Www.Bisedoj.Com

Reviste e Perditshme Virtuale...
 
ForumiFaqja Kryesore*GalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
Identifikohu
Identifikimi:
Fjalėkalimi:
Mė Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
:::<<C&C>>::: (8975)
 
:::>>C&C<<::: (8396)
 
Kejsi (6420)
 
AL_00 (5752)
 
Admin (3402)
 
BiNnki (2909)
 
DaNgErOuS_gIrL (2800)
 
ToSi (2689)
 
absurdja (2413)
 
Jakuzzi (2276)
 
Tema Fundit
» Vjen nje moment dhe ???
24/01/13, 12:07 pm nga :::>>C&C<<:::

» MENDIM I CASTIT..........
24/01/13, 11:56 am nga :::>>C&C<<:::

» Tė mirat dhe tė kėqijat e gjėrave qė pėrdorim mė shpesh
06/11/12, 10:13 pm nga Mimika

» Pytje logjike - ndihme
06/11/12, 09:35 pm nga Mimika

» Ne keto momente dua te them............
06/11/12, 09:26 pm nga Mimika

» Ju lutem me ndimoni
06/11/12, 09:24 pm nga Mimika

» Kuota diplomimit
01/09/12, 08:54 am nga nataeustikes

» PERSHENDETJE NGA TETOVA
04/06/12, 05:56 pm nga legjenda

» Deklaroj se... .....????????
19/11/11, 12:27 am nga :::>>C&C<<:::

» Te numerojme se bashku deri ne njemiljon...
19/11/11, 12:25 am nga :::>>C&C<<:::

» kliko dhe hesht
19/11/11, 12:23 am nga :::>>C&C<<:::

» Shprehja qe ju pelqen me shume
19/11/11, 12:22 am nga :::>>C&C<<:::

» Shkruani nje emer te nje antari
19/11/11, 12:21 am nga :::>>C&C<<:::

» Si Ndiheni?
19/11/11, 12:19 am nga :::>>C&C<<:::

» Si do e pėrballonit njė person qė nuk ju do..??
18/10/11, 02:04 pm nga Kejsi

Statistikat
Forumi ka 481 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri seksologu

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 52841 artikuj v 6853 temat
Kush ėshtė nė linjė
3 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 3 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 302 mė 08/05/11, 02:06 am
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Www.Bisedoj.Com Ne Facebook
Www.Bisedoj.Com on Facebook
Bisedo ne Chat
Share | 
 

 FOTOGRAFIA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kejsi
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 6420
Piket: 20896
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: FOTOGRAFIA   13/05/09, 10:16 pm

Fotografia ėshtė teknika e regjistrimit dhe gjenerimit te imazheve permanente duke kapur dhe rezervuar stimujt fizikė nė njė shtresė materiali fotosensitiv. Kjo pėrfshin regjistrimin e dritės tė reflektuar nga njė objekt nė njė material tė ndjeshėm nėpėrmjet njė ekspozimi me njė kohė tė caktuar. Ky proces mund tė kryhet mekanikisht, kimikisht ose nė mėnyre digjitale nėpėrmjet objektit tė njohur si aparati fotografik

Emri fotografi vjen nga greqishtja prej fjalės φως phos ("dritė"), dhe γραφις graphis ("penel") ose γραφη graphź, qė sė bashku krijojnė kuptimin "vizatim me dritė".


Aparati Fotografik

Aparati fotografik ėshtė mjeti qė formon njė imazh duke e transferuar atė nė njė film fotografik ose nė njė kartė memorieje, por ka edhe metoda tė tjera mė pak tė njohura. Pėr shembull fotokopja ėshtė njė makineri qė formon imazhe permanente por pėrdor transferimin e ngarkesave elektrike nė vend tė filmit fotografik prandaj dhe quhet elektrofotografi. Rrezegrafitė e publikuara nga Man Ray nė 1922 janė imazhe tė formuara nga hija e objekteve mbi letrėn fotografike pa pėrdorimin e aparatit.

Fotografėt kontrollojnė aparatin pėr tė ekspozuar material me aftėsinė pėr tė regjistruar dritėn (zakonisht filmi) nė dritė. Pas proceseve tė larjes e stampimit, prodhohet njė imazh pėrmbajtja e tė cilit zakonisht ėshtė e saktė, e ndritshme dhe e kompozuar bukur.

