen nga njė manastir i hershėm kristian qė i kushtohet Dyzet Shenjtėve (Įgii Sarįnda nė greqisht) (Santi Quaranta nė italisht).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://Www.Bisedoj.Com
Kejsi
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 6420
Piket: 21026
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: Re: PAMJE NGA QYTETET SHQIPTARE   17/04/09, 01:38 pm



Ndodhet nė pjesėn verilindore tė Shqipėrisė. Fjala Peshkopi rrjedh nga greqishtja e vjetėr“episcopi”, qė do tė thotė residence e peshkopit. Pėr here tė parė ėshtė pėrmendur nė njė dokument tė shekullit tė XV.

Ndodhet nė pjesėn verilindore tė Shqipėrisė. Fjala Peshkopi rrjedh nga greqishtja e vjetėr“episcopi”, qė do tė thotė residence e peshkopit. Pėr here tė parė ėshtė pėrmendur nė njė dokument tė shekullit tė XV. Qyteti ėshtė njė bazė pėr tė vizituar parkun kombėtar tė Lurės si dhe ėshtė i njohur pėr Llixhat ( ujrat termale te tij).
Peshkopia ėshtė qytet nė Shqipėrinė e verilindore. Peshkopia ndodhet nė tė dy anėt e Lumit Drin. Lugina e Drinit ėshtė pjesa mė e ulėt e rrėthit. Nė afėrsi tė Peshkopisė ndodhet dhe mali mė i lartė i Shqipėrisė , Mali Korabit (2751m).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://Www.Bisedoj.Com
Jakuzzi
Antar i Respektuar
Antar i Respektuar


Numri i postimeve: 2276
Vendodhja: Ne dhomen e saj!!
Piket: 14696
Registration date: 06/11/2008

MesazhTitulli: Re: PAMJE NGA QYTETET SHQIPTARE   19/04/09, 07:01 pm

Edhe Miami-in e paske nxjerr ne foto hahhaah

Bukuriiiiiiiiiiiii jan Qytetet Shqiptar Razz
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.bisedoj.com
:::>>C&C<<:::
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 8396
Age: 30
Vendodhja: Linz-Austri
Piket: 26521
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: Re: PAMJE NGA QYTETET SHQIPTARE   20/04/09, 10:50 am



nje pamje nga qyteti qe konsiderohet te jet me i vjetri i kosoves
PRIZERENI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://Www.Bisedoj.Com
Kejsi
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 6420
Piket: 21026
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: Re: PAMJE NGA QYTETET SHQIPTARE   27/04/09, 09:30 am

jane vertete perla...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://Www.Bisedoj.Com
:::>>C&C<<:::
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 8396
Age: 30
Vendodhja: Linz-Austri
Piket: 26521
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: Re: PAMJE NGA QYTETET SHQIPTARE   28/04/09, 10:26 am




Mitrovica
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://Www.Bisedoj.Com
 

PAMJE NGA QYTETET SHQIPTARE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Www.Bisedoj.Com ::  :: -