Www.Bisedoj.Com

Reviste e Perditshme Virtuale...
 
ForumiFaqja Kryesore*GalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
Identifikohu
Identifikimi:
Fjalėkalimi:
Mė Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
:::<<C&C>>::: (8975)
 
:::>>C&C<<::: (8396)
 
Kejsi (6420)
 
AL_00 (5752)
 
Admin (3402)
 
BiNnki (2909)
 
DaNgErOuS_gIrL (2800)
 
ToSi (2689)
 
absurdja (2413)
 
Jakuzzi (2276)
 
Tema Fundit
» Vjen nje moment dhe ???
24/01/13, 12:07 pm nga :::>>C&C<<:::

» MENDIM I CASTIT..........
24/01/13, 11:56 am nga :::>>C&C<<:::

» Tė mirat dhe tė kėqijat e gjėrave qė pėrdorim mė shpesh
06/11/12, 10:13 pm nga Mimika

» Pytje logjike - ndihme
06/11/12, 09:35 pm nga Mimika

» Ne keto momente dua te them............
06/11/12, 09:26 pm nga Mimika

» Ju lutem me ndimoni
06/11/12, 09:24 pm nga Mimika

» Kuota diplomimit
01/09/12, 08:54 am nga nataeustikes

» PERSHENDETJE NGA TETOVA
04/06/12, 05:56 pm nga legjenda

» Deklaroj se... .....????????
19/11/11, 12:27 am nga :::>>C&C<<:::

» Te numerojme se bashku deri ne njemiljon...
19/11/11, 12:25 am nga :::>>C&C<<:::

» kliko dhe hesht
19/11/11, 12:23 am nga :::>>C&C<<:::

» Shprehja qe ju pelqen me shume
19/11/11, 12:22 am nga :::>>C&C<<:::

» Shkruani nje emer te nje antari
19/11/11, 12:21 am nga :::>>C&C<<:::

» Si Ndiheni?
19/11/11, 12:19 am nga :::>>C&C<<:::

» Si do e pėrballonit njė person qė nuk ju do..??
18/10/11, 02:04 pm nga Kejsi

Statistikat
Forumi ka 481 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri seksologu

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 52841 artikuj v 6853 temat
Kush ėshtė nė linjė
3 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 3 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 302 mė 08/05/11, 02:06 am
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Www.Bisedoj.Com Ne Facebook
Www.Bisedoj.Com on Facebook
Bisedo ne Chat
Share | 
 

 Pesė teoritė konspirative mė tė famshme nė botė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kejsi
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 6420
Piket: 20786
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: Pesė teoritė konspirative mė tė famshme nė botė   18/09/09, 06:50 am

