Www.Bisedoj.Com

Reviste e Perditshme Virtuale...
 
ForumiFaqja Kryesore*GalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
Identifikohu
Identifikimi:
Fjalėkalimi:
Mė Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
:::<<C&C>>::: (8975)
 
:::>>C&C<<::: (8396)
 
Kejsi (6420)
 
AL_00 (5752)
 
Admin (3402)
 
BiNnki (2909)
 
DaNgErOuS_gIrL (2800)
 
ToSi (2689)
 
absurdja (2413)
 
Jakuzzi (2276)
 
Tema Fundit
» Vjen nje moment dhe ???
24/01/13, 12:07 pm nga :::>>C&C<<:::

» MENDIM I CASTIT..........
24/01/13, 11:56 am nga :::>>C&C<<:::

» Tė mirat dhe tė kėqijat e gjėrave qė pėrdorim mė shpesh
06/11/12, 10:13 pm nga Mimika

» Pytje logjike - ndihme
06/11/12, 09:35 pm nga Mimika

» Ne keto momente dua te them............
06/11/12, 09:26 pm nga Mimika

» Ju lutem me ndimoni
06/11/12, 09:24 pm nga Mimika

» Kuota diplomimit
01/09/12, 08:54 am nga nataeustikes

» PERSHENDETJE NGA TETOVA
04/06/12, 05:56 pm nga legjenda

» Deklaroj se... .....????????
19/11/11, 12:27 am nga :::>>C&C<<:::

» Te numerojme se bashku deri ne njemiljon...
19/11/11, 12:25 am nga :::>>C&C<<:::

» kliko dhe hesht
19/11/11, 12:23 am nga :::>>C&C<<:::

» Shprehja qe ju pelqen me shume
19/11/11, 12:22 am nga :::>>C&C<<:::

» Shkruani nje emer te nje antari
19/11/11, 12:21 am nga :::>>C&C<<:::

» Si Ndiheni?
19/11/11, 12:19 am nga :::>>C&C<<:::

» Si do e pėrballonit njė person qė nuk ju do..??
18/10/11, 02:04 pm nga Kejsi

Statistikat
Forumi ka 481 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri ESDAQATZ

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 52841 artikuj v 6853 temat
Kush ėshtė nė linjė
4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 302 mė 08/05/11, 02:06 am
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Www.Bisedoj.Com Ne Facebook
Www.Bisedoj.Com on Facebook
Bisedo ne Chat
Share | 
 

 BREGDETI I SHQIPERISE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 3402
Age: 25
Vendodhja: Tirana ALBANIA
Piket: 17623
Registration date: 13/09/2008

MesazhTitulli: BREGDETI I SHQIPERISE   06/06/09, 09:13 pm

Vija bregdetare e Shqipėrisė konsiderohet si njė nga mė tė vecantat nė zonėn e Mesdheut, pėr bukurinė dhe kryesisht pėr plazhet, e zonat e virgjėra qė afron. Ndėrthurja e relievit bregdetar tė zonave ranore, me ato shkėmbore dhe zallore, krijojnė njė larmishmėri tė pafund pėrzgjedhjeje, pėr tė gjithė turistėt e apasionuar pas natyrės bregdetare. Nuk e teprojmė aspak nėse e cilėsojmė kėtė bregdet si njė perlė e rrallė e pazbuluar e zonės sė Mesdheut.
Bregdeti shqiptar ka njė shtrirje tė konsiderueshme me njė gjatėsi prej 450 km , duke pėrfshire kėtu edhe siperfaqet e lagunave qė gjenden nė tė. Fillon nė veri me grykėderdhjen e lumit Buna dhe mbaron nė jug me Kepin e Stillos. Kjo vijė bregdetare ka njė karakter te ndryshem dhe eshte e pasur me forma te shumellojshme, qe nga plazhet ranore, kepat, gjiret e mbrojtura, lagunat, plazhet e vegjel zallore, shpellat detare etj. Disa zona te bregdetit jane ende mjaft te pasterta nga pikepamja ekologjike dhe ne kete permbajtje ato perfaqesojne zona te rralla qe kane mbetur ende te paprekura ne pellgun e Mesdheut. Madje nė tėrė zonėn e mesdheut ėshtė vėshtirė tė gjenden plazhe dhe zona tė tilla tė virgjėra natyrore, me njė bukuri mahnitėse.
Ne veri bregdeti shqiptar fillon nga grykederdhja e lumit Buna, i cili sherben edhe si kufi me Republiken e Malit te Zi. Pikerisht ketu, si rrezultat i aluvioneve te lumit eshte formuar ishulli i vogel i Franc Jozefit, i cili ne varesi te prurieve kthehet edhe ne gadishull. Ky eshte nje objekt i rendesishem natyror sidomos per prezencen e shpendeve ujore dhe bimesise qe ai permban .
Plazhi me verior i vendit eshte Velipoja dhe gjendet 22 kilometra larg qytetit te Shkodres. Ky plazh me gjatesi prej 4 km, shpaloset me tėrė madhėshtinė e tij dhe ėshtė i shquar pėr cilėsinė e rėrės dhe pastėrtinė e saj. Deti shkallėzohet njėtrajtshmėrisht nė gjithė gjatėsinė e plazhit, nga cektina nė thellėsi. Kjo karakteristikė e bėn tė preferueshėm pėr turizmin familjar, pasi nuk paraqet rrezikshėmiri me thellėsi tė menjėhershme.
Njėsitė akomoduese( hotele, pensione etj), tė cilat ofrojnė njė shėrbim cilėsor, shtrihen nė njė pjesė tė madhe tė gjatėsisė sė plazhit. Kėto janė ndėrtime tė viteve tė fundit dhe nuk mungojnė baret, restorantet, disco etj tė cilat plotėsojnė mė sė miri kėnaqėsitė e turistėve.
Njė karakteristikė tjetėr e zonės nė tėrėsi dhe plazhit nė vecanti janė ditėt me diell, tė cilat llogariten rreth 250, brėnda njė cikli vjetor. Temperaturat mbi 20 grade celcius fillojnė rreth fundit tė Majit.
Laguna e Vilunit me nje siperfaqe prej 130 hektare, ndodhet pranė plazhit tė Velipojės. Me ekosistemin e shkėlqyer, kjo lagunė ėshtė padyshim njė mrekulli e natyrės, pėr shumėllojshmėrinė e florės dhe faunės qė ofron. Ajo qė i shton akoma mė shumė bukurinė dhe interesin plazhit tė Velipojės ėshtė edhe rezervati i pamasė i gjuetisė qė ndodhet pranė. Turistėt amatorė tė gjuetisė kanė mundėsinė qė krahas banjave tė shijojnė edhe gjuetinė.

