|
Statistikat
|
Forumi ka 480 anėtarė tė regjistruar Anėtari mė i ri OTIK0MIO
Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 53581 artikuj v 7593 temat
|
| Kush ėshtė nė linjė | 10 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 10 vizitorė :: 2 Bots Asnjė Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 302 mė 08/05/11, 02:06 am |
| Www.Bisedoj.Com Ne Facebook | | |
| Bisedo ne Chat |  |
| | | Poezite nga autore te huaj | |
| | Autori | Mesazh |
|---|
Kejsi Administrator


Numri i postimeve: 6420 Piket: 18626 Registration date: 28/10/2008
 | Titulli: Poezite nga autore te huaj 03/04/09, 10:50 am | |
| Parisi naten
Tri shkrepse te ndezura , nje nga nje ne erresire... E para per te pare fytyren tende, E dyta per te pare syte e tu, E fundit per te pare gojen tende... Dhe tere nata per te mi kujtuar perseri duke te te shtrenguar ne krahet e mi...!
Jacques Prevert
Dhe zoti me beri femer
Dhe Zoti me beri femer, me floke te gjata, sy, hunde dhe goje femre. Me linja dhe kurba dhe valezime te buta dhe me germoi brenda, me beri nje prerje te qenieve njerezore. Endi me delikatese nervat e mia dhe i balancoi me kujdes numrin e hormoneve te mia. Kompozoi gjakun tim dhe me injektoi me te qe te vadiste te gjithe trupin tim ; linden keshtu idete , endrrat instiktet. Te gjitha qe krijoi butesisht gdhendur me fryme dhe zhbiruar me dashuri, jane mijera gjerat qe me bejne femer ēdo dite per te cilat zgjohem krenare ēdo mengjes dhe bekoj seksin tim.
Gioconda Belli
Ne mundesh... Roland Kipling-cmimi Nobel
Nė mundesh tė ruash arsyen Kur bota e humbet fillin E fajin ta hedhin, e vetes ti besosh Sa here pėr ty dyshojne, e stė pėrfillin Por dhe dyshimet drejtė ti gjykosh.
Nė mundesh tė rrish nė pritje, nga pritja pa u lodhur E kur tė urrejnė, urrejtje tė mos ushqesh Madje ndaj shpifjeve tė rrish pa folur Me thjeshtėsi, me to pa rėnė ndesh
Nė mundesh tė mendosh, por jo gjer nė shkatėrrim Tė ėndėrrosh, por jo si rob ėndėrrimesh E tė trajtosh njėlloj e pa dallim Ngadhnjim e shpartallim, burim mashtrimesh.
Nė durofsh dot qė thėniet e tua tė drejta Nė kurthe pėr trutharet, kopuket do ti kthejnė, Tė thyejnė gjėrat mė tė shtrenjta, e prapė ti ndėrtosh Me vegla pune qė nuk vlejnė! Nė mundesh, fitoret qe korrur, ti flijosh Si nė kumar, nė njė tė vetme lojė Tė rrezikosh, tė humbesh, e prapė te fillosh Dhe humbjet kurrė tė mos i zesh me gojė!
Nė i detyrofsh dot muskul, nerv, dhe puls e zemėr Tė tė shėrbejne edhe kur gjithēka tė duket e kotė E tė qėndrosh, kur ska asgjė veē vullnetit, Qė veē njė fjalė, qėndro gjithnjė tė thotė.
Nė mundesh tė flasėsh me maskarenjtė Por nderin tėnd ta ruash E tė ecesh pėrkrah mbretit pa krenarinė qė tė verbon Nėse armiku ose miku stė bėjne dot tė vuash Dhe gjithēka nė e ēmon, pėrveē sa e meriton.
Nė mundesh tė mbushėsh ti minutat, Aq tė rėnda, me vepra qė peshojnė, Dije, dhe mos ki asnjė dyshim E jotja do jetė bota me ēka brenda Dhe burrė do jesh, o biri im
.
Nese do te me duash... Elisabet Brauning
Dhe nese do te me duash, per asgje tjeter veē per dashuri. Mos thuaj "te dua per buzeqeshjen, per veshtrimin, per sjelljen delikate, per mendimet qe perputhen e qe nje dite me kthjelluan. Keto gjera mund te duhen, por ndryshojne, ndryshojne ne ty, ndryshojne tek une. Mos me duaj per meshiren qe than faqet e mia. Harro lotet qe te dhane kenaqesi dhe humb keshtu dashurine. Duame vetem per hir te dashurise se dashurise, qe rritet tek ty me nje dashuri te pafund.
Balada e te deshperuarit Henri Murger
-Kush po troket aty ne dere? -Hape jam une -Kush je ti? Ne mes te nates, Zot i ndjere, S'e kam zakon te qas njeri.
