Www.Bisedoj.Com

Reviste e Perditshme Virtuale...
 
ForumiFaqja Kryesore*GalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
Identifikohu
Identifikimi:
Fjalėkalimi:
Mė Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
:::<<C&C>>::: (8975)
 
:::>>C&C<<::: (8396)
 
Kejsi (6420)
 
AL_00 (5752)
 
Admin (3402)
 
BiNnki (2909)
 
DaNgErOuS_gIrL (2800)
 
ToSi (2689)
 
absurdja (2413)
 
Jakuzzi (2276)
 
Tema Fundit
» Vjen nje moment dhe ???
24/01/13, 02:07 pm nga :::>>C&C<<:::

» MENDIM I CASTIT..........
24/01/13, 01:56 pm nga :::>>C&C<<:::

» Tė mirat dhe tė kėqijat e gjėrave qė pėrdorim mė shpesh
07/11/12, 12:13 am nga Mimika

» Pytje logjike - ndihme
06/11/12, 11:35 pm nga Mimika

» Ne keto momente dua te them............
06/11/12, 11:26 pm nga Mimika

» Ju lutem me ndimoni
06/11/12, 11:24 pm nga Mimika

» Kuota diplomimit
01/09/12, 10:54 am nga nataeustikes

» PERSHENDETJE NGA TETOVA
04/06/12, 07:56 pm nga legjenda

» Deklaroj se... .....????????
19/11/11, 02:27 am nga :::>>C&C<<:::

» Te numerojme se bashku deri ne njemiljon...
19/11/11, 02:25 am nga :::>>C&C<<:::

» kliko dhe hesht
19/11/11, 02:23 am nga :::>>C&C<<:::

» Shprehja qe ju pelqen me shume
19/11/11, 02:22 am nga :::>>C&C<<:::

» Shkruani nje emer te nje antari
19/11/11, 02:21 am nga :::>>C&C<<:::

» Si Ndiheni?
19/11/11, 02:19 am nga :::>>C&C<<:::

» Si do e pėrballonit njė person qė nuk ju do..??
18/10/11, 04:04 pm nga Kejsi

Statistikat
Forumi ka 482 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri Ardos

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 52841 artikuj v 6853 temat
Kush ėshtė nė linjė
3 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 3 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 302 mė 08/05/11, 04:06 am
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Www.Bisedoj.Com Ne Facebook
Www.Bisedoj.Com on Facebook
Bisedo ne Chat
Share | 
 

 Skenderbeu...heroi yne kombetar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
:::>>C&C<<:::
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 8396
Age: 31
Vendodhja: Linz-Austri
Piket: 26986
Registration date: 28/10/2008

MesazhTitulli: Skenderbeu...heroi yne kombetar   30/04/09, 11:01 am

Skenderbeu eshte heroi yne kombetar dhe pa dyshim figura qe i jane kushtuar me shume libra, monumente, piktura, etj, se kujtdo tjeter. Ne nje rrip toke, ai u beri balle per 25 vjet sulmeve osmane, por me vdekjen e tij turqit u ngulen ketu per 500 vjet dhe ne per pak u turqizuam.

Ne kohen e Skenderbeut, paraardhesit tane u bene per nje here te vetme ne histori, faktor me rendesi ne skakieren europiane.

Gjergj Kastrioti, sherbimet me te medha ketij vendi kam pershtypjen se ia beri shume me vone, pas vdekjes, kur rilindasit tane evokuan figuren e tij, pergjate perpjekjeve te tyre titanike, per rizgjimin e ketij populli. Figura e Skenderbeut, e mbuluar nga pluhuri i harreses se shekujve, u mitizua nga Rilindasit, u be simbol ne luften per pavaresi qe ata kishin ndermarre. Rilindasit tane vepruan krejt njelloj si filozofet dhe revolucionaret franceze ne fundshekullin XVIII, te cilet evokuan dhe idealizuan demokracine helene, ne sherbim te kauzes se tyre. Ju mund te shikoni ketu tre portrete, qe paraqesin Skenderbeun, te marra nga kartolina te kohes se pavaresise dhe me perpara.

Evokimi i Skenderbeut u vazhdua pas pavaresise nga shteti shqiptar, se pari pergjate qeverisjes se Zogut. Per formesimin dhe konsolidimin e ndergjegjes kombetare, Mbreti e kishte te qarte se i duhej miti i Skenderbeut, por ai shkoi me tej. Ai e kuptoi se duhej edhe nje figure me recente; e kush mund te sherbente me mire se sa Ismail Qemali, qe kishte ngritur flamurin dhe kishte vdekur, (1919, keshtu qe s’i prishte pune!). Ismail beu i duhej Zogut, si simbol i pavaresise se arritur, te cilen ai e dinte fort mire se ishte e kercenuar; prandaj ai ndaloi cfaredo lloj shkrimi, (larg qofte libri), qe cenonte figuren e flamurngritesit. Dhe veten Zogu e vuri ne nje radhe me dy te paret.