Teksa zbresim mė nė jug tė vijės bregdetare, njė tjetėr plazh ranor ėshtė ai i Shengjinit. Vetem 8 Km larg nga qyteti i Lezhės. Shengjini, gjithashtu eshte i njohur per reren kualitalive me pėrmbajtje tė lartė jodi dhe ditėt e shumta me diell, qė ashtu si Velipoja pėrllogariten rreth 250 nė njė cikėl vjetor. Edhe Shėngjini afron njė shėrbim tė mirė pėr turistėt nėpėrmjet qėndrave akomoduese. Si njė qėndėr e gjuetisė sė peshkut Shėngjini shquhet edhe pėr lokalet e gatimit tė tij tė specieve nėnujore. Ne veri te Shengjinit rreze kodrave te Rencit gjendet i mbrojtur nga ererat, plazhi i mbrekullueshem i “Ranės sė hedhun”. Tė dyja kėto plazhe i pėrkasin rrethit tė Lezhės, i cili ka eko sisteme te shkelqyera natyrore tė vlefshme pėr zhvillimin e eko –turizmit, observimit te shpendėve, kafshėve tė egra etj .
Zona e grykėderdhjes sė Drinit si rrezultat i drejtimit te erėrave ėshtė e pėrshtatshme pėr “ surfing”. Nė grykėderdhjen e kėtij lumi gjendet sistemi lagunor i Kune – Vainit ku folėzojne shumė shpendė ujorė. Kėtu gjenden dy laguna; ajo e Cekės me sipėrfaqe 235 hektare dhe e Merxhanit 77 hektare. Surpriza me e kendshme per turistėt eshte ishulli ranor i Kunes me siperfaqe prej 125 hektare ne te djathte te deltes se Drinit. Ishulli i Kunes eshte i mbuluar me bimesi te harlisur higrofile . Aty rriten shkurre te gjelberta mesdhetare, liane, shelgje, frasheri etj. Pėrsa I pėrket bukurisė natyrore, grykėderdhja e Drinit me lagunat e saj, ėshtė e rrallė dhe tepėr e vecantė nė tėrė vijėn bregdetare tė pellgut tė Mesdheut Ne jug te Kunes gjenden plazhe te tjere me pak te frekuentuar te zones se Tales, me njė bukuri tė rrallė dhe nė pritje pėr tu zbuluar nga turistėt.

Teksa lėmė pas zonėn atraktive tė Lezhės zbresim nė jug, nė drejtim tė Gjirit tė Lalėzit, i cili shtrihet nga Kepi i Rodonit deri ne Bishtin e Pallės. Kepi i Rodonit e mbyll kėtė gji nga veriu duke u shtrirė nė det me njė gjatėsi prej 7,5 kilometrash. Zona rreth tij eshte nje nga vendet me interesante te bregdetit shqiptar per ushtrimin e zhytjeve nėnujore.
Plazhet e Gjirin te Lalezit jane plazhe ranore disa prej te cileve te rrethuar nga nje brez bimesie halore. Per tu permendur jane plazhet e Shen Pjetrit dhe Rrushkullit qe shquhen per cilesine e larte te pastertise se ujrave detare.