-Hape!-Kush je?-Bore e acar! -Hape!-Kush je?-Oh, hape shpejt! -Me thuaj emrin!-Si ne varr kallkan jam bere e ngrire krejt.
Me rane kembet gjithandej, Ec edhe ec e mos qendro Ne kend te vatres me jep leje Te ulem pak,-Akoma jo!
Si ta thone emrin?-Jam Lavdia Qe shpie ne pavdekesi -Shko tutje, moj hije mavria! -Te lutem merrme ne shtepi!
Jam Dashuria dhe Rinia Dy cilesi te Zotit vete -Shko n'udhen tende! Me la vete mikesha, e me mbuloi zia.
Jam Poezia e jam Arti, Me ndjekin hape!-S'te pranoj S'ndjej frymezim me prej se larti, As emrin mikes s'ja kujtoj.
Jam Kamja, hape deren tende Kam xhevahire e pare plot, Te kthej mikeshen qe permende... -Po dashurine a ma kthen dot?
Une jam Pushteti! te kam prure Ty spektrin!-E ē'rendesi ka? A mund t'i ngjallesh dot ata Qe iken e me s'kthehen kurre? Po qe se ti deren ja ēel Vetem atij qe emrin thote, Jam Vdekja, hape, po te sjell Balsam per ē'do lengim ne bote.
Mund te degjosh ne timin brez Si tringellijne me ze kobi Ēelesat e varreve te zes, ku dergjet e kalbet robi.
-Urdhero brenda, o e huaj Pa mish ne trup, pa pike gjak. Urdhero brenda e mos druaj, se po te pret nje varfanjak.
Hyre! Jam lodhur nga kjo jete pa shprese dhe pa ngushellim doja te vdes me te vertete Po nuk merrja dot guxim. Urdhero brenda, o mike e mire, Dhe ha e pi ē'te deshirosh E si te ē'lodhesh ndaj te gdhire me merr dhe mua kur te shkosh
Te prisja, do te ndjek pa droje ku te me shpiesh do te vij, Por lere qenin tim te rroje, Se, te me qaje, s'kam njeri... |
|  | | Kejsi Administrator


Numri i postimeve: 6420 Piket: 18626 Registration date: 28/10/2008
 | Titulli: Re: Poezite nga autore te huaj 25/11/09, 12:32 pm | |
| Jam njė bir fshatari. Kam lindur mė 21 shtator 1895 nė lokalitetin e Kuzminit tė qarkut tė Rjazanit, po nė gubernėn e Rjazanit. Qysh nė moshėn dy vjeē, meqė babai ishte i varfėr dhe kishte shumė frymė nė familje, mė dėrguan te gjyshi nga nėna, i cili ishte mjaft nė gjendje dhe kishte tre djem tė rritur beqarė, me tė cilėt kalova gjithė fėmijėrinė. Dajėt e mi ishin djem ēapkėnė dhe kokėkrisur. Kur u bėra tre vjeē e gjysėm, mė hipėn nė njė kalė pa shalė dhe mė lėshuan revan. Mbaj mend qė u tremba shumė dhe u kapa fort pas jeles sė kalit. Pastaj mė mėsuan tė bėja not. Njėri nga dajėt (dajė Sasha), mė merrte nė barkė, mė zhvishte e mė hidhte si kėlysh nė ujė. Unė pėrplasja krahėt si i ēoroditur e i tromaksur dhe, kur mua gati mė mbahej fryma, ai bėrtiste: Eh kuēkė! Sje pėr asgjė! Fjalėn kuēkė ai e kishte pėrkėdhelje. Mė vonė nė moshėn tetė vjeē, njė daje tjetėr unė i zėvendėsoja shpeshherė qenin e gjahut, duke notuar nėpėr gjole pėr tė kapur rosat e egra. Isha mėsuar pėr bukuri tė ngjitesha nėpėr pemė. Pėr kėtė ua kaloja tė gjithėve. Kur mėllenjat nėpėr mėshtekna nuk e linin ndokėnd tė flinte, unė ngjitesha shpejt dhe merrja ēerdhet. Njė herė rashė, po nuk pėsova ndonjė gjė tė madhe, u gėrvisha pak nė fytyrė e nė bark, po theva njė shtamė me qumėsht qė do tia ēoja gjyshit qė po kosiste. Midis fėmijėve isha gjithnjė i parė dhe sherrxhi i madh, dhe kthehesha nė shtėpi pėrherė i gervishur. Pėr kėto prapėsira mė bėrtiste vetėm