Nga bankierėt Hebrej, e deri tek Barack Obama
Askush nuk do tė ēuditej pėr mėnyrėn se si u zgjodh president Barack Obama nė krye tė SHBA-sė. Por ka ende nga ata persona qė mendojnė se presidenti i parė me ngjyrė nuk ėshtė amerikan dhe se nuk ka lindur aty, por diku gjetkė, nė Kenia apo nė Indonezi. Sulmet e 11 shtatorit janė organizuar dhe orkestruar nga njė pjesė e neokonservatorėve tė qeverisė sė SHBA-sė dhe se Al Kaeda nuk ėshtė pėrgjegjėse pėr kėto sulme. Hebrenjtė kontrollojnė sistemin financiar botėror dhe shkaktojnė krizėn ekonomike qė tė ka mbėrryer tregjet. Kėto dhe tė tjera bėjnė pjesė nė pesė prej teorive mė tė famshme konspirative nė botė tė publikuar nga revista prestigjoze amerikane “Foreing Policy”.
11 shtatori
Teoria: Al Kaeda nuk ėshtė pėrgjegjėse pėr sulmet e 11 shtatorit. Qeveria e Shteteve tė Bashkuara ka lejuar sulmet ose i ka orkestruar ato.
Detajet: Teoritė e dyshimta rreth asaj qė realisht ka ndodhur nė 11 shtator 2001, kanė filluar tė qarkullojė gati shumė shpejt vendit tė sulmeve ku ndodhėn. Pėr shembull, njė rrjet satelitor arab ka referuar se 4000 hebrenj nuk ishin paraqitur nė punė ditėn e sulmit. Shumė libra tė publikuar nė muajt qė vijuan nė Europė dhe nė Lindjen e Mesme kanė postuluar se sulmet kishin qenė njė “operacion fals” i orkestruar nga neokonservatorėt brenda qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr ti hapur dritėn jeshile luftės nė Irak. Nuk ėshtė pėr tu habitur se disinformacioni do tė shpėrndahej nė vazhdim tė njė ngjarjeje katastrofike. Gjėja mė shumė shokante ėshtė se njė sondazh i fundit nė 17 vende ka treguar se mazhoranca e personave nuk ėshtė e bindur se Al Kaeda ėshtė pėrgjegjėse pėr sulmet. Shumė “besues” nuk janė dakord me shumė aspekte tė shpjegimit zyrtar. Dokumentari popullor nė vitin 2005 “Loose Change” argumenton se avionėt e linjės nuk mund tė kenė shkaktuar shkatėrrimin e kullave binjake nė mėnyrėn qė e kanė bėrė dhe mungesa e mbetjeve tė avionit 93 nė Pentagon ėshtė nė kundėrshtim me njė jet tė shkatėrruar qė mund tė krijonte. Revista “Popular Mechanics” i kanė dedikuar njė numėr tė tėrė special pėr tė hedhur poshtė teoritė, por “Loose Change” mbetet popullore mė shumė se kurrė.
Kontroversiteti i “Besuesit” ka tėrhequr vėmendjen e administratės sė Obamės, kėtė muaj kur “Cari i klimės” Van Jones ishte i detytuar qė tė jepte dorėheqjne pasi u mor vesh qė kishte firmosur njė peticion pėr kėrkime tė tjera, pėr kė ishte prapa sulmeve tė 11 shtatorit. Ndėrmjet firmėtarėve tė tjerė janė kandidati pėr president Ralph Nader, historianin Howard Zinn dhe kongresmenen Cynthia McKinney. Aktori Charlie Sheen ka dalė si avokat i lėvizjes “truther”.
E vėrteta: Komisioni bipartizan ka investiguar deri nė fund ngjarjet e 11 shtatorit dhe ka gjetur nė mėnyrė konkluzive se Al Kaeda ėshtė pėrgjegjėse pėr sulmet. Vetė Osama Bin Laden ka deklaruar pėrgjegjėsinė pėr sulmet nė vitin 2004.
Bankierėt Hebrej
Teoria: Hebrenjtė kontrollojnė sistemin financiar botėror dhe shkaktojnė krizėn financiare.