Mė i rėndėsishmi pėr nga madhėsia, infrastruktura turistike, shumėllojshmėria e shėrbimeve dhe pėrqėndrimi i turistėve, ėshtė nė vazhdim tė vijės bregdetare nė drejtim tė jugut Plazhi i Durresit , i cili ndodhet vetem 39 km larg nga kryeqyteti i vendit, Tirana. Ai ka nje gjatesi prej 6 km dhe nje gjeresi te konsiderueshme tė brezit tė rėrės. Thellesia e ujrave te detit rritet shume gradualisht , tregues ky qe ben mjaft te preferuar kete plazh per femijet dhe pushimet e familiareve. Pozicioni i gjiut tė Durrėsit e bėn ate te mbrojtur nga ererat e forta. Ketu gjendet koncentrimi me i madh i fasiliteteve turistike me hotele, motele, komplekse vilash, bare , restorane , disko etj. Vitet e fundit krahas numrit te madh te pushuesve ditore nga kryeqyteti, plazhi i Durresit eshte kthyer ne piken numer nje te koncentrimit te turisteve qe vijne nga Kosova dhe Maqedonia, si dhe diaspora shqiptare nga vėnde tė ndryshme tė Europės.
Ne veri te qytetit te Durresit, rrėzė kodrave tė tij ndodhet plazhi i njohur i Currilave. Deti ėshtė i thellė nė kėtė segment dhe plazhi ėshtė i mbrojtur mirė nga erėrat e nxehta qė vijnė nga toka. Zona e plazhit tė Currilave ėshtė e shquar gjithashtu edhe pėr lokalet e shumta tė gatimit tė peshkut.
Plazhet e Golemit dhe Malit tė Robit janė nė vazhdim tė plazhit tė Durresit, duke perbere pothuajse nje njesi te vetme per nga karakteristikat. Ketu bie ne sy bimesia me pisha qe rrethon plazhin . Sikurse edhe ne plazhin e Durresit koncentrimi i lehtėsirave turistike eshte mjaft i madh ( hotele, komplekse, restorante).


Ne plazhet e tjerė qė i pėrkasin Rrethit tė Kavajės janė pėr tu pėrmendur ato tė Karpenit dhe tė Spillenjes, te cilet shquhen per cilesine kualitative te rėrės, ujrat e pastėrt detare dhe bimėsinė me pisha qe i rrethon. Kėto plazhe quhen relativisht tė reja pasi vetėm vitet e fundit kanė filluar tė frekuentohen nga turistėt dhe pushuesit. Tashmė nė Karpen dhe Spillenjė kane filluar investimet per krijimin e kushteve sa mė tė mira per akomodimin e turistėve.
Gjiri madhėshtor i Durrėsit mbyllet nė jug me Kepin e Lagjit. Ai ėshtė njė objekt natyror mjaft i pėrshtatshėm pėr ushtrimin e zhytjeve nėnujore, me konfigurimin e mrekullueshėm nėnujor dhe bimėsinė e pasur. Pranė kėtij kepi gjenden plazhet e vegjėl tė Bardhorit dhe Gjeneralit. Bardhori ėshtė njė plazh shkėmbor nė ndryshim tė theksuar nga e gjithė pjesa e plazheve ranore tė gjirit tė Durrėsit. Megjithėse i vogėl nė pėrmasa ai ėshtė mė i vecanti dhe me njė bukuri piktoreske tė rrallė. Ndėrsa plazhi i Gjeneralit ėshtė i rrethuar me bimėsi dhe i pėrngjet njė amfitheatri natyror. Kėto jane plazhe tė vecuara, maft tė qeta dhe mjaft tė pėrshtatshme pėr tu frekuentuar nga turistėt qė dėshėrojnė intimitet, larg zhurmės sė plazheve tė populluar tė gjirit tė Durrėsit.
Teksa vazhdojmė mė nė jug tė vijės bregdetare tė Shqipėrisė, duke lėnė pas gjirin e Durrėsit, na shpalosen objektet natyrore ndėr mė tė bukurat e kėtij bregdeti. Konkretisht plazhi i Divjakės dhe laguna e Karavastasė. Plazhi ranor i Divjakės, pylli dhe laguna pėrbėjnė nje kompleks natyror me nje rėndėsi tė madhe turistike. Pylli i Divjakės shtrihet nga grykderdhja e lumit Seman deri nė grykėderdhjen e lumit Shkumbin. Laguna e Karavastase ėshtė mė e madhja e tė gjithė bregdetit shqiptar, me nje siperfaqe prej 4.330 hektare. Ajo ėshtė nje prej 12 Parqeve Kombetare qe ka Shqiperia dhe per nga vlerat e bio diversitetit ka nje rendesi te vecante pėr tėrė rajonin. Laguna e Karavastase eshte pika me perendimore ne Europe ku folezon i ashtuquajturi pelikani kacurrel ( pelicanus crispus ). Rreth 5% e gjallimit botėror tė kėsaj specieje ndodhet pikėrisht nė lagunėn e Karavastasė. Eshte nje ekperience mjaft interesante observimi i ketyre pelikaneve ne se afroheni me varke prane nje ishulli ne lagune ku ata ulen zakonisht. Per keto vlera qe prej vitit 1994 laguna e Karavastase ndodhet nen ruajtjen nderkombetare te Konventes se RAMSARIT.
Ujrat e lagunes te cilat arrijne thellesi maksimale 1,5 metra jane te pasur me peshq, kryesisht tė llojit qefull dhe ngjala, te cilet ofrohen ne restorantet e shumte te plazhit te Divjakes. Bimesia e Parkut Kombetar te Divjakes shquhet per bukurine dhe freskine e vecante. Ketu mbizoterojne siperfaqet e pemėve halore me pishe te bute dhe te eger. Bien ne sy pishat me kurore te gjere ne forme ombrelle. Pylli eshte me kate duke filluar qe nga bimet barishtore e deri tek druret e larte.
Plazhi i Divjakes ka rėrė me pėrmbajtje tė konsiderueshme jodi dhe temperaturat mbi 20 grade fillojne qė nga gjysma e dyte e muajit Maj dhe vazhdojne deri nė prag tė muajit Tetor. Kjo ėshtė njė zonė ku kombinohen aktivitetet e plazhit me eko – turizmin. Karakteristikė e kėtij plazhi ėshtė ndėrthurja e brezit tė pishave me brezin e rėrės sė bregut. Nė periudhėn mė tė nxehtė tė verės, pėrcillet njė freski e kėndėshme nga pylli i pishave nė drejtim tė bregut tė detit.
Divjaka gjithashtu ėshtė e shquar pėr lokalet e saj tė gatimit tė peshkut dhe ngjalės sė freskėt tė zonės, si dhe surprizat e kėndshme pėr turistėt nė stilin e shėrbimit. Njėri nga lokalet e zonės ju shėrben peshkun nė zgarė hypur nė kal. Ky i fundit ėshtė mėsuar tė gjunjėzohet nė castin qė klientėve ju shėrbehet gatimi.