Kėto kontrolle pėrfshijnė

* Fokusimin
* Hapjen e diafragmės
* Kohėn e ekspozimit
* Gjatėsinė fokusuese tė lentės (telefoto, makro, kėnd-gjėrė, ose zoom)
* Ndjeshmėrinė e filmit

Kėto kontrolle janė shpesh tė lidhura me njėri tjetrin, pėr shembull sasia e dritės qė hyn ne aparat llogaritet duke shumėzuar hapjen e diafragmės me kohėn e ekspozimit, dhe duke ndryshuar gjatėsinė fokusuese ekziston mundėsia pėr tė pasur kontroll akoma mė tė gjėrė nė thellėsinė e pamjes.


Pėrdorimet e fotografisė


Fotografia mund tė klasifikohet nėn teknologjinė e imazheve dhe ka fituar interes tė madh nga shkencėtarėt dhe artistėt qė nga krijimi i saj. Shkencėtarėt e kanė pėrdorur konceptin e fotografisė pėr tė krijuar regjistrime shumė tė sakta si pėr shembull Eadweard Muybridge nė studimin e tij pėr lėvizjen e kafshėve dhe njerėzve (1887). Artistėt kanė qenė po aq tė interesuar tek fotografia por kanė provuar tė eksplorojnė edhe aspekte tė tjera tė prezantimit tė realitetit si pėr shembull lėvizja piktorealiste. Ushtria, policia dhe forcat e sigurimit e pėrdorin fotografinė pėr mbikėqyrje, ruajtje dhe koleksionim tė dhėnash.


Historia e fotografisė

Shpikja

Fotografia kimike


Projektimi i imazheve nė sipėrfaqe tė ndryshme ėshtė bėrė pėr shumė shekuj. Dhoma e errėt dhe Dhoma e shndritshme pėrdoreshin nga artistėt pėr tė krijuar konturet e skenave tė ndryshme qė nė shekullin e 16-tė. Kėto lloj aparatesh nuk e fiksonin imazhin nė kohė, ato vetėm projektonin atė qė ndodhte nė ēdo moment tė caktuar.

Fotografia e parė konsiderohet tė jetė njė imazh i prodhuar nė 1825 nga shpikėsi francez Nicéphore Niépce nė njė pllakė tė shndritshme tė mbuluar me njė derivat tė karburantit tė quajtur bitum i Judės. Ky imazh ėshtė prodhuar me njė aparat dhe janė nevojitur 8 orė ekspozim nėn dritė tė fortė dielli pėr realizimin e tij. Sidoqoftė ky proces nuk ishte shumė i efektshėm dhe pėr kėtė arsyė Niépce filloi eksperimentimin me pėrbėrje tė argjendit i bazuar nė njė zbulim te Johann Heinrich Schultz tė vitit 1724 qė thoshte se pėrbėrja e argjendit dhe shkumėsit errėsohet kur ekspozohet nė dritė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://Www.Bisedoj.Com
Kejsi
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 6420
Piket: 20896
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: Re: FOTOGRAFIA   13/05/09, 10:20 pm

Histori Sociale

Fama


Daguerrotipi fitoi popullaritet dhe famė shumė shpejt pėr arsye se i pėrgjigjej nevojave bazike si portreti qė lindėn nė klasat e mesme gjatė revolucionit industrial. Kjo kėrkesė, volumi dhe kosto e tė cilės nuk mund tė pėrballohej nga pikturat e vajit ishte shtysa e parė qė iu dha zhvillimit tė fotografisė. Ama daguerrotipet edhe pse tė bukura ishin tė thyeshme dhe tė vėshtira pėr tu kopjuar. Njė fotografi e vetme e marrė nė njė studjo portretesh kushtonte rreth 1000$ te sotshėm. Fotografėt inkurajonin kimistėt qė tė pėrmirėsonin procesin nė mėnyrė qė tė bėnin disa kopje njėherėsh, kėrkesė qė eventualisht i ēoi ata tek procesi i Talbot-it. Proceset fotografike qė pėrdoren ndryshojnė shumė pak nga proceset qė u krijuan nga pėrmirsimet e 20 viteve tė para tė fotografisė. Nė 1884 George Eastman zhvilloi njė xhel tė thatė nė letėr ose filmin, i cili zėvendėsoi pllakėn fotografike, gjė e cila nuk e detyronte mė fotografin tė mbante kuti me pllaka dhe elementė tė rrezikshėm kimikė rreth e rrotull vetes. Ne korrik tė 1888 Easman nxori nė treg aparatin kodak me sloganin "Ju shtypni butonin, ne bėjmė tė tjerat". Tani ēdokush mund tė bėnte njė fotografi dhe t'ja linte proceset e tjera tė rrezikshme te tretėve. Fotografia u bė e aksesueshme nė masė nė 1901 me hyrjen nė treg tė njė aparati pėr fėmijė, Kodak Broėnie dhe njė aparati pėr femra i cili vinte i shoqėruar me njė buzėkuq. Shumė pak ka ndryshuar nga fotografia kimike qė atėherė edhe pse filmi me ngjyra ėshtė bėrė standard bashkė me fokusimin dhe ekspozimin automatik. Regjistrimi digjital i imazheve po fiton popullaritet pėr arsyen se aparatet digjitale lejojnė shikimin e fotografive nė ekrane LCD. Pėr tė pasionuarit e fotografisė bardh e zi, shumė pak ka ndryshuar qė nga prezantimi i filmit 35mm nga Leica nė 1925.