Detajet: Teoria qė njė kabala hije e bankierėve hebrej kontrollon botėn, kanė qarkulluar pėr shekuj dhe janė pėrdorur pėr tė justifikuar dhunėn kundėr hebrejve nga tė gjithė, nga carėt rusė, nazistėt e deri tek Al Kaeda. Por kriza financiare globale ka shkaktuar kėto teori edhe njė herė tjetėr, por kėsaj here ato janė pėrhapur nga njė burim i ri dhe i pamundur. Versioni fundit i teorisė sė bankierėve ebraikė, vjen nga Kina, ku konsulentėt IT dhe historianėt amatorė Hongbing publikuan nė 2007 njė libėr tė titulluar “Lufta Korrente”. Hongbing mbėshtet faktin se njė grup i vogėl bankierėsh hebrej kanė kontrolluar sistemin bankar privat dhe atė publik qė nga kohėt e Napolinit dhe pastaj shkruan se ky grup jo vetėm qė ka shkaktuar rėnien e 97, por ėshtė duke i interesuar Kinės, duke inkurajuar Pekinin qė tė hapė sistemin financiar tė vendit dhe tė blejė borxhin e Perėndimit me ndėrgjegjen se ēmimet e obligacioneve do tė vazhdojnė tė ulen. Libri u bė menjėherė njė bestseller, qė shtyu shumė kinezė ta shinin si njė mėnyrė pėr tė bėrė mė shumė para nė tregun financiar. Pas vitit tė kaluar e gjithė bota, u pėrfshi nga kriza financiare dhe ngritja e ēmimeve tė titujve tė thesarit amerikan, megjithatė, libri fitoi njė masė legjitimiteti nė Kinė dhe me sa duket edhe liderėt mė tė lartė tė vendit e kanė lexuar.
E vėrteta: Shkaqet e krizės financiare janė njė miriadė, nga kriza e pasurive tė patundshme e deri tek interesat financiare. Miliona hebrej kanė humbur paratė e tyre sė bashku me tė tjerėt.
Rendi i ri botėror
Teoria: Njė grup i vogėl elitar transnacional ėshtė duke komplotuar pėr tė stabilizuar njė qeveri botėrore.
Detajet: Shumė kanė shumė dyshime se shoqėritė sekrete si “Freemasons” apo “Tė Iluminuarit” janė duke kontrolluar nė mėnyrė sekrete qeveritė kombėtare prapa skenės. Por globalizimi ekonomik e dhjetėvjeēarėve tė fundit, sėbashku me organizatat transnacionale qė ka gjeneruar, i ka bindur njerėzit mė shumė se kurrė se po shkojmė drejt njė qeverie botėrore, apo qė ky sekret ekziston tashmė. Teorikėt e komplotit, si regjisori radiofonik amerikan Alex Jones, afirmojnė se organizata si Komisioni Tripalėsh, Grupi Bildberg, Kėshilli i Marrėdhėnieve me Jashtė, dhe Forumi Ekonomik Botėror janė pėrdorur nga elite pėr tė influencuar ngjarjet nė botė nga luftrat tek tregjet financiare. Kėto teori, natyrisht nuk pėrmbajnė asnjė thėrrmije tė vėrtete mbi dhe i bėn mė tė lehta pėr teoricienėt qė tė formulojnė teori tė tmerrshme mbi ritualet okulte dhe kontrollin e mendjes. Konspiracioni i “Rregullit tė Ri” ndodhet vetėm njė hap larg kontekstit politik me kandidaturėn presidenciale tė kongresmenit Teksan, Ron Paul. Paul, i cili u shfaq si njė i ftuar special nė emisionin radiofonik tė Alex Jones arriti nė mėnyrė tė rregullt tė Kėshillin e Marrėdhėnieve me Jahstė dhe ka paralajmėruar njė “Ide Konspiracioniste” qė tė heqė dorė nga nga sovraniteti amerikan, qė nis me njė “superstradė tė naftės” qė lidh vendet e Amerikės sė Veriut nė njė unitet tė vetėm ekonomik. Preokupimet pėr njė qeveri botėrore kanė shtyrė opozitėn e Kongresit nė njė seri tratativash me OKB, siē ėshtė Ligji i Detit. Grupet nacionaliste kanė mbėshtetur nė mėnyrė tė gabuar se ligji do tė sillte taksa ndėrkombėtare ose edhe njė forcė ushtarake ndėrkombėtare.
E vėrteta: Dalja nė sipėrfaqe e njė elite nga pushteti global ėshtė shpjeguar nga shkrimtari Karl Marks. Por nė qoftė se ai ka thėnė se elitat ishin kaq tė pushtetshme, do tė ishte mė shumė e lehtė qė tė krijonin njė marrėveshje pėr shkėmbim tė lirė shumė kohė mė parė.
BARACK OBAMA
Teoria: Barack Obama nuk ka lindur nė Shtetet e Bashkuara dhe nė kėtė mėnyrė ėshtė i pazgjedhshėm pėr presidencėn. Me njė background qė vjen nga njė racė e pėrzier, familja nga tre kontinentet dhe ngritja si njė meteor, Barack Hussein Obama ka demostruar se ėshtė njė target interesant pėr teoricienėt e konspiracionit, qė pyesin mos fsheh diēka mbi identitetin e tij tė vėrtetė ndaj popullit amerikan.