Grykederdhja e lumit Vjose qe ndodhet me ne jug, perben nje zone te mbrojtur natyrore ne te dy anet e lumit, e emėrtuar zona e Pish Poros Fier / Vlore. Kjo eshte nje zone natyrore me pisha bregdetare, plazhe ranore te vecuar si dhe vend i volitshem folezimi per shpendet ujore. Kjo hyn nė njė nga zonat e virgjėra dhe tė paeksploruara tė Shqipėrisė. Turistėt qė adhurojnė natyrėn, e pėr mė tepėr biologėt dhe zoologėt, kanė mundėsinė tė mrekullohen me kėtė ekosistem tė rrallė tė bregdetit shqiptar.

_________________

Frekuentimi i nje forumi tjeter...Demton rende shendetin....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.bisedoj.com
Admin
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 3402
Age: 25
Vendodhja: Tirana ALBANIA
Piket: 17623
Registration date: 13/09/2008

MesazhTitulli: Re: BREGDETI I SHQIPERISE   06/06/09, 09:13 pm

Ne jug te grykederdhes tė lumit Vjosa gjendet laguna e Nartes, (e dyta pėr nga madhėsia nė Shqipėri, pas asaj tė Karavastasė). Brezi tokesor qe ndan lagunen nga deti eshte i mbuluar nga nje pyll pishe. Laguna e Nartes eshte nje tjeter eko- sistem natyror me mundesi per zhvillimin e eko –turizmit, observimit te shpendeve, peshkimit etj. Ajo perfaqeson kompleksin e dyte ne Shqiperi persa i takon presences se shpendeve ujore. Zona e Nartes eshte e njohur per prodhimin artizanal te veres se cilesise se larte. Ne te ardhmen turizmi natyror ne lagune mund te gershtohet me “ turin e veres “ qe prodhohet ketu.