Fotografia dhe Telefoni

Rritja e famės sė fotografisė ka ecur nė mėnyrė paralele me rritjen e famės sė telefonisė. Praktika e tė dyjave ka tė bėjė me komunikimin me shokėt dhe familjen. Nė SHBA, pėrqindja e familjeve me njė aparat dhe telefon ishte rreth 1% dhe 2% pėrkatėsisht nė 1890, 44% dhe 35% nė 1938 dhe 94% pėr tė dyja nė 1995. "Njė pikturė vlen sa 1000 fjalė" ėshtė njė shprehje e famshme, shpesh e pėrshkruar si fjalė e urtė kineze apo thėnie e njė filozofi Japonez. Kjo shprehje nė fakt ka lindur nga njė reklamė e njė gazete tė SHBA ne mesin e 1920 (shih pėr mė shumė informacion). Sidoqoftė, njė lidhje e ngushtė midis figurave dhe fjalėve ėshtė njė fenomen qė shihet shpesh tek komunikimi i njerėzve por edhe ne psikologjinė dhe sjelljen e tyre.

Fotografia me ngjyra

Fotografia me ngjyra mund tė formojė imazhe si transparencė pozitive, qe pėrdoren pėr tu parė nė njė projektor ose si negativė me ngjyra, tė prodhuara pėr tu pėrdorur nė krijimin e fotove tė zmadhuara me ngjyra nė fletė tė veēantė fotografike

Fotografia digjitale

Fotografia digjitale pėrdor njė sensor elektronik pėr tė regjistruar imazhe si tė dhėna elektronike nė tė njėjtėn mėnyrė se si procesi kimik regjistron imazhe nė film. Disa mjete tė tjera si pėr shembull Celularėt tani pėrfshijnė njė aparat digjital pėrbrenda.

Fotografia komerciale



Bota e fotografisė komerciale tradicionalisht ndahet nė:

* Fotografi Reklamuese: fotografi tė krijuara pėr tė ilustruar njė shėrbim apo produkt. Kėto pamje kryesisht bėhen nga njė Agjenci Reklamash apo Firmė Dizajni.
* Fotografi Editoriale: fotografi te krijuara pėr tė ilustruar njė histori apo ide nė kontekstin e njė reviste apo gazete. Kėto lloj fotografish kryesisht bėhen ose blihen nga revista.
* Foto-reporterėt: kjo lloj fotografie mund tė konsiderohet si pjesė e fotografisė editoriale. Fotografitė e bėra nga ky grup pranohen si dokumentim i vėrtetė i njė lajmi apo historie.
* Portret dhe Fotografi Dasmash: fotografi tė bėra me porosi nga njė individ.
* Fotografi Artistike: fotografi tė bėra pėr tė pėrmbushur njė pamje dhe pėr tu riprodhuar e shitur klientit.

Shumė njerėz fotografojnė pėr ndjenjat qė fitojnė nga fotografia ose me qėllime pėrfitimi monetar. Organizatat qė kanė njė buxhet tė vogėl dhe i nevojitet njė fotograf kanė disa mundėsi: ato mund t'ja delegojnė kėtė detyrė njė punonjėsi tė talentuar, tė punėsojnė dikė, tė ftojnė fotografėt nė ankand ose tė pėrfitojnė tė drejtat pėr fotografi rezervė.



Tradicionalisht njė produkt i fotografisė quhet fotografi. Termi foto ėshtė njė shkurtim.