gjyshja, kurse gjyshi mė nxiste nganjėherė edhe vetė pėr sherr dhe i thoshste gjyshes: Mos e nga moj budallaqe. Ashtu do tė bėhet mė i fortė. Gjyshja mė donte me gjithė shpirt dhe dashuria e saj nuk njihte kufi. Tė shtunave mė lanin, mė prisnin thonjtė e mė lyenin kokėn me vaj, se flokėt e dredhur mezi mė kriheshin. Po edhe vaji smė bėnte shumė dobi. Pėrherė bėrtisja e madje edhe tani sikur spara i pres me kėnaqėsi tė shtunat. Tė djelave mė dėrgonin gjithnjė nė kishė dhe qė tė siguroheshin se veja vėrtet, mė jepnin 4 kopejka. Dy kopejka pėr naforė dhe dy pėr ti hedhur te kondizma e Shenjtorit, po unė paguaja vetėm pėr naforėn, kurse te shenjtori bėja sikur hidhja, po shidhja gjė dhe ia mbathja nė varrezė e luaja me kalamjtė. Kėshtu mė kaloi fėmijėria. Kur u rrita, donin tė mė bėnin mėsues fshati, ndaj mė shpunė nė njė eminar fetar, pas mbarimit tė tė cilit duhej tė shkoja nė Institutin Pedagogjik tė Moskės. Pėr fat tė mirė, nuk ndodhi kėshtu. Metodika dhe didaktika mė kishin ardhur nė majė tė hundės dhe as doja tė dėgjoja mė pėr to. Vjersha kam filluar tė shkruaj herėt, nėntė vjeē, por, me ndėrgjegje tė plotė, krijimtarisė i hyra kur u bėra 16-17 vjeē. Dhe vjersha tė kėsaj moshe i kam botuar nė librin tim tė parė Pėrshpirtja. Kur u bėra tetėmbėdhjetė vjeē, habitesha pse gazetat nuk mi botonin krijimet qė u dėrgoja dhe befas ia mbatha nė Petėrburg. Atje nuk mė pritėn keq. I pari qė njoha ishte Blloku, i dyti, Gorodeckij. Kur takova Bllokun, mė rrodhėn djersėt ēurg, sepse pėr herė tė parė po shikoja njė poet tė gjallė. Gorodeckij mė njohu me Klujevin, qė sia kisha dėgjuar ndonjėherė emrin. Me Klujevin u bėmė miq tė ngushtė, miqėsi qė e vazhdojmė edhe sot, pavarėsisht se kemi gjashtė vjet pa u takuar. Tani ai jeton nė Viterg, mė shkruan se ha bukė me krunde e se ka mbetur pėr faqe tė zezė dhe se i lutet Zotit qė tė mos vdesė me turp. Viteve tė luftės dhe revolucionit, fati mė pėrplasi sa andej kėndej. I rashė Rusisė kryq e tėrthor nga Oqeani i Ngrirė i veriut, e deri nė detin e Zi dhe atė Kaspik, nga Perėndimi nė Kinė, Persi dhe Indi. Kohėn mė tė mirė tė jetės sime quaj vitin 1919. Atėherė kaluam njė dimėr me 5 gradė temperaturė brenda nė dhomė. Skishim asnjė shkop dru. Nė PKR nuk hyra asnjėherė, sepse e quaj veten shumė mė tė majtė. Shkrimtari im mė i dashur ėshtė Gogoli. Kam botuar shtatė libra. Tani po punoj mbi diēka tė madhe, tė titulluar Vendi i horrave. Nė Rusi, kur skishte letėr, me Kusikovin dhe Mariengofin i shkruanim vjershat nė muret e manastirit tė Pėrkushtimit, ose i recitonim ku tė mundnim nėpėr bulevard. Amatorėt mė tė mirė tė poezive tona ishin prostitutat dhe banditėt. Me ta ishim miq pėrherė. Komunistėt na urrejnė tmerrėsisht. U dėrgoj pėrulėsisht tė fala gjithė lexuesve dhe pakėz vėmendje pėrpara tabelės Lutem mos qėlloni!
Berlin, 14 maj 1922
Poezi nga Sergej Esenin
Ti s'me do ? S'te dhimbsem sado pak ? Nuk ta mbushkam syrin apo si ? Prapseprap ti ndizesh e merr flake Tek shterngohesh supeve te mi
Mike epsh e tera , lajka s'dua As i vrazhed nuk te sillem dot Vec me thuaj sa keshtu si mua Puthur e shternguar ke gjer sot ?