Qyteti i Vlores ėshtė nje prej pikave me te rendesishme turistike te Shqipėrisė duke ofruar ne radhe te pare produktin “ sun & sea “ ( diell dhe det). Pėrqėndrimi i turistėve nė kėtė qytet tė lashtė dhe me tradita zė vėndin e dytė pėr dėndėsi(pas Durrėsit) dhe njėkohėsisht disponon portin e dytė mė tė madh tė vėndit.
Si brėnda nė qytet edhe nė zonėn pergjate plazheve te gjiut te Vlores, hotelet e rinj dhe me shėrbime tepėr cilėsore ju ofrohen turistėve tė tė gjitha shtresave dhe kategorive. Gjithkush mund tė gjejė nė qytetin e Vlorės atė mėnyrė akomodimi qė i pėlqen, si dhe lehtesirat e tjera si; pub-et, baret, restorantet, disko –clubet etj. Kjo eshte nje nga zonat me intensive turistike te vendit dhe njėkohėsisht mė atraktive.
Zona turistike fillon ne jug te qytetit nė lagjen e quajtur „Skelė“ dhe shtrihet pergjate plazheve te vegjel dhe shkembore te gjiut te Vlores. Jane plazhe me konfiguracion mjaft te bukur shkėmbor, nė gjire zallor tė vegjėl dhe tė vecantė, qė shtrihen deri nė zonėn e Jonufrės. Nė pothuaj cdo gji tė vogėl zallor ndodhet nganjė hotel qė ofron lehtėsira dhe kushte pėr turistėt. Nėnuji i kėsaj zone ėshtė mjaft intrigues pėr tė apasionuarit e sportit tė zhytjes. Sidomos nė plazhin e „Ujit Tė Ftohtė“ dhe nė gjirin e vogėl tė quajtur „Zhironi“, mund tė observohen lloje tė ndryshme peshqish dhe algat e zeza dhe tė qelbėrta, qė janė njė vecanti tepėr interesante e bimėsisė nėnujore.
Pas plazheve shkėmbore tė Jonufrės shtrihet plazhi i zonės sė Rradhimės qe zgjatet deri ne perroin e Dukatit prane qytetit te vogel te Orikumit. Plazhi rrethohet nga nje zone kodrinore e mbuluar me agrume qe kontraston mjaft bulur me ujrat blu te detit. Nė ndryshim nga plazhet e vegjėl shkėmbor tė Jonufrės, plazhi i Rradhimės karakterizohet nga shtrirja e vijės bregdetare si nė gjatėsi, edhe nė gjėrėsi, qė shoqėrohet me cektinėn e ujrave tė kulluar tė detit. E tėrė kjo zonė ofron hotele tė njė cilėsie tė mesme dhe tė lartė dhe mbi tė gjitha restorantet e mrekullueshme tė gatimit tė peshkut nė mėnyrėn tradicionale dhe kryesisht tė kuzhinės italiane.
Ne jug te gjiut te Vlores ndodhet Orikumi ku vitet e fundit eshte ngritur nje port jahtesh me njė kapacitet prej 650 vendesh. Plazhi i Orikumit ka nje gjatesi prej 2 km dhe ėshtė me tė njėjtat karakteristika si plazhi i zonės sė Rradhimės. Ne kete zone gjenden edhe shpellat detare te Panasė dhe Rrapit.
Edhe plazhi i Orikumit paraqet interes per zhytjet, pasi ketu gjenden mbetje arkeologjike dhe anije te fundosura. E tille eshte anija Italiane “Po”e fundosur ne vitin 1941 gjate luftes italo –greke. Po keshtu thuhet se Jul Qesari mbyti anijet qe sollen trupat e tij ne ndjekje te Pompeut.
Ne jug – perendim, gjiri i Vlores mbyllet me gadishullin e Karaburunit i cili ėshtė gadishulli me i madh i Shqiperise me nje gjatesi prej 16 km dhe gjeresi maksimale prej 4,5 km. Bregu perendimor i Karaburunit eshte spektakolar, me brigje te larta dhe te copezuara, gjire, e plazhe te vogla zallore. Ne veri te gadishullit gjendet shpella detare e Haxhi Alise e cila eshte shpella me e madhe detare e vendit . Ajo ka nje thellesi prej 30 metrash, nje lartesi prej 18 metrash dhe gjeresi prej 12 metrash. Keto permasa lejojne hyrjen e varkave ne shpelle. Emri i shpelles eshte ne kujtim te detarit ulqinak te shek XVII I cili ka lundruar ne keto ujra. Persa i perket plazheve te vegjel te Karaburunit duhet te permendim ato te gjiut te Arushės, plazhet e Gramės dhe Dafinės te cilet shquhen per ujrat e thelle, cilesine shume te larte te ujrave dhe pozicionimin e vecuar krejtesisht larg zhurmave. E tėrė kjo zonė hyn nė pjesėn e pazbuluar tė natyrės atraktive shqiptare.
Prane plazhit te Gramės ndodhet shpella e Skllevėrve. Sipas legjendes, ne antikitet ketu punonin skllever per nxjerrjen e gureve. Ne muret shkėmbore tė plazhit te Gramės gjenden mbishkrime antike dhe mendohet se ketu ka qene nje tempull i Dioskureve pellazge. Faqja perendimore e Karaburunit eshte nje prej pikave me terheqesi te bregut shqiptar per te apasionuarit e zhytjeve nenujore.