Nė fotografinė digjitale, termi imazh ka filluar ta zėvendėsojė termin fotografi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://Www.Bisedoj.Com
absurdja
Super Moderatore
Super Moderatore


Numri i postimeve: 2413
Piket: 14579
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: Re: FOTOGRAFIA   28/05/09, 07:57 pm

Fotografia Shqiptare



Trashegimia lene nga Dinastia Marubi eshte nder me te njohurat ne fushen e fotografise evropiane ne gjysmen e dyte te shek.XIX dhe gjysmen e pare te shek.XX.
Dinastia Marubi fillon me Pjeter Marubin i lindur ne Piacencia (Itali1834 ) dhe I detyruar . te mberrije ne shkoder 1856 pas ndjekjeve te pushtuesve austro hungareze . Ne Shkoder Marubi nis aktivitetin e tij artistik ne disa fusha njeherazi si fotograf, arkitekt, piktor e skulptor.
Me “Kutine magjike” fotografike (1858) ai nisi te fotografoje jeten jashte studios nder te cilat edhe ngjarjet politike te kohes si “Kryengritja e Mirdites” (1876-77), Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-81) qe mbeten deshmi edhe ne faqet e revistave te njohura evropiane “La guera d’Oriente”, “The Illustrade London Neės”, “L’lustration” etj.
Studio Marubi shkelqen me permasat europiane, me hapesire ndriēimi dhe pajisjet me te fundit (1885-1900).Ne ate kohe Pjeter Marubi zgjodhi per vijmesin e puneve ne studio djemte e Rrok Kodhelit nga Kodheli i Kodrines, se pari Mati - me jeteshkurter (1862-1881) pastaj Mikelin e mbiquajtur Kel (Marubi) me mbiemrin e ri ne nder te mjeshterit te madh.
Kel (Mikel Kodheli) Marubi (1870-1940) nis punen ne studion “Marubi”, 15 vjeēar me 1885. Pas vdekjes se mjeshtrit P.Marubi (1904) Kel Marubi u be trashegimtar legjitim i studios duke e transformuar ate ne nje atelie te vertete arti. Ai e pasuroi fototeken me figura e njohura te kohes, Fishten, Migjenin, Koliqin, Galica, Gjoluli, Curri, Noli, Zogu etj si edhe me foto nga njerėz tė zakonshėm me kostume kombėtare, pamje nga nga jeta e qytetit dhe e fashatit, peisazhe dhe aspekte te tjera nga jeta nė Shqipėri nė fund tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė dhe fillim tė shekullit tė njėzetė, duke u bėrė kėshtu figure kryesore evropiane ne fotografine publike e kronikale te kohes pasi ndoqi gjithshka nga ngjarjet e rendesishme shqiptare per afro 55 vjet. Kel ishte edhe patriot i flakte dhe u aktivizua ne levizjen per pavaresine e Shqiperise duke marre pjese ne themelimin e shume shoqatave si Gjuha Shqipe 1908 etj si edhe ne botimin e gazettes Zeri i Shkodres. Kel Marubi njihej edhe jashte kufijve dhe ishte ftuar shepsh nga oborri I mbretit te Malit te Zi per punime ne fotografi.
Pas vdekjes se Koles (1940) trashegimtari u be Gega. Ai studioi ne Paris ne te paren shkolle kinematografike dhe fotografike ne Lymjeret, ne France.
Ne vitin 1970 e gjithe pasuria prej 150 000 negativa i kaloi shtetit. “Fototeka Marubi” ka sherbyer si burim per botime te ndryshme, per albume, botuar ne France dhe Itali.
Part of Marubi's photographs has been published in the album "Traces of National History in the Shkodėr Photograph Library" (1982), while selected photos, accompanied with a preface by I. Kadare, had a high-quality publication in Paris in the album entitled "Ecrit d’ Lymiere” .
Por trashegimia kulturore Shqiptare ne artin e fotografise perben nje plejade artitesh talentuar qe vazhdon deri ne ditet tona.Me te shquarit mund te permblidhen ne kete kronike :
Kol Idromeno, lindi ne Shkoder me 1860 dhe vdiq me 12 Dhjetor 1939. Ai eshte nje artist i gjithanshem, mesoi tek Marubi plak fotografine gje qe i kthehet ne pasion si dhe piktura. Shquhej si potretist. Ne 1992 njihet si njeriu i pare ne Shqiperi kinematografine.
Ymer Bali. Ne 1930 kryen studimet ne Austri. I lindur ne Tirane pati nje aktivitet te madh. Dallohet per portrete dhe per fotografi kolektive.Ai nuk u martua, nuk la pas asnjeri qe te merrej me arshiven e tij te pasur. Pas vdekjes nje mbese e tij dorezoi (dhuroi) arshiven e tij ne Arkivin Qendror te Shtetit Tirane.
Mandi Koēi. Me pseudonimin MAK u lind ne Voskopoje te Korēes me 17 Janar 1912 ne nje familje zanatcinj. Ne 1936 hap ne Korce te paren studio fotografike me korent. Fotografoi demostraten e bukes dhe xhandaret e Zogut, pushtimin fashist ne Korce. Ne 1942 atashohet prane Brigades I partizane si dhe fotograf i shtabit. Ne 1947 hap te paren ekspozite fotografike ne Moske. Ne 1952 Maku mbaron nje kurs per kino-operator dhe punoi ne Kinostudion “Shqiperia e Re”. Me pas me prishjen e B.S. burgoset per 20 vjet pasi ishte martuar me grua ruse. Lirohet ne fillim te viteve ‘80. Pas burgut, ne moshe 70 vjet, i vetmuar perfundon ne azilin e pleqve ne Tirane, ku mbylli dhe jeten.