Une e di te gjithe hije u bene Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim Preher pa u ulur ti s'ke lene Si po rri tani ne preherin tim
Ne keto caste ndonje tjeter Sjell ndermend ti syckat kur pulit Mos pandeh se po merzitem teper Tjeterkend kam dhe une ne shpirt
S'eshte fat kjo lidhje mendjelehte Po nje flake casti, vec ta dish Si te njoha rastesisht i qete "Mirembetsh" do te them serish
Edhe ti do marresh udhen tende Do besh pluhur diten plot merzi Vecse mos lakmo ti prishesh mendjen Kujt s'ka njohur puthje e dashuri
Krah per krahe me ndonje tjeter djale Udhes kur te shkosh ti ku ta dish ? Ndoshta dhe une do te kem dale Per shetitje, e shihemi serish
Ti me fort pas tjetrit do te ngjeshesh Dhe me kryet ulur ftohtesisht "Mirembrema" do me peshperitesh Ndersa une "Mirembrema Miss"
Dhe asgje nuk do me turbulloje S'do me dridhet shpirti per asgje Kush ka dashur s'mund te dashuroje Kush eshte djegur s ' mund te digjet me _________________  ______________________________________________ Puthja ėshtė njė marrėveshje gojore qė bėjnė tė dyja palėt pėr tė marrė me qera katin e poshtėm.
Edituar pėr herė tė fundit nga Kejsi nė 25/11/09, 12:38 pm, edituar 1 herė gjithsej |
|  | | Kejsi Administrator


Numri i postimeve: 6420 Piket: 18626 Registration date: 28/10/2008
 | Titulli: Re: Poezite nga autore te huaj 25/11/09, 12:35 pm | |
| Poezi nga Sergej Esenin
Puthme moj e dashur puthme Gjer ne dhimbje gjer ne gjak Se duron dot ftohtesiren Zemra ndezur zjarr e flake
Seshte kupa e permbysur Mes gazmoreve per ne Ti nje gje kupto moj mike Vec nje here rron mbi dhe
Shih ne mes te erresirs Henen qe shkelqim vershon Sikur tish nje korb I verdhe Permbi toke fluturon
Puthme de se kalbesia Kengen time ma kendoi Ka te ngjare qielli lart Fundin tim parashikoi
Eh moj force qe venitesh Do te vdes kjo ska dyshim Vetem dua tI puth mikes Buzet gjer ne fundin tim
Qe pa turp edhe pa drojtje Embelsisht kur tenderroj Tok me shushurima vishnjesh Jam e jotja te jehoje
Qe si shkuma permbi kupe Drita mos na shuhet ne Ndaj kendo moj mikja ime Vec nje here rron mbi dhe
Leter nenes
Gjalle je, nenloke? Edhe une Gjalle jam. Shendet me pac, shendet! Drite e befte krejt kjo mbremje e lume Izben tende, qe me mall me pret.
Thone se je ligur e je tretur Nga meraku im, po nuk ankon, Se, peshtjelle me nje shall te vjeter, Fillikate rruges shpesh kalon.
Dhe kur mugetire e kalter bie, Nje vegim i zi te kall ty frike, Sikur ne nje sherr diku ne pije, Vjen dikush e ma keput me thike.
Kot, e dashur, vuan kaq, besome, Brenga ti fanit keto nder sy. Sjam aq pijanec i lig sa cthone, Si do vdes pa te te pare ty?
Une jam po foshnje, si nje here, Dhe nje shprese vec ushqej ne gji: Tiki nga ky tym e kjo potere, Te shtepiza jone aty te vij.
Dhe do vij, kur kopshti yne i bardhe Anekend te vishet me blerim. Vetem ti, si tete vjet me pare, Mos me zgjo aq heret ne agim.
Mos e zgjo ate qe shkrumb iu bene Endrrat e moshes plot hare. Me ka vrare jeta mjaft, o nene, Dua vec te shlodhem e te fle.-
As ti lutem Zotit mos me thuaj, Si dikur ne tarten mituri. Ti ke mbetur ngushellim per mua, Drite e parrefyer, vetem ti!
Ndaj merak ti mos mu bej aq teper, Tek e liga mendjen mos e co, Dhe aq shpesh me shallin tend te vjeter Fillikate rruges mos kalo.
* * * Brengosem kur te shoh me sy, Nga dhembja zemra sdi te heshte. Ska mbetur me per ne te dy Vec bakri i shelgjeve ne vjeshte.
Te tjera buze, une e di, Ta thithen afshn e perveluar. Tani rogon vec pakez shi Nga shpirti yt pergjysme shuar.
Po pune e madhe! Frike sndiej. Diku mendimin duke tretur, Nje lloj gezimi prape e gjej, Packa se mes batakut mbetur.
Per buzeqeshje e qetesi As e kam ndrydhur jeten time. Pak rruge shkelem kushedi, Po kemi bere kaq gabime.
O cjete qesharake kjo, Plot paradokse dhe genjeshtra! Varreze kopshti, pa shiko, Meshteknave u zbardhin eshtrat!
Ashtu do mbesim edhe ne, As do lulojme, as do zhurmojme. Kur dimri lule ska, perse Per to te rrime e te vajtojme?