Prane gadishulli te Karaburunit gjendet ishulli i Sazanit. Ky ishull eshte me i madhi i Shqiperise me sip 5,7 km2 me nje gjatesi 4,8 km dhe gjeresi maksimale 2 km. Ai ndodhet 12 milje larg nga porti i Vlores. Ne antikitet ishulli eshte quajtur Sason. Ishulli perfaqeson nje bllok shkembor me brigje te ashpra, sidomos pjesa perendimore e ishullit, e cila rrihet vazhdimisht nga stuhitė detare tė Jonit. Ne pjesen jug lindore te ishulli gjendet plazhi zallor i „Admiralit“ qe shquhet per ujrat mjaft te pastra te detit. Sazani paraqet nje interest e vecante per zhytjet dhe se bashku me gadishullin e Karaburunit perbejne nje park te vertete nenujor tė pazbuluar .
Mbas qafes se Llogarasė shtrihen plazhet e Jonit, apo sic emėrtohen ndryshe, plazhet e “Rivieres Shqiptare”. Riviera eshte nje prej zonave me atraktive te Shqiperise ku ndėrthuren dielli, deti i thelle, plazhet e vegjel shkembore dhe intime, me shpatet madhėshtore tė maleve dhe kodrave te veshura me bimesi tipike mesdhetare ( ullinj, agrume ). Sigurisht tė tėrė kėtė peisazh e plotėsojnė fshatrat karakteristikė te ndertuar ndėrmjet malit dhe detit. Kjo eshte krahina me e ngrohte e Shqiperise ku temperature mesatare e janarit eshte 10 grade C dhe e Korrikut 25 grade C. Zona ka rreth 300 dite me diell.
Teksa qėndron nė qafėn e Llogarase (1.057 metra mbi nivelin e detit) hapet nje pamje madheshtore e bregut duke tė lėnė ndjesinė sikur e sodit nga avioni. Bukuritė e tokės dhe detit shpalosen mahnitėse sidomos nė kohėn e perėndimit tė dielli, qė duket sikur i pėrkėdhel me ngjyrėn e purpurtė teksa largohet pėr ti lėnė vėndin natės.
Plazhi i pare eshte ai i Dhraleos ne Palasė, me nje gjatesi prej 1,5 km. Ky plazh ėshtė njė ndėr mė egzotikėt e tėrė Rivierės shqiptare dhe shquhet per qetesine, ujrat shume te thella, e te theksuar blu. Bregu zallor ndricon verbues nė kontrast me blunė e thellė tė detit Jon.
Dhermiu qe vjen me ne jug eshte nje prej pikave turistike me te rendesishme dhe me te frekuentuara nga turistėt nė gjithe bregdetin shqiptar. Ujrat shume te pasterta te detit, plazhet intime , sportet ujore dhe zhytjejt nenujore e bejne vecanerisht shume te preferuar nga te rinjte. Plazhet qe perbejne Dhermiun jane Jaliksari, Shkambo dhe Gjipea. Plazhi i Gjipese ka nje forme mjaft tė rrallė dhe tė vecantė. Bregu i tij ėshtė i formuar nga nje perrua dhe nė tė dy krahėt e tij ngrihet nje kanion me mure shkėmbore deri ne 70 metra te larta. Ne plazhin e Dhermiut ndodhet edhe shpella detare e Pirateve. Barkat ofrojne dergimin e turisteve ne shpelle. Gjithashtu nė kėtė plazh ndodhen disa hotele, restorante dhe disko verore. Ne gjithe kete zone duke perfshire edhe fshatrat e tjera eshte i zhvilluar “turizmi familiar” ku turistet mund te akomodohen ne shtepi me qera.
Rreth 8 km ne jug te Dhermiut ndodhet Vunoi njė fshat karakteristik dhe i shquar pėr patriotizmin, mikpritjen dhe bujarinė e banorėve. Nga Vunoi merret drejtimi per nė plazhin mahnitės te Jalit . Plazhet e Jalit me gjiret e vegjėl zallor, janė njė mrekulli e vėrtetė e natyrės dhe spikasin nė tėrė gjatėsinė e vijės bregdetare. Ujėrat e thella, e tė kthjellėta tė krijojnė pėrshtypjen sikur po kundron nėndetin nga xhami i stėrmadh i njė akuariumi. Jali ofron dy kampinge tė organizuar mė sė miri( me rreth 100 cadra tė madhėsive tė ndryshme; nga njė person deri nė katėr) pėr turistėt shtegtarė qė adhurojnė kėtė mėnyrė pushimesh. Gjithashtu lokalet e gatimit tė peshkut janė tė shquar nė tėrė zonėn.