Me ardhjen e komunisteve ne pushtet, historia me Skenderbeun dhe Qemalin vazhdoi njelloj, Zogu u kthye kokeposhte, por u shtuan klasiket e marksizmit dhe 28.000 (!) deshmoret e luftes. Merret vesh qe Skenderbeu qendronte me lart se kushdo, mirepo dita-dites, nje tjeter po e konkuronte rendshem. Me ne fund, Enver Hoxha u shpall “burri me i madh i kombit shqiptar”, dhe pasuesit e tij ia vune shatoren ne sheshin e Skenderbeut. Krejt si ne kohet antike, ne perfundim te ketij “dyluftimi”, kufoma, desha te them busti i sfidantit u terhoq zvarre perpara Princit te Arberve.

Cila ka qene figura reale e Gjergj Kastriotit? Pavaresisht se jane shkruar qindra libra per te, une mendoj se kjo zor se do te dale ndonjehere. Na pengon distanca kohore, na mungojne shume dokumenta, dhe (c’eshte kryesorja) ana utilitare per ta bere kete. Ai eshte nje mit, simbol kombetar; cfare na duhet me shume se kaq?! E megjithate nuk mund te le pa permendur ca pasazhe nga Historia e Skenderbeut, te shkruar nga Marin Barleci.

Barleci na ka treguar se ne vitin 1461, Skenderbeu kishte bere paqe me Sulltanin, “e cila u shpall me gezim te papare”, (bot.1964, f.427). Ky i fundit u ishte sulur zoterimeve te Venedikut dhe Republika e Shen Markut e kishte keq. Atehere, Venediku coi tek Skenderbeu perfaqesuesin e saj Gabriel Trivizanin, per t’i kerkuar qe t’i shpallte lufte Mehmetit II. Kastrioti thirri ne keshill kapedanet e ushtrise, te cilet qene qe te gjithe te mendimit per te ruajtur paqen, por Trivizani nuk u dekurajua. Ai shkoi tek kryepeshkopi i Durresit, Pal Engjelli, dhe i kerkoi ketij te fundit qe t’i mbushte mendjen Skenderbeut per lufte, (f.430). Kryepeshkopi e mori persiper misionin dhe se fundi ia doli.

Ne fakt, keshilli i kapedaneve u shfaq “i percare”: Disa ishin pro luftes dhe disa kunder. Por, shpalljen e luftes e vulosi perbetimi kunder Mehmetit i “vete papa Pius bashke me gjithe fuqite e te krishterevet”, (f.434). Pas kesaj, “ushtaret skenderbegas u leshuan me vrull e hov te madh kunder viseve turke, e muaren prej tyre nje placke shume te madhe”, (f.435). Mehmeti II e kuptoi se shkak i mesymjes ishte Venediku; ai i shkroi, (viti 1463), dhe i kerkoi Skenderbeut, me te cilin kishte qene shok shkolle, perseri paqe, (f.436-7), por Kaloresi i Krishterimit kishte vendosur per lufte. Pasoi e Rrethimi II (1466) dhe Rrethimi III (1467) i Krujes, dhe vendi u shkretua; Napoli, Venediku e Vatikani dhane vec para dhe heroi yne vdiq me 17 janar 1468. Pas kesaj, pasardhesit e Skenderbut duke filluar nga i biri, Gjoni, u larguan dhe e ngrysen jeten ne pronat qe i ishin dhuruar babait ne Mbreterine e Napolit dhe ne gadishullin apenin.

Me kane pelqyer gjithmone perkufizimet, apo me sakte sentencat e gjetura, te cilat me pak rreshta, arrijne te rrokin thelbin e qenesishem te nje personazhi, periudhe historike, libri, apo cfaredo tjeter. Mendoj se Mehdi Frasheri e ka bere kete ne rastin e Skenderbeut. Ai ka shkruar: “Ne shekullin XV, luftetaret e Skenderbeut me nje grusht njeres kundrejt nje Perandorije ushtarake, si ajo e Turqis, e cila atehere ndodhej ne kulmin e fuqis djaloshare, formojne tragjedin e pare heroike te ketij kombi”, (M. Frasheri, Lidhja e Prizrenit, Tirane, 1938, f.3)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://Www.Bisedoj.Com
 

Skenderbeu...heroi yne kombetar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Www.Bisedoj.Com ::  :: -