_________________  ______________________________________________ Puthja ėshtė njė marrėveshje gojore qė bėjnė tė dyja palėt pėr tė marrė me qera katin e poshtėm. |
|  | | Kejsi Administrator


Numri i postimeve: 6420 Piket: 18626 Registration date: 28/10/2008
 | Titulli: Re: Poezite nga autore te huaj 25/11/09, 12:36 pm | |
| Njeriu i ziAh, mik, o mik, Jam shumė, shumė i vrarė. Se marr vesh nga mu shpik kjo lėngatė kėshtu.
Se marr vesh, Fishkėllin nėpär fushėn pa jetė erė e marrė, Apo mos, si gjethnaja nė pyll, Po mė bie alkooli nė tru.
Koka veshėt mi tund, Siē i tund zogu flatrat; Bėn tė ikė prej qafės, Sduron dot aty. Njė i zi, njė i zi, Njė njeri krejt i zi, Sterrė i zi, Vjen e mulet te shtrati. Njė njeri sterrė i zi Spo mė lė tė mbyll sy.
Dhe ky sterrė njeri Mban njė libėr tė ndotur nė duar. Papo, krrusur mbi mua, Si murg mbi dikė nėn qefin, Seē fillon mė lexon Pėr njė palo rrugaē tė mallkuar Dhe nė shpirt mė kall tmerr e mė ngrin. Ky njeriu i zi, Sterrė i zi!
Pa dėgjo, pa dėgjo Nis mė thotė, - Te ky libėr ka plot Endėrrime dhe plane. Ky njeri paska rrojtur Nė njė vend tė botės, Ku harbojnė gjithkund sharlatanė.
Dhe, pėr dreq, natė vend Esht e pastėr dėborė e dhjetorit, Papo qerthuj gazmoė Sajojnė tufanėt atje. Ky njeri paska qenė Ndėr horrat, mė horri, Ndėr ata qė takohen Fort rrallė mbi dhe.
Ish i pashėm, Madje dhe poet. Mbase pak i fuqishėm, Por qė mbresė tė linte nė zemėr; Dhe ky quante vashėz fisnike, Mikeshėz tė vet, Njė dyzet e kusur vjeēe femėr.
Mendje e shkathėt dhe duar, Ja ēduhet, - thoshte ai, - Shpirtrat e plogėt janė fatzes gjithėnjė. Tjetėrsohu me gjeste, Ja ēka mė fort rėndėsi; Do tė vuash paksa, Por, ska gjė!
Nė shqotė e shtrėngatė, Nė thėllimet e jetės, Ndėr humbjet e rėnda, Kur mezi i mban lotėt, Tė shtiresh i qeshur, i qetė, Ja ky ėshtė arti mi lartė nė botė!
O njeriu i zi! Mos e zgjat, se durimi mu sos! Ti nuk je polumbar, Ndaj tė zhytesh mė tej mos guxo! As mė duhet nė qėnkej dikur Njė poet skandaloz; Gjej tė tjerė e lexoua kėto!
Njeriu i zi Mė vėshtron gjithė krupė, Sytė i bėhen jeshilė prej vrerit, Sikur do tė mė thotė Se sjam veē kusar i paskrupullt, Qė mendjen rri vras Qysh ti turrem, si brac, ndonjėrit.
Ah mik, o mik, Jam shumė, shumė i vrarė. Se marr vesh nga mu shpik kjo lėngatė kėshtu. Se marr vesh, Fishkėllin nėpėr fushėn pa jetė erė e marrė, Apo mos, si gjethnaja nė pyll, Mė ka rėnė alkooli nė tru.
Nata e akullt. Hesht udhėkryqi tutje. Vetėm fill po qėndroj nė dritorez. Mysafirė nuk pres tė mė vijnė. Fusha, mbuluar me pluhur gėlqereje tė butė. Si kalorės mbi kuaj, Drurėt nė kopėsht po rrinė.
Diku qan njė zog nate i harruar. Po trokojnė kalorėsit e drunjtė. Pa u drojtur aspak, Prape njeriu i zi Vjen mė rri nė kolltuk i shpenguar, Ngre cilindrin paksa, Pastaj rendigotin flak.
Pa dėgjo, - mė gėrthet E mė sheh nė fytyrė, Papo duke u pėrkulur, Mafrohet mė shumė. Batakēi tė kėtillė Smė ka zėnė syri, Qė tė vuajė kot Pėr gjumė.
Ah, dhe mbase gabohem! Por, ēhėnė pėrjashta! Vėshtro: I dehuri vallė Ē dashka ende qė tė kotet? Ndoshta, me kofshėt e trasha, Fshehtas tė vjen ajo Dhe ti do tė rrish ti lexosh Ndonjė vjershė tė mekur, plot lotė.
Milet i lezetshėm poetėt! I dua vėrtet! Pothuaj tė gjithė Tė njėjtit avaz ia thonė: Njė kursanteje, me ėrza ballit, Njė pėrbindėsh me flokė tė gjatė i flet Pėr botėra e botėra, Kapluar prej epshesh gjithmonė.