Vetem rreth 15 minuta me makine larg Vunoit ndodhet qyteti i vogel i Himares.
Himara eshte qendra kryesore e “ bregdetit Jonian te siperm”. Ne lashtesi emri i saj ishte Himera, qe presupozohet se prejvjen prej mitologjise dhe ka lidhje me historine e Kimerws mitologjike. Por ka fakte qe emertimi mund te jete akoma me i lashte. Himara daton si nje vendbanim dhe qytet i fisit ilir te Kaonėve. Ajo deshmohet me kete emer “Himera” qe ne shek. e V (perpara eres sone). Emertimi “ Himera” eshte me origjine pellazge.
Ajo qe dihet bazuar mbi disa fakte te shkruara dhe te ruajtura ne analet e Vatikanit eshte se, rreth shekullit te XV(te eres sone) pas renis se keshtjelles se Krujes dhe uzurpimit te saj nga otomanet, nje pjese e konsiderueshme e popullsise se kesaj zone u zhvendos ne brigjet e Himares, nga frika e masakrave turke. Nje pjese e tyre kaloi ne brigjet e Italise dhe nje pjese ndenji duke u pershtatur dhe banuar ne kete zone. Ende sot ne emrat dhe mbiemrat e himarioteve ruhen gjurmet e katragjysherve te tyre te shekullit te pesembedhjete.
Himara eshte nje pike turistike qe gjallerohet ne stinen e veres nga familiaret dhe te rinjte. Plazhet qe perbejne Himaren jane Spilea,Filikuri, Potami, Llamani dhe Livadhet. Keto plazhe shquhen per ujrat e thelle, karakterin shkembor dhe cilesine e mire ujrave te detit. Plazhi i Spilesė ėshtė ranor dhe shtrihet nė qėndėr tė Himarės. Plazhi i Potamit ndodhet nė njė gji tė vogėl disa qindra metra larg qėndrės sė Himarės dhe karakteristikė e tij ėshtė njė burim uji i ftohtė. Tė dy kėto plazhe ofrojnė qėndra akomoduese me njė shėrbim tė mirė, si edhe lokale tė gatimit tė peshkut.
Plazhi i Filikurit ndodhet nė anėn e pasme tė kodrės sė plazhit tė Potamit. Thyerja shkėmbore e kėtij gjiu tė vogėl ndėrthuret me ujrat e thella te detit Jon duke shpalosur njė natyrė tepėr piktorike, duke tw krijuar ndjesine sikur ndodhesh ne nje peisazh tee pokes se mitologjise.
Plazhet e Llamanit dhe Livadhet, ndodhen pak kilometra larg nga Himara. Plazhi i Livadheve ėshtė zallor dhe shtrihet pėrreth 1 kilomėtr gjatėsi, ndėrsa ai i Llamanit ėshtė i vogėl dhe i mbyllur mes dy kodrash shkėmbore me bimėsi karakteristike.
Ne Himare gjenden objekte kulti si Kisha e Shen Merise se Athalit, kisha e Kasiopise , kisha e Gjithshenjtoreve dhe banesa monument kulture e Lilo Llazarit. Himara e vjeter ne maje te kodres ka paraqitjen arkitektonike tipike te nje ngulimi mbrojtes nga deti.
Nje objekt mjaft interesant per tu vizituar eshte kalaja e Ali Pashait, e ndertuar ne nje pozicion mjaft terheqės mbi nje gadishull te vogel ne gjirin e vogel tektonik te Porto Palermos . Kalaja ka trajte tre kendore dhe mure me lartesi 20 metra. Supozohet se kjo kala ėshtė ngritur mbi rrėnojat e njė kalaje tė periudhės antike. Gjiri i Porto Palermos ofron njė plazh tė vogėl zallor dhe intim dhe shquhet pėr thellėsinė e menjėhershme tė ujrave qė shkon mbi 80 metra.

Pranė gjirit tė Porto Palermos gjendet fshati i Qeparoit i cili ka plazhin e tij karakteristik, si edhe njė nga rezervatet e peshkut mė nė zė tė gjithė rivierės. Nė kėtė rezervat tė ndėrtuar nė det, nė njė nga gjiret e vegjėl, turistėt mund tė kundrojnė nga afėr larminė dhe shumėllojshmėrinė e peshkut. Nė plazhin e Qeparoit sė fundmi janė ngritur disa ndėrtime tė reja qė ofrojnė dhoma komode pėr turistėt, si edhe dy lokale tė kėndshme me gatime tė ndryshme. Me interes tė vecantė paraqitet Qeparoi i vjeter i ndėrtuar nė kodėr, i cili ofron gjithashtu akomodim nė shtėpitė e banorėve, kryesisht pėr turizmin familjar. Nė fshat gjenden objekte tė tilla si kullat tre kateshe tė Ali Pashės, manastiri i Shėn Dhimitrit, banesa e Minella Gjikės etj.

_________________

Frekuentimi i nje forumi tjeter...Demton rende shendetin....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.bisedoj.com
Admin
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 3402
Age: 25
Vendodhja: Tirana ALBANIA
Piket: 17623
Registration date: 13/09/2008