Jani Ristani, lindur ne fshatin Lliar-Zagori-Gjirokaster me 1913, qe ne moshe te vogel shkoi ne Stamboll ne “robert kolezh”, ne shkollen tekniko-inxhinierike, ku u njoh me radiogalenen dhe fotoromantizmin. Merr mesimet e para nga mjeshtri turk I fotografise Niko Huzuri dhe fillon nje aktivitet te ethshem ne Turqi duke fiksuar me aparatin e tij Qemal Ataturkun apo Miss Turqine ne vitin 1933 botuar ne gazeten “Xhumurjet “ me firmen Ristani. Ne 1935 kthehet ne Tirane dhe hap « Studio Ristani » te paren studio moderne vecanerisht me laboratorin ku ndjehej edhe si mbret .Si vleresim vjen me 1939 Diploma e nderit e njevleshme me ate te Marubit nga “Fiera de Levante “. Jane te njohura fotot e Ristanit te qendres se Tiranes viti 1938, fotot nga jeta partizane;fotot gjate luftes per Clirimin e Tiranes, fotot partizanesh qe parakalojne ne Tirane; foto pejsazhi nga natyra e bukur shqiptare. Ne 1947 studio e tij shtetezohet duke I dorezuar shtetit pa proces verbal nje sasi prej dhjetera mijera negativesh. Vazhdon si nepunes fotograf prane Ministrise se Ndertimit derisa del ne pension.Me pas punon shpesh part time edhe per rregullimet e fotove te portretit te diktatorit Hoxha pa asnje shperblim. J. Ristani krijoi arshiven e ndertimeve te infrastruktures ne Shqiperi .Me qershor 1965 fiton tre cmime te para ne festivalin nderkombetar te fotografoise ne Berlin me foto nga ndertimi hidrocentraleve etj .QE prej 1954 Jani zhvilloi ne laboratorin etij fotografine me ngjyra duke qene pionier i saj edhe ne arenen evropiane dhe me pas 1957 filloi stampimin e fotografise me ngjyra. Ne vazhden e Janit ishte edhe Vasil Ristani i cili punoi ne Studion Ristanideri ne 1947 kur u shtetezua. Ne kete tradite emri Ristani vazhdon edhe sot me Petrit Ristanin me nje studio modeste qe ka hapur me forcat e tij.
Mihal Popi (1909-1979) u lind ne Shkoder dhe me 1921 shperngulet ne Tirane. Pas pushtimit te vendit iu perkushtua fotografise, per nje kohe punoi si fotograf ne Radio-Tirana. Me vone hapi nje studio fotografike ne “Pazarin e Ri”. I sherbeu luftes duke i sherbyer asaj me fotografi e dokumente. Me themelimin e Teatrit Popullor, Mihali ishte nder te paret ku pati sukses dhe mori titullin “Artist i Popullit”.
Ali Bakiu. Lindi ne Tirane (1911-1981). Ne kohen e Zogut u mor me aktivitet tregtar dhe gjate kesaj kohe nuk u ndahej librave dhe pasionit te tij per fotografine. Kishte korrespondence me shume firma e studio fotografike te botes duke mundesuar futjen e mjeteve moderne fotografiuke ne Shqiperi . Per bindjet e tij politike burgoset 25 vjet. Vdiq ne 10 Maj 1981 ne moshen 70-vjeēare.
Niko Stefani. nga nje familje nga fshati Dardhe ne Korce, fshat i degjuar per fotografe te zote. I ati dhe xhaxhai vijne nga emigracioni nga Amerika ku kishin mesuar profesionin e fotografise. Me vone hapen studio ne Tirane.
Misto Cici lindi me 10.10.1902 dhe u rrit ne qytetin e Pogradecit. Bashke me te vellane i kushtohen fotografise. Nje rol te madhe luajten dhe udhetimet e tij ne Greqi e Itali. Me pas ne 1925 caktohet nga Drejtoria e Shtypit dhe Propagandes Turistike te beje nje seri fotosh artisitike te Pogradecit. Ky angazhim do ta evidentoje ate si fotografin e pare te fotografise artistike.
Petro Dhimitri (1861-1946) i mbiquajtur fotograf ose shqiptari, ai punoi gjithe jeten e tij ne Greqi. Kristaq Sotiri. Qe ne 1922 punon si fotograf dhe dallohet per portretin. Ai punoi gjithe jeten e tij ne Korēe. Agim Verzivolli. Fotografi i Kinostudios “Shqiperia e Re”, me inisiateven e tij hapi kursin per fotograf ne Pallatin e Pionierit ne Tirane. Ajo ishte fidanishtja per te nxjerre fotografe te rinj.
Emra te shquar te fotografise te kohes sone jane Besim Fusha, Petrit Kumi, Niko Xhufka dhe shume te tjere qe me hollesisht do te trajtohen ne librein “Historiku i fotografise shqiptare” qe do te botohet se shpejti nga autori Piro Naēe isht .
Ne vitin 1996 Besim Fusha merr inisiateven duke nxjerre revisten “Fotografia Art”. Per here te pare ne 1998 u hap konkursi “Foto artistike” me emrin “MARUBI”. Ne 5 Prill “2000 hapet ne Galerine e Arteve konkursi me emrin “MARUBI 2000. Ne kete konkurs moren pjese 54 fotografe shqiptare dhe nga bota
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
absurdja
Super Moderatore
Super Moderatore