Na ishte dikur nė njė fshat, Smė kujtohet tani, Nė njė familje tė thjeshtė fshatare, Diku nė Kalugė a Rjazan Nuk e di Njė djalė sykaltėr E me flokė si ar...
Dhe ky djalė u rrit, U bė dhe poet, Mbase pak i fuqishėm, Po mbresė tė linte nė zemėr, Dhe quante vashėz fisnike, Mikeshėz tė vet, Njė dyzet e kusur vjeēe femėr.
O njeri sterrė i zi! Mysafir shėmtarak! Kėtė nam e ke ti qysh prej kohėsh, Jo unė! Mbushem me mllef, Zemėrohem, tėrbohem Dhe turinjve Ia vesh me bastun...
Hėna vdiq, Kaltėron nė dritorėz agimi. Ah, moj natė, moj natė! Ēishe sonte kėshtu kaq e zhgrryer? Vetėm fill rri tani, me cilindėr nė kokė, Nė dhomėzėn time. Vetėm fill... Me pasqyrėn e thyer _________________  ______________________________________________ Puthja ėshtė njė marrėveshje gojore qė bėjnė tė dyja palėt pėr tė marrė me qera katin e poshtėm.
Edituar pėr herė tė fundit nga Kejsi nė 25/11/09, 12:41 pm, edituar 1 herė gjithsej |
|  | | Kejsi Administrator


Numri i postimeve: 6420 Piket: 18626 Registration date: 28/10/2008
 | Titulli: Re: Poezite nga autore te huaj 25/11/09, 12:37 pm | |
| Yjet
Yje te qarte, yje te lartme! Cka mbani ne vete, c'fshihni? Yje, perqendrim idesh te thella Si shpirtin fort ma roberoni?
Yje te shpeshte, yje te afert! Mos cka keni te bukur, siperane? Qe me rremben, yje te qiellit, Me force diturite ne flakadane?
Dhe perse keshtu, kur ju shkelqeni Mahnitur ne qiell, krahapur n'perqafje? Shikoni me kujdes si zemren ma prekni Yje qiellore, te largetit yje! _________________  ______________________________________________ Puthja ėshtė njė marrėveshje gojore qė bėjnė tė dyja palėt pėr tė marrė me qera katin e poshtėm. |
|  | | Kejsi Administrator


Numri i postimeve: 6420 Piket: 18626 Registration date: 28/10/2008
 | Titulli: Re: Poezite nga autore te huaj 25/11/09, 12:42 pm | |
| VETEM MES RRAFSHINES SE SHKRETE
**
Mos mė shani. Kėshtu erdhi puna! Sdi me fjalėn tė bėj tregti. Po e ndjej tė rėnduar si shumė Kėtė kokė me leshrat flori.
Fshati smė tėrheq. Ca mė tepėr, As qyteti smė josh...Mori fund: Do flak tutje gjithēka, do lė mjekėr, Si rrugaē do tė bredh nga tė mund!
Do hedh torbėn nė sup pėrngaherė Dhe pėr vjersha mė kokėn sdo ēaj; Ku ka kėngė mbi kėngėn e erės, Qė harbon nėpėr fushėn pa skaj!
Erė rrepkash do qelbem e qepėsh, Do shfryj hundėt me duar, ti kall Lemeri mugėtirės sė Stepės; Si i lojtur, gjithēka do ta tall!
Dhe do ndihem mė lehtė e mė mirė, Kur tufanet tė rri ti dėgjoj; Sepse smund, pa kėsi mrekullirash, Kėtė jetė mbi dhe ta kuptoj.
_________________  ______________________________________________ Puthja ėshtė njė marrėveshje gojore qė bėjnė tė dyja palėt pėr tė marrė me qera katin e poshtėm. |
|  | | Kejsi Administrator


Numri i postimeve: 6420 Piket: 18626 Registration date: 28/10/2008
 | Titulli: Re: Poezite nga autore te huaj 25/11/09, 12:43 pm | |
| Fati im u vendos. Asnjėherė Nė tė dashurat fusha sdo tė kthej. Fėshfėritjen e flatrave nerė Tani plepave mė sdo tua ndjej.
Sa spo shembet, pa mua, shtėpia, Qeni plak mė ka ngordhur. Ētė pres? Me sa duket e tha perėndia Nėpėr udhėt e Moskės tė vdes.
Mė pėlqen ky qytet i pėrbaltur, I mufatur, i mplakur disi, qė Azia kupolat e larta Ia ka ngjyer gjithkund me flori.
Kurse natėn, kur hėna ndrit natėn, Me ēdjall drite, e di veē ajo, Te rrugicė e tavernės hedh hapat, Sepse shpirti tavernė veē do.
