Www.Bisedoj.Com

Reviste e Perditshme Virtuale...
 
ForumiFaqja Kryesore*GalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
Identifikohu
Identifikimi:
Fjalėkalimi:
Mė Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
:::<<C&C>>::: (8975)
 
:::>>C&C<<::: (8396)
 
Kejsi (6420)
 
AL_00 (5752)
 
Admin (3402)
 
BiNnki (2909)
 
DaNgErOuS_gIrL (2800)
 
ToSi (2689)
 
absurdja (2413)
 
Jakuzzi (2276)
 
Tema Fundit
» Vjen nje moment dhe ???
24/01/13, 12:07 pm nga :::>>C&C<<:::

» MENDIM I CASTIT..........
24/01/13, 11:56 am nga :::>>C&C<<:::

» Tė mirat dhe tė kėqijat e gjėrave qė pėrdorim mė shpesh
06/11/12, 10:13 pm nga Mimika

» Pytje logjike - ndihme
06/11/12, 09:35 pm nga Mimika

» Ne keto momente dua te them............
06/11/12, 09:26 pm nga Mimika

» Ju lutem me ndimoni
06/11/12, 09:24 pm nga Mimika

» Kuota diplomimit
01/09/12, 08:54 am nga nataeustikes

» PERSHENDETJE NGA TETOVA
04/06/12, 05:56 pm nga legjenda

» Deklaroj se... .....????????
19/11/11, 12:27 am nga :::>>C&C<<:::

» Te numerojme se bashku deri ne njemiljon...
19/11/11, 12:25 am nga :::>>C&C<<:::

» kliko dhe hesht
19/11/11, 12:23 am nga :::>>C&C<<:::

» Shprehja qe ju pelqen me shume
19/11/11, 12:22 am nga :::>>C&C<<:::

» Shkruani nje emer te nje antari
19/11/11, 12:21 am nga :::>>C&C<<:::

» Si Ndiheni?
19/11/11, 12:19 am nga :::>>C&C<<:::

» Si do e pėrballonit njė person qė nuk ju do..??
18/10/11, 02:04 pm nga Kejsi

Statistikat
Forumi ka 482 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri Ardos

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 52841 artikuj v 6853 temat
Kush ėshtė nė linjė
7 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 7 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 302 mė 08/05/11, 02:06 am
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Www.Bisedoj.Com Ne Facebook
Www.Bisedoj.Com on Facebook
Bisedo ne Chat
Share | 
 

 shperngulja masive e shqiptareve per ne turqi....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
absurdja
Super Moderatore
Super Moderatore


Numri i postimeve: 2413
Piket: 14899
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: shperngulja masive e shqiptareve per ne turqi....   10/05/09, 10:24 am

Shperngulja masive e Shqiptarve per ne turqi filloj nga viti 1878, per te vazhduar
deri pas luftes se dyt boterore, duke u shendrru ne tragjedin me te madhe qe mund te i ndodhi nje populli, meqene se shperngulja e Shqiptareve nga trojet e tyre u kry ne forme te spastrimit etnik permes dhunes dhe gjenocidit nga shtetet sllave te sapo krijuara fillimisht dhe me vone si qeshtje e studiuar nga akademija e shkencave Serbe dhe e pregaditur me metodat me perfide nga mbreteria SKS
dhe e organizuar dhe financuar me te gjitha format dhe mjetet po nga mbretria SKS, per te u vazhdu si politike shteterore edhe nga Jugosllavia Komuniste,
Fan Noli e quan nje tragjedi ne tri akte; Shpasurim, Shperngulje, Shfarosje,
Forumist te nderuar me deshiren qe me fakte dhe me korrektesi te argumentohet
i gjithe diskutimi ju ftoj qe te jepni mendimin tuaj mbi kete tragjedi.