Numri i postimeve: 2413
Piket: 14579
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: Re: FOTOGRAFIA   28/05/09, 07:58 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
absurdja
Super Moderatore
Super Moderatore


Numri i postimeve: 2413
Piket: 14579
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: Re: FOTOGRAFIA   28/05/09, 07:58 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
absurdja
Super Moderatore
Super Moderatore


Numri i postimeve: 2413
Piket: 14579
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: Re: FOTOGRAFIA   28/05/09, 07:59 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
absurdja
Super Moderatore
Super Moderatore


Numri i postimeve: 2413
Piket: 14579
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: Re: FOTOGRAFIA   28/05/09, 08:01 pm



Pjetro Marubi (1834-1903)
- themelues i fotografisė
shqiptare dhe ballkanase




Njė pjesė e fotografive qė paraqiten kėtu, ėshtė marrė nga faqja pėr Shkodrėn e studentėve tė italishtes nė Universitetin "Luigj Gurakuqi", Shkodėr.




Kėtu keni mundėsinė tė shihni njė galeri fotosh tė fiksuara nga aparati fotografik i Marubit


Foto tjera









[img]http://www.consscutari.esteri.it/NR/rdonlyres/24A0114A-0F30-4F56-A864-




GALERI FOTOGRAFIKE

Nė kėtė pjesė pėrmblidhen disa foto historike tė Konsullatės sė Italisė nė Shkodėr. Vizituesit e kėtij siti interneti do tė mund tė njohin mė mirė anėt arkitektonike dhe historinė shekullore tė Selisė Diplomatike Italiane nė Shkodėr.
Fotot historike paraqesin Konsullatėn e Pėrgjithshme tė Italisė nė Shkodėr gjatė mandatit tė Konsullit tė Pėrgjithshėm Salvatore Meloni, qė nė foton pėrbri shoqėron tė bijėn, Lina, tek lteri.
Mirėsjellje e nipit tė tij, biri i Linės, Dott. Salvatore Meloni, pėrmes ndėrhyrjes sė sjellshme tė Zonjės Ester Galli, qė kujton ende adoleshencėn e kaluar, si e ftuar e xhaxhait Konsull i Pėrgjithshėm, pranė Pėrfaqėsisė Italiane nė Shkodėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

FOTOGRAFIA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Www.Bisedoj.Com ::  ::  :: -