MesazhTitulli: Re: BREGDETI I SHQIPERISE   06/06/09, 09:14 pm

Fshati i Borshit ndodhet disa qindra metra larg nga bregu i detit dhe rreth 20 minuta largėsi nga Himara. Plazhi i tij ėshtė mė i madhi nė tėrė rivierėn shqiptare me rreth 6 km gjatėsi. Bardhėsia me zallishte e tėrė kėsaj gjatėsie kontraston mrekullisht me blunė e thellė tė detit. Nė tėrė gjatėsinė e plazhit janė ndėrtuar hotele qė ofrojnė turizmin familjar dhe lokale, bare, disco, restorante tė shumėllojshme. Plazhi i Borshit ka pėrqėndrimin mė tė madh tė larmisė sė shėrbimeve dhe kryesisht restorantet e tij, tė cilat afrojnė njė shumėllojshmėri gatimesh qė ndėrthurin kuzhinėn tradicionale me atė italiane. Nė gatimin tradicional Borshi shquhet pėr pjekjen e mishit tė qingjit dhe kecit nė hell. Kjo pėr arsyen e thjeshtė se qė nga thellėsia e kohėrave, pėrvecse njė fshat bregdetar, ėshtė shquar edhe pėr blegtorinė.
Fshati i fundit nė tėrė gjatėsinė bregdetare tė Rivierės( pėrpara se tė arrimė nė qytetin e Sarandės) ėshtė Lukova, e cila zė njė vėnd tė vecantės pėrsa i pėrket shumėllojshmėrisė sė brezareve me agrume dhe ullinj.Reth 2 km largėsi, ndodhet plazhi i famshėm i Bunecit me pėrroin e mrekullueshėm tė ujit tė kulluar qė derdhet nė detin Jon. Nė drejtimin jugor tė plazheve tė Lukovės, drejt gjirit tė Kakomesė shtrihen pėr kilometra tė tėra pllakat karakteristike prej stralli tė bardhė verbues. Nė tėrė gajtėsinė e kėtyre pllakave ndodhen disa shpella tė vogla nėnujore me njė bukuri tė rrallė. Deri ne qytetin e Sarandes jane per tu permendur edhe plazhet e Kakomese dhe Krorezit, qe jane plazhe me bukuri te rralle dhe qe shquhen per ujrat mjaft te pasterta te detit. Plazhet e Lukovės dhe sidomos pjesa nga Buneci deri nė Kakome ėshtė njė mrekulli e pazbuluar e bregdetit shqiptar. Dora e njeriut akoma nuk ndjehet nė kėto plazhe, tė cilat mund tė cilėsohen nė kuptimin e plotė tė virgjėra.
Qyteti i Sarandės, ose “porta detare jugore e Shqipėrisė”, ndodhet e pozicionuar si nė njė ballkon natyror, pėrballė ishullit tė Korfuzit. Linjat e trageteve janė tė pėrditshme dhe lidhin kėtė ishull tė Greqisė me Sarandėn. Emri i sotėm i Sarandės rrjedh nga prezenca e njė manastiri tė hershėm kristian i “40 Shenjtorėve”. Rrėnojat e kėtij objekti ndodhen nė Qafėn e Gjashtės, nė hyrje tė qytetit.
Saranda shtrihet nė fund tė bregdetit tė Jonit dhe ofron njė shėtitore tė kėndshme me palma, si dhe plazhe tė vegjėl zallorė. Nė qėndėr tė saj gjenden rrėnojat e qytetit antik tė Onhezmit, i shkatėrruar nė shek V nga dyndjet e barbarėve. Sė fundmi (viti 2002) ėshtė zbuluar madje dhe njė sinagogė.
Vetėm 2 km nė jug tė Sarandės, nė njė kodėr dominante, ndodhet kalaja e Lėkursit. Fortifikimi u ndėrtua nga Sulltan Sulejmani gjatė fushatės pėr pushtimin e Korfuzit. Tashmė nė kala, ndodhet njė restorant, i cili krahas kuzhinės tė pasur, ofron edhe njė pamje tė mrekullueshme tė blusė sė thellė joniane.
Ne qytetin e Sarandes ndodhen plazhet e vogla te Centralit, Pllakave dhe Limanit . Zakonisht turistet qe preferojne detin udhetojne ne jug te qytetit ku pika me e frekuentuar eshte ajo e Ksamilit , I cili ndodhet midis gadishullit me te njejtin emer dhe lagunes se Butrintit. Perballe tij shtrihet ishulli I Korfuzit ndersa fare prane plazhit te Ksamilit gjendet 4 ishujt e tij te vegjel, te mbuluar krejtesht nga bimesi gjithnji e gjelbert mesdhetare. Siperfaqja e tyre arrin ne 8,9 hektare. Ne Kasmil gjenden disa hotele dhe restorante, tė cilat ofrojnė njė shėrbim kualitativ pėr turistėt. Kėta ishuj tė vegjėl dhe tepėr piktorik nė sipėrfaqen e blusė sė thellė tė detit Jon, janė shumė tė frekuentueshėn nga turistėt.
Nė anėn tjetėr ndodhet liqeni i Butrintit me ujė tė kripur, pasi ėshtė lagunė bregdetare me origjinė tektonike, qė lidhet me detin nėpėrmjet kanalit tė Vivarit 3,6 km i gjatė. Nė kėtė lagunė folėzon njė numėr i konsiderueshėm shpendėsh detarė.
Ekstremi me jugor I bregdetit Shqiptar deri ne kepin e Stillos perbehet nga plazhe te ulet te tipit te marsheve te cilet jane tė pazbuluar nga turistėt dhe krejtesisht te virgjer.
Adrian Dule

_________________

Frekuentimi i nje forumi tjeter...Demton rende shendetin....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.bisedoj.com
BiNnki
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 2909
Age: 28
Vendodhja: Zürich.
Piket: 16471
Registration date: 01/06/2009

MesazhTitulli: Re: BREGDETI I SHQIPERISE   06/06/09, 10:33 pm

Qitju Kani Foto Posteve Doken Ma Bukur Twisted Evil Twisted Evil Twisted Evil
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.Bisedoj.com
 

BREGDETI I SHQIPERISE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Www.Bisedoj.Com :: Shqiperia :: Larmi Informative per Shqiperine-