Programi i politikės sė jashtme tė Serbisė pėr pushtimin dhe kolonizimin e viseve shqiptare u pėrpunua nė “Naēertanie” (1844) tė Ilia Garashaninit - politikan dhe mė vonė kryeministėr i Qeverisė sė Mbretėrisė sė Serbisė. Pėrmbajtja e “Naēertanies” mbėshtetet nė krijimin e tė ashtuquajturės Serbi Jugore me tė cilėn nėnkuptohej Kosova e Maqedonia me tokat shqiptare tė saj, por edhe Shqipėria Veriore, pėr tė krijuar kėshtu tė ashtuqujturėn “Perandori tė car Dushanit”. “Naēertania” rrezatoi nė shtetin serb, nė organet dhe nė institucionet e tij, sikurse edhe nė aktivitetet e pushtetarėve tė tij prej vitit tė pėrpilimit tė saj e deri nė ditėt tona. Nė objektivat e “Naēertanies” kanė gjetur mbėshtetje sidomos politika e gjenocidit tė pushtetit serb ndaj shqiptarėve. Format kryesore tė politikės gjenocidale tė pushtetit serb ishin dhe ngelėn dėbimi dhe deportimi i shqiptarėve nga trojet e veta dhe kolonizimi i kėtyre trojeve me popullsi sllave.
Rrjedha e historisė sė Kosovės shqiptare, ndryshoi me pėrmasa tė tjera, pas Kongresit tė Berlinit mė 1878 me shkėputjen e Sanxhakut tė Nishit nga trugu i Vilajetit tė Kosovės. Nga ai Vilajet gjatė dimrit tė vitit 1877/78 u bė spastrimi etnik i shqiptarėve me masat mė radikale gjatė marshimit tė ushtrive serbe nė kėtė Sanxhak. U bė pastrimi i mė se 700 vendbanimeve shqiptare dhe tė pėrzira me popullatė tjera serbe, ēerkeze etj. me mė se 200.000 tė dėbuar dhe vendosja e tyre kryesisht nė trevat e sotme tė Kosovės por edhe shpėrngulja e tyre nė masė tė madhe nė trevat e sotme tė Turqisė. Po ashtu gjatė viteve 1877/78 ushtria serbe kishte dėbuar nga shtėpitė e veta stėrgjyshore 350.000 shqiptarė tė Saxhakut tė Nishit, Pirotit, Jeni Pazarit, Plavės, Gucisė, Hotit e Grudės si dhe nga njė pjesė e Kosovės Veriore deri te periferia e Prishtinės.
Ushtarakėt serbė pėr tė realizuar qėllimin e dėbimit dhe tė kolonizimit kishin pėrdorur mjetet mė brutale tė likuidimit fizik tė shqiptarėve, duke mos i kursyer as fėmijėt, gratė e pleqtė. Mbi 35.000 shqiptarė tė moshave tė ndryshme gjetėn vdekjen nga zjarri i armėve, i bajonetave, nga djegiet pėr sė gjalli, nga ngrirjet nė dėborė e akulli. Pati edhe shumė nėna tė ngrira me foshnje nė gji. Pastaj ata plaēkitėn, dogjėn e shkatėrruan shumė fshatra shqiptare. Djegiet e shkatėrrimet e shtėpive tė shqiptarėve qenė tė pallogaritshme, gati tė gjitha fshatrat shqiptare u bėnė shkrum e hi nė kulm tė dimrit tė ashpėr. Vetėm nė njėrėn nga lagjet e qytetit tė Nishit qenė bėrė shkrum e hi 300 shtėpi shqiptare. Grabitjet e pasurive ishin masive, duke nisur qė nga stolitė dhe deri te mobiljet, shtrojė-mbulojė, veshjet, paratė, drithėrat, bulmetrat, bagėtitė etj.
Dėbimi i shqiptarėve me dhunė nga Sanxhaku i Nishit u bė gjatė dimrit tė vitit 1878/78, nė kushte shumė tė vėshtira. Popullata e dėbuar gjatė rrugės kishte pėsuar mjaft. Shumė fėmijė, pleq e tė tjerė kishin vdekur nėpėr dėborėn e madhe, ndėrsa bagėtia kishte ngordhur. Kėtė e dėshmojnė shumė dokumente tė kohės. Shfarosja e shqiptarėve bėhej nė mėnyrat dhe me metodat mė mizore dhe mė barbare, pėr ēka dėshmojnė edhe vetė serbėt. “Disa familje shqiptare iknin dhe tėrhiqeshin nė luginėn e lumit tė Moravės Jugore, nėpėr tė ftohtit e madh, pranė rrugės, nėpėr grykėn e Gėrdelicės deri te Vranja dhe Kumanova, shiheshin fėmijėt tė hedhur dhe tė vdekur dhe pleq tė ngrirė. Tėrheqja ka qenė tragjike, kuajt dhe qetė tėrhiqnin ngadalė qerret nėpėr borė, sepse qerre kishte pak. Disa fėmijė tė hedhur, tė humbur apo gjysmė tė vdekur nga lodhja dhe uria kanė qenė tė enjtur dhe tė fryrė si daullja, disa i linte shpirti atėherė kur tanėt i ushqenin, ose pas ngrėnies”. Mbreti serb Millan Obrenoviq, pėr tė arritur kėtė qėllim, ushtarėve tė vet serbė u kishte shpėrndarė proklamata, nė tė cilėn thuhej: “... sa mė pak shqiptarė qė tė mbetėn nė territoret e ēliruara nga Turqia, aq mė shumė do tė kontriboni pėr shtetin. Sa mė shumė shqiptarė tė shpėrngulur, aq mė tė mėdha meritat pėr atdhe.” Shkrimtari serb Jovan Haxhivasileviq, shpjegon qėllimet e qeverisė serbe pėr pushtimin e territoreve nė jug. Ai shkruan se dėbimi i shqiptarėve u bė me qėllim “qė Serbia tė bėhej shtet i pastėr nacional” dhe tė krijohet mundėsia “qė aksioni serb nė tė ardhmen tė drejtohej kah pjesėt e Kosovės”... “Me ndjekjen e arnautėve, disa fshatra nė ato anė mbetėn plotėsisht tė shkreta. Disa fshatrave nuk u diheshin emrat, sepse nuk kishte kush t’i tregonte, prandaj ato fshatra tė shkreta tė Sanxhakut tė Nishit - Prokuple, Leskofc, Vranje duhet tė popullėzoheshin”. Popullata e dėbuar shqiptare nga Sanxhaku i Nishit, kryesisht u vendos nė territorin e Kosovės sė sotme, disa u vendosėn nė territorin e Maqedonisė, e shumė prej tyre tė mjerė pėrfunduan jashtė Kosovės, tej Bosforit, nė shkretirat e Anadollit e mė gjerė.
Sipas statistikave turke okupatori serb nė sanxhaqet e Nishit dhe tė Pirotit do t’i pėrvetėsoj pėr kolonėt sllavė 48.000 shtėpi tė shqiptarėve, 42.000 shtalla bagėtish, 18.000 hambarė drithėrash, 48.000 maxhe buke. Nga ēdo shtėpi serbėt kishn rrėmbyer nga Nishi deri te Prishtina prej 20 e deri nė 4000 dele, 3 deri 50 lopė, 40.000 kuaj, 50.000 qerre dhe mjete tė tjera shtėpiake tė shqiptarėve.
Disa fakte nga Dr Jusuf Osmani arsyet e shpernguljes se Shqiptareve
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

shperngulja masive e shqiptareve per ne turqi....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Www.Bisedoj.Com ::  :: -