Detajet:
Gjatė zgjedhjeve tė fazės sė parė tė demokratėve, njė fushatė online, filloi tė fliste se Obama ishte njė muslyman sekret. Njė numėr amerikanėsh i beson kėsaj teorie, por nė zgjedhje nuk ėshtė rregjistuar asnjė rėnie, pas zgjedhjes sė tij, si nė Mars 11 % e publikut mendon akoma se presidenti ishte muslyman, sipas njė sondazhi tė Pew Research Poll. Vetėm 48% ishin tė sigurtė se ai ishte kristian. Teoria e dytė kryesore e konspirimit rreth Obamės ėshtė se ka lindur jashtė SHBA-sė, qoftė nė vendin e babait tė tij nė Kenia, apo tė njerkut nė Indonezi.Edhe pse ekzistojnė njė seri provash qė Obama ka lindur nė Hawai, duke pėrfshirė njė certifikatė tė lindjes dhe historia nė njė gazetė lokale, teoria nuk ėshtė zhdukur. Njė sondazh i korrikut ka treguar se vetėm 77 % e amerikanėve ishin tė bindur se Obama ka lindur nė SHBA. Teoritė vazhdojnė tė pėrhapen online nė websaitet, si e djathta WorldNetDaily, por tė dhėnat e media mė tradicionale, si CNN e kanė ftuar Obamėn qė tė tregojė certifikatėn e lindjes si provė qė ka lindur nė SHBA. Ndėrkohė, ata qė nuk janė anėtarė tė Kongresit kanė deklaruar qartėsisht teorinė “e lindjes”. Kėshtu republikani Bill Posey nga Florida ka sponsorizuar kėshtu njė projektligj qė i kėrkon kandidatėve presidencial njė certifikatė lindjeje.
E vėrteta: Barack Obama ka lindur nė 4 Gusht 1961 nė Honolulu, Haėai. Ndėrsa njė pjesė e familjes sė tij janė musliman, ai ėshtė njė kristian praktikant.
AIDS
Teoria: AIDS ka qėnė prodhuar nga qeveria e SHBA dhe autoritetet nuk tregojnė tė vėrtetėn se si zhvillohet.
Detajet: Teoritė konspiracioniste mbi AIDS kanė qėnė nė qarkullim tė paktėn qė nga mesi i viteve ’80 kur diskreditimi i docentit tė biologjisė sė Gjermanisė Lindore Jakob Segal, ka mbėshtetur faktin se ajo ishte krijuar nė laboratoret e SHBA-ve. Teoritė e konspirimit mbi AIDS janė dimostruar veēanėrisht popullore midis afro-amerikanėve. Njė sondazh i vitit 2005 ka nxjerrė se mbi 25% e amerikanėve me ngjyrė kishte projektuar me qėllim virusin dhe pėrhapjen nė komunitetin e zezakėve. Njė krah shkencėtarėsh mbėshtesin se nė fakt AIDS ėshtė shkaktuar nga njė virus dhe ėshtė thjesht njė kondicion i shkaktuar nga faktorė tė stilit tė jetės, si pėrdorimi i drogėrave rikreative. Edhe pse kėto teori u shpėrbėnė krejtėsisht dhe u skredituan, kanė fituar njė lloj numri mbėshtetėsish tė profilit tė lartė, midis tyre edhe ish-presidenti afrikano jugor Thabo Mbeki, i cili ka mbėshtetur pėr vite qė konsensi ndėrkombėtar nė kėtė lėndė tė HIV/AIDS ka qėnė i gabuar dhe se sėmundja ka qėnė shkaktuar mė shumė nga varfėria dhe mungesa e higjenės,sesa nga transmetimi seksual. Ministri i tij i Shėndetit Manto Tshabalala-Msiang i ka kėrkuar personave tė infektuar me HIV qė tė hajnė hurdhra. Pasardhėsi i Mbekit, Jacob Zuma, nė fund pushoi nga puna Tshabalala-Msimang.
E vėrteta: Njė mal me tė dhėna shkencore dimostrojnė se HIV/AIDS trasmetohet nga njeriu tek njeriu nga shkėmbimi i lėngjėve trupore. Shkencėtarėt mendojnė se virusi u gjenerua nė Afrikėn e shekullit tė 20.

_________________






______________________________________________

Puthja ėshtė njė marrėveshje gojore qė bėjnė tė dyja palėt pėr tė marrė me qera katin e poshtėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://Www.Bisedoj.Com
 

Pesė teoritė konspirative mė tė famshme nė botė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Www.Bisedoj.Com ::  :: -