Dhe nėn duhmėn e saj, gjersa gdhihet, U kändoj, gjithė dhembje nė gji, Prostitutave vargjet e mia, Me banditėt tek dėndem e pi.
Zemra dridhet e rreh flakė e ndezur. Rrumbull krejt nis pėrēart edhe flas: Jam si ju edhe unė, o vėllezėr, Skam ētė bėj, tani skthehm dot pas!
Sa spo shembet, pa mua, shtėpia, Qeni plak mė ka ngordhur. Ētė pres? Me sa duket, e tha perėndia Nėpėr udhėt e Moskės tė vdes.
**
Ēmė mundon me freskinė tėnde Dhe pse pyet sa vjeē jam vėrtet? Kam nė shpirt njė lėngatė aq tė rėndė, Saqė ndihem njė i verdhė skelet.
Djalė fshati, njė herė e njė kohė Endėrroja mė tym se njė ditė Do tė bėhem i pasur, i njohur, E rreth vetes do mbledh dashuritė.
Po, i pasur u bėra, dhe tepėr. Njė cilindėr qė kisha se kam; Prej kėmishės, njė gjoks mė ka mbetur Dhe potinjat smė kanė as taban.
Edhe fama mė poshtė smė bie: Nga Parisi nė Moskė, emri im Zbatharakėve tmerrin u shtie, Si njė sharje plot mllef e pėrēmim.
Dashuria? Ēmė vjen pėr tė qeshur! Ti mė puth: akull unė, akull ti. Njenja ime, pėr dreq, ėshtė rreshkur, Ndenja jote tė ēelė nuk di.
Sėshtė ende kohė e brengės pėr mua, Po edhe nė ardhtė, aspak smė mjeron! Mė i florinjtė se leshrat e tua, Ndėr bregore laboti zhurmon.
Ah, nė atė zhurmėrim sikur tisha, Si njė herė e njė kohė, dhe sot, si ēunak, nė padi tė humbisja, Tėndėrroja mė tym ashtu kot.
Tėndėrroja, po veē diēka tjetėr, Qė as toka, as bari se njeh, Qė nuk di si ta quash me emėr, Se me fjalė dot zemra se shpreh. _________________  ______________________________________________ Puthja ėshtė njė marrėveshje gojore qė bėjnė tė dyja palėt pėr tė marrė me qera katin e poshtėm. |
|  | | Kejsi Administrator


Numri i postimeve: 6420 Piket: 18626 Registration date: 28/10/2008
 | Titulli: Re: Poezite nga autore te huaj 25/11/09, 12:44 pm | |
| Duart e sė dashurės, dy mjelma Kredhur nė ar tė flokėve tė mi. Anekėnd nė kėtė botė njerėzish, Kėnga ska mbarim pėr dashuri.
Dikur edhe unė kam kėnduar Dhe sėrishmi shpirti mė kėndon; Fjala vlagė merr nė kraharuar E ndėr vargje ėmbėlsisht buron.
Po kur shterr kjo vlagė krejt, dhe zemra Mbetet si njė shkėmb floriri i shkretė, Vetėm hėnė e Teheranit kėngės Smund ti japė ngrohtėsi dhe jetė.
Unė sdi si do mė vejė halli: Do mė djegė Shaga shkrumb e hi, Apo, kur tė plakem, i pėrmallur Do kujtoj ēkėndova nė rini?
Ka njė ēap tė tij sikush nė botė, A diēka qė na pėlqen vėrtet. Njė persian, qė kėngės keq ia thotė, Kurrė nga Shirazi smund tė jetė.
Sa pėr mua dhe pėr kėngėn time, thoni vetėm kaq: do kish krijuar Kėngė mė tė mira, plot kumbime, Nga dy mjelma po tė kish shpėtuar. _________________  ______________________________________________ Puthja ėshtė njė marrėveshje gojore qė bėjnė tė dyja palėt pėr tė marrė me qera katin e poshtėm. |
|  | | Kejsi Administrator


Numri i postimeve: 6420 Piket: 18626 Registration date: 28/10/2008
 | Titulli: Re: Poezite nga autore te huaj 25/11/09, 12:44 pm | |
| Ndermend sjell e dashur gjithmone Shkelqimin e flokeve te tua, Erdh koha qe neve u ndame; E rende ka qene per mua.
Kujtoj ate mbremje vjeshtore E zhurma gjethesh te thate Le te ishin te shkurtera ditet, Se hena na ndrinte me gjate.
Mbaj mend si me the ti nje mbremje: "Do shkojne te kalterat vjete Dhe ti do t'me harrosh ,i dashur Do shkosh kushedi me nje tjeter."
Dhe sot dega e mbushur me lule Per ty c'me kujtoi prap mua. Sa embel me lule mbulova Dikur kacurrelat e tua.
Dhe zemra ty pa te braktisur Nje tjeter duke dashuruar, Porsi nje rrefenje te dashur Gjithmon' te kujton pa pushuar. _________________  ______________________________________________ Puthja ėshtė njė marrėveshje gojore qė bėjnė tė dyja palėt pėr tė marrė me qera katin e poshtėm. |
|  | | Kejsi Administrator


Numri i postimeve: 6420 Piket: 18626 Registration date: 28/10/2008
 | Titulli: Re: Poezite nga autore te huaj 25/11/09, 12:45 pm | |
| Brengnosem kur te shoh ne sy Nga dhimbja zemra s'di te heshte S'ka mbetur me per ne te dy Vec bakri i shelgjeve ne vjeshte.
Te tjera buze,une e di Ta thithen afshin e perveluar Tani rigon pakez shi Nga shpirti yt gjysem shuar.
Po pune e madhe! Frike s'ndiej Diku mendimet duke tretur Nje lloj gezim prape e gjej Packa ne mes batakut mbetur
Per buzeqeshje dhe qetesi As e kam ndryshur jeten time Pak rruge shkelem kushedi... Por kemi bere kaq gabime
O c'jete qesharake kjo Plot paradokse dhe genjeshtra Verreze kopshti,pa shiko, Meshtenkave u zbardhin eshtrat
Ashtu do mbesim edhe ne, As do lulojme as do zhurmojme Kur dimri lule s'ka Perse per to do rrime vajtojme? _________________  ______________________________________________ Puthja ėshtė njė marrėveshje gojore qė bėjnė tė dyja palėt pėr tė marrė me qera katin e poshtėm. |
|  | | Kejsi Administrator


Numri i postimeve: 6420 Piket: 18626 Registration date: 28/10/2008
 | Titulli: Re: Poezite nga autore te huaj 25/11/09, 12:46 pm | |
| Dje per nje kupe me vere Me nje husar qendrova I heshtur e me shpirtin vrer Ne rruge larg veshtrova
"Perse ne rruge", ai me thote "Shikon e nuk ben ze? Ti s`ke percjellur gjer me sot Ndonje njeri ne te"
E ula koken i nemitur Me duf i peshperita "Husar,e shtrenjta me ka ikur..." Se thelli psheretita
Ne kupeze nje pike lot Prej syrit sec me "Per vajza qan ti foshnje kot? Mblidhe veten" trimi me tha
Husar ti brenge s`pe ne jete Nga une pra mesoje: "Mjafton nje pike lot, medet, Qe kupen t`a helmoje!..." _________________  ______________________________________________ Puthja ėshtė njė marrėveshje gojore qė bėjnė tė dyja palėt pėr tė marrė me qera katin e poshtėm. |
|  | | Kejsi Administrator


Numri i postimeve: 6420 Piket: 18626 Registration date: 28/10/2008
 | Titulli: Re: Poezite nga autore te huaj 25/11/09, 12:46 pm | |
| Ēke qė mė ngėrdheshesh? Dorėn pse ma tund? Ty as nėpėr mendje nuk tė shkoj gjėkund.
Kam njė mike tjetėr, kete, besoj, e di, As ti hodha sytė, as erdha tek ti.
Dola kėndej pari, jo se srrija dot, Desha vec dritaren tė shikoja kot _________________  ______________________________________________ Puthja ėshtė njė marrėveshje gojore qė bėjnė tė dyja palėt pėr tė marrė me qera katin e poshtėm. |
|  | | Kejsi Administrator


Numri i postimeve: 6420 Piket: 18626 Registration date: 28/10/2008
 | Titulli: Re: Poezite nga autore te huaj 25/11/09, 12:47 pm | |
| Me jep doren te shkruaj Te marre krahe mendimi. Me jep pulsin e zemres Mos te ngrij trishtimi Me jep buzet e tua Puthjen ta jap une Eja , nxito hapat Mos ke humbur udhe ?
Shkretetire e bore , hena farfurin Vendi anembane , dergjur ne qefin Dhe meshtenkat qajne, pyjeve pa jete Kush keshtu ka vdekur ? Mos valle une vete ?
Mos kafsho ti gishtin kur me sheh ne sy Dashuroj nje tjeter, nuk kam gje me ty.
E kupton dhe vet e me mire e di Se kerkoj nje tjeter dhe nuk vij tek ti.
Afer kur te shkova, s'u trondita fare thjesht te hodha syte, si ne nje dritare. _________________  ______________________________________________ Puthja ėshtė njė marrėveshje gojore qė bėjnė tė dyja palėt pėr tė marrė me qera katin e poshtėm. |
|  | | | | Poezite nga autore te huaj | |
|
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
|
|